Hilmi Saraçi: A duhet të pajtohemi me opsionin një autonomi të avansuar për serbët në veri të Mitrovicës (?)
| E Hene, 12.07.2010, 08:59 PM |

A duhet të pajtohemi me opsionin një autonomi të avansuar për serbët në veri të Mitrovicës (?)

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Tani brenda një kohe të shkurtër GJND-ja do të dalë me një vendim për ligjëshmërinë e pavarësisë se Kosovës. Në këtë fushë ka shumë supozime  dhe mendime  për vendimin që do ta marrë pas një pune dhe analize që ka bërë gjatë periudhës kohore , kur është autorizuar për ta shqyrëtuar këtë çashtje me rëndësi të veçantë, jo vetëm për Kosovën. Mirëpo vendimi i GJND-së megjithse nuk është obligative , ka rëndësi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet tjera që deri me tani hezitojnë që ta pranojnë Kosovën si shtet i pavarur dhe Sovran…

 Si duket, diplomacia  evropiane  do të propozojë pas vendimit të GJND-së status më të avancuar  për veriun se sa ai që parashihet me  pakon e Ahtisarit. Një autonomi që do të favorizojë më tepër komunitetin serb e në dëm të shqiptarëve , Me decentralizimin e tepruar, sipas pakos se Ahtisarit është favorizuar mjaft komuniteti serbë, ndersa kanë mbetur anash të tjerët minoritarë që jetojnë në shtetin e Kosovës. Tani me këtë opsion , ne shqiptarët nuk duhet të pajtohemi, duhet të mendojmë mirë se çfarë efektesh do të sjellë në të ardhshmen autonomia për komunitetin serb. Mendoj se në këtë rast  duhet të  shikohen të drejtat që gëzojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe nese kjo do të pranohet për veriun e Mitrovicës, për komunitetin serbë , pse mos të kërkojmë që kjo të pranohet edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës…

  Mirëpo BE-ja  si gjithnjë  do ta  kundërshtojë  ndarjen e Kosovës. Kjo është me rëndësi të veçantë për Kosovën, respektivisht për  sigurinë e rajonit.. Garantues të kësaj autonomie të avansuar për komunitetin serbë, siq paralajmërojnë disa diplomatë evropian, do të ishin Prishtina dhe Beogradi. Në matematikën e komplikuar, që e kanë prezentuar diplomatët përendimor, Serbia nuk do të ishte  e detyruar të njohë pavarësinë e Kosovës, por do të duhej të mbante  qendrim konstruktiv ndaj pjesëmarjes së Prishtinës  në organizatat rajonale , tregti e të tjera, ndersa   si kundërshperblim Serbisë do t’i afrohej rrugë e lehtësuar për antarësim në BE, nese ajo pranon këtë opcion që në një farë forme do ta dëmtojë kompakësinë teritoriale të Republikës së Kosovës . Bashkësia Nderkombëtare sikur nuk qanë fortë kokën për pranimin apo mos pranimin e këtij opcioni nga shqiptarët…

 Shtetet e mdha  të prirë nga Amerika kanë pranuar pavarësinë e Kosovës  me të gjithë kufijtë e saj. Ato qendrojnë pas kësaj dhe normalisht qendrojnë prapa planit të Ahtisarit  për një Kosovë multietnike , por për një autonomi siq parashtrojnë disa diplomatë nuk shoh ndonjë arsye për t’u pajtuar këto shtete.  Ambasadori i Francës,  Fidon për zgjidhjen e këtij  problemit  pohon që krahas nevojës për zgjidhjen e shumë çështjeve  praktike, nese arrihet deri të bisedimet, si gjetja  e varrezave masive , të drejtat e bashkësive , ndarja e resursëve , mbrojtjen e objekteve religjioze, statusi i veriut do të jëtë pak më i theksuar duke përjashtuar dy gjëra :kthimin prapa  në çështjen e statusit  dhe ndarjen e Kosovës. Gjithashtu ai përjashtoi  revidimin e planit të Ahtisarit pasi siq tha është një ligj në bazë të se cilës Kosova është pranuar nga bashkësia nderkombëtare nga  69 shtete të botës , apo një e trea e KB “. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga   vendet evropiane  është  me rëndësi të veçantë  për të gjitha këto probleme që reflektohen për  Kosovën, respektivisht për sigurin dhe paqën në rajon…

 Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka theksuar përkushtimin e institucioneve  për të vënë rendin dhe ligjin në pjesën veriore  të Mitrovicës , ndërsa ka paralajmëruar se do të merren masa  ndaj të gjithë pjesëtarëve  të policisë së Kosovës  që marrin paga dhe urdhëra nga  Serbia (fjala është për policët serbë te regrutuar në Policinë e Kosovës) . Në këtë fushë si duket egziston një bashkëpunim i policëve serbë  me Beogradin. Për këto dyshime dhe për shumë të tjera të këtij lloji që e rëndojnë zgjidhjen e çështjes së veriut të Mitrovicës, Qeveria dhe institucionet tona po bëjnë përpjekje për normalizimin e gjendjes, por pa një rezultat të pritur .Prandaj për  situatën në vend , në takimin   e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që është thirrur me kërkesën e Serbisë,  janë zhvilluar  diskutime për Kosovën, sidomos lidhur me incidentin në veri të Mitrovicës ku humbi jetën një person i nacionalitetit boshnjak dhe dhjetë të tjerë të plagosur nga nacionaliteti serb. Në këtë sesion ministri i punëve të jashtëm të Republikës së Kosovës z. Skendër Hyseni ishte në nivelin  e lartë të një diplomanti. Ai me fjalimin e tij  i dha një grusht të fortë homologut të tij, nacionalist dhe destruktiv, Tadiqit i cili fajsonte për këtë incident shqiptarët. Thirrja e  KS nga Serbia nuk është bërë për ta prezentuar gjendjen reale në teren, por me qellimin e vetëm që të dërgojë mesazhe  politike para vendimit të GJND-së se kinse Kosova nuk është stabile dhe për të gjitha këto është fajtor “shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës “ …

Paraqitja e kyetarit serb , Tadiqit tregon qartë , sipas të gjitha gjasave  se  dhuna e cila ishte në rritje , ditëve të fundit, në pjesën veriore të Mitrovicës  mund të këtë lidhje me  qendrimet dhe synimet politike të Beogradit. Deklarata e Tadiqit  dhënë në këtë rast  është mjaft ekstreme , në kuptimin e mundësisë  të rishqyrëtimit  të politikës së Serbisë karshi bashkësisë ndërkombëtare . Kjo duhet të pranohet  edhe si një kërcënim për atë që po bënë bashkësia ndërkombëtare për Kosovën . Prandaj mendoj se Qeveria e Kosovës  duhet t’i qaset në mënyrë  shumë më reale  dhe me vendosshmëri zgjidhjes së problemit në veri të Mitrovicës, komfor ligjit dhe kushtetutës, por edhe në bashkëpunim me bashkësinë nderkombëtare …

 Në kohet e fundit Qeveria ka filluar të këndellet dhe të paralajmërojë hapa më të sigurtë dhe më të vendosur për zgjidhjen e problemit të veriut të Mitriovicës.

 Mirëpo opozita si gjithnjë ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë . Sipas tyre  faktori i parë  i rrezikimit të sigurisë së vendit  tonë vjen pikërisht si pasojë e papërgjegjësisë  totale e koalicionit  PDK, LDK, e që ky koalicion ka shëndruar Kosovën në pronë të tyre private  dhe ka lënë anash interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës  duke vrapuar pas tenderëve  me konsiderim si interes të tyre  strategjik- shitjen sa më të shpejt të pasurisë  së Kosovës, kështu partnerët e koalicionit kanë harruar krejtësisht çështjen e sigurisë  të vendit, integritetin dhe sovranitetin e shtetit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve  në mbarë teritorin e Kosovës”,  Në Kosovë hyjnë liderë  politikë, serbë , mbajnë fjalime shofeniste , mandje në urën e Mitrovicës  përcillen nga banditë  të armatosur, provokojnë shqiptarët dhe kthehen në Serbi pa u kontrolluar në pikat kufitare me Serbinë. Sidoqoftë nga kjo situatë dhe kritika të drejtuara në adresë të Qeverisë, përfaqësuesit politik në Prishtinë  vlerësojnë se Beogradi nuk arriti që të fitojë  poenë politike  nga tensionet e javës  së fundit në Mitrovicë , për të cilat dyshojnë  se i ka nxitur Serbia

Është në interes për të gjithë që Beogradi të largohet dhe të distancohet nga inspirimi i dhunës  dhe njerëzve të dhunës  në këtë pjesë të teritorit të Kosovës, sepse për ne ka qenë dhe është  e papranueshme  gjendja që egziston në veri – ka theksuar  kryeministri Thaçi. Ai u zotua  se “nuk do të ketë zmbrapje  nga mëtimet që në veri të rifunksionojë gjykata edhe dogana “…Por  në këtë rast edhe siguria dhe lëvizja e lirë për të gjithë qytetarët… Tentim vrasja e deputetit serb në Kuvendin e Kosovës tregon më se miri për kontrabandën kriminelët që lirshëm lëvizin në këtë pjesë të vendit tonë .

Lideri i serbëvë Millan Ivanoviq, kohë më parë ishte akuzuar për vepra penale. Rasti i hapur i tij në këtë fushë ,  për habin tonë  është mbyllur “ për shkak  se nuk ka pasur prova  të mjaftueshme “ (Herdes). Thuhet se  janë shqyrëtuar të gjitha  materjalet që kanë qenë  në lëndën e tij ( Millan Ivanoviqit). Ai ka qenë i dyshuar për katër vepra  penale , për pjesëmarje në grupe që nxisin urrejtje nacionale , racore dhe fetare , për veprën penale të thirrjes për rezistencë  dhe për pjesëmarje në grup që  ka penguar dhe rezikuar përsonelin e Kombeve të Bashkuara … Prandaj kjo do të ndikojë negativisht në përmirësimine gjendjes në veri dhe në pjesë të tjera ku shtrihet komuniteti serb, nese nuk merren masa të nevojsme për luftimin e kriminelëve, krimit të organizuar, kontrabandës dhe korropcionit,sepse serbët nuk janë të vetdijshëm, janë të prirur të bëjnë çdo gjë nese nuk ndërmirren masa të duhura komfor ligjit dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës…



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: