Jahja Kokaj: Eksplodime (Flera) të fuqishme -senzacionale diellore...
| E Enjte, 12.08.2010, 07:40 PM |

Eksplodime (Flera) të fuqishme -senzacionale diellore: matjet e fundit me anë të teleskopit mionik në Kuvajt

 

Nga Prof. Dr. Jahja Kokaj

Email: kokay@kuco1.kuniv.edu.kw

 

Pas një “ heshtje” të gjatë të sipërfaqes diellore, këto ditë po ndodhin erupcione apo eksplodime kolosale të quajtuara flera diellore. Mungesa e magnetizmit sekundar i cili i ndajshtohet magnetizmit  primar të diellit të lidhur me dy polet kryesore magnetike, ishte fenomen apo “ heshtje “ e gjatë e siperfaqes diellore, e cila jo vetem befasonte shkenctarët por edhe brengoste ata, për efeketet që do të sqarojmë në vijim. Magnetizmi sekundar i cili gjenerohet në trupin diellor është i bazuar në “pikat diellore” të cilat janë zona me temperaturë më të ulët se sa siperfaqja tjetër e terësishme e dielllit. Ato quhen “pika” ndonëse madhësia e tyre është aq sa edhe madhësia e një kontinenti tokësor. Nga ato Pika apo vrima të cilat shihen si të atilla me anë të teleskopit në siperfaqen diellore dalin vijat magnetike të cilat përfundojnë në pikën fqinje të siperfaqes diellore. Polariteti i këtillë në hemisferën e siperme të trupit diellor.

është i kundërt me polaritetin e hemisferës së poshtme (tjetër) të diellit. Pikat e këtilla të cilat gjenerojne magnetizem lokal në siperfaqen diellore i ndajshtohen vijave magnetike primare të cilat si meridiane duhej të nisen nga poli verior (lart) dhe përfundojnë në polin jugor poshte” (Vija të cilat do të ishin analoge me vijat magnetike tokësore, meqë edhe toka vepron si një magnet i madh me dy pole magnetike). Por fusha magnetike diellore nuk përfaqësohet me vija në formë të meredianeve. Ato  kanë formë shumë specifike si rezultat i superponimit të magnetizmit primar dypolar dhe atij lokal i bazuar në pikat diellore në fjalë.

Ndërkaq pamja e vijave magnetike që përfqëson magnetizmin tokësor është shumë simetrike dhe se ato janë në formë të meridianeve. Kjo simetri apo qetësi e sferës magnetike tokësore deformohet vetëm me rastin e stuhive diellore të cilat bazohen në prominancat apo flerat të cilat në fakt janë eksplodime në siperfaqen diellore duke hudh lavë eruptive në mënyrë të vrullshme. Si rezultat i kësaj, një masë kolosale e diellit në grimcash  hudhet në hapsirën rreth tij, duke arritur edhe e ne në tokë, edhe pse gjendemi larg në distancë prej 150 milion kilometrash.

Për fatin apo fatkeqësinë që shkaktohet në tokë si rezultat i veprimit të stuhive magnetike diellore, do të flasim më vonë, por t’i kethehemi dukurisë të pikave diellore dhe magnetizmit të tij lokal, me të cilin është i lidhur fenomeni apo ngjarja kozmike e këtyre ditëve. Kahja e poleve magnetike lokale e përmendur në hemisferën veriore dhe jugore të Diellit, ndërron në çdo 11 vjet. Pra është e njohur perioda njembedhjet vjeçare e magnetizmit diellore. Në çdo 11 vjet bëhet ndërrimi i poleve në fjalë aty ku ishte pika veriore bëhet jugore dhe anasjelltas.

Viti 2010 duhej të shënonte fundin e një periode në fjalë dhe fillimi i një periode të re.

Por në këtë vit u regjistrua një befasi e jashtëzakoneshme. Pikat diellore nuk dukeshin fare as me telekope shumë të fuqishme. Pra ishte një qetësi apo manifestim i papritur dhe i jashtëzakonshëm i siperfaqes diellore.

Në këto dy ditë që lamë pas, i erdhi fundi i qetësisë në fjalë. Papritmas u paraqitën eurupcione kolosale, u paraqitën flera të fuqishme, ku me mijëra e mijëra tona të materjes plazmike apo lave hudhen si flake e zjartrtë nga siperfaqja e Diellit.  Natyrisht Dielli si trup me masë 10 në fuqinë e 30 kilogram ka gravitacion shumë të fuqishëm dhe një pjesë të madhe të lavës së ngritur lart me mijëra kilometra  rikethehet në Diell. Megjithatë mijëra e mijëra tona të lavës diellore në formë të grimcave hudhen në hapsiren rreth tij. Ato grimca arrijnë edhe te na në tokë në formë të stuhive magnetike.

 

Detektimi dhe prognozimi i stuhive magnetike:Teleskopi Mionik i Kuvajtit

 

Shkruesi i këtij artikulli punon në qendrën hulumtuese kosmike të Universitetit të  Kuvajtit, ku gjendet edhe një teleskop mionik. Vlen të thesohet që teleskopët të këtillë mionik gjenden vetëm edhe në tri qendra tjera hulumtues të rruzullit tokesor. Për informacione më të holla lidhur me këtë teskpo dhe rrjetin që bashkë me tre teleskopët të tjerë formojnë një rrjet informativ hulumtues me rëndësi botërore, lexuesit mund të informohen duke vizituar në internet vebfaqen përkatës dhe klikuar- Space Weather Prediction with Cosmic Rays-.  Pra, rezultatet e matjeve të Kuvajtit këtu mund të shihen në çdo sekondë, ku mund të shihen edhe ndryshimet e përmendura kosmike apo te motit hapsinor të lidhura me flerat apo stuhitë magnetike të cilat këto ditë janë shumë agresive.

Teleskopi mionik i Kuvajtit, sikur se edhe treteleskopët tjerë janë të bazuar në detektimin e mioneve të cilat gjenerohen me përplasjen e parë të grimcave kosmike në siperfaqen e atmosferës tokësore. Jetëzgjatja e këtyre mioneve është vetëm 2. 2 sekonda. Që të arrijenë në tokë, nevojitet që të jetojnë një kohë shumë më të gjatë. Por meqë ato lëvizin gati me shpejtësi të dritës, paraqitet efekti i relativitetit special- i Ajnshajnit, për çka edhe arrijmë t’i detektojmë mionet në mënyrë fizike me detektorët tonë në Kuvajt.  Me përplasjen e stuhive magnetike, kahja e ardhjes së këtyre mioneve ndërron. Pra ato devijojnë. Matja e devijimit në fjalë, të cilin e bëjmë me teleskpin mionik në Kuvajt, përcakton apo edhe mund të parashikon ardhjen e stuhive magnetike nga siperfaqja e diellit.

Këto ditë regjistrohet një stuhi mjaft e fuqishme magnetike diellore, pas një qetësije të gjatë. Në anën tjetër me teleskope optik tani shihen edhe pikat diellore, mugesa e të cilave shqetësonte shkenctarët gjatë muajve që shkuan. Autori i ketij artikulli momentalisht është në Kuvat, nga ku këto ditë në mëngjes, në momentin e lindjes së Diellit, sheh edhe me sytë të paarmatosur, vetëm në bazë të shikimit të rëndomtë të diellit, pikat në fjalë në mënyrë shumë të dukeshme. Ju sugjeroj edhe shikueseve në Kosove e Shqipëri  që në momente shumë të hershme të lindjes së diellit, kur edhe pa rrezik dëmtimi të syve, mund të shikohet në mënyrë direkte, mund të shikoni pika të zeza në sipërfaqen diellore. Para një jave këto mugonin, nuk mund të shiheshin as me teleskop më të përsosur. Mungesa e këtyre pikave dhe aktivitetit të përshkruar magnetik lokal apo sekundar të siperfaqes diellore, ishte një “heshtje”, e cila brengoste shkenctarët. Por tani paraqitja e flerave dhe stuhive diellore, ka jo vetëm efekte psikologjike-shkencore, mund të paraqiten aurora në qiell, por edhe veprime shpesh edhe shumë të dëmeshme. Dëmet kryesisht kanë të bëjnë me rrzikimin e kosmanautëve, stabilimenteve elektronike, antenave, kompjuerëve që kontrollojnë flutirimet e aeroplanëve apo trenave, korozioneve të vrulleshme, dëmtimit të satelitëve orbital e shumë veprime të tjera me efekte serioze për jetën e nejriut.

Stuhitë diellore në fjalë kanë të bëjnë me të ashuquajturin mot hapsinor. Ky dallon nga moti konvencional apo meteorologjik. Por hulumtimet më të reja tregojne që edhe ky i fundit, ndikohet nga moti hapsinor.

NASA por edhe agjensitë të tjera për hulumtime hapsinore, eksplodimet këtyre ditëve në siperfaqen diellore i quajnë me efekte serioze “ devastating effects” siç ata i quajnë.

 

Hulumtime të këtilla në të ardhmen edhe në Kosovë

 

Është e njohur për lexuesit tonë që autori i këtij artikulli me inicativën dhe investimet private ka filluar ndërimin e një qendre për hulumtime dhe demnostrime kosmologjike në majën e Çabratit të Gjakovës. Për këtë lajm lexuesit janë informuar në vitin e kaluar. Dikush nga lexuesit ka themeluar edhe një vebfaqe në Facebook për qendrën në fjalë. Atëherë të gjitha ishin në fjalë apo letër. Por me këtë rast dëshirojmë t’i informojmë lexiesit që tani në majë të Çabratit shihet një objekt grandioz me rëndësi hulumtuse dhe didaktike kosmologjike. Ndonëse në ndertim e sipër ky objet tani mund të shihet edhe nga sateliti orbital. Madhësia dhe përformancat e këtij objekti që quhet “ Planetariumi jakoka” shënojnë të veçanta në nivel jo vetem kombetar. Nxënësit, studentët shqipetarë të të dy anëve të kufijve shqipetarë, por edhe të inersuarit të tjerë, së shpejti do të kenë rast që në Kosovë të mësojnë apo të bëjnë hulumtime siç janë këto që trajtohen në këtë

artikull.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: