Sejdi Berisha: Mallkimi i vetvetes dhe filozofia e heshtjes...!
| E Diel, 25.07.2010, 08:58 PM |

E S E

 

Sejdi BERISHA:

 

MALLKIMI I VETVETES DHE FILOZOFIA E HESHTJES...!

 

Hera e parë ndodhi pas shumë kohe mendova për ta shkruar një shkrim, konceptin e fillimit me zemërim e hodha shportë, dhe atë kur isha duke i kaluar disa ditë bjeshkë e kam shumë qejf. Por, çfarë kishte ndodhur. Natën, shportën e hedhurinave pranë shtëpizës ku ndodhesha për pushim, jo për herë parë e kishte “kontrolluar” një dhelpër, e cila jo rrallë këtu kthente natën për “gjetur” ndonjë ushqim. Dhe, pasi e kishte kontrolluar detalisht shportën pranë shtëpizës, i kishte gjetur dhe ngrënë disa grima mishi me dhjamë, ndërsa, letrën cilën kisha filluar shkrimin tim e e kisha hedhur shportë, e kishte nxjerrë dhe sikur me qëllim e kishte lënë mu pranë derës. Mbi te kishte vënë një copë ashti. E tërë kjo provokoi dhe sikur ma drejtoi një mesazh fuqishëm dhe interesant, apo kjo edhe mund kishte qenë rastësi e rebelimit tim shpirtëror!

E mora atë letër bërë me yndyrë mishi dhe posa e hapa, shkronjat dhe fjalët e shkruara, si dritë e padurueshme ma rrahën mendjen për vazhduar për thënë atë kisha pasur ndërmend ta them përpara! Për këtë edhe i falënderohem dhelprës për “shërbimin ma kishte bërë duke mos ma humbur letrën dhe konceptin e shkrimit. E vazhdova atë shkrim, i cili besoj se (s)do tiu pëlqejë...!

 

1.

Gjithnjë, duke menduar për fenomenin për cilin do shkruaj, bëhej se jeta sështë gjë tjetër përveç se një letër e shkruar me gjithfarë ngjyrash, e cila, fund mbetët vetëm si peshë me kuptim shumë interesant. Sepse, ai shkrim, vetëm mund ruhet si kujtim i ëmbël, kurse për çdo sekondë, nga ai mund nxjerrësh ide për roman dhe për komentime shumë këndshme. Por, është një gjë; se ato dot as smund ti prekësh dhe as ti kapësh ndonjëherë për tua shijuar plotësisht aromën e ngrohtësinë, këtë, ndoshta do ta dëshironte secili ta përjetojë. Dhe, kështu, kjo kartolinë e çuditshme jete, mbetët kureshtje, e dashur por edhe neveritëse njëjtën kohë.

Për këtë arsye, nuk e them vetëm unë këtë, por e kanë thënë dhe do ta thonë njerëz e njerëz mendjes, mbamendjes, argat e barinj, njerëz e njerëz mirë por edhe tarallakë e tru trashë, se vdekja as nuk mund jetë akti i fundit dhe as i fillimit, por as rekapitullim jete. Po e zëmë, ajo nuk është akti i fundit, ashtu siç nuk mund jetë as akti i fundit skenën e teatrit, ngase një gjë tillë duhet kuptuar si hap pambaruar! Këtë hyrje mbrapshtë “filozofike”, e cila duket se fundin do ta ketë dhembshëm, e bëra për shkakun se desha edhe unë luaj atë aktin solemn një dasme për cilën shpjegonte ime bijë, e cila, atë gazmend e kishte përjetuar mënyrë veçantë dhe me pambarimin e mendimit për gjërat e jetës, cilat janë rrjedhojë e labirinteve dhe e rrugëve kah detyron ajo, jeta pra. E, ndodhitë e tilla, njëjtën kohë shpesh i ngjajnë tragjedisë pa akte, madhështisë lumturisë, vajit dhe këngës. gjitha këto, bashkë i lidh morali i fortë për ta përfunduar shkrimin atë kartolinë cilën e theksova lartë, me shpresën e cila pastaj përveç haresë do sjellë edhe lumturi jete, por me frikën se kjo do shkaktojë dhembje reja, vetëm mall e kujtime kurorëzimin e dashurisë tillë!

Tërë këtë vaki e dëshmon martesa, bashkimi i dy njerëzve, i dy rinjve, mënyrën veçantë dhe madhështore, nëse këtë e konsiderojmë si madhështi jete. ...Vajza vazhdon rrëfimin për dasmën gjithnjë pa u kursyer nga lotët: sallën e restorantit paraqitet qifti i ri përcillej me duartrokitje. dytë ishin ulur karroca, jo pse donin shitnin salltanet! Dihet, pse. Njëri, ngase ëndrrën për liri e kishte përjetuar frontin e luftës dhe pastaj ishte “shpërblyer” me karrocë, sepse,... ishte përshëndetur me ecjen! Por, pas kësaj ishte “hasmëruar” edhe me një sëmundje keqe,... ama fort keqe e cila edhe tani e shoqëron! Kurse,... nusja, botën e shihte dhe e shijonte vetëm me zërin e ëmbël saj dhe me ngrohtësinë e prekjes me duar. Kështu, ajo atë e ka pikturuar me ngjyrat bukura dhe me shkëlqimin e dritës sy i mungon. Edhe ajo, kishte shumë “dhurata” nga jeta.

Duke “defiluar” për mjedis restorantit për deri tek vendi i nuses dhe i çiftit rinj, katërqind dasmorë dëfreheshin,... ishin katërqind veta moshave ndryshme,... ishin katërqind mijë dhembje, ashtu siç dikush i quajti karrocat cilat ndodheshin dhëndri dhe nusja, karrocat e dhembjes shpirtit. Dhe,... dytë ulur karrocat e veta, kësaj radhe nuk i lëviznin vet me duart e hidhëruara, por, prapa tyre qëndronin dy vetë me peshën e tunxhit duke i quar ata deri tek vendi i nusërisë, rrugë e cila ishte e çuditshme, sepse, për herë parë po ndodhë dasma e shpirtit:

-Të dua shumë,... edhe kështu në karrocën e dhembjes!

-Edhe unë të kam shpirt,... je këtu, në këtë zemrën që ka pamjen dhe peshën e jetës sate...!

Kështu e kishin uruar njëri-tjetrin “finalen” e bashkimit tyre. Ishte dasmë e vërtetë,... ishte dasmë historike. Çdo gjë mbante vulën e jetës, dashurisë sinqertë dhe zjarrtë,... por mbante edhe pamëshirën dhe padrejtësinë jeta ia bën njeriut...

E dinin se, ndoshta nuk do kanë edhe shumë jetë. Nuk u kishte ngelur, nuk u kishte tepruar edhe shumë gëzim, dhe për këtë, me drejtë nxituan bashkohen për marrë një rrugëtim, jo ndoshta por me siguri i çelikos për ta mundur vdekjen,... për ta mundur sëmundjen. Sepse, dashuria nuk njeh asgjë!

Ky rrëfim duket pakëz jo i qartë, por përcilleni deri fund:

Dhëndri kishte qenë luftë për ta realizuar ëndrrën e vet dhe kombit, por ,... një krismë ia kishte “ngrirë” dashurinë, hapin ia kishte lënduar, edhe ecjen! Thash edhe lartë. Mirëpo,... mos mendoni se nuk do ecën me zjarrin e dashurisë. Dhe,... erdhi kur erdhi deri këtu restorantin me emrin simbolik edhe për te, si koha mund jetë. Po, po. Koha e sjellë gjërat e reja, edhe pse ato ndonjëherë kanë peshë tjetër,... ndonjë tjetër planeti,... e kanë dhembjen prej tunxhit,... si piramidë historie. Kishin thënë: dhembja dhe gëzimi... kështu le vazhdojnë, pa përfundim...!

 

2.

Kështu bëhen marrëveshjet. Si shkrimin e mësipërm. Por,... marrëveshja?! Është kjo një mrekulli e cila ka zgjidhë probleme e ka ngatërruar njerëz, e cila ka zgjidhë e ka ngatërruar periudha, ka bërë e ka trilluar histori e periudha historike, ka zgjidhë e ka bërë tragjedi. Po ti analizojmë këto “nyje”, duken qesharake, kurse identifikuesit e tyre sikur i ngjajnë gladiatorëve, vrasësve, filozofëve, bamirësve, katilëve, engjëjve e djajve por edhe naivëve. Andaj, kujtoj se pikërisht këtë shprehje, pra “marrëveshjen”, e kanë bërë ligatinë kohe dhe mjetin imitues cilit kurrë nuk mund ti besohet, sa njerëzit, gjithnjë përmes “marrëveshjes” kanë ngelur kapërthurur mes vete dhe me vetveten! Kësaj, le ti japë vulë edhe ky “tregim” i moçëm, i cili sikur etimologjinë e ka vetëm nga “thesari” i kombit tonë:

një ditë ngrohtë stinës verës, disa njerëz ishin tubuar flladin e pakt mbrëmjes dhe bisedonin për vapën e thatësinë. Njëri, i cili e kishte dertin e arës vet e kishte mbi vadë prej nga e pret edhe bukën e familjes, kishte thënë:

-Sikur Zoti të sillte shi, do të na i shpëtonte arat me misër, sepse na mbyti thatësia!

Pasi e dëgjuan këtë uratë, ata i kishin arat mu si aimbi vadë” e kurrë nuk kanë qasje ujë për ujitje, i shtrënguan duart dhe me gjithë zemër miratuan dhe e përqafuan lutjen e bashkëfshatarit tyre. Mirëpo, disa tjerë arave tyre edhe kohën e thatësirave mëdha nuk u ndahet vada e ujit, si zemëruar kishin murmuruar:

-Ishalla nuk bie shi, sepse mbrëmë i kemi ujitur kopshtijet!

Pas këtyre fjalëve, sikur u tensionua biseda. Llafi u valë. Por, tash biseda për marrëveshje e kishte marrë teposhtëzen. Andaj, për ta pashitur situatën, njëri prej tyre, si mahi kishte thënë:

-Ne, po e lusim Zotin, e ai e di hallin tonë...! Shpresojmë se do të na plotësojë dëshirën.

këtë moment, një si me ushtimë qortimi, ishte dëgjuar:

-Zoti po thotë: për këtë problem, së pari merruni vesh ju në mes vete, e pastaj unë ua plotësoj dëshirën!

Kështu, sot e asaj dite ngeli zvarrë “marrëveshja”, kjo fjalë aq e bukur, kjo fjalë aq e kërkuar, kjo fjalë aq e maltretuar,... kjo fjalë aq e tradhtuar...!

 

3.

Bukurshkrimi është një prej vetive fisnike i cili reflekton begatinë e kulturës, edukimit dhe ndërgjegjësimit, kurse, arsimimit po se po. Andaj, këtë element mbërthehet edhe rëndësia e psikologjisë jetës! Kjo, do thotë se gjitha kohërat, bukuria e shkruarit ka qenë dhe është begati e sublimë intelekti, jete e historie. Për këtë arsye, e tërë kjo na kushtëzon besa edhe filozofinë e shkruarit.

E,... cila është filozofia e shkruarit?! Tema shtjellohet, mënyra si shtjellohet dhe vihet letër, apo filozofia e shkruarit është përgjegjësi intelektuale njeriu e sublimon, e akumulon dhe e prezanton?

Po, pra,... ekziston edhe psikologjia dhe filozofia e bukurshkrimit. Filozofia e shkruarit, duket jetë përgjegjësi morale... Ndoshta...!

 

4.

një TV-emision insistohet opinionet për dy burra historik, burra kanë lënë gjurmë kohë, se si ata e kanë “grahur” rrjedhën e pavarësisë atdheut dhe radhitjes kombit. Mirëpo, kjo temë këtë kohë, apo këtë moment, kurrë nuk mund rrahet as debatohet drejtë, saktësisht e sinqerisht. Kjo, ngase periudhat kohore duhet mbajtur gjithnjë “lëvarë” para vetes dhe popullit duke pasur parasysh trakullimat tragjike dhe shekullore,... Lehtë është për “grabiturgabime, për theksuar mëkate e tragjedi...

Kështu e ka njeriu. E tërë kjo, sikur ma detyron rrëfimin e njeriut i cili e kishte kryer  një vepër penale,... Po, po. Vrasje. Dhe, kur kishte hyrë burg, njëzetë e katër orë kishte heshtur, pa folur me burgosurit tjerë kishin qenë dhomë me te.

Edhe filozofia e heshtjes, si duket është një lloj matematike, cilën njeriu shpesh e ndoshta gjithnjë e nënçmon. Kjo, jetë na paska shumë rëndësi. Çudi! Pra, njeriun i cili kishte kryer vrasje, e kishin burgosur, dhe ai tërë natën dhe as nesër ditën nuk kishte ndërruar asnjë fjalë. Njëzetë e katër orë nuk e kishte çelur gojën. Pas kësaj atmosfere mbytëse, ai u kishte thënë shokëve dhomës:

-Pse nuk po flitni me mua?!...

Ata, me padurim ia kishin kthyer:

-Na folëm, por ti njëzetë e katër orë heshte. Nuk e dimë pse nuk e qele fare gojën?!

-E,...po iu tregoj. Heshta, sepse para se ta vrisja njeriun, i kisha njëzetë e katër rrugë për të mos e kryer atë vepër, dhe e vrava...! Nuk i respektova mundësitë e këtyre rrugëve. E kuptoni tash, filozofinë e heshtjes?!... Nëse nuk e kuptoni, mallkojeni vetveten, sepse, rrugët u ikin përnjëherë dhe ngeleni në pikë të hallit...

Nuk e di se a përputhet me filozofinë e heshtjes dhe me mallkimin e vetvetes kjo dua ta them tani. Dhe dua ta them. Sepse, kujtoj se është si një fuqi e mendimit për ironizimin e kohës, e cila herë mëson, herë denigron e herë karikon çdo gjë:

Duke mbledhur hekurishte një rrugë periferike qytetit, dy rinj, femër dhe mashkull, jevgë, e kishin mbushur ding karrocën me llamarina mbytura ndryshk dhe me disa copa hekuri, cilat gati çdo ditë i shitnin depon e qytetit.

Gjatë tërë kësaj kohe sa kishin punuar, ia kishin ngrohur njëri-tjetrit edhe buzët me zjarrin e puthjeve dhe dashurisë. Ishin gëzuar për disa lekë i fitonin kohë pas kohe, ndërsa, mbledhja e hekurinave ngulfatura ndryshkun e kohës, vetëm sa ua çelikoste dashurinë dhe vullnetin për jetë. përqafuar kishin shkuar deri tek dera e hekurishtes, e cila atë kohë tanimë ishte e mbyllur me një dry madh po ashtu ndryshkur. Aty pranë, gjatë kishin ngelur përqafuar, deri atëherë kur drita e hënës ua kishte treguar rrugën për shtëpi...

Sinqerisht, nuk e di se a përkon ky rrëfim me filozofinë e heshtjes, apo me diçka tjetër?! Punë e madhe. Ju, e lexuat këtë,... e tani mund edhe ta komentoni. Kuptohet,... nëse nuk iu dremitë koha...!

 

5.

Me vërtetë, turpin e njeriut ska kandar mund ta matë. Ai, kushton shtrenjtë edhe histori,... edhe bujqësi... edhe mahi... Kushton.  Kushton bile edhe bonton e kulturë!

Shih, si i kujtohen njeriut disa gjëra fare pakuptimta dhe qesharake. Po, pse more nuk u përkujtua dhe nuk u nderua me një minutë heshtje, Bekim Fehmiu. Pse?!... Po,... nuk nderohet artisti or vëllaçko,... as njeriu i madh! Hirin e eshtrave tij le ta bartë uji, e me te le ti mbëltojë bimët apo edhe le ta helmojë tokën. Pluhurin e trupit tij le ta bartin djajtë dhe engjëjt,... le ta bashkojnë si histori për qeshur e për qarë,... dhe nga ai, pastaj për bërë dramë e komedi,... aty ku mallkohet vetvetja e madhështohet njeriu,... aty ku ndrydhet e shtrydhet filozofia e heshtjes...!

Shih, shih. Ku ta gjejmë edhe hirin dhe pluhurin e eshtrave viktimave Tivarit... Edhe ata për ti flakur e për ti shpërndarë dika,... Ama, njeriu i pezmatuar do thoshte: për ti bërë rrush e kumbulla! Sepse, lumenjtë e toka kanë fshehur, fshehin e do fshehin shumë panjohura...!

........

Këto panjohura shëtisin e përplasin nëpër periudha dhe etapa. Prandaj, ndoshta, me mallkimin e vetvetes dhe me filozofinë e heshtjes ndonjëherë do preket me dorë historia,... ndoshta do madhështohet dhe krenohet ajo,... ndoshta do peshohet mallkimi i saj,... ndoshta do kuptohet gjuha,... ndoshta do flet, ndoshta ka sy e vesh historia. Mirëpo,... nëse është e shurdhët ajo, atëherë,... a mund vdes,... njeriu dhe historia?! Jo, more,... themi, kurrë...!



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: