Hilmi Saraçi: Përpjekjet dhe planet e fundit të Serbisë
| E Shtune, 07.08.2010, 09:59 PM |

Përpjekjet dhe  planet e fundit të Serbisë

 

Nga Hilmi Saraçi

 

 Planet dhe përpjekjet e fundit të Serbisë për vazhdimin e kundërshtimit dhe të  shantazhimit  të shtetit të Kosovës edhe pas vendimit këshillëdhënës të GJND-së  janë të pranishme, por të destinuara  të deshtojnë  , nuk do të arrijnë  që të gjejnë përkrahje  për të shtyrë OKB-në  që të qoj përpara  një rezolutë  që e ka paraqitur Sebia në KS  , sepse në të kundërten do të vinin në pikëpytje  zgjedhjet e problemeve  për Ballkann që janë mjaft të pranishme, jo vetëm në Kosovë . Mendoj se shumica e shteteve në OKB  nuk kanë përkrahur dhe nuk do të përkrahin një rezolutë  të tillë të Serbisë , për këtë sikur  Serbia nuk është e vetëdijshme. Sikur ajo (Serbia) është e mbuluar me perden e errtë të së kaluarës mesjetare, sidomos të kohës së Millosheviqit dhe nuk dëshiron paqë dhe siguri në këtë pjesë të vendit. Sidoqoftë Qeveia  e Kosovës  në këtë rast është dashur të jetë më e përgatitur dhe    dërgojë letër secilit pej këtyre vendeve  antare të OKB-së që me argumente, me të gjitha dokumentet që  i posedon (Kosova)  edhe ato që  janë paraqitur në  GJND, të pamundësojë çfarë do lloj perpjekje për rezolutën që ka inicuar dhe që do  të inicojë Serbija edhe në të ardhshmen . Në këtë fushë  duhet përmbajtur disa parimeve vitale për shtetin  e Kosovës. Parimi i parë është ruajtja e intergritetit shtetëror, i terësisë territoriale  të vendit, nuk ka ndarje të territorit, nuk ka autonomi speciale për serbët në veri të Mitrovicës dhe kurfarë  bisedime që do të merreshin me këtë çështje. Parimi i dytë është  siguria e terësishme me  karakter unik të sistemeve , dhe parimi i tretë është  respektimi i Pakos së Ahtisarit që në një farë forme privilegjon minoritetin serb…

 Përpjekjet e Serbisë për të nxitur incidente në veri të Mitrovicës gjithënjë janë të pranishme, përkundër mendimit të GJND-së, të cilin e ka kërkuar vet  Serbia.  Ajo të gjitha këto i bënë për të krijuar edhe më tutje probleme dhe për të ngritur tensione edhe në KS, të përkrahur nga Rusia , Kina e disa të tjera shtete që janë kundërshtarë të SHBA-ve.Këto tensione dhe kundërshtime do të rrjedhnin për  veriun e Mitrovicës si çështje “problematike” për bisedime, respektivisht për ndarjen e saj nga Kosova  .  Serbia vlerësohet si  nxitëse për shkaktimin e incidenteve dhe problemeve në këtë pjesë të vendit. Mendoj se për këtë arsye veriu i Mtrovicës kërkon edhe forca shtesë , sidomos policore , megjithëse kjo është  harmonizuar në qendrimet e Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-sit, duke planifikuar formimin e një  njësie speciale  shumetnike të policisë. Beogradi paralajmëron terthorazi serish dhunë dhe  incidente dhe kundërshton forcat speciale në këtë pjesë të vendit . Tani pas mendimit të GJND-së organet tona shtetërore duhet të ndërmarrin iniciativë më serioze për përmirësimin e gjendjes në këtë pjesë të vendit dhe të ndryshojnë strukturat policore që sherbejnë në veri e që punojnë sipas urdhëravë të Beogradit. Për këto ndryshime edhe Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se do të mirren masa ndaj të gjithë atyre që kanë vepruar sipas urdhërave të Beogradi e që janë të angazhuara në Policinë e Kosovës.

Megjithse në takimin e  parë në KS, pas mendimit të  GJND-së , që  ishte në favor të pavarësisë së Kosovës, pozicionet e palëve për statusin e Kosovës nuk kanë ndryshuar. Kjo është një mbështetje e fuqishme për shtetin e Kosovës. Përfaqësuesit e shteteve që e përkrahin pavarësinë e Kosovës e kanë pasur më lehtë  të japin qëndrimet e tyre për Kosovën, sidomos pas mendimit favorizues të GJND-së. Institucionet e Kosovës  duhet t’i  mbrojnë të drejtat kushtetutare  dhe të përmirësojnë  jetën e qytetarit, sidomos të komunitetit serb që është i manipuluar nga Beogradi, duke vepruar kështu në dëm të jetës dhe përspektivës së kombit të vet. Qeveria e Serbisë  po propogandon dhe po shfrytëzon çdo mundësi duke bërë thirrje  për të refuzuar integritetin e Kosovës, por këto “britma “ dhe “shkelmime” zakonisht bëhen të zëshme dhe të dukshme para një mbarimi të gjithëmonshëm .Mendimi  i GJND-së ka vertetuar ligjshmërinë  e shpalljes së pavarësisë  dhe se Kosova  është një fakt i pakthyeshëm.Serbia këtë duhet ta dijë mirë, por tjetër gjë është ajo që nuk i pelqen dhe nuk deshiron. Për pavarësinë e Kosovës në KS janë pajtuar shumica e shteteve të botës, sidomos shtetet më të mdha janë shprehur në favor të pavarësisë së Kosovës. Përfaqësuesja e SHBA-ve ka thënë se memdimi i GJND-së ka qenë në përputhje me shpresat e vendit të saj, se ky vendim do të tejkalojë të kaluarën dhe do të hap përspektivë për rajonin…

Në kohet e fundit  EULEX-i ka shqyrëtuar gjashtë raste  që janë duke u hetuar në lidhje me krimin e organizuar dhe kontrabandën në veri të vendit. Kjo sipas zyrëtarëve  të EULEX-it ka të bëjë me njërin nga prioritetet e këtij misioni, luftimin e krimit të organizuar, kontrabandës në tërë teritorin e Kosovës e posaqerisht në veri, pjesë në të cilën institucionet kosovare  nuk kanë pasur qasje  që nga koha  e pasluftës ..

 Njohësit e së drejtës  nderkombëtare  e shohin si mjaft të vështirë këtë faze të transionit, zëvendësimin e Rezolutës 1244 që tani pas mendimit të GJND-së nuk duhet të ushtrojë kurfarë kompetence , mëgjithëse shfuqizimi  rezolutës 1244 kalon rrugës së njëjtë sikurse kur ishte miratuar më parë . Pra në këtë fushë kjo rezolutë funksionon në bazë të procesit të votimit të antarëve  të përhershëm të Këshillit të  Sigurimit. Rusia dhe Kina  kanë të drejtën e vetos në KS, por jo edhe në Asamblen e Përgjithshme ku vendimarrja merret me dy të tretat e votimit.  Me këtë rast Kosova do të duhej të kishte një akt juridik që do të iniconte  procedurën e shfuqizimit të Rezolutës 1244, por para kësaj Kosovës i duhen njohje të reja , sidomos nga pesëshja e BE-së…

 Në bazë të sinjaleve  diplomatike  ka paralajmërime  për njohje të reja . Pas rezolutës së Parlamentit Evropian, tash edhe Liga Islame u ka bërë thirrje  të gjitha vendeve  që të njohin pavarësinë  e Kosovës  dhe ta mbështesin rimëkëmbjen ekonomike  të Kosovës. Ka njohtime se pjesëmarrsit e Ligës Islame  unanimisht e kanë mbështetur kërkesën e  MPJ-së të Kosovës  për njohje , duke e futur këtë thirrje  në konkluzionet e takimit…

Prezentimi i opinionit të Gjykatës Nderkombëtare  të Drejtësisë për statusin e Kosovës, ishte shumë i qartë , plotësisht  në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, në përputhshmëri me vendimin e institucioneve  për shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe Sovran. Hashim Thaçi thotë  se kjo ishte  fitore historike  e diplomacisë kosovare  dhe të institucioneve  të Kosovës dhe partnerëve  nderkombëtarë . Ishte kulmi i angazhimeve  dhe i një njohjeje  ndërkombëtare për shtetin tonë , duke i treguar gjithë botës se shpallja e Kosovës shtet i pavarur ka qenë në përputhshmëri të plotë  edhe me vullnetin e popullit dhe me te drejtën ndërkombëtare…“



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: