Doli nga shtypi libri më i ri i Bedri Tahirit “Për Flamurin kuqezi”
| E Merkure, 28.07.2010, 09:57 PM |

Kёto ditё nё botim tё SMS, biblioteka Publicistika, doli  nё shitje libri mё i  ri, i njëzeti me radhë,  i Bedri Tahirit “Për Flamurin kuqezi, i  cili përmban kumtesa, recensione, komente, letra dhe fjalime të ndryshme.

Brenda kopërtinave të këtij libri lexuesi kueshtar do të gjejë përditshmërinë tonë me sfidat dhe prapësitë e saj që nuk na u shqitën gjatë gjithë historisë.

Shkrimtari, publicist dhe veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare Bedri Tahiri me një guxim të paparë intelektual u kundërvëhet dukurive negative të shoqërisë sonë, që herë- herë, sikur e humb torruan dhe, gati pavetëdijshëm, bie në situata të palakmueshme, duke rënë pre e orekseve të sëmura të prijësve të vet…Pena e tij nuk kursen askënd, as edhe të parët e vendit, kua ata shkojnë larg e larg dhe cenojnë historinë tonë, duke prekur aty ku nuk duhet, siç janë Flamuri dhe heronjtë. Kështu, ta zëmë, kur i hiqet emri i heroit kombëtar Azem Galica nga  shkolla e Kërpimehit, ai e sulmon pamëshirshëm dhe me plot të drejtë edhe Enver Hoxhajn edhe Fatmir Sejdiun për një veprim të tillë të pamatur e të shëmtuar…

Sa i përkëtë Famurit kombëtar, mjafton të lexohet fragmenti në fundinë të librit ku shkruan:

“Flamuri!

Një emër krenarie, vetvete ngërthen tërë qenien e kombit. Aty sintetizohen për mrekulli: bujaria, besnikëria, trimëria, burrëria e mbi gjitha sakrificat tona shekullore për liri e pavarësi.

Dhe, përherë i pandryshuar, kuqezi.

Ngjyra flasin shumë. Toka mëmë e larë me gjak.

Flamuri ynë histori vete. Pas atij Danimarkës, i vjetri Evropë.

Sa bukur!

Sa krenari!

Sa madhështi!

Mbi pesë shekuj jetë e rezistencë. Për herë parë valoi Krujën legjendare. Ishte 28 Nëntori 1443.

Dhe, fund, ditë e bardhë agoi. 28 Nëntor 1912. Vlora kishte festë, ajo do bëhej nuse dhe tundej e hidhej nga gëzimi. Po hynte histori për ngelur legjendë.

 Sa e sa gjak u derdh për këtë të shenjtin e të shtrenjtin Flamur!

Dhe,  fare fund, edhe këtyre trojeve u buzëqeshi fati. 28 Nëntor 1955, Prekaz ngjau mrekullia, u lind Adem Jashari, njeriu do ta ndërrojë rrjedhën e historisë.

Dhe, kështu, me këtë Flamur u mishëruam dhe u bëmë NJË  Po me këtë Flamur fituam edhe LIRINË, cilën sot po e gëzojmë!!!

Kryekomandanti ynë i Ushtrisë  Çlirimtare Kosovës, Adem Jashari, i cili shumë askush tjetër u identifikua me , po me këtë Flamur e nisi dhe e mbrojti dinjitetin tonë kombëtar”.

                   *  *  *

 

          Bedri Tahiri u lind në Galicë të Drenicës më 1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Që nga janari i vitit 1980 ligjëron lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë.

        Krahas punës edukativo-arsimore dhe veprimtarive të tjera shoqërore, merret edhe me artin letrar. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Me shkrime ka zënë të merret qysh herët. Shkrimet e tij letrare- historike- dokumentare- publicistike mund ti gjesh nëpër faqet e revistave e të gazetave shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë e në mërgatë. Merr pjesë nëpër Simpoziume e Sesione shkencore me tema hulumtuese  shkencore.

        Gjatë tërë kohës së luftës sonë çlirimtare qëndroi në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime dhe ditar lufte.

Deri sot, pa i përmendur librat si bashkautorë, ka botuar këta libra:

 

          Azem Bejtë Galica, 1995

          Përmendorja që mungon, 1997

          Hys Popova- një yll në Yllësinë shqiptare, 1998

          Adem Jashari- legjendë e legjendave (u  ribotua nëntë herë), 1999

          Përjetësia, 2000

          Agu i lirisë (e ribotuar dy herë), 2001

           Drenica- një shekull trimëire  (u  ribotua tri herë),  2002

           Përtëritja, 2002

           Flakadanët e lirisë1, 2004

           Drejtësia në sprovë, 2005

           Azem Bejtë Galica (botimi i  dytë i  plotësuar), 2005

           Flakadanët e lirisë 2, 2oo6

           Nga Shqipëria në Shqipëri, 2oo7,

           Flakadanët e lirisë 3, 2007 dhe

          Adem Jashari- legjendë e legjendave (botim i nëntë i plotësuar), 2008,

          Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, 2008,

          Abdyl Krasniqi- frymëzues brezash, 2009,

         Diferencimi- Tregime, 2010.

 

       Gjeografia e veprave të Bedri Tahirit është e plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Edhe idetë e veprave bartin mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë në bashkimin tonë kombëtar.

       Ky krijues i palodhur nuk pushon për asnjë çast. Pena e tij e mprehtë nuk i lëshon lehtë as dukuritë negative të aktualitetit tonë shoqëror. I ka të gatshme për botim edhe disa libra në dorëshkrim:

 

        Fehmi e Xhevë Lladrovci- të pandarë edhe në përjetësi,

        Përmendorja që mungon (botim i dytë i plotësuar),

                  Përshtypje nga Franca,

                 Vesel Galica -mentar dhe luftetar i shquar

               

         Ditë më parë doli nga shtypi libri “Opusi krijues i Bedri Tahirit- lapidar për dëshmorët e lirisë”, përgatitur nga Zenun Gjocaj e Xhavit Aliu.

         Ky është libri i tij i njëzet.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: