Haxhi Dulla: Largimi i mbretit Ahmet Zogu nga Shqipëria
| E Merkure, 21.07.2010, 09:17 PM |

LARGIMI I  MBRETIT AHMET ZOGU NGA SHQIPERIA

 

Nga Haxhi Dulla – Varshavë

 

 Peripetitë e familjës mbretërore filluan në Greqi më 7 prill 1939, prej nga nepërmjet Turqisë, Rumunisë, Polonisë, Lotvës, Suedisë ,Norvegjisë , Francës përfundoi në Britani të Madhe.

Në vazhdim   do përshkruaj qëndrimin e mbretit Zogu në Poloni ku familia,mbretërore  arriti nëpërmjet kalimit kufitar  rumuno-polak në Sniatyn, në mengjezin  hershëm të 8 korrikut,prej nga në shoqëri  të këshilltarit të MPJ polake, Jan Meysztowicz, nepërmjet qytetit Stanyslawow arriti në Lwow. Pas shetitjes dhe  vizitës se Panorames  së Raclawices një park i njohur atje , arritën në Varshavë.

Në kryeqytetin polak, mbrëtresha Gjeraldina,  e quajtur „ Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”,në Stacionin Lindor të trenit, u prit me lule, në përgjithësi qifti mbretror u prit me ceromenialin diplomatik, duke iu propozuar atyre  qëndrim  të gjatë në Poloni. Edhe  pas shume viteve me vonë, mbretresha shpesh e kujtonte këtë pritje ,që la  mbresa në jeten e saj. Ishte atëher e  bukurë , një nëne e re, sepse vetëm një ditë para invazionit italian në Shqiperi, më 6 prill kishte lindur djalin , trashëgimtarin Leka  Mu për këtë siguria e saj dhe familjes ishte në rend të  parë për te.

Hoteli ne Varshave  ku ishte  vendosur familja e  mbretit Zogu
Hoteli ne Varshave ku ishte vendosur familja e mbretit Zogu
Mbreti Zogu  qëndroi megjithatë  në Poloni vetëm 5  ditë. Kishte atëhere me vete tërë thesarin e grabitur të Bankës Popullore Shqiptare, në shumë prej  400 mijë franga ari, për qka dëshironte që sa  më shpejt të arrinte në shtet më të sigurt , Britani të Madhe, ku më herët Londra i kishte  dhënë atij qëndrim të përhershëm

Qeveria e athershme polake e  respektonte   monarkinë, të drejtat e mbretit të Shqipërisë, porse  qëndrimin e tij  për shkaqe të Italisë nuk e bëri publike në mediat ndërkombëtare.

Familja mbretërore u vendosë në Hotel Europejski si incognito. Kur gazetart polak kërkuan nga mbreti Zogu të jap konference ai e refuzoi këtë.

Më 11 korrik musafirët nga Shqipëria në shoqëri të këshilltarit Meysztowicz,me vagonin e veqant  të Hekurudhave Polake (PKP)  u përcjellë gjerë në kalimin kufitar Zemgale të Lotvës.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: