Hilmi Saraçi: Çfarë sjellë dialogu me Beogradin?
| E Shtune, 26.06.2010, 09:59 PM |

Çfarë sjellë dialogu me Beogradin?

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Në qarqe të ndryshme diplomatike të Bashkësisë Nderkombëtare, flitet për një dialog praktik në mes të  Beogradit dhe   Prishtinënës, për rihapjen e çështjes së statusit për Kosovën, siq pretendon Beogradi. Kjo çështje në kohet e fundit sikur ka marrë përmasa më të dukshme . Në këtë fushë Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë në Hagë  pas një sqarimi vendimarës do të mundësojë  për shtrimin e kontakteve  ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Shefi i Zyrës Civile  Ndërkombëtare (Feitth)  beson në këtë rast se Beogradi dhe Prishtina  duhet të shfrytëzojnë  pas kësaj mundësinë  për të diskutuar për çështjet praktike (teknike) , të cilat kanë interes  të përbashkët që t’i zgjidhin problemet në mes tyre .Ka mjaft probleme që mund të zgjidhen nëpërmes këtyre bisedimeve , sidomos për  situatën në veriun e Kosovës që është e paqendërueshme  dhe e karakterizuar nga  stagnimi ekonomik dhe nga një administratë e korruptuar dhe e kriminalizuar. Janë më se 1500 shqiptarë  të përndjekur  me dhunë  prej banesave dhe shtëpive të tyre  në pjesën veriore të Mitrovicës, që aktualisht jetojnë si refugjatë  në jug të të qytetit të tyre  dhe në qytetet tjera të Kosovës.  Për këtë  është bërë shumë herë fjalë, por në këtë fushë sikur nuk ka pasur rezultate për kthimin e tyre dhe për përmirësimin e gjendjes.

 Shumë gjera që janë zhvilluar në vend  kanë arritur mosbesimin e qytetarëve  ndaj institucioneve . Ky mosbesim nuk është vetëm ndaj një klase politike , por thjeshtë qytetarët e vendit po e humbin besimin ndaj institucioneve . Ky është dëm i madh për vendin . Kjo do të ketë pasoja për të ardhshmen, sepse kushdo që të jetë  në pushtet nesër do të duhej të bëjë përpjekje  maksimale  për të rikthyer  besimin e qytetarëve ..”

       

Bashkësia Evropiane e cilëson Kosovën dhe rajonin si punë të saj

 

Është e qartë  se BE-ja e cilëson Kosovën  dhe rajonin si punë të saj, për të ndërhyrë dhe për të zgjidhur shumë çështje që do të siguronin një jetë të lirë , të sigurtë dhe me përspektivë në të ardhshmen, por sikur ka munguar  angazhimi i duhur për përmirësimin e gjendjës. Evropa ka të gjitha  mundësitë  diplomatike , ekonomike e teknike  për të ndihmuar dhe  afruar përparim dhe prosperitet për qytetarët”. Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë në Hagë  është paralajmëruar se do të mund  të publikojë  mendimin e vet këshillëdhënës për pavarësinë e Kosovës , diku pas 22 korrikut (2010). Ndërkohë në Prishtinë  janë shtuar debatet në lidhje me bisedimet me Serbinë , të cilat diplomatët  nderkombëtarë  i kanë paralajmëruar se mund të nisin pak muaj pas  verdiktit të GJND-së. Statusi i Kosovës, ndarja  apo ripërkufizimi i territorit si dhe rihapja e Pakos së Ahtisarit, cilësohet se duhet të jenë  “vija të kuqe” në bisedimet e ardhshme  me Serbinë . Kjo është një parakusht për të hyrë në këto bisedime  në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Në këtë fushë  shumë analistë kanë dhënë mendime të ndryshme për shkaktarët e gjendjes se krijuar dhe për të ardhshmen më të mirë të Kosovës…

         

Propozimi i disa pikave për bisedimet me Beogradin

 

Ndersa opozita ka kritikuar se  partnerët brenda kualicionit më shumë janë marrë me njëra tjetrën  dhe ruajtjen e pozicionëve në pushtet, se sa që me  përmbushjen e obligimeve  kushtetuese” . Kështu pas shumë kritikave në adresë të Qeverisë  opozita ka propozuar disa pika që duhet pasur parasysh me rastinn e bisedimeve me Beogradin. Këto pika të propozuara  nga AAK-ja  besohet se janë përqafuar edhe nga pjesa tjetër e spektrit politik.Por, problemi është se kush do të bisedojë me Serbinë . Mendoj se në këtë fushë duhet të përfaqësohen njerës të aftë , njohes të mirë të kësaj fushe  si nga pozita ashtu edhe nga opozita, sepse   opozita nuk e sheh qeverinë e Kosovës  të denjë që të hyjë vetëm në këto bisedime pa një përfaqësim të gjerë të spektrit politik të shtetit. Përderisa zyrtarë  nga Qeveria  në vazhdimësi thonë  se janë të gatshëm  dhe të përgatitur  edhe për këtë proces i cili mund të lehtësohet me gjasë, sidomos  nga përfaqësues  të SHBA-ve dhe  ata të BE-së…Sidoqoftë mendoj se në këtë drejtim duhet të jemi mjaftë të kujdesshëm dhe të kemi qendrime unike gjatë këtyre bisedimeve ,nese  do të mbahen  dhe kursesi të japin shkas për hapjen e ndonjë vrime sa do të vogël, që do të reflektonte një ndërhyrje për statusin e Kosovës .  

                    

Kemi shumë punë të pazgjidhura

 

Ne kemi shumë punë të pazgjedhura, sidomos duhet të punojmë  më tepër rreth luftimit të dukurive negative , ndaj korrupsionit, krimit të organizuar , kontrabandës, sidomos në veri të Mitrovicës. Për këtë arsye Pieter Feith nga Brukseli u bëri thirrje  zyrëtarëve kosovarë që po hetohen nga organet e drejtësisë  që të japin dorëheqje . Një akt i tillë është vlerë evropiane , ndersa tash është  koha e duhur  për ta luftuar korrupsionin- ka sygjeruar Feith. Mirëpo mendoj se kjo sa është e arsyeshme dhe me vlerë evropiane  aq është edhe e pa sqaruar për një hap të tillë , sepse siq dihet shumë zyrtarë  qoftë nga Qeveria , qoftë nga institucionet tjera shtetërore janë duke u hetuar, prandaj në këtë fushë kishte me pasur shumë dorëheqje, sepse çdo njëri që punon gabon, prandaj duhet të percillet dhe  të vlerësohet puna e tij. Kjo në një formë do të ndihmonte, por në anën tjetër do të  sillte paqartësi  dhe shpekulime që do të dëmtonin institucionet shtetërore të vendit…

                            

Diskriminim i parimit shumetnik

 

Kjo do të reflektohet më tepër tani kur janë duke u formuar komunat e reja sipas Pakos së Ahtisarit, sepse më në fund komuniteti serbë doli në zgjedhje (përveç në veri të Mitrovicës) duke parë se decentralizimi (formimi i komunave të reja ) është në radhë të parë në dobi të tyre dhe në dëm të të tjerëve... Mirëpo prej fillimit të funksionimit  si komunë e re , komuna e  Graqanicës ka miratuar një stemë  e cila nuk përfaqëson të gjitha komunitet që jetojnë në Kosovë , është një stemë  e cila në vete  ngërthen shumë elemente  serbe  duke diskriminuar kështu parimin  shumetnik. Nderkohë që për Prizrenin përmbajtja e stemës  paraqet problem dhe diskriminim për pakicat, ndersa  stema e komunave me shumicë serbe  të cilat kanë elemente serbe , nuk paraqesin problem. Kjo nuk është në rregull, sepse në këtë fushë  problemi duhet të jetë i dyanshëm dhe kursesi të bëhen tolerime në dëm të të tjerëve ,sidomos tani në fillim të krijimit të komunave me shumicë serbe.  Sadri Ferati thotë se do të rishqyrëtohen stemat e komunave , por vetëm në aspektin gjuhësor, dhe jopërmbajtësor të tyre, se këtë çështje e ka parashtruar para kryetarit të komunës së re të Graqanicës , i cili i paska premtuar se do ta shikojë këtë çështje .. Kjo  nuk qendron, sepse herët duhet sygjeruar dhe intervenuar ndaj rasteve të tilla që do të shkaktonin reagime në të ardhshmen…

                

Çfarë sjellë privatizimi i PTK-së

 

Në kohet e fundit bëhet fjalë për privatizimin e PTK-së.Posta e Kosovës , si njësi brenda  PTK-së do të ndahet dhe do të mbetët në pronësi të Qeverisë  së Kosovës , ndersa telefonia  fikse  dhe ajo mobile  do të privatizohen në paketë , përmes shitjeve të aksioneve  deri në masën 75 përqind  për sektorin privat, ndersa Qeveria e Kosovës  do të mbajë në pronësi 25 përqind  të aksioneve . Mendoj se për privatizimi është bërë fjalë mjaft, sidomos është kritikuar ecuria e privatizimit , keqpërdorimet që janë bërë gjatë privatizimit në dëm të punëtorëve dhe qytetarëve , prandaj kjo fazë e privatizimit është dashur të realizohet me kujdes dhe në dobi të qytetarit tonë dhe kursesi në dam të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Mendoj se privatizimi i PTK-së  dhe sipërmarjeve të tjera si kjo, në këto momente nuk është i dobishëm , por i ngutshëm dhe i dëmshëm…Për këtë arsye dhe për arsyera të tjera ekonomia kosovare ka psuar në zhvillimin e saj. Kjo është si pasojë e angazhimit dhe kujdesit të pamjaftueshëm të Qeverisë dhe organëve të tjera shtetërore . …Prandaj përdorimi i letrave  me vlerë  ka një rëndësi të veçantë  për ekonominë e secilit vend, sepse përmes tyre  mundësohen transaksione  të mëdha  financiare  në mes vendeve. Përdorimi i letrave me vlerë do t’i mundësonte  Kosovës kthim më të shpejtë të parave  që janë jashtë vendit dhe do të krijonte  siguri për investitorët e huaj. Fatkeqësisht Kosova  nuk i përdorë letrat me vlerë , sepse mungon infrastruktura  ligjore . Për përdorimin e letrave me vlerë Kosovës do t’i duhen së paku dy vite …



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: