Libër i ri nga Tahir Bezhani - “ Piskamë e heshtur”
| E Hene, 12.07.2010, 08:09 PM |

Këtë fundjavë që kaloi, Shtëpia botuese: “ Nacional” Tiranë, ka botuar librin më të ri të poetit nga Gjakova Tahir Bezhani, libri I nëntë, në rradhë, me titull:  “ Piskamë e heshtur”

Redaktor I librit është poeti I mirënjohur Hamit Alia, I cili edhe ka bërë përcjelljen e librit për tek lexuesit me parathënjen me titull:’’ Etja e lumit” ku ndër të tjera ai shkruan:

“ Duket paradoks, por lumenjtë e dheut tonë të moçëm kanë qënë përherë të etur, për shkak të gjakut që ka rrjedhur ndër ta. Këtë etje të lumenjeve tanë, mësëmiri e ka shuar dhe do ta shuajë fjala poetike, si kjo e Tahir Bezhanit, dje, sot , nesër dhe përgjithnjë…”

Libri, një botim luksoz I një shtëpie botuese mjaft premtuese në emrat dhe cilësinë e veprave të afruara në tregun e librit sot, është I ndarë në shtatë kapituj, ka 113 faqe dhe shënon sipas botuesit dhe recensentëve të tij, një shkallë të lartë të trajtimit poetik të gjendjes nëpër të cilën kalon sot intelektuali dhe njeriu I thjeshtë, në epokën e lirisë së integrimit kulturor dhe më tej.

Libri së shpejti do të jetë eskluziv për libraritë dhe lexuesit, me një çmim prej 4 euro.

 

 


Pergatiti: Lulzim Logu

(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: