Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2010 (II)
| E Diel, 04.07.2010, 10:03 PM |

“Shqipëria etnike-për fëmijë”

 

Hartim: Këshilla për fëmijë

Kureshtja pozitive dhe kurshtja negative

 

Nga Fatjeta Muçolli

jeta_1998@hotmail.com

 

Sikurse era që e çon një anije kah lindja, ndërsa tjetra në perëndim, ligji i autosugjestionit do t’ju ngrisë ose do të ju lëshojë poshtë, varësiht prej asaj sesi do t’i hapni velat e mendimeve tuaja.

 

(Napoleon Hill: “Mendo dhe Pasurohu”, Prishtinë, 2004, f. 57)

 

Fatjeta Muçolli, gazetare e redaktore e revistës “Shqipëria etnik”-për fëmijë”

Gabimet janë për njerëz, e të gjithë gabojmë, por secili prej nesh duhet të pendohet, ta

pranojë fajin dhe ta brejë ndërgjegja për gabimet e tij; të bëjë vetëkritikë:  ”Më fal” është fjalë magjike, por për disa edhe e vështirë për ta thënë.

Këshilla është shumë e vlefshme dhe e domosdoshme për secilin dhe duhet t’i pranojë pa keqardhje. Këshillë që vlen është të mos shikosh punën e tjetrit, sepse është një gabim. Njeriu ka jetën personale dhe shumë gjëra që sillen rreth saj, andaj, nuk është e rëndësishme të jemi të interesuar dhe informuar për çdo gjë: kur është fjala për çikërrima e thashetheme, por duhet të kemi informacion të gjerë për inersa të popullit e të atdheut. Respekti është në rend të parë: duhet t’i respektojmë më të vjetrit me sjellje e përshëndetje dhe çdo gjë që e meritojnë, por edhe atij që respektin tënd e meriton. Nëse dëshiron që dikush të të respektojë ty, atëherë respekto ti të tjerët në atë mënyrë që ke dëshirë të të respektojnë. Çdo gjë mund ta humbasësh: pasurinë, pronën, miqësinë etj., por respektin dhe diturinë që e fiton pa asnjë anë negative, nuk  i humb kurrë. Mos u miqëso me dikë që nuk e njeh, apo me dikë për të cilin je i informuar për të metat e tij, p.sh. që ka sjellje negative, pavarësisht që nga pamja fizike duket i\e bukur. Është e rëndësishme t’i kesh sytë hapur pas çdo hapi, sepse pas tij kanoset rreziku, poashtu nuk u besohet shumë miqve, sepse secili sillet me ty mirë vetëm se e ka një interes ndaj teje. Nuk duhet të mësosh për notë, por për dije, sepse secili i bën vetes dëm dhe atë e vëren në të ardhmen. Është me rëndësi të jesh i rregullt në mësime, sepse që nga fillimi e merr shprehi të vonohesh ose të mos shkosh i papërgatitur si në shkollë,  ashtu në të ardhmen në punë. Kur nuk je në gjendje t’i mbash premtimet, mos premto kot, sepse bie në sy të keq te personat e tjerë. Falja është e vlefshme, mëso të falësh por me një masë të caktuar, sepse është e pakuptimtë t’i falet i njëjti gabim për shumë herë radhazi një personi. Mëso të duash, të mos mendosh negativisht, por vetëm anën pozitive, nëse do ta fitosh dashurinë e tjetrit, duhet të krijosh autoritet ndaj atij personi. Nuk duhet ta lavdërosh veten, lëri të tjerët të të lavdërojnë, sepse nuk është njësoj sikur të thuash se di shumë gjëra, por në fakt nuk e di as gjysmën e tyre. Mos u mundo të jesh kryesori, lëri të tjerët të të bëjnë të tillë. Dëgjo arsimtarët, çdo fjalë e tyre është flori, sa më shumë që i dëgjon, më shumë mëson, merr nga dituria e tyre dhe, në fund, do të jesh i pasur, që do të thotë se sa më shumë që i dëgjon, mëson. Fito besimin e tjetrit pa interes dhe anë negative, por vetëm me mirësjellje dhe dashuri e respekt. Mos i zë shumë besë fjalëve të shokut\shoqes, sepse mund të jenë gënjeshtra që shkojnë në dëm tëndin. Mos i bëj dikujt keq edhe nëse të ka bërë ai ty, mos u mundo t’ia kthesh apo t’i hakmerresh,  sepse e keqja nuk e mund të keqen. Mos u mundo të biesh shumë në sy, qëndro më i përmbajtur të mos bëhesh një cak ku ndalojnë të gjithë. Frika është pengesë jetësore, andaj mundohu ta shuash. Mos hesht, shprehe mendimin dhe talentin tënd, sepse çdo gjë dëshmohet me vepra dhe jo me fjalë (kot flet për vete, talentin, diturinë tënde, kur të tjerëve nuk ua vërteton atë që thua). Lëri mënjanë drogën, duhanin, pijen alkoolike etj., sepse shkaktojnë dëm që nuk mund ta paramendosh që nënkupton se do bëhesh i varur prej tyre deri në momentet e fundit të jetës. Kujdes në të folur, në shprehjet që i përdor në dialogë apo debate të ndryshme ku janë pjesëmarrës moshatarë të ndryshëm, sepse aty e shpreh edukatën tënde e familjare. Mos u mundo t’i kopjosh të  tjerët, sepse prapë do të jesh ti, pra mos dil nga vetvetja, sepse edhe ata pak që di e që ke, do ta humbasësh. Mos i përqesh të varfërit apo personat me aftësi të kufizuara, por mundohu t’u ndihmosh atyre, sepse u nevojitet ndihma jote. Mos gënje kurrë, sepse herdokur e vërteta del në shesh dhe askush nuk të zë besë për fjalët që i thua edhe sikur të jenë të vërteta. Xhelozia është një ndjenjë që shkatërron, kurrë mos shfrytëzo anët negative, por vetëm ato pozitive p.sh. për mësim ka vlerë të madhe e të çmueshme, sepse në qoftëse tjetri mëson, ti thua edhe unë mundem të arrij aty ku ka arritur ai\ajo. Nuk duhet të sillesh ndaj një personi mirë para tij e pas shpine t’ia bësh gropën që nënkupton se nuk duhet t’i bësh ndonjë të keqe dikujt pa asnjë qëllim apo arsye të caktuar. ,,Më mirë të humbasësh një çast të jetës sesa jetën në një çast”, që do të thotë se edhe sikur të mos i arrish të gjitha në jetë, me rëndësi të jetosh jetën ashtu siç dëshiron, i lirë dhe me ndërgjegje të pastër. ,,Bëj që jeta jote të jetë si një ëndërr, por mos lejo që ëndërra jote të bëhet jeta jote që nuk e dëshiron”, do të thotë jetoje jetën sa më mirë por kurrë mos lejo që të kaplojë lakmia të arrish më shumë se që mundesh, rri i lumtur me atë që ke, sepse sikur të kërkosh më shumë pa u lodhur fare, do humbasësh edhe ata që e ke. Që të dy këshillat e lartpërmendura janë thënie të një mikes sime, por duke e ditur se kanë vlerë, mendoj se duhet t’i përmend. Nuk do të jetosh përgjithmonë, andaj jeto sa më mirë dhe i lumtur dhe kurrë mos thuaj mjaft, pra, kurr ë mos ndalo apo mos u dorëzo, por vetëm vazhdo tutje dhe syno të arrish sa më përpara që të mund të jesh një njeri i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë. Çdo njeri ka anë negative, sepse asnjëri nuk është i përsosu, por me rëndësi të mos i përsëritësh gabimet e njëjta për shumë herë radhazi, mirëpo edhe nëse gabon njëherë, mundohu ta përmirësosh dhe të kërkosh falje. Mëso të mos urdhërosh, por mundohu vetëm të bindësh ose të lutësh për diçka që e dëshiron. Asnjë këshillë mos ia thuaj dikujt tjeter, nëse vetë nuk je ne gjendje t’i përmbahesh.

Pra, këto ishin disa këshilla të rëndësishme, në një numër të vogël të tyre, sepse ka edhe shumë tjera (të panumërta) që kanë vlerë të çmueshme, por këshilla më e rëndësishme është: dëgjo dhe bazohu në këshillat që t’i thonë të tjerët, sepse askush nuk e ka për qëllim të keq, nëse kërkon të të ndihmojë!

Prisshtinë, më 12.05.2010

Fatjeta MUÇOLLI

 

Varfëria


Ditët kalojnë
Sekonda, minuta dhe orë
Po shkojnë
E unë po pres
Me shpresë
Diçka të ndryshojë
Kjo "luftë" të mbarojë!
Një luftë më ndryshe
Filloi për mua
Nga dita që linda 
Edhe pse thashë "S'dua"
Brenga e halle 
Çdo ditë po shtohen
Varfëria po rritet
E gjithë bota në këmbë ngritet:
Na duhet të dimë
Cila është ardhmëria 
Që e presim ne
Që e pret fëmija!?
Pyetjet i themi
Përgjegjiet s'i kemi
Dëshirat shtohen
Premtmet harrohen!
Shpresat po shuhen
Që diçka të ndryshojë 
Lufta ndaj varfërisë
Më të mbarojë!
Ëndërra bëhet iluzion
Në botën tonë
Botën e vogël që kemi 
Ne të varfërit që jemi!

 

Nga Dionis Bubani

Fëmija i parë

 

 

 
Si sot një vjet më parë jam martuar
Dhe të lumtur rrojmë ne
Dikur isha çapkëne por jam shtruar
Nisa në familje një jetë të re
 
Kam qenë në rini shpesh e gëzuar
Ëmbël qeshën sytë e mi
Por sot me një gëzim të madh jam zgjuar
Ndjeva ndoshta më të shtrenjtën lumtuni
 
Dua të këndoj
Gjithë botën ta lajmëroj.
O miqtë e mi
Më lindi një fëmijë.
 
Unë e ëndërroj
Mezi pres që ta shikoj
Ta përkëdhel ta puth me dashuri
 
Dua të vallëzoj
Gjithë botën unë ta përqafoj
Trashëgimtari im jeton
 
Tralala, ma të lutmur s'ka
Se mua "mami" do më thotë
Me lulëzim edhe shkëlqim
edhe natyra po më uron
 
Fëmija është shpresa e shtëpisë
T'ardhmen tonë përshëndet
Dhe vjen me gaz ky fryt i dashunisë
Ëndërra e çdo zemre që me mall e pret
 
Prandaj dhe unë e dua aq shumë
Porsi drita e syve të mi
Kur ndoshta do më lerë edhe pa gjumë
Vetë unë do ta mbaj

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

 

 

Dionis Bubani

Emri

Dionis

Mbiemri

Bubani

Lindur më

18 shtator 1926

Lindur në

Bukuresht

Vdiq më

10 shkurt 2006

Vdiq në

Tiranë

Kombësia

shqiptare

Profesioni

shkrimtar, filolog

 

Dionis Bubani u lind në Bukuresht  18 shtator 1926, në rrugën atëherë të quajtur "Turku", e më vonë "Malet Tatra". Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Bukuresht. Ishte djali i Gjergj Bubanit, përkthyes, editor e publicist. Gjatë viteve 1932-33 në Konstancë të Rumanisë Gjergji botoi gazetën patriotike "Kosova". Në vitin 1940 Dionis Bubani, së bashku me familje u kthye në Shqipëri, vendlindjen e babait të tij. Pas katër vitesh që u kthyen në Shqipër, regjimi komunist e burgosi Gjergj Bubanin, andaj Dionisi i ri u desh të kujdeset për vete dhe familjen. Ai punoj në një puntori biçikletash, shiti cigare rrugëve e nëpër kafene, por punoj edhe si kartelist, madje edhe si daktilograf në Ministrinë e Jashtme. Mëqe ishte djali i publicistit, ai filloi të merret edhe me shkrime. Në fillim punimet e veta i botoi në "Letrari i ri", dhe "Rinia", ndërsa në vitin1946 filloi të bashkëpunon me revistën humoristike "Hosteni", redaktor i së cilës u bë më vonë.

Dinos Bubani në Tiranë studioi filologji. Gjatë punës së tij krijuese Dionis Bubani u muar me publicistikë, satirë, humor dhe letërsi për fëmijë e për të rritur, përkthime dhe me shkrimin e komedive. Për punën e tij krijuese dhe për përkthime ai u shpërblye disa herë. Ai njohu për së afërmi shumë rilindas e njerëz të shquar të kulturës sonë: Çajupin, Asdrenin, Kutelin, Poradecin, Luarasin, Kadarenë, Agollin, Godon, Grillon, Nikolla-n, Greblleshin, Man-in e shumë të tjerë, për të cilët edhe ka shkruar një vepër. Është interesant të përmendet se Dionis Bubani ka përkthyer edhe "Poemën" e Lasgush Poradecit nga rumanishtja në shqip, të cilën Poradeci e shkroi gjatë kohës kur po jepte provimin pranues në Akademin e arteve te bukura në Bukuresht. Dionis Bubani vdiq në Tiranë me 10 shkurt 2006.

Veprat

§                     "Aventurat e Çapaçulit" nëpër vend e botë / cikël librash,

§                     "Dardha e ka bishtin prap",

§                     "Yjet nuk shihen kurrë",

§                     "Çështje përsonale", "

§                     "Pazar i mbarë",

§                     "Ujku te dentisti",

§                     "Plumba dhe cianur",

§                     "Maçoku dhe Patoku",

§                     "Një aventurë në Tiranë",

§                     "Papagalli në doganë",

§                     "Poezia shqipe",

§                     "Vejusha gazmore",

§                     "Shaka tragjike të jetës sime",

§                     "Urgjent, sekret dhe rezervat",

§                     "Biçikleta me tri rrota",

§                     "Kërriçi prej floriri", e të tjera.

Përkthimet

§                     "Poemën" e Lasgush Poradecit,

§                     "Aforizmat" e Nikolae Jorga-s,

§                     "Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme" të Ayrelia Marinesku-t,

§                     "Përralla të zgjedhura nga letërsia botërore" e të tjera.

Komeditë e Dionis Bubanit

§                     "Armiku i grave",

§                     "Bileta e llotarisë",

§                     "Kandidati i shkencave",

§                     "Milioner pa asnjë kacidhë" libreton,

§                     "Zarf i hapur",

§                     "Skena dhe prapaskena" (pamflete dhe fejtone).

Tekstet e këngëve

§                     "Fëmija i parë" kushtuar Odhise Grillos,

§                     "Mos më qorto",

§                     "S'di të vallëzoj",

§                     "Sot mbush 20 vjeç",

§                     "Kur jam pranë teje",

§                     "Mjekut të ri",

§                     "Të pajtohemi" e të tjera.

-------------------

 

Tetë gënjeshtrat e nënës sime

 

 

 

Nga Dr. Mustafa Akkad

Nëna ime jo gjithmonë e ka thënë të vërtetën... më ka gënjyer tetë herë në momentet e rëndësishme të jetës!
Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalë i vetëm në një familje tejet të varfër... aq të varfër saqë nuk kishim ushqimin e mjaftueshëm. Në raste të rralla ndodhte që të kishim pak oriz në shtëpi... Nëna përgatiste shujtën e thjeshtë dhe gjithmonë pjesën e saj të pjatës e hudhte në pjatën time duke thënë: "Ha biri im, unë nuk jam e uritur"... KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E PARË.
Kur u rrita pak, nëna ime pasi përfundonte punët e shtëpisë, shkonte te lumi që gjendej afër shtëpisë, duke shpresuar se do të zinte ndonjë peshk, që unë të kisha ushqim të shëndetshëm dhe të zhvillohesha sikur fëmijët tjerë. Me një rast, falënderoj Allahun, arriti t'i zë dy peshqi. Nxitoi në shtëpi dhe i përgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parë se unë me shije e ngrëna peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj në pjatën time duke thënë: "Biri im, ja edhe këtë peshk timin, sepse ti e di që unë nuk e dua peshkun"... KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E DYTË.
Koha kalonte dhe erdhi momenti që unë të hyja në shkollë. Meqë nuk kishim pasuri që unë të shkollohem, nëna hyri si shitëse te një tregtar i pasur. Një natë të ftohtë dhe me shi, nëna u vonua më tepër në punë. I brengosur dola nga shtëpia ta kërkoja. E vërejta duke ardhur me një torbë të rëndë të rrobave në dorë. E thirra: "Nënë, eja në shtëpi, është vonë dhe ftohtë." Ajo buzëqeshi dhe tha: "Biri im, unë nuk jam e lodhur"... KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E TRETË.
Erdhi koha e provimeve të shkollës. Edhe pse ishte vapë e madhe, ajo dëshiroi të vinte me mua në shkollë. Dielli përcëllonte tokën, ndërsa sipërfaqja e rërës avullonte nga nxehtësia. Hyra në shkollë, ndërsa ajo mbeti duke pritur në oborrin e shkollës. Kur përfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo më priti me përqafim amënor, mbushur me dashuri dhe mëshirë. Në dorë mbante një lëng të ftohtë që e kishte blerë për mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokën dhe vërejta atë, nga balli i saj rridhnin pika djerse. Ia ofrova gotën duke thënë: "Nënë, pi edhe ti pak", ndërsa ajo tha: "Biri im, vetëm ti pije, unë nuk kam etje"... KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E KATËRT.
Pas vdekjes së babait tim, nëna jetoi një jetë të vështirë si e vejë. Mbi supet e saj mbajti tërë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtëpisë, thjeshtë duhej të kujdesej për çdo gjë. Jeta ishte vështirësuar, dhe shumë shpesh ishim të uritur. Pranë shtëpisë sonë jetonte xhaxhai im, njeri i mirë, shpesh na sillte ushqim, por edhe ai ishte i varfër. Fqinjët kur panë që gjendja jonë ishte e 
papërballueshme, këshilluan nënën, e cila ishte ende e re, të martohej për dikë që do ta ndihmonte. Mirëpo, nëna ime refuzoi këtë këshillë duke thënë: "Unë nuk kam nevojë për dashuri"... KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E PESTË.
Pasi përfundova fakultetin, hyra në një punë me pagë të mirë në një firmë dhe vendosa ta marr përsipër kujdesin e shtëpisë. Meqë shëndeti i nënës ishte dobësuar, nuk mund të punonte si shitëse rrobash, filloi të shesë perime në treg. Kur nuk mundi më tej të punonte, unë ndava pjesën nga paga ime dhe ia dhashë asaj, ndërsa ajo i refuzoi duke thënë: "Biri im, ruaji të hollat, unë kam mjaft për vete"... KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E GJASHTË.
Vazhdova shkollimin e mëtejmë dhe shumë shpejtë u bëra magjistër. Paga ime u rrit edhe më shumë. Firma gjermane më ofroi një punë të mirë në Gjermani. U gëzova pa masë dhe fillova të ëndërroja për jetën e re të lumtur. E ftova nënën të vinte të jetojë me mua, por ajo refuzoi duke më thënë: "Biri im, unë nuk jam mësuar me jetë luksoze"... KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E SHTATË.
Koha kalonte, nëna ishte plakur dhe shumë shpejtë u sëmur nga karcinomi malinj. Në ato momente në mes meje dhe nënës sime të dashur ishin shumë shtete. I nevojitej përkujdesja e dikujt. I lashë të gjitha dhe u ktheva në shtëpi. Nënën e gjeta në shtrat. Kur më pa, u mundua të buzëqesh. Zemra m'u copëtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte më ajo nëna që e kam njohur... Lotët më shkonin rrëke nëpër fytyrën time, por edhe tani ajo u mundua të më ngushëllojë duke thënë: "Biri im, mos qaj, unë nuk kam dhembje!"... KJO ISHTE GËNJESHTRA E SAJ E TETË.
Pasi që tha këto fjalë, mbylli sytë dhe më nuk i hapi kurrë.
Secili që kënaqet me begatinë e prindërve të gjallë, u këshilloj: Ruani këtë begati para se të pikëlloheni për humbjen e saj.
Secilit që ka humbur nënën e tij të dashur, e këshilloj: Gjithmonë kujto se sa ka sakrifikuar ajo për ty.
Lute Allahun që ta falë dhe ta mëshirojë.
Përktheu dhe përshtati: 
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

 

Tad Evjah Eshi, gjeolog

 

 

Mali dhe Shqiponja

 

Kur ti Shqipe vështrim venger,

nga perjashta pe në zemër,

fshehtesitë e malit plak,

mal' i vjetër ra në grackë.

 

Pse o Mal i tunde shpatullat,

kur Shqiponja nderi flaterat?

U brengose ti për të,

kur e pe qe po të lë?

 

Kur Shqiponja mori hark,

brengë e Malit u ndje larg;

sytë e zjartë i mbylli Dielli;

rrëke lotësh l,ëshoi Qielli.

 

Mos harro, Shqiponjë, Malin,

digen dhe hidrocentralin.

Mos harro, ngjarjet në mal;

me kujtime kohën ndal.

 

Vendi rritet me ndërtime;

jeta zgjatet me kujtime,

si kalaja gurë-gurë;

midis brigjesh hidhet urë.

 

Piramida, Korab 1978

 

 

Nehat JAHIU

 

Dy vjersha

 

 

HAJMALIA E HOXHES

 

Dy dhe dy

Më vonë dymijë

Aq kushton një hajmali

 

Kështu e paska zakon

Ky hoxhë efendija jonë

“ Këtë” thotë, ta pijsh me ujë

“Këtë flake në prag të huaj,

Po më parë nga të gjitha

Zgjidhe qesen dhe paguaj!”

 

 

PASANIKU DHE I VARFËRI

 

Kur vdes ndonjë pasanik

Hoxhë Marreci turret vrik

Hypën shpejt në majë të minarës

Dhe i bën hyzmet pares.

 

Po kur vdes ndonjë varfnjak

Hoxhë Marreci nuk del në prag

Thotë:

- I ngrati varfnjak

E kish patur vdekjen hakë!

 

 

D. Cana

 

 

MYSLIMANI...!

O ti që mbahesh Mysliman!
Të duket jeshil anë e mbanë.
Mohon gjithçka që të mbanë,
Mohon Nënën dhe Babanë.

Një'ri që s'njeh veten e vet,
Ikën si kali në të përpjetë.
Barrën e rëndë mban mbi shpinë,
E djersët rrjedhin, mbulojnë synë.

Një herë kastile i thanë dhelprës,
Ta vizitonte "zotin e saj".
- "S'më ka lënë mendja"- Ua ktheu dhelpëra.
"Nuk do më puthë, do të më hajë...!"

Feja i dashur është bërë Luan.
Ka ngrënë, po ha dhe do të hajë.
Ku gjen si ty të nënështruar,
Kur i venë n'fole, përse të luaj?


Kur trimëria takon urtësinë, hapen dyert e përparimit

 

Nga Burim Brestovci

bburim@t-online.de

 

Një djalë e kishte pas pyet babain e tij:

-Baba, nëse përlahen dy të mençur, a duhet t´iu hymë në mes që t´i ndajmë?

-Jo djali im.

-Po pse jo?

-Dy të mençur nuk përlahen.

-Po nese përlahet një i mençur me një budalla?

-As atëherë, djali im.

-Po pse?

-Se i mençuri ia lëshon rrugën budallait.

-Po nëse përlahen dy budallenjë?

-E atëherë, djali im, qëllofsh ti e jo babai!

---------------------------

 

Lëvizja Kombëtare Shqiptare: si ka qenë, si është dhe si duhet të organizohet?


Nga Vera Dushi

veradushi@gmail.com

 

Lëvizja Kombëtare Shqiptare, në ekzistencën e saj disashekullore e ka pasur si objektiv çlirimin e trevave shqiptare dhe ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin Shqipëri. Deri më 1912, ajo ka ndjekur ç’rrenjosjen e pushtimit dhe kolonizimit osman dhe mbrojtjen e trevave shqiptare nga pushtimi ekspansionist sllavo-grek. Ideologët e saj kanë qenë të vetëdijshëm për rrezikun e copëtimit të trevave shqiptare midis fqinjeve, prandaj kanë përdorur si levë e parë taktike kërkesën e bashkimit të vilajetëve shqiptare në një entitet të vetëm autonom brenda Perandorisë Osmane. Sami Frashëri ka analizuar në veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhetë” domosdoshmërinë e shkëputjes së Shqipërisë nga Turqia dhe formimit të një shteti të pavarur shqiptar si udhë e vetme shpëtimi të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë prej zgjedhes turke dhe prej ndarjes: “Turqia e ka në Europë një jetë shumë të shkurtër. Shqipëria nuk ka bërë një themel për vetvetën, as rrënje; rron në themelet të rrënuara të Turqisë dhe në rrënjet e saj të kalbura. Pas rrënjes së saj, do të bjerë edhe Shqipëria që do të mbytet në rrënjet të rënda të saj”. Në rast se Shqipëria do të vazhdonte të mbetet nën Perandorinë Osmane, argumentonte ai, e ndarë në katër vilajetë dhe pa asnjë të drejtë të veçantë dhe në rast se shqiptarët nuk do të ngriteshin për të kërkuar të drejtave të tyre dhe për t’u çliruar, ata do të identifikoheshin me turqit. Në këtë rast, kur Perandoria Osmane do të rrënjosej, Shqipëria do të mund të trajtohej si pjesë të trashëgimisë turke, si object ndarjeje midis monarkive fqinje, si rrjedhoje do të mund të ndahet bashkë me këtë Perandori. Për këtë arsye, theksoi ai, ishte e domosdoshme si përmbysja e Perandorisë Osmane të gjente Shqipërinë e organizuar në një shtet të vetëm me një qeveri të vetme dhe “një orë para përmbysjes së Perandorisë Osmane të dihet qartë ku është dhe deri ku është Shqipëria”. Paralajmërimi i Samiut u vërtëtua fatkeqësisht…
Avancimi i kërkesave politike drejt pavarësisë së shtetit shqiptar përfshirës të të gjitha trevave të banuara nga shqiptarët është bërë në kontekstin e agresionit sllavo-grek mbi shqiptarët. Dëshira gjithshqiptare për të jetuar lirisht dhe të pavarur në një Shqipëri e të gjithë shqiptarëve u shpreh në Vlorë, nga të gjitha delegatët që miratuan pavarësinë e Shqipërisë së gjitha trevave të banuara nga shqiptarët.
Vendimet e Konferencës së Londrës për copëtim të Shqipërisë, pranimi i pushtimeve të Serbisë dhe Greqisë mbi trojet shqiptare shënuan domosdoshmërinë e riformësimit të objektivave të Lëvizjes Kombëtare, për mbrojtje dhe përforcim të shtetit shqiptar të përgjysmuar dhe luftë për çlirim kombëtar dhe bashkim të trojeve të pushtuara shqiptare. Organizata e parë shqiptare ka qenë Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, me qendrën në Shkodër. U krijua më 1 maj 1918 dhe kishte një program ambicioz – clirimin e Kosovës, mbrojtjen e shtetit shqiptar dhe demokratizimin e tij. Komiteti deklaronte hapur: “Nuk do të kuptohemi kurrë më sllavët aq kohë sa sllavët do të jëtë brenda Kosovës” dhe vepronte duke organizuar lëvizjen kaçake që luftoi hapur, me mjete të armatosura kundër regjimit serb në Kosovë. 
Pas luftës së dytë botërore deri në ditët e sotme, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në trojet shqiptare nën Jugosllavi ka kaluar shtatë faza:
1) Faza e parë: periudha nga viti 1945 e deri në vitin 1952. Mund të përkufizohet qartë, sepse në tërësi, edhe politikisht, është e lidhur me Lëvizjen Nacional-Demokratike Shqiptare. Kjo lëvizje kishte karakter politiko-ushtarak, udhëhiqej nga intelektualët patriot si Halim Spahia, Selman Riza, Ymer Berisha, Marije Shllaku, Gjon Serreqi. U themelua në vitin 1943 dhe kishte si koncept themelor çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre me shtetin=amë.
2) Faza e dytë përfshin përiudhën më e vështirë politike, ekonomike, shoqërore dhe ekzistenciale nëpër të cilat kaloi popullin shqiptar në trojet të pushtuara nën Jugosllavi. U formuan organizata “Bashkimi shqiptar”(e udhëhequr nga Konstantin Valisuca, Xhemë Latë Sadriu, H. Gorani, H. Devolli, Rashit Gorani, Ramë Geca), Grupi i Njazi Malokut, Grupi i Aziz Spahisë, që më 1954 u lidh me legatën shqiptare në Beograd, planifikonte akte diverzante kundër interesave ekonomike, politike, ushtarake të Jugosllavisë dhe organizimin e popullatës në një kryengritje të përgjithshme për bashkimin e trojeve shqiptare.
3) Faza e tretë përfshin kohën në mes të viteve 1958=1968, periudha e formimit të organizatave të para ilegale, të cilat do të artikullojnë koncepte të reja politike dhe kombëtare, mbi bazë të së cilave do të organizohet ilegalja në Kosovë deri në vitin 1990. Në këtë periudhë u formua:
- Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin – Amë. Udhëheqës i saj ishte Metush Krasniqi. Aktivë ishin: Sejdi Kryeziu, Mark Gashi, Mehmet Ajeti.
- Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, u formua nga Adem Demaçi. Ajo është sintezë e të gjitha organizatave ilegale nga 1945 deri më 1990. Ajo kishte programin politik, statutin, kishte një strukturë e organizuar, mbante lidhje me shtetin shqiptar, propagandonte për gjendjen e shqiptarëve nën Jugosllavi, kundër politikës shtetërore jugosllave në përgjithësi dhe kundër pozitës kolonizuese të shtetit jugosllav ndaj shqiptarëve në veçanti. Motoja e saj ka qenë: “Mos më fjet asnjë cast! Të punohet sot, për nesër, mos u marr me prentime, gradime, mashtrime”. Ky moto është më së i vlefshëm edhe në ditët tona dhe mbetet kushtrim ndaj të gjithë shqiptarëve atdhetarë.
4) Faza e katërt, nga 1968 deri në 1981, është faza e lulëzimit të veprimit ilegal në Kosovë. Fillin botimin e gazetave, lëvizja kombëtare shqiptare merr karakter të theksuar intelektual, krijohen edhe organizatat e para në perëndim. Në këtë kohë kanë funksionuar:
- Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës
- Grupi Revolucionar (1973), i udhehequr nga Kadri Osmani
- Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi, e udhëhequr nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla, Shefqet Jashari
5) Faza e pestë – fillon me vitin e kthesës 1981 dhe përfundon në fillim të viteve 1990. Në këtë kohë kanë vepruar: 

- Grupi Marksist – Leninist për Clirimin e Kosovës
- Grupi i Intelektualëve të Kosovës
- Fronti i Clirimit Kombëtar
- Partia Marksist-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi
- Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, e shëndrruar më pas në Lëvizja Popullore të Kosovës ka paraqitur një devijim nga program i ribashkimit të trojeve shqiptare nën Jugosllavi, sepse kanë paraqitur idenë e republikës së Kosovës (me adresë dhe pa adresë)
6) Faza e gjashtë është faza e luftërave çlirimtare në trojet të pushtuara të Kosovës, Kosovës Lindore dhe Iliridës, kur u organizuan luftërat të armatosura në Kosovë, IRJM, Kosovë lindore. U formuan Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjes, Bujanocit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Mund të thuhet se fazat 2-5 kanë pasur një rritje graduale. Nga masivizimi i veprimtarisë organizative kanë rezultuar kryengritjet e ardhshme clirimtare në vijen e pandaluar e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për clirim dhe ribashkim kombëtar, që nga LNDSH e deri tek Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Fatkeqësisht, faza e gjashtë që do të duhej të ishte edhe faza përfundimtare e rrugëtimit drejt lirisë dhe ribashkimit kombëtar nuk dha rezultatet e nevojshme. Disa liderë politiko-ushtarakë ulin flamurin dhe pranuan “marrëveshje paqësore” “për të drejtat” të shqiptarëve nën kolonizimin sllav. 
7) Faza e shtatë është faza e organizimit të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar me strukturat e veta, që prej 2002, si formacion politiko-ushtarak. Është hera e parë që pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) që një formacion politiko-ushtarak, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) iu drejtua institucioneve ndërkombëtare, përmes Memorandumit të shtatorit të vitit 2002, duke u shfaqur hapur me Platformën Politike të Bashkimit Kombëtar. Kështu iu ka thënë dy të burgosurve të FBKSH-së (1 korrik 2003 - 25 nëntor 2003), në Tiranë, zotit Gafurr Adili dhe Taip Mustafajit, Drejtoresha e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Evropën Jug-Lindore. Deri në këtë vit (2003), ribashkimi kombëtar ishtë temë tabu, por dashje pa dashje, me daljen nga burgu të Zotit Adili dhe vendosjes së Tij në Tiranë, ideja e ribashkimit kombëtar filloi të flitet hapur ku tanimë kemi patur edhe sondazhe të shumta dhe debate mbi temën e ribashkimit kombëtar. Kjo është edhe faza e formimit të disa lëvizjeve të tjera si Lëvizja VETËVENDOSJE! e udhëhequr nga Albin Kurti, Lëvizja për Bashkim, e udhëhequr nga Avni Klinaku, Lëvizja për Integrim dhe Bashkim, e udhëhequr nga Smajl Latifi, kurse intelektuali atdhetar Koço Danaj doli me Platformën e Shqipërisë Natyrale. Për fat të mirë, me rastin e hapjes së tunelit të Kalimashit, edhe vet kryeministri shqiptar flet për ribashkim kombëtar dhe thotë: Kjo është rruga e bashkimit, gjë që për mendimin tim, kryeministri i Shqipërisë ka respektuar Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: ... me aspiratën shekullore e popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar. Mbetet që të dy kryeministrat e principatave shqiptare të realizojnë fizikisht bashkimin e Republikës së Kosovës me Republikën së Shqipërisë, sepse nëse pakoja Ahtisaari e ndalon bashkimin e Kosovës me shtete apo me pjesë shtetesh të tjera, ajo nuk e ndalon Unionin Shqipëri-Kosovë.
Shëndrrimi i statusit të Kosovës nga një protektorat nën kolonizimin e UNMIK-ut në një shtet të pavarur, e bën të arsyeshëm (në Kosovë) ndryshimin e mjeteve, nga veprimtaria e fshehtë ilegale, në veprimtarinë e hapur propagandistike. Ashtu siç e ka theksuar Kryetarin e Përgjithshëm të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, Prof.Dr. Bashkim Mitrovica, në intervistën dhënë agjencisë së pavarur “Al Today”, tani ideja e bashkimit kombëtar nuk duhet më të përhapet sekret, nëpër odat e familjeve patriotike shqiptare, por duhet propaganduar hapur, edhe në mass median e shkruar dhe vizive të Tiranës dhe Prishtinës, dhe mbi të gjitha edhe në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës”. Pra, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, nga një formacion politiko-ushtarak duhet të shëndrrohet në një front demokratik – Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), ku të bashkohen të gjitha lëvizjet kombëtare në një të vetme, për të evituar harxhimi i katërfishtë të energjive dhe potencialeve kombëtare dhe përforcimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare drejt ribashkimit kombëtar. FDBK do të përdorë mjete legale, sepse është tejkaluar faza e pushtimit së drejtpërdrejtë klasik nga Serbia. Kurse për trevat të pushtuara FDBK do të jetë një bërthamë organizimi për veprimtarinë e metutjeshme kombëtare, duke respektuar traditën e organizimit ilegal politiko-ushtarak. Pra, përdorimi i veprimtarisë së hapur (legale) bashkë me veprimtarinë e “mbyllur” (ilegale dhe konspirative) i përshtatet karakterit politik të cilësdo trevë dhe ndryshon nga situata në situatë. “Principatat shqiptare” të Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë nën pushtim të drejtëpërdrejtë që të përdorët veprimtaria ilegale, tanimë është koha e heqjes së maskave dhe kushdo që do t’i përdor për të vjedhur populln, i çon ujë në mullirin e Beogradit. Kurse në trevat shqiptare nën IRJM. Serbi dhe Mal të Zi, që gjenden nën kolonizimin klasik sllav, duhet përdorur veprimtari ilegale, bashkë më veprimtari të hapur legale (demonstrata, protesta, kërkesa për avancim të të drejtave të shqiptarëve në nivelin e të drejtave që serbët I kanë fituar në Kosovë nëpërmjet pakos Ahtisaari, mundësisht autonominë politike, si hap taktik drejt shkëputjes nga pushtimi klasik sllav. Në momentin e ribashkimit të Kosovës së ngushtë me Shqipërinë, në trevat e pushtuara duhet kërkuar respektimin e të drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve të atjeshëm, në rast të kundërt, pushtuesit të përballen me luftëra çlirimtare antikoloniake që do të kenë si bazament të fushishëm shtetin shqiptar gjysëm i ribashkuar (Shqipëri administrative + Kosovë). Duke vepruar ashtu, duke mbledhur forcat dhe duke u përkushtuar tërësisht, Lëvizja Kombëtare Shqiptare do të mund të arrije objektivin e saj shekullor i çlirimit dhe ribashkimit kombëtar. 
Kohë nuk ka për të humbur! 
Rreshtohuni në rradhët e Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar !

Prishtinë, 18 qershor 2009

Për ribotim- Kadri Mani

 

 

Tregim

 

Rrugë pa kthim
E Henë, 10-05-2010, 08:05pm (GMT+1)

Nga Zyrafete Manaj, mësuese, shkrimtare, publiciste

Kthehem nga puna e rënduar nga lodhja dhe pres fundjavën e radhës për t’u shlodhur.
Shtrihem në kanape e sytë më shkojnë në portretin e varur përballë meje në mur.
E çiltër dukej në portret siç qe edhe vetë shpirti i saj, me dorën e djathtë në tëmth sikur mendonte- thellë mendonte.

-Po vallë, ç’mendonte?!

Befas zgjohem, ofroj një gotë ujë pranë vetes, për të freskuar mallin e përvëluar ndër dej.
-A thua vallë, ç’mendonte Etja?! A mos mendonte rrugën e pa kthim...

Duke shikuar analizoja çdo pjesë të fytyrës së saj në mënyrë milimetrike.
Kujtesa m‘u kthye prapa, shumë, pas në vite e më dërgoi në brendinë e asaj dhome ku rrinim bashkë dikur.
U mblodhëm të gjithë së bashku atë natë. Ne motrat kishim ardhur të gjitha nga shtëpitë tona, e prindërit dhe vëllezërit ishin aty. Nuk kishim kordinuar planin që të ishim së bashku, por kot nuk thonë se rasti është mbret i botës.Dhe për atë mbrëmje vërtet i tillë ishte.
Jeta kosovare frymonte me skamjen, varfërinë dhe mbi të gjitha me terrorin shtetëror që mundohej të vriste çdo gjë shqiptare.
Portreti i saj brenda në kornizë, e varur në murin përballë meje, që heshtte e në të njëjtën kohë më fliste shumë. Thua se ajo filloi t’i zbërthejë një nga një ditët e historisë së saj. Sikur donte të
 më fliste për rrebelimin e saj rinor kundër atij pushteti që ishte mohues i çdo gjëje shqiptare dhe për tërë kontributin e saj, i cili nuk ishte i pakët. Ajo sikur më fliste qetë e më thoshte:

"Mua m‘u ndal për gjysmë shkollimi për të vetmen arsye se u mundova dhe u përpoqa që të tjerët pas nesh ta gëzojnë këtë të drejtë pa ndonjë problem. Mua nuk më dhimben ditët që në torturë m’i kthenin nëpër ato ''dhoma'' të errëta të kazamateve serbo-sllave për t’ua mundësuar gjeneratave të reja që jetën ta kenë të lire, e ta gëzojnë siç duan vetë ata. Mua nuk më dhemb që koha ime së bashku me trupin tim u burgos dhe më dënuan në ''emër të popullit''- të këtij populli për të cilin unë luftova që të jetë i lirë,"… 
E unë sërish kërkoj gotën me ujë për të freskuar mendimet e për të kujtuar
 atë karakter të fortë njeriu, atë luftëtare dhe atë kontribuese të çështjes kombëtare, e cila për asnjë moment nuk kurseu asgjë për atdheun. Kujtimet në mua zgjohen në mënyrë rrebeluese e më fusin në çdo cep të kujtesës sime, e më kthejnë prapë tek ajo dhomë ku ishim të gjithë së bashku, tek ajo dhomë ku gumëzhinte nga të qeshurat tona edhe pse skamja, trysnitë shtetërore dhe vuajtjet që përcillnin popullin krijonin vështirësitë e llojit të vet. Ne, brenda vetes sonë, brenda atyre mureve të asaj dhome të ngrohtë e ndjenim veten zot të gjithçkaje.
Koha ecte me shpejtësinë e vet e natës ia shkurtonte orët. Mëngjesi afrohej. Për disa sekonda mbretëroi një heshtje. E heshtja sikur kafshoi shpirtin e saj dhe e bëri për ta qarë atë heshtje. Ajo na tregoi për vendimin që kishte marrë. Na tha se do ta linte Kosovën, sepse çdo rrugë për jetesë në tokën e Kosovës ishte mbyllur për të. Vendimi ishte i pashmangshëm. Dëshironte të ndërtonte një jetë më të mirë për birin e saj edhe pse për vete nuk e kishte menduar edhe në rastet më të rënda, edhe atëherë kur i rrezikohej jeta. Vendimi
 që kishte marrë e vrau fort shpirtin e saj, por ishte i pashmagshëm.
Dita për ta lënë Kosovën erdhi. Ajo kishte vendosur të shkonte në Suedi. Këtu fitoi të drejtën e qëndrimit. Edhe prej këtu deshi të bëjë më të mirën e mundshme për vendin e saj. Kontribuoi në mënyra të ndryshme për Kosovë, mundohej me çdo kusht të bënte më të mirën për njerëzit në atdhe, duke ndihmuar mësimdhënësit, të cilët punonin në 
mënyrë krejt vullnetare në atë kohë.
Ishte pjesmarrëse në të gjitha demonstratat që organizoheshin nga shqiptarët në të mirë të çështjes të Kosovës.
Dita e kobshme dhe fatale për të shumë shpejt arriti.
Ende pa u rritur filizat e saj, akoma pa ua mësuar alfabetin shqip, ende pa ua shpjeguar Kushtrimit dhe Kastriotit domethënien e emrave të tyre dhe ende pa arritur t’i brumosë me ndjenjën për atdheun, iku për të mos u kthyer më kurrë.
Etja iku në rrugën e pakthim.
 
Maj, 2010, Suedi

 

KËSHILLI NACIONAL NË KOSOVËN LINDORE ËSHTË BISHT I DJALLIT KOLONIZUES SERB

 

Nga Vera Dushi

 

Me zhurmë të madhe, në Kosovën lindore u hapën kutitë të votimit për zgjedhjet për Këshillin Nacional, një krijesë që kinse promovon të drejtat e shqiptarëve si pakicë kombëtare tek qeveria në Beograd.

Sipas një ligji serb, çdo pakicë kombëtare ka të drejtë të ketë një këshill nacional që merret me njëfarë autonomie kulturore për pakicat kombëtare.

Por “po harrohet” se shqiptarët nuk janë pakicë kombëtare, por popullatë autoktone në këtë vend të pushtuar dhe të kolonizuar nga pushtuesit dhe kolonizatorët serbë!

Këtu është gabimi i atyre që promovojnë këtë krijesë. Me këtë këshill, në mënyrë të hapur e pranojnë indirekt regjimin serb.

Shumica shqiptare i kanë bojkotuar votimet e fundit për këtë “këshill”, por ka të atillë si Riza Halimi dhe partia e tij që e kanë sponsorizuar direkt këtë këshill.

Më shumë, vërehet “demokracia” e Serbisë, që ka mbushur kutitë, meqë populli nuk ka dalë në votime.

Paramendoni:

Serbët në veriun e Kosovës hapur kërkojnë t’i bashkojnë Serbisë, edhe pse nuk kanë të drejtë, bëjnë zgjedhje të vetat atje, kurse shqiptarët në vend se të kërkojnë bashkim me Kosovën, Riza Halimi dhe njerëz të tij të shitur pranojnë këshilla të tilla sipas ligjeve serbe duke mohuar të drejtën e shqiptarëve nga Kosova Lindore për bashkim me Kosovën.

Ndërkohë që populli ka vetëdije kombëtare dhe nuk merr pjesë në “zgjedhje”, por këta pakurrizore në krye me Riza Halimin, jo.

Dhe populli duhet të ngritët në revoltë kundër pakurrizorëve që sundojnë në Luginë të Preshevës (Kosovë Lindore)  dhe kundër Beogradit, për të parë më të vërtetë dritën e lirisë dhe të ribashkimit kombëtar.

Kohë nuk ka për të humbur; çdo sekondë është në favor të bishtit të djallit të futur për kolonizim të Luginës së Preshevës – Kosovës Lindore.

 

Autorja është anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar Gjakovë (Shqipëri Etnike), 8 qershor 2010

 

 

Në Skënderaj shënohet 40-vjetori i poetit Halil Xani

Prend Buzhala: Nga lirika e haresë fëmijërore deri te komikja ezopiane
E Diel, 06-06-210, 11:35am (GMT+1)

Në 40-vjetorin e punës e të krijimatrisë letrare të Halil Xanit

 

Këndvështrim

 

Para dyzet vjetësh, një vit pas rënies së Rankoviqit, në Kosovë po fillonte një emancipim¸ sado që i kufizuar, nacional, arsimor, politik e kulturor, një Renesancë a Rilindje Kombëtare. Dhe brezat e rinj atëherë po shfaqnin një etje të madhe për kulturë e për ta njohur vetveten, historinë e qenien kombëtare, aq të anatemuara e të ndaluara, mbasi rrathët rankoviçistë po pëlcisnin para zhvillimeve të reja e lëvizjeve të reja atdhetare në këto hapësira, ani se regjimi shtypës politik po vazhdonte në forma të tjera.

 

1. Portreti krijues: përtëritja e shkrimit

 

Pikërisht në një atmosferë të tillë, Halil Xani shfaqet me krijimet e para, një etjeje e dashuri të madhe për artin e shkrimit, të cilit nuk iu nda asnjëherë. Edhe tani, pas dyzet vjetësh, Halili dhe brezi i tij i kulturës po e përjetojnë një renesancë tjetër, të re, me energji të çliruara krijuese, të cilat ishin ndrydhur për kaq e kaq dekada për shkaqet që dihen. Krijuesit e provincës nuk e kishin të lehtë t’i thyenin rrathët e ekzorcizmit shtetëror edhe në fushën e krijimtarisë, për të botuar veprat e tyre. Këta rrathë plasën bashkë me të ligat dhe të këqijat që i lamë pas, ani se edhe koha jonë nuk kursehet nga shumë e shumë të liga, për të cilat di të shkruajë me aq përkushtim edhe pena e Halilit. Portreti i tij krijues shtrihet në disa fusha: në atë të krijimtarisë letrare për fëmijë, në fushën e lirikës fabulative, humoristike e satirike, në atë të anekdotës popullore e bashkëkohore, si dhe në atë të publicistikës e gazetarisë. Portreti krijues i Halilit shfaqet e ravijëzohet i larmishëm, gjithnjë në përtëritje të shkrimit letrar, humoristik, satirik e publicistik, gjithnjë me qëllimin human në shërbim të të vërtetës, sikundër do të thoshte Belou: “E vërteta na shfaqet ndonjëherë në trajtat, në të cilat ne nuk jemi të ,përgatitur”, apo sikundër kishte thënë Gete: “Të vërtetës së re asgjë nuk i bën më shumë dëm, se ç’i bëjnë iluzionet e gabimet e vjetra.” Prandaj, këtë prirje të ringjallur ai po e përjeton në botimin e krijimtarisë letrare për fëmijë e në atë të zhanrit të humorit e të satirës, si dhe në trajtat tjera të shkrimit publicistik e letrar, në dy përmbledhje vjershash për fëmijë:  “Ndal Drenushe” (1996) dhe “Unë e babi mjeshtër”(2005), si dhe në tri vëllime të tjera humoristike e satirike: “101 qyfyret e Nastradinit” (2009), “Pak për mahi më shumë përnjëmend” (2009 dhe “Ec e mos u bëj nervoz” (2010). Prandaj, shkrimit të tij i shkojnë së bashku, dorë për dore, buzëqeshja e hareshme e botës së fëmijëve, e qeshura e shëndetshme dhe nënqeshja tallëse e humorit dhe satirës.

 

2. Ringjallja e poetikës së fëmijërisë

 

Të ringjallësh poetikën e fëmijërisë, atë poetikë kaq emotive e kaq jetësore, do të thotë të thurësh edhe poetikën e bashkëkohësisë, sepse poeti nuk është thjesht një kalimtar rasti, por është një vëzhgues e gërmues i të fshehtave shpirtërore,... i përjetimit të brendshëm. Këtë vëzhgim e gërmim në të fshehtat e artit e të botës së fëmijëve, Halili e qëmton qe dyzet vite. Fryt i këtij shoqërimi me muzën e virgjër të lirikave për fëmijë, janë librat e larttheksuar. Te përmbledhja e parë “Ndal drenushë”, ai na e rrëfen shtegtimin e tij të parë në takim me artin e shkrimit, në një natë pagjumësie, kur nuk kishte guxim ta ndizte as dritën, në kushtet e atëhershme, të rënda, të jetesës në katund:

 

U ktheva kah drita e stufës

Fillova të shënoj në letër

Kur pa dashur preka mashën

Ajo rrapëlloi në stufën e vjetër.

 

E pra, këtë flakë të ndezur të pasionit për artin, të pashuar  që nga fëmijëria, Halili e mban të ndezur edhe sot. Drita e tij sa vjen e përhapet, sepse kurrë nuk ka dritë të tepërt, as dashuri të tepërt për qenien e fëmijës, as dashuri të tepruar për artin e për gjërat tjera sublime në botë. Mund t’i kenë dalë pengesa Halilit që në fëmijëri, për të mos u marrë me artin, më vonë ato veç sa mund të jenë shtuar, krahas kushteve të rënda sociale, nacionale e politike, por ja që ai, si arsimtar e publicist, si poet dhe gazetar, diti ta mbajë të zgjuar fjalën e tij të artit. Madje, te poezia për fëmijë, bota nuk është e tillë, e rëndë, por e bukur, me ngjyra ylberore, me peizazhe mahnitëse, me botën e pasur të florës dhe faunës, me harenë dhe larminë e lojërave për fëmijë, me vlerat humane të shpirtit njerëzor, siç i komunikon poezia “Ndal drenushë”, me rritjen emocionale e mendore të fëmijës, me artin e edukimit aspak moralizues:

 

Beni në klasë të parë

Mësimit kur ia nisi

A-në e bëri si shkallë

I-në si maje lisi.

 

Halil Xani i kërkon në poezitë lirike për fëmijë pikërisht ato inspirime fine, tejet të ndjeshme, inspirime të gjetura edhe nëpërmes metrit dhe rimës, edhë nëpërmes një rrëfimi pasionant në vargje, duke manifestuar, kështu, vetëdije të fortë krijuese për specifikat e artit për fëmijë e të botës së fëmijëve, me një fjalë, duke dhuruar energjinë e tij krijuese dhe shpirtin e tij aq të pasur me imagjinatën edukuese, artistike e argëtuese për qenien aq të dashur e të virgjër, siç është fëmija. Këtë prirje ai do ta vazhdojë e do ta thellojë edhe në dy librat tjerë poetikë për fëmijë, “Unë e babi mjeshtër”, në të cilën tërësia e motiveve e temave, gama e ideve dhe e ligjërimit figurativ-poetik,sa vjen e pasurohet. Tashmë në lirikën për fëmijë hyjnë edhe gjurmët e kohëve: dhuna e ushtruar nga pushtuesit serb dhe rezistenca e lufta për liri, me emrat e shenjtë të dëshmorëve dhe të të rënëve. Diçka e ka vrarë buzëqeshjen e librit të parë:

 

Përse ma vranë lapsin

Ai ish pushka ime?

 

Gjatë leximit ti do ta ndjesh pasurinë e brendshme të thesarit estetik që ta dhuron kjo krijimtari, do të përjetosh këndshëm kërkesën e krijuesit, se sa me respekt ai merret me pamjet e fëmijërisë e të shëmbëlltyrës së fëmijës, do të reflektosh se me çfarë përkushtimi ai do të  meditojë për fëmijërinë, si një faktor jashtëzakonisht të rëndësishëm të kulturës sonë e të letërsisë sonë veçanërisht:

 

Ua hapa derën

Luleve, bletëve

E fëmijëve përnjëherë,

Hyri edhe dielli

E mora dhe shiun

Vjersha u bë ylber.

Më tha trimi

Me pushkën time

Edhe unë do të vi,

Ju asnjë pa mua

Fare s`keni vlerë

Po s`patët liri.

 

Teksti i tillë, i poetikës së lirikës për fëmijë, flet për identifikimin e plotë të krijuesit me botën imagjinatave e emocionale të fëmijëve, por flet edhe për atë poetikë të ngulitur në ndërgjegjen e hershme të krijuesit, kur i kishte formuar idetë e inspirimet për thesaret e bukuritë e rruzullimit, atdheut dhe botës së fëmijëve e të cilat vijnë te kjo lirikë si pamje me thellësi trajtimi.

 

3. Fryma ezopiane: humori e thumbimi

 

Të tre librat tjerë, “101 qyfyret e Nastradinit”, “Pak për mahi më shumë përnjëmend” dhe “Ec e mos u bëj nervoz” (vargje me gjemba) për nga strukturimi i tyre, shfaqin një prirje tjetër, të kryehershme, të Halil Xanit: pikësynimin për ta krijuar kategorinë e përgjithshme të humorit, pra të komikes e të të qeshurës. Dikur Platoni i moçëm nënvizonte se komikja përbën kontradiktën midis të shëmtuarës dhe seriozes, duke e përveçuar kundërshtinë në dukurinë komike që bëhet objekt i të qeshurës. Atëherë edhe këto tri vëllime, i pari me lirika humoristike e satirke fabulative të tipit anekdotik e kund e kund ezopian, i dyti me anekdota e kallëzime humoristike-satirike, të frymës popullore, po edhe të frymës bashkëkohore; dhe i treti me vargje të satirës politike, sociale e të larmishme - arrin që tek situatat, personazhet, idetë, temat, motivet e sidomos tek shfaqja e dukurive të vjetra që paraqiten nën petkun e së resë, ta shquajë disfatën morale të këtyre personazheve komikë e të këtyre dukurive komike, nga njëra anë, po edhe vënien në pah të mprehtësisë satirike kundruall situatave të sotme të deformimeve morale e social-politike, nga ana tjetër. Në vëllimin e parë, figura interesante, e këndshme dhe qesharake e Nastradinit, kësaj shëmbëlltyre me përmasa ndërkombëtare, bëhet subjekt e objekt i krijimeve fabulative në poezi. Te secila poezi, shfaqet një humor i butë, në frymë popullore. Mirëpo, nën petkun e tyre shpërthen mjeshtërisht e përqeshura nga pak e hidhur, acaruese, madje, edhe revoltuese, kund e kund moralizuese, përplasjesh të zhveshura komike-satirike, për ta shqiptuar një porosi nga mësimi i vështirë i përvojës së rëndë të jetës.

Duke i trajtuar kotësitë primitive të kësaj shoqërie, besëtytnitë si mjete të zgjidhjes së fatit të njeriut apo të problemeve familjare, nga njëra anë, si dhe të trajtimit të problemeve të rëndësishme shoqërore, nga ana tjetër; procedimori i tillë letrar e shfrytëzon mjeshtërisht gërshetimin e këtyre dy anëve. Ndërsa në planin tematike-humoristike shquhen veprimet qesharake, gjestet e replikat që zgjojnë gaz, karshi demaskimit të  degjenerimit të përgjithshëm moral e politik të shoqërisë sonë, qoftë edhe të kësaj të mbas luftës. Po kjo frymë humori, hareje, qeshjeje e demaskimi e përshkon edhe vëllimin e dytë “Pak për mahi më shumë përnjëmend” që ndahet në katër njësi tematike-anekdotike: “Mahi nga lufta” (1998-99), “Të bëmat e Dautit”, “Me Nastradiniin e ri nëpër Kosovë e Shqipëri” dhe “Në veten e parë”, trajton anë të ndryshme të jetës sonë të luftës e të mbas luftës. Kjo shtrirje tematike-humoristike-demaskuese e që nxit, mbi të gjitha, gaz të lezetshëm e të këndshëm, flet për natyrën komplekse, të ndërlikuar dhe gjithëpërfshirëse të humorit e të komikes.

Duke i paraqitur frymën humoristike e kritike në trajtat ezopike, të shkurta e spirituoze (anekdotën, thënien aforistike, fabulën lirike, skicën narrative-humoristike, vjershën satirike etj) nëpër disa periudha e nëpër disa kohë, të periudhave të ndryshme e të kohëve të ndryshme; duke i riaktualizuar e duke iu veshur, si heronjve e protagonistëve, ashtu edhe përmbajtjeve të dikurshme humoristike përmbajtjet e kohëve që i jetuam e përjetuam, Halil Xani sikur dëshiron të na e tërheqë vëmendjen se zhvillimin e njeriut e të shoqërisë sonë e kanë përcjellë edhe zhvillimi e evoluimi i spirituozitetit, pra i qeshjes e nënqeshjes sonë ironike. Sado që kohët ishin të vështira për popullin tonë, me përjetime të rënda, ishin mu këto vlera thëniesh, fabulash, ngjarjesh anekdotike e humoristike që e shënuan dhe e dëshmuan frymën tonë spirituoze, qëndrimin kritik të polemit tonë. Kundruall këtyre ngjarjeve e përvojave, represionit shtetëror, diktaturave e dogmave nga më të rëndat, populli ynë, në përgjithësi, po edhe krijues si Halil Xani, në veçanti, këtyre situatave të tilla u janë kundërvënë e përgjigjur shpesh me të qeshurën, me humorin e me satirën. Dhe të gjitha këto trajta na e japin edhe një model të posaçëm të qëndrimit kritik. Halil Xani këtë e manifeston dhe e dëshmon qe disa dekada.

---------------

 

Studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur prend buzhala

prend buzhala u lind më 1 nëntor 1951 në Çabiq të Klinës. Filloren e kreu në Ujëmirë, gjimnazin në Klinë, fakultetin filologjik (gjuhë e letërsi shqipe) në Prishtinë. I ndoqi edhe studimet postdiplomike, po për shkak të burgosjes politike më 1982, iu ndërprenë nga regjimi i kohës, ashtu siç iu ndalua edhe botimi i shkrimeve dhe e drejta e punësimit.
Shkrime letrare botoi prej vitit 1967. Shkruan poezi, prozë, kritika e studime letrare, publicistikë. Gjatë tri dekadave të fundit ishte i angazhuar në lëvizjet nacionale, politike e kulturore të kohës. Për këtë arsye, për dy dekada rresht u përndoq nga organet shtetërore të ish Jugosllavisë e sidomos nga ato serbe, kështu që gjatë viteve '90 të shekullit që e lamë pas, u arrestua e u keqtrajtua dhjetëra e dhjetëra herë nga milicia e paramilitarët serbianë. Për arrestimin e fundit të tij, lexo: http://www.kosova.com/arkivi1997/i980602c.htm.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, raportonte nga zonat e luftës për disa media. Punoi profesor i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën e mesme të Klinës (1976-1982, 1992-1996), drejtues i arsimit komunal të Klinës (1995-1999), redaktor në gazetat “Fjala” (1990) e “Bashkimi” (1991) të Prishtinës, korrespondent i gazetave “Bujku” e “Rilindja” (1995-shkurt 2002), pastaj te “Epoka e re”, Radio Rilindja, “Express” i Prishtinës, redaktor i faqeve të kulturë në të përjavshmen “Focus” të Prishtinës (2006-2008). Punoi edhe zyrtar arsimi (2001-2003). Tash është drejtues i Bibliotekës Publike “Kongresi i Manastirit” në Klinë. Ka qenë ndër themeluesit e themelues i disa revistave lokale të Klinës, si “Jehona e Dukajginit “ (vitet ’70 e këndej), “Ylli”, “Synimet”, “Tribuna”, “Profili” etj. Është redaktor e recensues i qindra botimeve në dy dekadat e fundit.

Disa nga çmimet letrare e publicistike:
Çmimi i gazetës “Rilindja” për gazetarin më të mirë të decenies gjatë viteve ’90, 12 shkurt 1999,
Çmimi “Agim Ramadani”, në Takimet e Dom Mikelit, Stubëll, shtator 2008, për poezinë më të mirë, me titull “Nga ligjërimet e Nji Plake Ditën e Shën Premtes”,
Çmimi ”Ora e Tahir Deskut” për veprën më të mirë, “Kode poetike të mbijetesës shpirtërore”, shtator 2009, Klinë,
Çmimi “Fondi Akil Mark Koci”, për kontribut në kulturë e në krijimatrinë artistike, në Takimet e Dom Mikelit, Stubëll, shtator 2009.

I. Veprat në poezi:
O Amë, o Amë, 1995.
Për kë bie këmbanë e re, 1998.
Shtatë seanca pranë Apokalipsit, 1998.

prend buzhala ne promovimin e vepres se Anton Nik Berishes, Prishtine 2008
II. Kritika, studime monografike, vështrime:
Metafora e vendlindjes, 1999.
Përqasje estetike, 2000.
Ex libris - I, 2003.
Odeoni i fjalës, 2003.
Shkrimtari pranë buzëqeshjes. Studim mono-grafik për letërsinë për fëmijë të Ali Huruglicës, 2005.
Muza e zemrës, 2006.
Temë dhe tekst,- Shkup, 2006.
Muza e Kujtesës, 2007.
Aty ku krizat i besohen engjëllit, (Ndërko-munikime estetike: arti - literatura – lufta), 2008.
Res Publica e shkrimtarit, (Ese, trajtesa), 2008.
Kode poetike të mbijetesës shpirtërore/ Mbi romanet për të rritur të Anton Nikë Berishës, Argeta LMG, Tiranë, 2009.
Gjenitivi i lirikës - poezia e Mirko Gashit, 2009.

III. Roman:
Moisiu fluturonte me Qerren e Zjarrtë, 2003.
IV. Publicistikë:
Lartësimi i lirisë. Monografi për mësuesin dëshmor Ismet Rrahmani, 2002.

V. Përgartiti për shtyp:
Testament letrar, Mendimi kritik për veprën e Ramadan Mehmetit, me komente, Prishtinë 2008.
Të kuvendosh nën shenjën e Euterpës, Intervista të Akil Mark Kocit dhënë mediave 1976-2008, Prishtinë 2009

Kajtaz Gecaj | 02-06-2010 17:01 CET

Skënderaj. Me përurimin e opusit krijues të Halil Xanit, është shënuar 40-vjetori i krijimtarisë së shkrimtarit për fëmijë nga Drenica, Halil Xani. Promovimi është bërë në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe në përmbyllje të javës së dhurimit të librit për pasurimin e Bibliotekës Komunale. Në përurim kanë marrë pjesë personalitete të jetës kulturore, përfaqësues të strukturave të pushtetit lokal, shkrimtarë dhe kritikë. 
Organizatori i përurimit, drejtori i Bibliotekës Komunale, Xhavit Aliu, përkujtoi se java e dhurimit të librit në përmbyllje të së cilës edhe përurohet opusi krijues i Xanit, ka qenë e suksesshme. 
“Një pjesë e madhe e krijimtarisë së shkrimit Halil Xani, i dedikohet moshës fëmijërore. Ai krijoi me përkushtim për këtë moshë, sepse fëmijët janë ardhmëria e një kombi. Një pjesë e veprave të autorit të Halil Xanit janë me motive humoristike e satirike”, tha Aliu, i cili më pas lexoi biografinë e autorit. Një kumtesë për krijimtarinë e begatshme 40-vjeçare të shkrimtarit për fëmijë, Halil Xani, e ka lexuar poeti dhe publicisti, Prend Buzhala. 
Shkrimtari Halil Xani ka botuar deri më tash pesë libra: “Ndal drenushë”, “101 qyfyret e Nastradinit”, “Pak për mahi, e më shumë përnjëmend”, “Unë e babi mjeshtër” dhe “Ec e mos u bë nervoz”.Disa ekzemplarë të librit të fundi, Xani ia dhuroi Bibliotekës Komunale.

 

Nga e majta: Adem Berisha, Xhavit Aliu, Halil Xani, Kadri Mani, Fehmi Sogojeva, Rabit Osmani
Nga e majta: Adem Berisha, Xhavit Aliu, Halil Xani, Kadri Mani, Fehmi Sogojeva, Rabit Osmani

 

 

PARTIA EKOLOGJIKE E KOSOVëS                                             KOSOVA ECOLOGICAL PARTY

PRISHTINë                                                                                                PRISHTINA       Tel: 038 234 000   044/501-180                                             Tel: 038 234 000 ; 044/501-180

e-mail: partiaekologjike@hotmail.com                                      e-mail: partiaekologjike@hotmail.com

Web:www.partiaekologjike.net                                                          Web.www.partiaekologjike.net

 

 

 


Prishtinë, më 13. 06. 2010

 

 

KOMUNIKATË PËR MJETET E INFORMIMIT PUBLIK

- ARRESTIMI I  z. ALBIN KURTI -

 

 

Nga Mr. sc. Arif Krasniqi, kryetar

 

Partia Ekologjike e Kosovës nëpërmjet kësaj komunikate, fuqimisht reagon dhe shpreh indinjatën e vet të thellë lidhur me dhunën që ushtroi Shërbimi Policor i Kosovës me rastin e arrestimit të liderit të Lëvizjes “Vetëvendosja” më 12.06. 2010 në momentin kur kjo bëri publike pjesëmarrjen e saj për zgjedhjet e ardhshme  të Republikës së Kosovës.

Reagojmë kundër veprimit jodemokratik, jonjerëzor dhe madje, të kundërligjshme dhe jo në harmoni me Rregulloren e punës të Shërbimit Policor të Kosovës, të ndërmarra me rastin e arrestimit të z. Kurti.

 

Reagojmë kundër sjelljeve të pahijshme dhe jotransparente të personelit mjekësor të QKU-se me rastin e dhënies së informatave të sakta dhe me kohë për numrin e anëtarët e plagosur dhe gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kanë marrë lëndime serioze në rrëmujën e cila ka ndodhur në momentin e arrestimit të z. Kurti.

 

Partia Ekologjike e Kosovës, dëshiron të ua përkujtojë akterëve të këtyre veprimeve, se qytetarët e Republikës së Kosovës, më së paku tani kanë nevojë për skena të tilla, të cilave me vite të tëra i ishin ekspozuar atyre, të cilat regjimi serbosllav ushtroi kundër nesh.

 

Nuk do të dëshironim që ky dhe raste të tjera të ngjashme të ndërmerren ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, ndërsa të tilla të mos ndërmerren për ta zbuluar, zhdukur dhe evituar  korrupsionin dhe krimin e organizuar që dita më ditë po lulëzon në vendin tonë.

 

 

Marrë nga gazeta VOAL

 

SHKRIMTARJA KËZE KOZETA ZYLO MERR ÇERTIFIKATËN E MIRËNJOHJES PËR BAMIRËSI

 

Shkrimtarja Këze Kozeta Zylo vlerësohet me "Çertifikatën e Mirënjohjes" për bamirësi dhe punën udhëzuese tek studentët e saj në mjedieset e një Qendre Shëndetësore, të cilët për shumë kohë punuan vullnetarisht për të ndihmuar njerëz të moshës së vjetër dhe me probleme shëndetësore.

Çertifikata e Mirënjohjes iu dha nga Shkolla e Mesme "Wagner" dhe Qendra e Rehabilitimit "Eger", në ceremoninë e gradimit të nxënësve, të cilët u pajisën me diplomat e shkollës së mesme.

Njëkohësisht në këtë ditë gazeta "Wagner World", e shkollës së Mesme, kishte botuar poezinë e shkrimtares Zylo " Gratitude to America", një vlerësim tjetër që i bëhet poetes shqiptare në mjedise të huaja amerikane.

I urojmë suksese të mëtejshme Zonjës Zylo!

 

 

KURRË NUK DO TË MUND TË THUHEN TË GJITHA GJËRAT PËR LUFTËN

Përgaditën për kombëtaren  “Bota sot”: Sefedin Krasniqi & Beqir Kameraj

Intervistë me Saim Tahiraj

Në përvjetorin e pestë të luftës së Jasharëve në Prekaz, të 5, 6, dhe 7 marsit 1998, shtypi i shkruar i Kosovës ka botuar artikuj të ndryshem lidhur me përgaditjet e luftës, ushtrimeve të grupeve të para në Shqipëri në vitin 1991 deri në fillimin e luftës së hapur dhe zhvillimin e saj në Kosovë. Prej mbarimit të luftës është folur dhe janë realizuar shumë intervista me komandantë dhe ushtarë apo verimtarë që  e kanë ndihmuar çlirimin e Kosovës. Janë botuar edhe shumë libra, shumë të tjera janë në botim e sipër. Megjithatë, ekziston përshtypja se shtypi kosovar e ka trajtuar luftën sipas shijës së krahut politik që i kanë takuar gazetarët. Veç shijes së gazetarëve dhe bindjeve politike të tyre, shumë gjëra kanë mbetur pa u thëne nga shkaku se shumë ushtarë të UÇK-së gjindeshin ende nëpër burgjet serbe. Pasi në burgjet serbe, sipas të gjitha gjasëve, nuk ka më pjestarë të UÇK-së, intervista dhe fejtone, me rrëfime për luftën, prap kanë vërshuar shtypin e Kosovës. Interesim i veçantë është shfaqur për rrëfimet e anëtarëve të familjes së Adem Jasharit. Në rrëfimin e Rifat Jasharit flitet edhe për disa pjestarë të grupit të Salih Çekajt, sidomos për  familjen e vëllezërve Tahiraj nga Belegu si dhe të Osman Ferizit nga Kodralia. Për këto familje ka folur për së gjalli edhe Hamzë Jashari, i cili në intervisten e Shpresë Mulliqit, të botuar post-mortum në kombëtaren “Bota sot” më 16, 17 dhe 18 prill 1998, ka deklaruar: ”Familja Jashari  e njeh mirë familjen Tahiraj nga Belegu si dhe familjen Ferizi nga Kodralia etj.” Në një intervistë të gjatë,  në muajin shtator të vitit 2002, në gazetën “Zëri”, Rifat Jashari ka deklaruar fare ngjajshëm sikur vëllai i tij Hamza. Për komëtaren “Bota sot”, e lutëm njërin nga vëllezërit Tahiraj, Saim Tahirajn, pasi që ky ishte edhe më aktivi në grupin e Sali Çekajt, të flas më imtësisht rreth veprimtarisë së këtij grupi si dhe zhvillimeve të luftës në përgjithësi. Gjatë bisedës të pranishëm kanë qenë edhe vëllezërit Ismet dhe Sami Tahiraj.

KURRË NUK DO TË MUND THUHEN TË GJITHA GJËRAT PËR LUFTËN

Bota sot: Sikur shumë ushtarë dhe komandantë edhe Ju keni folur disa herë për gazetën “Bota sot”  për luftën. Për shkaqe që tashmë dihen, asnjëherë as Ju nuk keni mundur t’i thoni të gjitha gjërat që keni dashur. Çka ka mbetur ende pa u thënë? Ku dhe kur kanë filluar kontaktet e juaja me Adem Jasharin dhe Grupin e luftëtarëve të Drenicës dhe të Llapit? Cilat ishin lidhjet e Grupit të Salih Çekajt me këto grupe?

Saim Tahiraj: Dua të jem i qartë. Ne nuk kemi punuar kokë më veti. Para se të fillojmë  me përgaditjet ushtarake në Shqipëri, në mes të institucioneve të shtetit Shqiptar dhe atyre të Kosovës, sa di unë, është  arritur një marrëveshje.  Protogonistët e kësaj marrëveshje janë gjallë, si në Kosovë edhe në Shqipëri. Ata më në fund duhet të flasin e ta thonë të vërtetën. Këtë ia kanë borxh historisë dhe gjithë shqiptarëve, por në veçanti ua kanë borxh Salih Çekajt, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Për mua këta tre janë tri shtyllat kryesore të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës. Ata e përgaditën luftën, i realizuan aksionet  e para kundër soldateskës serbe dhe vazhduan me luftën e hapur derisa  ranë heroikisht në fushën e nderit. Ndërsa për kontaketet me Adem Jasharin dhe kontaktet me grupe tjera luftëtarësh do të flas në kuadër të kontakteve që kemi pasur me rastin e pregaditjes së Grupit të Dytë në Shqipëri, e sidomos pas hyrjes së këtij  grupi në Kosovë.

Bota sot:  Atëherë na thuani diçka më imtësisht, për pregaditjet ushtarake dhe futjen e këtyre  grupeve në Kosovë.

Saim Tahiraj:  Pas daljes së Salih Çekajt në Gjermani, veprimtaria e tij zhvillohet në dy drejtime: në atë politik, duke u  kyçer në LDK me qendër në Shtutgard, sepse në sa ishte në Kosovë ishte anëtar i kësaj partie.  Drjetimi tjetër ishte fillimi i veprimtarisë ushtarake, e që në atë kohë  ka vepruar në kuadër  të Qeverisë së Kosovës e cila punonte në egzil. Ai pra kishte marrë instruksionet nga njerëzit e qeverisë për të filluar pregaditjet e para ushtarake, bashkë me shumë shokë dhe njerëz të besueshëm të çështjes kombëtare. Pas shumë analizave dhe konsultimeve, Salihu ka shkuar në Shqipëri dhe atje bashkohet me rreth 60 djem të zgjedhur nga të gjitha viset shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Me këta djem ka bërë pregaditje ushtarake në Surrel të Tiranës, në malin Dajt. Ky ka qenë Grupi i parë i ushtarëve të Republikës së Kosovës.

Bota sot: Do të ishte me interes të thuani diçka për këtë grup. Në opinion dihet shumë pak. A janë futur në Kosovë ushtarët e këti grupi të armatosur dhe me uniforma ushatarke?

Saim Tahiraj: Jo, ata nuk kanë qenë të armatosur as të uniformuar. Pas ushtrimeve ushtarake një muajshe, qëllimi i tyre ka qenë futja në Kosovë nëpër rrugë dhe mënyra të ndyshme. Përjashtim bëjnë Salih Çekaj dhe Zymer Lulaj. Këta dy kanë udhëtuar  nga Shqipëria në drejtim të Kosovës dhe kanë qenë të armatosur.  Mendoj që për këtë duhet të flas më gjerësisht Zymer Lulaj. Ai  është deshmitar i gjallë. Por e di që  ata në Deçan i kanë vënë bazat e para për ushtarët e ardhshëm të Republikës së Kosovës.

Bota sot: Në këtë grup veç Salih Çekajt dhe Zymer Lulajt a dini edhe ndonjë emër tjetër të rëndësishëm që duhet përmendur?

Saim Tahiraj: Po, në këtë grup ka qenë edhe Zahir Pajaziti, i cili, gjithashtu bëri shumë për formimin e bërthamave të para të luftëtarëve të lirisë të Llapit por edhe më gjerë.

Bota sot: Për  vrasjen e tij para luftës, e në veçanti pas saj ka pasur  polemika nga individë të ndryshëm. Çfarë mendoni ju?

Saim Tahiraj: Fatkeqësisht, ai u vra heret nga forcat serbe. Rreth vrasjes së tij është folur e përfolur shumë, janë dhënë vlerësime dhe spekulime, por unë nuk dua të ngatërrohem me gjëra që nuk i di.

Bota sot: Atëherë, si qëndron puna me Grupin e Dytë të ushtarëve të Republikës së Kosovës?

Saim Tahiraj: Unë kam pasur privilegjin që grupit të dytë t’ia bashkangjes një grup djemsh nga komuna e Deçanit. Edhe ky grup ka ushtruar në Surel  të Dajtit, në të njëjtën bazë stërvitore ushtarake.

Pasi unë bashkë me shumë djem  tjerë tashmë i kishim filluar aktivitetet tona ende pa filluar ushtrimet në Shqipëri, posa u paraqit nevoja udhëtova nga Zvicëra në Kosovë. Në Deçan kontaktova me Xhemail Berishën, një veprimtar mjaft i denjë për kohë të vështira dhe kushtet në të cilat vepronim atëherë. Me Xhemailin u dakorduam rreth organizimit dhe ai, pa vonuar, filloi përgaditjen e njerëzve dhe të terrenit se kush mund të ishte në grupin e dytë nga komuna e Deçanit, ndërsa unë u ktheva në Zvicër. Posa e morëm sinjalin e duhur nga njerëzit përgjegjës,  nga Kosova në Zvicër erdhën bashkë me Xhemail Berishën, Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni dhe Hasan Ferizi. Vëllai im, Sami Tahiraj, ndodhej në Zvicër. Meqenëse, ky tashmë ishte i kyçur në këtë organizim, iu bashkua këtij grupi në Zvicër dhe udhëtuan të gjithë së bashku në  Shqipëri. Ushtrimet kanë zgjatur 30 ditë dhe ato i kanë udhëhequr oficerë të specializuar të ushtrisë shqiptare.

Pas ushtrimeve në Shqipëri, qëllimi kryesor ishte që me një pjesë të armatimit të depërtojnë ilegalisht në Kosovë. Pra ky mision delikat, i kalimit ilegal të kufirit Shqipëri-Kosovë, me 33 ushtarë të armatosur, iu besua Salih Çekajt, tash hero kombëtar.

Bota sot: Cilat kanë qenë arsyet që determinuan që Salih Çekaj t’i printe këtij grupi për tu futur në Kosovë? Kush ia besoi këtë rol dhe a ishte ky komandanti i parë i grupeve të armatosura të luftëtarëve të lirisë?

Saim Tahiraj: Arsyet që Salih Çekaj duhej t’i printe këtij  grupi ishin të shumta dhe  të ndryshme. Por, arsyet  kryesore ishtin se ai kishte njohuri ushtarake pasi ishte oficer rezervë  dhe për këtë fushë posedonte njohuri profesionale, pastaj ishte person që njifte më së miri terrenin kah duhej të hyhej nga Shqipëria në Kosovë. Sali Çekaj ishte njeri i qetë, serioz, i besës dhe një intelektual që dinte shumë mirë çfarë duhej bërë për Kosovën. Udhëheqës e kanë zgjedhur ushtarët që përgaditeshin të futen në Kosovë.

Kështu pra, pas 30 ditë ushtrimesh prej 55 ushtarëve sa ishin në grupin e dytë, vetëm 34 veta u nisën drejt Kosovës me 75 kallashnikovë, me një pjesë municioni e me bomba dore. Me këtë rast  dëshiroj ta ceku, por nëse është nevoja edhe ta përserisë,  se kjo është thyerja e parë e kufirit dhe jo siç po pretendohet, se thyerja e kufirit u bë vetëm në vitin 1999. Jo, thyerja e kufirit, për trima, është bërë në vitin 1991. Atëherë ishte tepër vështirë dhe gadi e paimagjinuar një ndërmarrje e këtillë. Ka njerëz që kanë kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë; dy, tre a më shumë veta, por me qëllime luftarake, të armatosur dhe të organizuar në baza institucionale, kjo është hera e parë deri në fillimin e luftës së hapët. Të tjerët le të thonë si të duan e çka te duan. Grupe bashibuzukësh mund të ketë pasur edhe para vitit ’91 dhe pas vitit ’91, por ky ishte një rrugëtim me detyrë, i mbështetur nga institucinet e atëherëshme të Republikës së Kosovës. Pastaj në këtë rrugëtim ka qenë edhe legjenda e mëvonshme e luftës së vitit ’98, Adem Jashari. Kjo thyerje kufiri nuk u ndal më as për Salih Çekajn, as për Adem Jasharin, as për Zahir Pajazitin. Qëllimi i futjes së armatimit në Kosovë ishte armatosja e bërthamave të para të njësiteve ushtarake për çlirimin e Kosovës, të cilat quheshin njësitet e para vetëmbrojtëse.

Bota sot: Pas mbarimit të ushtrimeve në Shqipëri, pra grupi prej 33 vetave, nën komanden e Sali Çekajt  niset për Kosovë. Si rrodhën punët në vazhdim?

Bota sot:  Unë me detyrë udhëtova nga Zvicra me aeroplan për  Kosovë.  Atje bashkë me Xhemail Berishën e kemi pasur për detyrë ta presim grupin prej 34 vetave që do të vinin të armatosur nga Shqipëria. Veç kësaj, ishim të caktuar të vëzhgonim forcat serbe, qofshin ato të policisë apo të ushtrisë. Përmes kanaleve tona e lajmëruam Salihun  të mos nisej në kohën që ishte e cakuar, meqë kishte lëvizje shumë të mëdha të ushtrisë dhe policisë serbe, sidomos rreth kufirit në zonën e Rekës së Keqe e deri te Juniku dhe Pobërgja. Kështu, Salihu e shtyn udhëtimin  për pak kohë. Përveç që e shtyn udhëtimin, e ndërron edhe drejtimin. Merrë një udhë tjetër, e jo atë që ishte planifikuar. Në vend se të arrinin për 3 orë e gjysmë, udhëtimi u kishte zgjatur nëntë orë. Megjithatë, të prirë nga Salih Çekaj, arritën rreth orës 5 të mengjesit dhe u vendosen  në fshatin Voksh; në shtëpinë e Salih Panxhajt dhe Avdyl Panxhajt. Pushuan pak. E lanë armatimin dhe u ndanë në tri grupe. Një grup erdhi te unë në Beleg, pasi vëllau im, Samiu, kishte ushtruar dhe udhëtuar me ta. Të tjerët u vendosën në Kodrali në shtëpitë e Osman Ferizit, Hasan Ferizit dhe Shkelzen Gjonit. Adem Jashari ka qenë  me grupin që u vendos në Kodrali, të cilin grup e ka bartur me qerre kuajsh Bajram Selim Tolaj nga Pobërgja. Pra, po theksoj dhe le të dihet për jetë të jetëve, se në mesin e 33 ushtarëve, nën udhëheqjen e Salih Çekajt, ndodhej edhe Adem Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra etj... Por, edhe le të dihet për jetë e mot se Salih Çekaj ishte komandanti i parë i formacioneve të para ushtarake që filluan përgaditjet për çlirimin e Kosovës me luftë qysh në vitin ’91. Në atë kohë ngjarjet janë zhvilluar kështu. Për hir të vërtetës dhe përgjegjësisë historike, versionet  tjera, nga kushdoqoftë, do t’i demantoj sa herë që të më jepet rasti. E vërteta është një dhe nuk ndryshohet sipas politikës ditore. Ajo nuk mund të ndyshohet, të mohohet, as të thjeshtësohet për hatër të askujt. Fundja, ne kemi edhe listen e 34 ushtarëve që kanë hyrë në Kosovë, me emër e mbiemër të secilit prej tyre. Kemi edhe numrin e secilës armë, si dhe sasinë e municionit. Pastaj e dimë edhe kush i ka mbushur karikatorët dhe ku janë përgaditur! Kush ua ka përgaditur edhe bukën për drekë këtyre trimave etj,...  Ja edhe lista, të cilën e ka edhe Niman Muçaj, autori i filmit dokumentar dhe librit  “Sali Çekaj gurthemel i pavarësisë së Kosovës”.

Veç kësja ne kemi edhe fotografinë e ushtarëve të Grupit të Dytë, ndërsa forografinë e Grupit të Parë ku figuron edhe Zahir Pajaziti na e ka dhënë Lutfi Haziri, tash kryetar i komunës së Gjilanit.

Emri dhe mbiemri

Komuna

PU.A. Nr.

Karikatorë

Fishekë

1. Hasan Ferizi

Deçan

20102614

4

120

2. Shkelzen Gjoni

Deçan

20097018

4

120

3. Sami Tahiraj

Deçan

17029553

4

120/5

4. Osman Ferizi

Deçan

4176733

4

120/20

5. Muharrem Bobi

Przeren

7350

4

120/150

6. Hilmi Peci

Mitrovicë

12133987

4

120

7. Ramadan Begu

Mitrovicë

11113957

4

120

8. Nazmi Bajrami

Mitrovicë

4176505

4

120/6

9. Ejup Murseli

Mitrovicë

20115049

4

120/24

10. Shahin Bejtullahu

Mitrovicë

20112290

4

120/180

11. Lutfi Jonuzi

Mitrovicë

20060919

4

120

12. Fadil Kadria

Skenderaj

11112153

4

120

13. Iljaz Kadria

Skenderaj

111174110

4

120

14. Adem Jashari

Skenderaj

20109662

4

120

15. Murat Jashari

Skenderaj

20084113

4

120/7

16. Avni Rama

Skenderaj

20061583

4

120/28

17. Sahit Jashari

Skenderaj

20103940

4

120/38

18. Shaqir Salihi

Skenderaj

11125407

4

120

19. Xhemajl Kelmendi

F.Kosovë

20096701

4

120

20. Naim Gubetini

Prishtinë

20098575

4

120

21. Shemsi Zeqiri

Prishtinë

20102917

4

120/6

22. Xhavit Gubetini

Prishtinë

20113567

4

120

23. Faton Gajtani

Prishtinë

20108076

4

120/8

24. Isuf Ismajli

Prishtinë

20065291

4

120/32

25. Driton Restelica

Podujevë

11101858

4

120/240

26. Ekrem Sheholli

Podujevë

1112249

4

120/2

27. Qenan Azizi

Tetovë

20106021

4

120

28. Feriz Xhemaili

Tetovë

20060106

4

120

29. Nuri Bexheti

Tetovë

20027760

4

120

30. Bujar Zeneli

Kumanovë

20063866

4

120

31. Orhan Ibrahimi

Kumanovë

20050812

4

120

32. Jakup Limani

Shkup

411651

4

120

33. Halil Palloshi

Shkup

12123606

4

120

LISTA E 33 USHTARËVE QË HYNË NË KOSOVË NË DHJETOR TË VITIT ’91:

 

Gjithsejt

33

132

3960

Me datën 08. 12. 1991

Ushtari i 34 ishte komandanti Salih Çekaj

Bota sot:  Ku ishit  Ju ditën kur ata u futën në Kosovë, si u pritën nëpër familje dhe si kanë rrjedhur më vonë  ngjarjet e asaj dite?

Saim Tahiraj: Unë atë ditë kam shkuar në Gjakovë për t’u dëgjuar në telefon me  Imer Berishen dhe Ismet Avdullahun, të cilët si pjestarë të organizimit duhet të flasin për detyrat dhe përgjegjësit që i kanë pasur në atë kohë. Ata sot mund të kenë ndërruar kampin, por për hir të gjakut të atyre që sakrifikuan jetën duhet të flasin. Pra, atë ditë këta ushtarë kanë drekuar në Beleg dhe Kodrali. Pastaj janë shpërndar, nëpër shtëpitë e veta. Para se të shpërndahen, u dakorduam  që pas dy javësh të vinin për  ta marrë armatimin. Nga entuziazmi që kishin, nuk respektuan marrëveshjen por filluan të vijnë pas dy-tre ditësh.

Ndërkohë, Salih Çekaj erdhi bashkë me Demë Tolajn  te ne, në Beleg, dhe më tha që grupi i tretë që e kishte përgaditur Xhemail Berisha, Ismet Mehmetaj, Sokol Gjocaj dhe IsmetT Tahiraj  mos të udhëtonin për në Shqipëri sepse kushtet ishin të vështira dhe duhej të pritnin një moment më të volitshëm. Mbeti që Salihi të na sinjalizonte. Veç kësaj, Salihi me Samiun (Tahirajn) biseduan rreth shpërndarjes së armatimit. Ai na tha, shkoni e merren  armatimin në Bërliq, i cili armatim, nga Vokshi ishte bartur në Pobergjë, në shtëpinë e Fadil Tolajt, e pas disa ditësh nga Pobërgja bartet  nga Agron Tolaj dhe Halit Tolaj me vëllezër në Broliq në shtëpinë e Salih Çekajt. Prej Broliqi nga Musa Çekaj dhe Smail Çekaj, 34 kallashnikovë i morëm unë me Xhemail Berishen dhe Sami Tahirajn dhe filluam t’i shpërndajmë së bashku me Grupin e Deçanit ku bënin pjesë edhe Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni e Hasan Ferizi.  Dua  ta theksoj se më vonë punët për shperndarjen e këtij armatimi kanë mbetur në duar  të Ismet e Bajram Tahiraj, si dhe të Avdyl Molliqt.

Adem Jashari erdhi i pari për të marrë armatimin

Bota sot: Kush ishin të parët që erdhën për të marrë  armatim?

Saim Tahiraj: I pari ka ardhur vetë Adem Jashari. Me Ademin ka qenë edhe Xhafer Zena nga Majanci i Podujevës, por me banim në Prishtinë. Atë natë pasi hangrëm darkë e pitëm çaj, ne vëllezërit Tahiraj, Adem Jasharit ia kemi dhënë 13 kallashnikovë si dhe municion e nevojshëm. Këtu do ta përshkruaj momentin e nisjes së Ademit dhe dialogun e tij me Xhafer Zenën. Pasi i futën 12 kallashnikovë në arkën e veturës të markës Askona me ngjyrë të kuqe e me targa të Prishtinës, Xhaferi u ulë në vendin e shoferit ndërsa Ademi u ulë përpara në anën e djathtë  të tij.  Ademi kallashnikovin e vetë, me dy karikatorë, e vuri në prehër, ndërsa Xhaferi i tha: “Adem ndoshta është më mirë që edhe këtë ta maskosh pak”? Ademi iu përgjegj, “me tërë këto armë, i gjallë s’ka kush që më delë përpara”. Natën udhëtuan me Xhafer Zenën për Drenicë e Llap për ta shpërndarë atë armatim. Kështu u shpërnda një pjesë e madhe e armatimit. Pastaj, Nazmi Bajrami nga Shipoli i Mitrovicës dhe Ramadan Begu erdhën nga Mitrovica, të cilët i kanë përcjellë Osman Ferizi dhe Shkëlzen Gjoni nga Kodralia pas mes nate.

Bota sot: Në atë kohë dihet se u kryen aksionet  e para kundër policisë serbe. A ishin këto armët e para që me ushtimën e tyre lajmëruan çlirimin e Kosovës, i cili do te pasojë më vonë?

Saim Tahiraj: Pas shpërndarjes së këtij armatimi, duhet theksuar se grupi i Llapit kishte bërë sulmin e parë mbi punktin e policisë, qysh në vitin ’91. Salih Çekaj me një pjesë të shokëve sulmon patrullën e policisë në aksin rrugor Deçan-Lumbardh. Ndërsa Adem Jashari, me Hamzën dhe Rifatin rezistojnë në Prekaz në shtëpinë e tyre dhe i plagosin dy policë serbë.  Për rezistencën e vëllezërve Jashari, ata kanë folur edhe vetë: Hamëza pak ditë para se të flijohet për lirinë e Kosovës, ka dhënë një intervistë e cila është botuar post-mortum, më 16, 17, 18 prill 1998 në gazetën “Bota sot”, ndërsa Rifati në fejtonin   gazetës “Zëri” ka dhënë një inervistë, e cila është botuar në cilësinë e fejtonit gjatë muajit shtator të vitit 2002. Me këtë rast ka folur edhe Murat Jashari, i cili ishte edhe vetë me Adem Jasharin në Shqipëri në Grupin e Dytë. Më vonë Baca Rifat ka qartësuar edhe shumë gjëra,  në një intervistë para disa ditësh në “Zëri”. Gjithmonë duke pasur respekt për familjen e tij do ta lusja që t’i sqaroj edhe shumë gjëra për figuren e Salih Çekajt, sepse edhe vetë Baca Rifat ka qenë në të njëjtin organizim. Nuk ka nevojë që askush të flas në emër të familjes Jashari, siç po tentohet, kur fatmirësisht disa anëtar të kësaj familjeje i shpëtuan masakres së policisë serbe. Fundja Baca Rifat e di se edhe në Gjermani kemi pasur kontakt me të. Ai e ka njohur shumë mirë Salih Çekajn, i cili ndejti te Baca Rifat në Munchen nëntë ditë në të pame pas vrasjes së Adem Jasharit dhe anëtarëve tjerë të familjes.

LPK-ja lëshonte komunikata në emër të UÇK-së

Bota sot: Si i spjegoni atëherë ata zëra që kanë propoganduar se Salih Çekaj nuk ka qenë njëri ndër themeluesit e UÇK-së, nuk ka kryer asnjë aksion dhe është vrarë duke u futur në Kosovë? Më i zëshmi ndër ta është Shefqet Cakiqi Llapashtica, i cili e mohon tërë grupin e Sali Çekajt. Aty mohohet edhe veprimtaria Juaj e Zenun Idrizit e Zymer Lulajt etj.

Saim Tahiraj: I di dhe i njoh të gjithë ata që flasin pas shpine. Ndërsa, Shefqeti ka edhe një faqe interneti ku figurojnë disa  artikuj të botuar më herët në gazetën “Epoka e Re”. Kulufet dhe shpifjet e Shefqet Cakiqit janë të turpshme. Nëse dikush ka të drejtë të merret me keto gjëra, më së paku ka të drejtë të mirret pikërisht Shefqet Cakiqi. Ai ka vetem një të drejtë, të flas vetëm për aktivitetin e LDK-së në Zvicër derisa ka qenë anëtar i Kryesisë. Me përgjegjesi po e them, se një javë pasi grupi i Salih Çekajt i ka bërë disa aksione në Kosovë, Shefqet Cakiqi ka ardhur në banesën time me disa shokë të tij, aktivistë të LDK-së së atëhershme dhe më kanë lutur të antarësohem në LDK, me propozim të më bëjnë kryetar të Nëndegës së Wilisaut. Tash të gjithë kanë dezertuar nga LDK-ja. Atëherë vetë  Shefqet Cakiqi thoshte se këto aksione i kanë bërë serbët.  Kjo që ka shkruar Cakiqi as nuk me ka hutuar fare, përkundrazi, me shkrimet e kohëve të fundit ma ka forcuar bindjen për etikën e tij cakiqiane.

Ndërsa sa i përket themelimit të UÇK-së, unë pajtohem se pagëzues të UÇK-së nuk kemi qenë ne. Por me këmbëngulje e them se ne kemi qenë themelues të bërthamave të para të Ushtrisë së Kosovës nën udhëheqjen e institucioneve edhe pse disa persona përgjegjës  nuk i kanë kryer detyrat me të cialat kanë qenë të ngarkuar. Sa i përket pagëzimit të UÇK-së, do të ishte më së miri të dakordohen mes veti, ata që lëshonin komunikata nga Zvicëra kur Ademi, Salihu e Zahiri me shumë shokë   kryenin aksione nëpër Kosovë. Mundësisht të dalin me një qëndrim ku dhe kur u pagëzua UÇK-ja, kush ishte i pranishëm, a ka procesverbal dhe a u inçizua ai moment. Deklaratat në shtyp se “kur është themeluar UÇK-ja, Ademi është gëzuar shumë (R.Selimi) apo “unë e themelova UÇK-në më 28 e 29 nëntor 1994 (N.Hasani)” apo edhe fejtoni i fundit Xhavit Halitit në “Zërin”  se “LPK e ka themeluar UÇK-në”, më herët i ka demantuar Muhamet Kelmendi, i cili, në librin e tij thotë se “LPK i ka lëshuar 47 komunikata në emër të UÇK-së”!!! Ndërsa unë e pyes Xhavit Halitin, a janë pyetur  Salih Çekaj, Adem Jashari  dhe Zahir Pajaziti për pagëzimin UÇK-së dhe a kanë bartur këta emblemen  e UÇK-së? Pastaj komunikatat që i lëshonin nga banesat e ngrohta në Zvicër në emër të UÇK-së për aksionet e tyre, a e kanë pyetur ndonjëherë Salih Çekajn, Adem Jasharin apo Zahir Pajazitin? Pse o burra nuk po i tregoni origjinalet e këtyre komunikatave dhe faksimilin me nënshkrime të komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Nga të gjitha shkrimet që kam lexuar deri tash, ata flasin për komandantin Adem Jashari, por askund nuk thojnë se Ademi ishte edhe anëtar apo komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. A ju shkon mendja se komunikatat e LPK-së nga Perëndimi kanë qenë denoncimi më i rëndë dhe dekonspirim më fatal, që për kapuq të madh, i është bërë organizimit ilegal të armatosur kundruell  forcave serbe?! E them këtë nga fakti se në disa raste ende pa lëshuar Kosovën Grupi i Salih Çekajt, pas kryerjes së aksioneve, LPK-ja ka lëshuar komunikata duke u bazuar në lajmet e televizionit të Beogradit, i cili i rregullonte sipas deshirës dhe nevojave të politikës gjakpirëse të Millosheviqit. Le t’u tregojë shqiptarëve Xhavit Haliti pse komunikatat lëshoheshin në emër të UÇK-së kur ne qysh në  vitin  1991 jemi futur në Kosovë me uniforma ushtarake por pa emblema të UÇK-së.

Bota sot: A është i gatshëm Grupi i Salih Çekajt të merrë  pjesë në ndonjë simpozium për t’i qartësuar të gjitha këto gjëra? A jeni në gjendje të ballafaqoheni publikisht me ata që aq shumë pas luftës u  promovuan në shpinë të  UÇK-së?

Saim Tahiraj Po natën dhe ditën, në gazeta, në radio, në televizion apo në çfarëdo sesioni apo simpoziumi të organizuar nga historianët apo sesione të ndyshme shkencore. Por jam thellësisht i bindur se ata nuk janë të gatshëm për këtë sepse nuk janë mësuar të flasin me gjuhën e fakteve por me gjuhën e forcës.

Bota sot: Të kthehemi edhe njëherë si vazhdoi puna më tutje me pjestarët e grupit  në fjalë? Disa prej tyre shumë shpejt u burgosën.

Saim Tahiraj: Fatkeqësisht, njëri nga shokët tanë, Xhavit Gubetini, i pari ra në duar të policisë serbe. Pas tri dite filloi bastisja e mënjëhershme në të gjitha drejtimet si në Llap, Drenicë dhe Deçan etj... Ky organizim kishte shtrirje të gjërë, pasi ishin të përfshira Kosova dhe viset shqiptare në Maqedoni. Megjithatë, falë organizimit tonë të asaj kohe, ne arritëm të lajmërojmë njeri-tjetrin dhe të largohemi. Mirëpo, pesë pjestarë të ushtrimeve në Shqipëri u burgosën, e bashkë me ta edhe tre të tjerë që e ndihmonin këtë organizim. Por, u zunë vetëm pesë armë. Pjesa tjetër mbeti e pazbuluar në shtepinë e Salih Çekut dhe në shtëpinë tonë, në Beleg. Në vazhdim, me ato pushkë që mbetën të pazbuluara, u kryen shumë akasione kundër forcave serbe nëpër Drenicë, Llap e Dukagjin. Disa vite më vonë, kur filloi lufta e hapët, ato armë iu shpërndanë luftëtarëve të lirisë.  Në komunën e Deçanit shpërndarjen e bëri Musa Çakaj nga Bërliqi, vëllai i Salihut  dhe Bajram Tahiraj nga Belegu.

Bota sot: Pas këtyre arrestimeve si vepruat ju?

Saim Tahiraj: Meqenëse u  rrezikuam shumë, ne u detyruam të tërhiqemi në Shqipëri dhe prisnim urdhëra tjerë. Në Shqipëri na nxori telashe sigurimi shqiptar. Ishte ende koha e Ramiz Alisë. Ata na urdhëruan që ta lëshojmë sa më parë Shqipërinë, sepse, sipas tyre, Jugosllavia në atë kohë kishte shtruar në OKB-së një ankesë, gjoja se Shqipëria po përgadiste grupe terroriste kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Këtë na e konfirmoi më vonë edhe Salih Berisha, presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne u tërhoqëm nga Shqipëria dhe shkuam në Zvicër e Gjermani. Në Gjermani u takuam me Salih Çekajn dhe biseduam për mundësinë e vazhdimit të aktiviteteve ushtarake. Një prej takimeve më të rëndësishme që na mundësoi Salihu ishte takimi me Bujar Bukoshin. Në atë takim prej grupit të Deçanit te Bujari kemi qenë këta persona: Salih Çekaj, Zenun Idrizi dhe unë. Me ne ka qenë  edhe Ismet Avdullalhu nga Llapi. Ne shkuam në Shtutgard për t’u takuar dhe për të biseduar për veprimtarinë e mëtutjeshme. Para se të takohemi me Bujar Bukoshin u takuam në Shtutgard në zyrën e LDK-së me Fehmi Aganin. Profesor Agani ishte kategorik që diçka duhej ndryshuar. Ato forca që ishin të përgaditura të vazhdonin veprimtarinë e tyre por të jenë nën kontrollin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe kurrsesi mos të merrnin ndonjë veprim jashtë kontrollit. Propozoi që Salihi të jetë ndërmjetës në mes organeve të Republikës së Kosovës dhe atyre që do t’i kryenin këto veprime ushtarake. Pas këtyre udhëzimeve që morëm prej profesor Aganit u takuam me Bujar Bukoshin dhe u dakordam që të vazhdojmë aktivitin tonë. Financimin ta bënte Qeveria e Republikës së Kosovës. Si lidhshmëri mes nesh dhe qeverisë mbeti Salih Çekaj. U kthyem në Zvicër dhe filluam përgaditjet konkrete. U sigurua materiali  i nevojshëm. Një shumë rreth 10’000 DM i morëm nga Bujar Bukoshi, ndërsa financimin tjetër e siguroi Salih Çekaj. Blemë gjërat që na nevoiteshin diku në vlerë prej 35.000 Frs. Unë dhe Ismet Avdullahi udhëtuam për Shqipëri dhe u takuam me Xhemail Berishën aty ku e kishim lënë takimin, pasiqë Xhemailin e kishim lënë  në Shqipëri si pikëtakim.

Bota sot : A ishte e vështirë kjo rrugë  për  në Kosovë?

Saim Tahiraj: Ishte shumë vështirë. Me shume rreziqe të mëdha... Por moralin e kishim shumë të lartë. Ç’është e vërteta këto gjëra na dukeshin fare të vogla. Kemi qenë të bindur se ne duhej të vepronim edhe më shumë për çlirimin e Kosovës. Veç kufirit Kosovë-Shqipëri neve na ngrisnin kurthe edhe mbrenda në Shqipëri. Në Vlorë, në korrik të vitit 1993, forcat shqiptare na kanë bllokuar për gjashtë orë, por pasi u detyruam t’i korruptojmë, u bënë “zemërgjerë” dhe na lëshuan. Pasi u takuam në Tiranë me Xhemail Berishën, kemi udhëtuar drejt Tropojës: unë, Salih Çekaj, Zymer Lulaj, Xhemail Berisha, Zenun Idrizi, Ismet Avdullahu dhe Nazmi Ajeti. Jemi ndalur në shtëpinë e Abedin Berishës, familje e afërt e Salih Berishës. Këtë bazë  e kishte krijuar shumë më herët Xhemail Berisha. E morëm Abedin Berishën, e  bashkë me Xhemailin po atë mbrëmje ata na kanë përcjellur deri në kufi. Pra ishte viti ’93 kur ne me armatim dhe të veshur me uniforma ushtarake kemi hyrë në Kosovë nën komandën e Salih Çekajt. Pra, e them mirë, me rroba ushtarake dhe  armatim.

Bota sot: Po tash,  a   kishin emblema  këto  uniforma ushtarake dhe si kaluat kufirin?

Saim Tahiraj: Jo, ishin vetëm uniforma ushtarake, pa emblema dhe pa ndonjë shenjë tjetër. Qëllimi ynë ka qene të zgjerohej veprimtaria. Kemi udhëtuar natën. Dikur filloi me ra shi.  U rënduam shumë. Terreni ishte  i vështirë. Shpeshherë jemi rrokë dorë për dore që mos të rrëzohemi. Bile gjatë udhëtimit aq shumë u lagëm dhe u lodhëm saqë  u ndalëm ta  ndezim një zjarr.  Por, ishim krejt të qullur. Madje çdo letër që kishim në xhepa ishte e lagur. Nuk patëm mundësi të ndezim as zjarrin. Ishim të rënduar me armë dhe municion. Megjithatë, pasi pushuam pak, vazhduam rrugën. Diku rreth mëngjesit kemi kaluar rrugën te bariera e Jasiqit. Në Shkozë të Junikut kemi ndejt gjatë gjithë ditës. Duhej të  rrinim të fshehur. Përsëri natën kemi udhëtuar. Rreth mesnatës kemi arritur në Beleg. Zenun Idrizi, Ismet Avdullahi dhe Nazmi Ajeti vazhduan për në  Strellc të Epërm. Pastaj Ismeti dhe Nazmiu kishin udhëtuar me Zenunin për Llap.  Armatimin e kishin lënë në Strellc te Zenun Idrizi për shkaqe të sigurisë. Kurse unë dhe Salih Çekaj e Zymer Lulaj shkuam në Beleg, në shtëpinë time. U ndalëm në livadh. E thirrëm vëllain tim Ismetin dhe ai na solli darkë. Para se të ndahemi, u dakorduam të takohemi në mbrëmjen tjetër te Verrat e Llukës me   Zenun Idrizin, pasi te kthehej nga Llapi.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: