Hipertensioni arterial, si ta shmangim infarktin
| E Shtune, 27.10.2007, 07:59 PM |

Jonida Tashi

Tensioni arterial (t.a.) eshte presioni qe gjaku ushtron te muret e eneve te gjakut. Ky tension varet nga ritmi dhe nga forca e tkurrjes se zemres, nga volumi i gjakut dhe nga rezistencat e arterieve, venave dhe kapilareve qe kundershtojne fluksin e gjakut.

Mekanizmat

Rregullimi i tensionit arterial varet nga aktiviteti i qendrave vasomotore qe ndodhen ne tru dhe nga shume substanca te tjera ne organizem. Kur, per çfaredolloj arsye tensioni arterial ulet, ne veshke prodhohet renina, qe duke vepruar mbi angiotensinogjenin e transformon ne angiotensin. Kjo e fundit ka nje rol vazongushtues dhe shkakton ngritje te tensionit. Angiotensina gjithashtu rrit prodhimin e aldosteronit nga gjendrat mbiveshkore. Aldosteroni mban jonet Na+ dhe thith uje gjate filtrimit te urines ne veshke. Si pasoje e ujit te thithur rritet volumi i gjakut qe kontribuon ne rritjen e tensionit. Edhe adrenalina, noradrenalina, kortikosteroidet, hormonet e tiroides (T3 dhe T4) kane efekt hipertensiv.

Vlerat dhe matja e tensionit arterial
 
Zemra shtyn gjakun ne menyre homogjene dhe pulsante. Ne çdo sistole do te nxirret nga zemra nje volum i caktuar gjaku e me pas ka nje moment pushimi, qe quhet diastole. Gjate diastoles zemra mbushet perseri me gjak, per te vazhduar ne sistolen e ciklit te ri. Kjo menyre e punimit te zemres me faza aktive dhe pasive shpjegon faktin pse ne vlerat e tensionit arterial kemi nje vlere minimale qe korrespondon me diastolen dhe nje maksimale qe korrespondon me fazen e sistoles. Metoda me e perdorur per te matur t.a. (tensionin arterial) eshte me ane te nje instrumenti qe quhet sfigmomanometer dhe vlerat jane te shprehura ne mmHg. T.a. peson lekundje te medha gjate dites, duke arritur vlera me te uleta ne oret e para te mengjesit. Lekundjet e tjera te t.a. varen nga aktiviteti fizik, nga temperatura dhe tensioni psikik. Por ka edhe lekundje te vlerave te t.a. ne baze te seksit dhe moshes. Perveç ketyre, ekzistojne dhe raporte shume te ngushta midis t.a. dhe semundjeve kardiovaskulare. Sipas mjekeve eshte normal nje tension arterial poshte 140 mmHg per presionin sistolik dhe 90 mmHg per presionin diastolik, dhe konsiderohen optimal vlerat 120 mmHg me 80 mmHg.

Modifikimi i dietes
 
Sipas mjekeve, eshte pergjithesisht i pranuar fakti qe zvogelimi i sasise se kripes (Na+) (kripe kuzhine, e perbere nga Na+ dhe Cl-) eshte i dobishem ne njerezit me hipertension. Po sipas tyre, ka rezultuar qe nje diete e cila korrespondon me gjysmen e sasise se kripes qe eshte prezente ne ushqimin e vendeve te industrializuara, mund te ule tensionin arterial maksimal deri ne 6-7 mmHg dhe ate minimal ne 5-6 mmHg. Problemi me i madh ne aplikimin e uljes se sasise se kripes ne dieten e pacienteve me hipertension arterial eshte veshtiresia e pacienteve per ta pranuar dhe respektuar per nje kohe te gjate kete lloj diete.

Shtesa e kaliumit
 
Nje diete e pasur me kalium ka nje rol mbrojtes nga komplikacionet e zemres dhe eneve te gjakut te hipertensioni. Kaliumi mund te ule vlerat e t.a. deri 9-10 mmHg per tensionin maksimal dhe 5 mmHG per ate minimal. Ndersa shtesa e magneziumit mund te ule tensionin arterial mesatar deri ne 8-10 mmHg.

Ushtrimet fizike
 
Sipas eksperteve, 30 minuta ne dite ushtrime fizike, si ecje ose vrapim i lehte, mund te pakesojne dukshem rrezikun e prekjes nga semundjet e zemres. Per te pasur nje zemer te shendoshe nevojiten me shume sesa ushtrime te thjeshta fizike. Ngritje peshash ndihmojne ne formimin e muskujve, por te dhenat e reja thone se nje prej muskujve qe perfiton nga ky sport eshte edhe zemra. Nga aktivitetet fizike te mundshme te tipit dinamik dhe aerobik mjeket keshillojne vrap, çiklizem, marshim, not, qe perbehen nga levizje te perseritura te shume muskujve me mungese te forcave te rezistences. Stervitja e aplikuar te pakten 3 here ne jave per 30 minuta ose me shume, ul tensionin arterial deri ne 5-10 mmHg per maksimumin, dhe 10-15 mmHg per ate minimum.

Zvogelimi i peshes trupore
 
Rregullimi i peshes trupore konsiderohet si nje mjet efikas dhe pa efekte negative per uljen e vlerave te t.a. Zvogelimi i peshes trupore me 1 kg ben qe edhe t.a. te ulet me 1 mmHg. Nje njeri qe eshte 10 kg mbi peshen ideale dhe ka nje presion qe eshte 10 mmHg mbi vlerat optimale, ne qofte se arrin peshen ideale do t’i rikthehen edhe vlerat optimale te presionit.

Perdorimi i kafeines dhe nikotines
 
Perdorimi i kafeines mund te shkaktoje rrahje te shpeshta te zemres dhe nje rritje te perkohshme te tensionit arterial. Kerkime per perdorimin kronik te kafeines nuk kane gjetur ndonje lidhje midis perdorimit te kafese dhe vlerave te t.a. Efekti favorizues i duhanit ne arterioskleroze eshte dokumentuar te vdekjet per kardiopati ishkemike dhe vaskulopati cerebrale te duhanpiresit e medhenj. Ndalimi i duhanit, pavaresisht nga efektet mbi t.a. zvogelon rrezikun kardiovaskular te pacientet me hipertension. Numri i madh i te semureve me hipertension te duhanpiresit sugjeron nje rol te rendesishem te duhanit te kjo lloj semundje.

Tensioni dhe zemra, ku lidhen dy semundjet

Tensioni i larte shpesh eshte quajtur “nje vrases i heshtur”. Nje studim i fundit tregon se nje grup ilaçesh te klases se diuretikeve, te perdorur qe para 50 vjetesh, jo vetem qe kushtojne shume me pak, por jane edhe me te efektshme sesa ilaçet e reja qe firmat farmaceutike i reklamojne me aq buje. Per uljen e tensionit ne nivele normale ekzistojne rreth 180 lloj ilaçesh. Por sipas studimit te fundit, ilaçet e klases se diuretikeve jane me te efektshmit per kete qellim. Nga ana tjeter, keto medikamente jane me te mira jo vetem per uljen e tensionit, por edhe per parandalimin e komplikacioneve kardiovaskulare.

Zemra
 
Sipas te dhenave shkencore, sa me i shendetshem te jete njeriu ne moshe te re, aq me e qendrueshme do te jete gjendja e tij shendetesore dhe me i paket rreziku nga problemet e zemres. Te gjithe ata te rinj qe nuk gezojne shendet te mire, me kalimin e kohes ndeshen me nje rrezik me te madh per t’u prekur nga semundja e zemres. Ata qe bejne nje nivel te ulet ushtrimesh fizike kane 3-6 here me shume mundesi te vuajne nga tensioni i larte, diabeti dhe probleme te metabolizmit, sesa njerezit qe kryejne ushtrime rregullisht. Ndersa ata qe bejne shume pak stervitje fizike kane me shume shanse per nivele te larta kolesterine.

Analiza

Shenja e pare e semundjes se zemres ne 50 per qind te rasteve vihet re vetem kur zemra pushon se rrahuri. Por tani nje analize e thjeshte e gjakut mund te shpetoje jete njerezish. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund te zbuloje mjaft heret problemet ne venat e gjakut, duke krijuar keshtu mundesi per kurim te suksesshem. Shkencetaret besojne se prekja e artereve te zemres eshte shkaktari nxites i shume goditjeve ne zemer. Kjo eshte edhe arsyeja qe nje nivel i larte i Proteines reaktive C mund te jete vdekjeprures, edhe kur niveli i kolesterines eshte i ulet.

Alkooli, shkaku kryesor i semundjeve ne zemer
 
Ulja e sasise se alkoolit luan nje rol te madh ne kontrollin e vlerave te tensionit te njerezit qe perdorin alkool.
Pirja e pijeve alkoolike paraqet rrezik si per meshkujt, ashtu edhe per femrat. Studimet kane zbuluar se ata qe pine me teper se 21 gota vere ose birre ne jave kane 70 per qind mundesi te medha te vuajne nga sulmi ne zemer. Nga ana tjeter, ne kete grupim alkoolistesh, ata qe mund ta vuajne te paret atakun jane te gjithe personat qe e kane te trasheguar semundjen e zemres.

Ilaçet e tensionit ulin 40% semundjet e zemres
 
Ilaçi Diovan per trajtimin e presionit te larte te gjakut tani mund te perdoret edhe ne trajtimin e semundjeve te zemres. Sipas te dhenave, ilaçi Diovan ul rastet e vdekshmerise ne 41 per qind tek te semuret nga zemra. Semundjet e zemres perbejne nje problem te madh shendetesor ne Shtetet e Bashkuara. Çdo dite 1500 amerikane diagnostikohen me semundje te zemres.

Keshilla

Te gjithe njerezit qe kane probleme me tensionin dhe zemren duhet te bejne 30 minuta ushtrime fizike ne dite

Ecja apo vrapimi i lehte ulin rrezikun e prekjes nga semundjet e zemres

Ata qe kryejne ushtrime intensive, siç jane ngritja e peshave, e ulin edhe me shume rrezikun e prekjes nga semundjet e zemres
Shume prej medikamenteve qe perdoren per te kuruar tensionin e larte, sherbejne edhe per te kuruar semundjet e zemres.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: