Shefik Sadiku: Kush ishte Abedin Balaj?
| E Shtune, 12.06.2010, 07:00 PM |

Kush ishte Abedin Balaj?

 

Nga Shefik Sadiku

 

Respekt për punën që e bëni në Klubin Politik AFRIM ZHITIA .

T’ua them të drejtën që herët më ka rënë në sy një gabim i cili nuk është i juaji por,është i YNI... aq më pak i KMDLNJ-së, në Faqen e Klubit politik Afrim Zhitia  ku shkruhet për “Ushtarët e Vrarë në APJ prej vitit 1981 – 1991 !

Shkruan në numrin rendor:

17.Abedin Selman Balaj(1954)fshati Korrotocë e Epërme-Gllogovc.Vdes në Cele-Slloveni më 07.03.1982.

Në fakt Abedin Balaj nuk eshte vrarë si ushtarë por është Ekzekutuar si i burgosur Politik në Burgun e CELES në Slloveni...

...Edhe pas Ekzekutimit të Abedin Balajt në Burgun e CELES më 09.01 1985 nuk shkroi askush për te ,që edhe për mua është i njëjti turp që nuk kam shkruar !?.Iu siguroj se një të ardhme jo të largët kam me punuar në këtë drejtim... dhe ja një shkrim të shkurtër ia kushtoj me rastin e 132 vjetorit të LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT !Me programin e saj politik u arsimua dhe me dëshirë për bashkimit e trojeve Shqiptare shkoi në altarin e Pavdeksisë ! DËSHMORI I KOMBIT ABEDIN BALAJ.

 

Sepse, nëse dikush është rreshtuar në vitet e ’80-ta,pranë: Jusuf Gërvallës,Kadri Zekës,Bardhoshit,Rexhep Malajt,Nuhi Berishës ,Bajram Bahtirit e tj, Ky ka qenë ABEDIN BALAJ.

Nuk qëndron ditëlindja e tij në shkrimin tuaj, sepse ABEDIN BALAJ u  lindë më 30.12.1960 në fshatin Korroticë e epërme Komuna ( ish Gllogoc )e Drenasit,Ishte djalë i tretë i Babë Selmanit dhe Nanë Shefkijes(Vellezërit: Hamdiu,Hajredini, ABEDINI, Bahtiri, Fatmiri, Fadili, Besimi, Motrat: Shyhretja, Shpresa, Teuta, dhe Mevludja). Pasi që e ka mbaruar shkollën e mesme e kanë dërguar në shërbim ushtarak në Postojnë të Sllovenisë,e ka mbaruar shërbimin ushtarak më 06.03.1982.Shoku i tij, Selman Fetaj nga Deçani, duhej të lirohej nga shërbimi ushtarak,dy ditë mbrapa Abedinit,dhe ky ka vendosur ta pres në hotelin e qytetit të Postojnës, për të udhëtuar së bashku për në Kosovë .

Çka ndodhi pastaj?

  Brenda këtyre dy ditëve iu ka ardhur “urdhër” eprorëve ushtarak për ta improvizuar një akuzë( të kuptohet se kanë punuar edhe më parë...) kundër ushtarëve Shqiptar dhe duhet të burgosen si dhe të trillohet një grup armiqësor në Kazermën e Postojnës ! Kështu edhe ndodhi ,i arrestuan këta ushtarë të cilët ishin në shërbim ushtarak në Kazermën e Postojnës ( ndërkaq Abedin Balaj arrestohet në Hotelin e Qytetit ) 07.03.1982.

            Emrat e ushtarëve të arrestuar janë:

1.         Hasan Kurti  (1955),nga Dollashaj-Dushkajë,Gjakova,( Profesor i Gjuhës Angleze).

2.         Feriz Veliqi   ( 1962 ) fshati Palluzhë,Gllogoc,posa e ka mbaruar Shkollën e mesme,sepse kështu i merrnin në shërbim ushtarak ...

3.         Selman Fetaj ( 1954)nga Strellci i epërm,Deçan,Jurist .

4.         Halit Ibrahimi ( 1961 ) fshati Okrashticë,Vushtri.

5.         Tafil Beqiraj  ( 1961 ) Strellci i poshtëm ,Deçan.                         

6.         Adem Agaj     (1957 ) fshati Gramaqel,Deçan,

7.         Shaban Aliu    (1954 ) fshati Nereshtë ,Tetovë                                 

8.         Imri Adili        (1957 ) fshati Gradec,Gostivar                                   

9.         Murat Babaliu (1962 )    nga Gjakova,                                                         

10.       Isuf Dragaqina (1961 ) fshati Bujan,Lypjan

11.        Miftar Ahmeti  (1962 ) fshati Risinovc,Lypjan

12.       Ram  Sopaj       (1963 ) fshati Janjëqishtë,Rahovec

13.       Shtjefën Mirëdita (1962 )  nga Gjakova,

14.       ABEDIN BALA (1962 )nga Korrotica e Epërme ,Gllogoc

15.       Fekri Sejfullahu (1962 ) fshati Radushë,Shkup

16.Ismet Gashi  ( 1962 )  fshati Mramor,Prishtinë                                      

17.Bajram Hoti   ( 1959 ) fshati Kmetoc, Gjilan,

Ky numër i Ushtarëve të arrestuar ishte tepër i madh, urdhër kryerësit dhe, zbatuesit e politikës së Beogradit ranë në dilemë si me vepruar? I mbajtën të Izoluar rreth një muaj, një numër të tyre sidomos :Selman Fetajn dhe Bajram Hotin e ndonjë tjetër...

Me i dënuar me një grup,ishin shumë  dhe i ndanë në  3 grupe:

 

- Në grupin e parë i rreshtojnë :

            Hasan Kurti, Selman Fetaj, , Feriz Veliqi, Murat Babaliu,Halit Ibrahimi,Tafil Beqiraj,Shaban Aliu,Imri Adili,Murat Babaliu,Isuf Dragaqina,Miftar Ahmeti,Ram Sopaj, Shtjefën Mirëdita e tjere...

            ABEDIN BALAJN  (e rreshtojnë të akuzuarin me numër 14 ! ).  

             

- Në grupin e dytë :

            1.Ismet Gashin e vejnë në krye të Grupit armiqësor...me pesë të akuzuar të tjerë !

 

- Në grupin e tretë :

            1.Bajram Hotin e vendosin në krye të grupit armiqësor...

 

Akuza kundër këtyre të burgosurve ishte tepër banale ...”Këto 3 grupe armiqësore kanë tentuar me i helmuar ushtarët e kazermës së Postojnës...në Slloveni”...

Merre me mend mbi 60 % të ushtarëve në postojnë e përbënin Shqiptarët,dhe për t’iu dalë të palarat për fushe kriminelëve të Serbisë dhe Jugosllavisë,i akuzonin se kanë dashtë ti helmojnë ushtarët jo Shqiptarë,në kazanët ku përgatitej gjella për të gjithë ushtarët !?.(Ka qenë vështirë të imagjinohej një veprim i tillë, e lëre më të realizohej ? Sepse me këso veprime kriminale, kurrë nuk janë marrë Shqiptarët. Po sikur të ishin eprorët Shqiptarë ,dhe të kishte ndodhur ndonjë rast ndokund në APJ,e hante pazari këtë trillim të Akuzës ,për ndryshe kjo ishte faqja e zezë e Shtabit Ushtarak Qendror të APJ-së, Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë,dhe gjithë pushtetarëve të RSFJ-së ...)Kjo ishte baza e Akuzës për fazën e parë,si shkas për ti arrestuar,ku më vonë për ti akuzuar si grupe armiqësore të cilat donin ti rrënonin themelet e “Bashkim – Vëllazërimit” të Kombeve dhe kombësive të RSFJ-së  si dhe Sovranitetin e integritetin territorial të RSFJ-së të garantuar me Kushtetutë !?.

Sepse ushtarët shqiptar nuk kishin mbrojtje ligjore sikur ushtarët tjerë në APJ,dhe trajtoheshin sikur të huaj,diskriminoheshin me format dhe sjelljet më të poshtra si nga ushtarët po ashtu edhe nga eprorët ushtarak,p.sh.që nga kryerja e detyrave dhe, e punëve më të rënda,pos atyre të cilët u keqpërdorshin nga eprorët për vetspiunim dhe spiunim të bashkëkombësve të vet,të cilët fatmirësisht ishin të pakët në numër...diskriminoheshin edhe në mohimin e ndejave në mes veti,pastaj i ndëshkonin me punë të detyrueshme,kur donin i akuzonin si nacionalist,ua mohonin gjuhën Shqipe sepse me kushtetutën jugosllave janë përdorur 4 gjuhë zyrtare në APJ:gjuha serbo-Kroate,sllovene,dhe Maqedone,kur të donin i arrestonin dhe me çka donin i akuzonin ,por pas vitit 1968 e këndej i akuzonin kryesisht për propagandë armiqësore ,dhe krijimin e grupeve armiqësore për prishjen e rendit kushtetues të RSFJ-së ,me akuza kundër Vëllazërim –Bashkimit dhe kundër integritetit dhe sovranitetit të RSFj-së...

 

Qëllimi i këtij shkrimi është për ta informuar opinionin për ABEDIN BALAJN.

 

Më vonë filluan akuzat ti ndërronin dhe i akuzuan me nenet ( famëkeqe për Shqiptarët )  e Kodit penal të RSFJ-së :114,116,133,136 al.1 dhe 2,si dhe neni 125 ,128 i Kodit Penal të RSFJ-së ...Me këto nene dënoheshin Shqiptarët kudo në gjyqet ushtarake dhe ( ushtarako ) civile në të gjitha Republikat dhe Krahinat e Jugosllavisë !

Këta ushtarë i mbanin në Vojni istrazhni zatvor ( burgu hetues ushtarak) në Lubjanë,me vonë disa i kanë dërguar edhe në burgun e qarkut në Lubjanë , Paushetovë .

Dhuna dhe terrori që është ushtruar ndaj këtyre të burgosurve vetëm këta dinë,me treguar për njëri tjetrin se me e përshkruar nëpër mes shkrimit vështirë është...

Dhuna fizike (dhe psikologjike) ka qenë mjeti me të cilin e kanë konstruktuar Aktakuzën ndaj këtyre të burgosurve, ku shumica prej tyre nuk kanë ditur se çka flasin dhe çka nënshkruajnë !?.Pasojat e kësaj dhune në hetuesi do ti ndjekin edhe më vonë gjatë vuajtjes së dënimit në KPD-dob pri Mirni dhe në burgjet tjera të Sllovenisë,si dhe ,edhe pas mbarimit të dënimit...

Abedini ka qenë i dërmuar fizikisht nga organet zyrtare të cilat i kryenin hetimet ( KOS-i dhe UDB-ja ),atë e mbanin të lidhur me zingjirë dhe me të gjitha llojet e prangave,sepse nuk mund t’ia ndalnin këngën Shqipe,nuk mund ta nënshtronin,nuk mund të nxirrnin emrat e shokëve në Kosovë,dhe si i thoshin të Mësuesve të Irredentizmit Shqiptar të cilët qëndronin prapa tij dhe ishin diku në Drenicë atje në Kosovë !Kjo ishte arsyeja pse e torturonin kaq shumë ABEDIN BALAJN,edhe pasi i shqiptuan dënimin me burg efektiv prej 10 viteve!...

...Shpesh herë në shkrimet shqipe thuhet se u dënua me kaq vite ,burg të rëndë,vërtet Abedini ishte i dënuar me burg të rëndë ,sepse edhe në vuajtje të dënimit e ndoshta edhe gjeri në vdekje ka urinuar gjak,dhe nuk i kanë ofruar shërim ,gjithashtu mund të them edhe nuk ka kërkuar që të shërohet ,sepse edhe Politika zyrtare Sllovene në atë kohë ishte në shërbim të politikës serbe...(Politika zyrtare e Sllovenisë tek pas rastit të Paraqinit ,kur i vrasin disa ushtarë të nacionalitetve të ndryshme me AZIZ KELMENDIN FILLUAN TA KORIGJOJNË POLITIKEN E TYRE EDHE KARSHI Kosovës dhe Popullit Shqiptar në Jugosllavi...)për këtë arsye e trajtonte njësoj politikën zyrtare në Jugosllavi sepse vërtet ishte politikë antishqiptare...

Gjykimi i Grupit të parë në të cilin e kishin rreshtuar edhe Abedinin,si të akuzuarin e 14 në aktakuzë,seanca kryesore ka zgjatur hiq me pak se 38 ditë, rekord në federatën Jugosllave,sepse rekordin e mbante gjykimi i Drazha Mihajlloviqit  i cili ka zgjatur 30 ditë ,në vitin 1945 në Beograd.

Gjatë zhvillimit të seancave dhe akuzave të cilat ia bënin këtij grupi Irredentist ,iu ofruan edhe mbrojtje zyrtare ,Abedini nuk pranonte mbrojtje ,jasht vullnetit të tij ia caktuan një Avokate Sllovene – Lidije Drobniq nga Lubjana sipas detyrës zyrtare,e cila kishte shumë simpati për Te...Kur e vërejti se shokët të cilët dënoheshin në të njëjtin grup,nuk i mbronin Vlerat Historike të Kombit Shqiptar atëherë vendosi ( së paku kështu i dukej Abedinit ) që ti kundërshtoj akuzat sllave si në aktakuzë poashtu edhe në politikën ditore, gjoja se :

          - Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ishte Sllav( shtypi i kohës –gjatë viteve të ’80-ta, dhe propaganda zyrtare serbe dhe jugosllave shkruanin se Gjergji ishte sllavë,mjerisht në Kosovë gjeri në vitin 1985 nuk e kundërshtoi asnjë institucion /fjala është për Institutin Historik ,Institutin Albanologjik dhe Akademinë e Shkancave të Kosovës,sepse tjera institucione nuk ka pasur Kosova !/ ,atëherë prapa grilave u duhej ta mbronin mendimin se Skenderbeu nuk ishte: as Malazez e ndonjëherë edhe,as Maqedon ...) Ua shpjegoi shkencërisht prejardhjen e Gjergjit dhe Luftërat heroike që i ka zhvilluar kundër Osmanlinjve me theks të veçantë edhe për Bashkimin e Princërve Shqiptar në Kuvendin i Arbërit ,i cili u mbajt më 2 mars 1444 në Lezhë ,Shqipëri.

           

- Ua shpjegoi Programin Politik të LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT DHE SYNIMET e Shqiptarëve për tu bashkuar në mbrojtje të Tokave të tyre...10 06.1878...Si domosdoshmëri e politikës së kohës,sepse synimet sllave ishin ti copëtojnë Tokat Shqiptare !.

            -Si dhe e mbrojti Kërkesën Politike të demonstratave të vitit 1981 KOSOVA REPUBLIKË si formë paqësore e kohës, se në të kundërtën lufta nuk është e mirë për askënd e më së paku u konvenon Shqiptarëve,duhet ta dini se Shteti është më i vlefshëm se jeta e njeriut ...

            - E mbrojti Flamurin kombëtar ashtu si ishte, se deri në themelimin e Republikës së Kosovës ai Flamur është i Shqiptarëve dhe ka me mbetur i tillë,ua ktheu shpinën gjykatësve të cilët e Gjykonin dhe u tregoi se Shqiponjën e ka në shpinë ! Për habi është rast i rrallë që një i burgosur ti bartë trikot (trenerkat ) dhe në pjesën e sipërme e kishte Shqiponjën ,pra ky ishte Abedin Bala! (Edhe gjatë vuajtjes së dënimit)!.

            - Akuzat që ia bëni Shtetit të Shqipërisë janë të pa sakta sepse për ne Shqiptarët e Kosovës dhe viseve Shqiptare nën jugosllavi ,Shqipëria është shteti amë,gjeri në themelimin e Republikës së Kosovës,sepse ne jemi të përgatitur politikisht dhe me përgjegjësi do ti respektojmë të gjitha Konventat ndërkombëtare me të cilat respektohen shtetet,përfshirë këtu edhe Konventën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilën ju më së paku e respektoni !.

            Iu shpjegoi për dhunën që e përdornin ndaj të burgosurve shqiptar,dhe se ky ishte argumenti për përpilimin e aktakuzës dhe dënimin që do ta shqiptoni në bazë të saj !

            Si po shihet ky ishte Abedin Balaj,i cili shkëlqente para gjyqit ushtarak në Lubjanë gjatë seancave gjyqësore,të cilat mbaheshin kundër këtyre të akuzuarve,dhe në fund Gjyqi Ushtarak në Lubjanë ua shqiptoi dënimin me sa vijon:

1.Hasan Kurti   ,      13 vite burg

2.Selman Fetaj ,      13 vite burg

3.Abedin Balaj  ,     10 vite burg

4.Feriz Veliqi    ,       9 vite burg

5.Fekri sejfullahu,     5 vite burg

6.Tafil Beqiri             3 vite burg

7.Halit Ibrahimi         3 vite burg

8.Adem Agaj             5 vite burg   

9.S haban Aliu           4 vite burg

10.Imri Adili              4 vite burg

11.Miftar Ahmeti       5 vite burg

12.Isuf Dragaqina      4 vite burg

13.Murat Babaliu       5 vite burg

14.Ram Sopaj            3 vite burg

15.Shtjefën Mirëdita  4 vite burg   

 

Këtij grupi ua kanë shqiptuar 90 vite burg efektiv ! ( Plus Vrasjen e Abedin Balajt )...

           

Nga ky grupë i të dënuarve vlenë të përmendet SELMAN FETAJ i cili në mënyrë profesionale e bënte mbrojtjen ,sepse ishte Jurist ( por,kjo nuk vlente për Gjyqin ushtarak të Lubjanës ,të cilin e përfaqësonin  Kriminelët nga Beogradi të ardhur special për të gjykuar të rinjtë Shqiptar ),si dhe një thënie të FERIZ VELIQIT nga Drenica i cili me rastin e shqiptimit të dënimit i thotë gjykatës : ju po i dënoni LULEN e RINISË së popullit Shqiptarë, vetëm pse e duan Lirinë !

Gjykatësit në Gjyqin ushtarak në Lubjanë kanë ardhur special për të dënuar “armiq” Shqiptar,në krye të këtij Gjyqi ishte Kolonel Gjorgje Gjorgjeviq,i cili për 5 vite të punës së tij i ka dënuar më se 200 të rinj Shqiptarë ,shumica ishin në shërbim ushtarak, në APJ,dhe si shpërblim u gradua me gradën Gjeneral ( me propozim ) nga ministri i Mbrojtjes së RSFJ-së Nikolla Lubiçiqi - një shovinist i përbetuar si antishqiptar. Kryesia e RSFJ-së e graduan  Gjeneral Gjorgje Gjorgjeviqin,sepse vrau dhe dënoi me qindra ushtarë shqiptar dhe me mija i keq trajtuan dhe me dhunë e premtime të rrejshme i bënin dëshmitarë në favor të politikës shtetërore jugosllave që sa më shumë me gjykuar dhe me i dënuar Rininë Shqiptare !.

 

Me shëndet, Vajza e bartë emrin FITORE,se edhe Kosova do të FITOJË REPUBLIKËN !

 

Po e përshkruaj një vizitë të Abedin Balajt nga i vëllai Hamdiu ,i cili e kishte vizituar në Lubjanë,në të njëjtën ditë ishin në seancë pranë Gjyqit ushtarak,ia mundësuan vizitën të kuptohet nën mbikëqyrje të eprorëve hetues,e shoqëronte në mes tjerëve edhe Avokatja –Sllovene - Lidija,përshëndetet me të vëllain-Hamdiun, u përqafuan shumë sa që të pranishmit u ndjenë tepër të prekur...,një atmosferë e veçantë sepse Abedini ishte tepër i dobët për nga shëndeti prej torturave fizike që i bënin hetuesit,nuk epej pranë të vëllait dhe para askujt, edhe pse ishte i dërmuar...e pyeti të vëllain se ç’kemi të re? Hamdiu i përgjigjet, më ka lindur një Vajzë ,por nuk ia kemi lënë emrin ende?Pse nuk ia keni lëne emrin ,e pyet Abedini? Po të kemi pritur ty o vëlla,që ta emërosh !Atëherë,pasi më keni pritur mua ,iu bënë të fala të gjithëve dhe vajzës së porsalindur ,me shëndet e bartë emrin FITORE.Kur të shkosh në shtëpi iu thua se edhe ne kemi me Fituar Republikën e Kosovës ,e le ta gëzoj edhe vajza e juaj Emrin FITORE ...Para të gjithëve në korridorin e Gjyqit ushtarak të Lubjanës e Pagëzoi Vajzën e Hamdiut me emrin FITORE,dhe ia ndërprenë vizitën...Edhe shokët të cilët e kishin njohur Abedin Balajn u befasuan me guximin e tij,por nuk e kishin njohur Shpirtin e tij Kombëtar dhe karakterin e tij ,nuk e kishin njohur përgatitjen e tij prej një djaloshi Luftarak, se kthim mbrapa nuk kemi ,si shprehej ai...nga kjo skenë u prek edhe avokatja e tij ,dhe tek këtu e mbrapa e kuptoi qëndresën Rinore të Abedinit dhe brezit të tij se me të vërtetë qenkan me karakter të fortë dhe të pakthyeshëm në rrugën e tyre për krijimin e  REPUBLIKËS së Kosovës !

...kështu që pas gati 12 muajve sa e mbajtën në “vojni istrazhni zatvor në Lubjanë” ( burg hetues ushtarak në Lubjanë) ,e transferojnë në mbajtje të dënimit në KPD-Dob pri Mirni,40 km larg Lubjanës në drejtim të Novomestos,në Slloveni.Shumicën prej këtyre të burgosurve i sollën në mbajtje të dënimit,po sikur të kishte institucion shtetëror i cili i garanton të drejtat e njeriut,atëherë do të jepnin përgjegjësi institucionale për keqtrajtimin në hetuesi që ua kishin shkaktuar këtyre të burgosurve Shqiptar,mirëpo,RINIA Shqiptare kudo në jugosllavi keqtrajtohej për të vetmen arsye : Kërkonin të barazoheshin me popujt tjerë në RSFJ,dhe Kosova të bëhej Republikë në kuadër të RSF-së !Politika zyrtare jugosllave e donin popullin Shqiptar, por jo si popull shtetformues të RSFJ-së,por si popull të rangut të dytë të cilët nuk kishin as ATDHE dhe as KOMB !?.Vetëdijesimi i popullit Shqiptar,edukimi,arsimimi dhe kultura kombëtare, e ngriti në shkallën më të lartë të kërkesës së drejtë për tu barazuar me të tjerët se ndryshe nuk mund të jetohej më nën thundrat e shtypësve:serb,Slloven,Kroat ,Maqedon dhe Malazez.Boshnjakët i konvertuan në Musliman edhe pse ishin element Konstituiv në Bosnjë e Hercegovinë nuk kishin ndikim sepse dita – ditës do ta humbin identitetin e vet,ndërkaq Popullin Shqiptar dhe disa popuj tjerë të cilët ishin në numër më i madh tentonin ti konvertonin në Jugosllav,pikërisht ,për këtë arsye në demonstratat e vitit 1981 qëndronte Parulla “nuk jemi jugosllav, jemi Shqiptar “!.Gjatë bisedave me shokë në vuajtje të dënimit,me Abedinin shpesh herë i komentonim dhe i arsyetonim Demonstratat e Rinisë në Kosovë sepse ishin të arsyeshme dhe shpëtimi si duket do të jetë i pashmangshëm për tu ndarë nga Sllavët e jugut,duke mos llogaritur as çmimin e jetës individuale !...

 

Abedin Balaj ishte Artist  i madh !

 

...Abedini këndonte bukur,sidomos këngë folklorike,të cilat i shkruante edhe vet,I këndonte lirisë,së Kosovës me vise,i këndonte Shqipërisë,këndonte për heronjtë Kombëtar për:Gjergj Kastriotin,Heronjve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si:Abdyl Frashërit,Sulejman Vokshit,Ymer Prizrenit,Mic Sokolit e tj.i Këndonte Bajram Currit,idilit të tij- LUIGJ GURAKUQIT,Ideologut të Lëvizjes Kombëtare,Hasan Prishtinës,( të cilin e merrte edhe si shembull se si duhet me e dhënë pasurinë për çlirim të Atëdheut !),Azem e Shote Galicës,Idriz Seferit,etj.E këndonte bukur këngën e Dem Ahmetit,Ahmet Delisë, Shaban Polluzhës e shumë kënge të tjera si quajnë në Kosovë këngë Krahinash ,me tekste të gjata...

Artin e këngës e kishte trashëguar nga i ati-Selmani,i cili ishte i njohur si këngëtar në Drenicë dhe Kosovë...

...Sjelljet shoqërore me shokët e burgut ishin të veçanta,sepse me Abedinin kishin dëshirë të rrinë të gjithë,jo vetëm këngë të dëgjonin prej tij,por edhe bisedat të cilat zhvilloheshin ishin ushqim shpirtëror për edukim dhe arsimim e njohje të Historisë Kombëtare ,sepse ai ishte Enciklopedi më vete...!!!

Abedini vizatonte bukur,e kishte edhe një shok në Pavilionin e Rinisë ku e vuanin dënimin ,i cili e ka pasur shkollën e artit të mbaruar,ishte nga Prekazi,së bashku i kishin Vizatuar portretet e Gjergj Kastriotit,Ismail Qemalit,Isa Boletinit,Luigj Gurakuqit,Hasan Prishtinës,Azemit e Shotës,Por, edhe Flamurin Kombëtar...

 

Qëndresa dhe karakteri politik Kombëtar i Abedin Balajt,dhe Rënja e tij

 

Ja edhe një rast po e përshkruaj për: Qëndresën dhe karakterin politik të Abedin Balajt :

 

Për festën e Flamurit kombëtar më 27.11.1983  ato portrete i kishin varur në pavijonin e Rinisë dhe i ftojnë të burgosurit që të bëjnë nderim para këtyre portreteve dhe, ta nderojnë Flamurin Kombëtar Shqiptar !

I kishin shkruar parullat: Rroftë  Flamuri Kombëtar,Rroftë Republika e Kosovës,Rroftë Rinia Heroike e Kosovës e tje...

Abedini në këtë mënyrë e festoi Festën e Flamurit Kombëtar dhe, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë !

Abedin Balajn për këtë vepër Kombëtare - Gjykata e Qarkut në Lubjanë e dënoi me 3.5 vite burg...kurse Bajrushin me 2 vite burg për shkak të përkrahjes së Abedinit...

Abedin Balajt iu rritë kohëzgjatja e dënimit edhe për 3.5 vte burg,d.m.th.10+3.5 = 13.5 vite burg efektiv ! Këso dënime iu shqiptonin shumë të burgosurve politik shqiptar,nëpër burgjet e jugosllavisë!

Nga dhuna fizike e politikës shoviniste jugosllave,në shërbim të cilës ishte  edhe politika zyrtare sllovene gjatë viteve të ’80-ta,në burgun e qarkut në CELE të Sllovenisë ndërroi jetë i burgosuri politik – ABEDIN BALAJ ,më 09.01.1985...

 

Lavdia bie mbi ata, të cilët krijojnë VLERA ! Sidomos për ata të cilët flijohen për LIRINË e të tjerëve për ta gëzuar atë ( ! ),Dëshmorët Kombëtar bien për ta gëzuar Lirinë Atdheu dhe Kombi,për Republikën e Kosovës ME VISE dhe për Shqipërinë  që i deshi më shumë se JETËN e vet,U FLIJUA shoku i ynë - ABEDIN BALAJ !.

 

Më 10 .06.2010

HODONOC/KAMENICË                                 

SHEFIK SADIKU



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: