Hilmi Saraçi: Deri kur zyrëtarët shtetëror të Serbisë do të lejohen për “vizitat “e paautorizuara në Republikën e Kosovës (?)
| E Hene, 31.05.2010, 06:59 PM |

Deri kur zyrëtarët shtetëror të Serbisë do të lejohen për “vizitat “e paautorizuara në Republikën e Kosovës (?)

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Zyrtarët më të lartë shtetëror të Serbisë hyjnë në Kosovë  kur të duan. Nuk ka kush t’i ndalë. Përveç zhurmes mediatike  që bëjnë zyrëtarët tanë  shtetëror dhe fajsimit të njëri tjetri si dhe misionëve ndërkombëtare , nuk ndërmarrin  hapa sipas ligjit dhe kushtetutës, për t’i penguar këto lëvizje (vizita) deskruktive dhe kriminale , sidomos fushatat  e tyre elektorale për zgjedhjet paralele të Serbisë . Për më keq, institucionet tona (Qeveria) nuk janë  në gjendje që t’i pengojnë  zgjedhjet që do të mbahen nën organizimin e Serbisë këto ditë , Për këto  fajson opozita  Qeverinë për tolerime dhe paaftësi në zbatushmërinë  e ligjit në terë territorin e Kosovës. Kjo me kohë është sqarua  se zgjedhja gjithpërfshise për statusin e hartuar nga presidenti Ahtisari, e përcakton Kosovën si shtet i pavarur demokratik shumetnik dhe me të drejta të barabarta  për të gjithë ,  i përberë nga qytetarët e përcaktuar që të jenë ndërtues të plotë  në procesin e shtetëndërtimit, prandaj në këtë fushë duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i përmbahemi ligjit dhe kushtetutës për mbrojtjen e terësisë teritoriale të Kosovës. Por në këtë fushë duhet të ndërmarrim hapa me mënquri dhe kujdes të veçantë . E terë kjo ka  të bëjë më tepër pas ngjarjeve  të fundit , në veçanti lidhur me “vizitat” e shpeshtuara ,e të paparalajmëruara  të zyrëtarëve serbë  në Kosovë, të cilët duke shfrytëzuar fushatën parazgjedhore të strukturave paralele të Serbisë , të cilat që dhjetë vite pa pengesa veprojnë dhe cenojnë  integritetin territorial të Kosovës, tani kanë tejkaluar durimin dhe kanë krijuar huti dhe pezem të qytetarët. Për këtë arsye reagimet e qytetarëve (sidomos e opozitës) dhe  venja në rend të ditës të kësaj çështje me rëndësi të veçantë në Parlamentin e Kosovës  ishte me vend, por e vonuar, sepse kjo është dashur më herët të diskutohet në nivel më të lartë siq është parlamenti, të kundërshtohet dhe të vehet në rend të ditës jo vetëm në Kuvendin e Kosovës, por  edhe  në institucionet të tjera shtetërore të Kosovës dhe me kohë të merren masat e nevojshme…

 Diskutimet në Parlamentin e Kosovës kto ditë sa ishin me vend  aq ishin edhe irituese, të fryera me emucione që nuk kishin efektin e duhur demokratik dhe parlamentar për të zgjidhur dhe për të  marrë masa efikase ndaj këtyre shkeljeve te terësisë teritoriale të Kosovës. Deputetet shfrytëzuan foltorët për te ofenduar njëri tjetrin. Megjithatë Kuvendi i Kosovës ka dalë  me një qendrim ku ka kërkua nga  Qeveria  që t’i

ndalojë të gjitha aktivitetet që zhvillohen në teritorin e Republikës së Kosovës jasht sistemit politik dhe kushtetutar të saj.

               

Udhëzimi dhe rekomandimi i EULEX-it i vonuar

 

 Për këtë arsye  bashkëpunimi i institucionëve tona shtetërore (Qeverisë)  me BE-në (EULEX-in) ka qenë i domosdoshëm, prandaj EULEX-i  duke parë më në fund se kjo që po ndodhë në veri të Mitrovicës është shkelje e ligjëshmërisë dhe kushtetutës së Kosovës ,ka dhënë udhëzime dhe rekomandime që  në rast se vizita , në të ardhshmen, nuk është e autorizuar, duhet të refuzohet hyrja . Ky udhëzim dhe rekomandim i BE-së (EULEX-sit) është dashur të rekomandohet dhe të zbatohet më herët, sepse tani  politikanët nga Serbia  kanë arritur që të pengojnë në forma të ndryshme zbatushmërinë ligjore  në këtë pjesë të vendit dhe të krijojnë anarhi institucionale . Në këtë fushë jemi përgjegjes edhe ne qytetarët sepse është dashur të reagohet më me zë, më herët dhe të organizohen protesta për ruajtjen e terësisë territoriale të vendit dhe të njohtohet bashkësia ndërkombëtare se mjaft kemi qene tolerantë dhe të durueshëm… Në Gjykatën Kushtetuese që konsiderohet si “gardian” i Kushtetutës së Kosovës, nuk ka asnjë ankesë  ose procedim të rasteve  që po përseriten në veri ku shkelet autoriteti kushtetues  kosovar…

Ish ndërmjetësuesi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovë  Albert Rohan ka thënë  se misioni i EULEX-it ka fuqi ekzekutive  në fushën e luftimit të krimit  të organizuar dhe korrupsionit  dhe ka të drejtën e ndërhyrjes edhe në institucionet e Kosovës . Albert Rohan duke komentuar ndërhyrjen e EULEX-it në një nga ministritë e Qeverisë së Kosovës  thotë” kjo është edhe e drejtë e tyre , sepse ata kanë fuqi ekzekutive  në këtë fushë të caktuar të luftës kundër krimit  të organizuar dhe korrupsionit . Fjala është për Fatmir Limaj i cili ka angazhuar tre avokatë nga  Stanfordi si pjesë e ekipit ligjor në tentim për ta  shfajqësuar ministrin e Transportit dhe Post Telekomikacionit Fatmir Limaj, në një rast korrupsioni që ka nxitur  debate edhe jasht vendit… Ndersa për zgjedhjet lokale serbe  në Mitrovicën e veriut, ai (Rohan) ka thënë se  janë të palighshme , mirëpo është vështirë të parandalohet mbajtja e tyre  për shkak të mundësisë  së shpërthimit të dhunës” …

Mirëpo nese Serbia vazhdon me këtë avas deskruktiv dhe të krijojë  probleme  ndëretnike, respektivisht nese nuk e ndryshon qendrimin ndaj  Kosovës ,ajo nuk mund të bëhet antare e BE-së. Dhe ky nuk është kusht i ri. Kjo ka kohë që po përseritet  nga disa diplomatë nga bashkësia ndërkombëtare . Mirëpo  bashkësia ndërkombëtare në këtë fushë  duhet të bëjë trusni më të madhe mbi Serbinë  për të bërë reforma eknomike  dhe politike për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, e pastaj të bisedohet  për pranimin e saj antare e BE-së…Bashkësia Ndërkombëtare sikur nuk është e angazhuar sa duhet për pengimin  e strukturave paralele të Serbisë, krimit të organizuar , korrupsionit e të tjera , sepse në këtë fushë nuk janë marrë masa të duhura me kohë…

                          

Kur mungon politika shtetërore e Qeverisë

 

 Mungesa e politikës shtetërore , sidomos  e Qeverisë ka sjellë që sot Kosova  të jetë e mbyllur ,e ngujuar në  kuptimin e saj që të mos jap përgjigje  për të gjitha zhvillimet që po ndodhin në vend , sidomos në veri të Mitrovicës. Prandaj me të drejt qytetarët e Kosovës sot janë të frikësuar dhe frika mbretëron në atë  duke pasur parasysh  sjelljen e pushtetit aktual tolerues në disa fusha institucionale shtetërore si krimi i organizuar, korupsioni , privatizimi i fabrikave dhe ndërmarjeve shoqërore ku gjatë privatizimit AKM-ja ka bërë shkelje të rënda ligjore duke lënë pa punë me mijëra punëtorë, të cilët jetojnë në kushtë të vështira . Ministri Ahmet Shala  në përgjigjen e tij  për ICO-në Pieter Feith, për çështjen e këthimit  të fondeve të AKP-së dhe Trustit në Kosovë   ka thënë se këto para  duhet të këthehen dhe janë shumë të nevojshme  të futen në tregun kosovar të cilat do të ndikonin në zhvillimin ekonomik të vendit . Kosova ka  afër 800 milion euro të investuara  në tregjet e huaja financiare … Në këtë fushë (privatizimit) vlen të flitet edhe për  hotelin Union (dikur Skenderbeu). Së pari u shit për biznes, pastaj iu vu flaka , e në fund u vlerësua që s’ka mbetur asgjë nga vlerat e tij historike . Hotel Union përfundimisht pritet të rrenohet. Kështu ka vendosur  kryetari i Prishtinës , Isa Mustafa . Ai dëgjoi ekspertët e tij,por shpërfilli  iniciativat dhe debatët që ishin kundër rrenimit . Antropologët këtë e quajnë  epizodë të trishtuar. Unë nuk pajtohem me këtë mendim të fundit, por  mendoj se rrenimi i tij është me vend, sepse ai përkundër disa përpjekjeve për ta restauruar dhe për ta ruajtur ishin të dështuara këto përpjekje . Hapsira që ka zënë ku objekt është mëse e nevojshme të lirohet dhe në vend të saj të  ndërtohet dhe të zbukurohet  sheshi me gjelbërim dhe lule  që do t’i japin një pamje piktureske objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë Republikane dhe objekteve të tjera që gjenden  në këtë hapsirë. 

Qeveria sikur  ka treguar pafuqi për të ndërhyrë në të gjitha këto dhe të ndërmarrë hapa për menjanimin  e tyre  si të  dukurive negative, krimit të organizuar , korropsionit dhe cenimit të terësisë teritoriale të vendit.

       

Gjykatat nuk janë në nivelin e punës dhe veprimtarisë ligjore

 

 Në këtë fushë gjykatat nuk janë në nivelin e duhur të punës dhe veprimtarisë së tyre ligjore , sepse ankesat dhe të drejtat  e qytetarëve  mbetën të pavendosura . Vetëm në tremujorin e parë  të këtij viti gjykatat kosovare  në sirtarët e tyre  kanë edhe 3.791 lëndë të pazgjidhura , më shumë se në fund të dhjetorit 2009, ndersa Kristofer Dell ,ambasador i Amerikës në Kosovë   ka përmend mbi 100 mijë  aktgjykime , të cilat janë nxjerr nga gjykatat dhe mbesin të papërmbaruara , përderisa ka shfaqur  frikën se disa  prej qytetarëve  nuk do të arrijnë kurrë t’i realizojnë  të drejtat e tyre . Kjo gjendje  ndikon që qytetarët, biznesët dhe investitorët të zhvillojnë ndjenjën e mosrespektimit  për shtetin dhe dyshime në sundimin e ligjit . Kjo gjendje e rendon Kosovën, prandaj

sistemi gjyqësor në Kosovë  është në një pikë kritike  sa i përket besimit  të qytetarëve , sepse mosekzekutimi vendimeve ndikon në këtë besim, prandaj kjo mbetet një sfidë ku sistemi gjyqësor po përballet, prandaj gjendja aktuale në sistemin e drejtësisë , sa i përket zbatimit të vendimeve  gjyqësore  është shumë problematike , fakt ky që po shkakton në ekzekutimin e vendimeve , duke krijuar kështu pasiguri juridike  për palet dhe qytetarët. Ligji në fuqi për përmbarimin  duhet të ndryshohet dhe të plotësohet me urgjencë , duke reduktuar në minimum procedurat  përmbaruese …

       

NATO nuk merr vendime të ngutshme pa bërë analiza të detajuara

 

NATO është një organizatë serioze që është duke kryer obligimet e veta  që i adresohen në bazë të kushtetutës që ka , duke kryer obligimet e veta sa duhet që i adresohen në bazë të kushtetutës ,ka për  detyrë të ruaj qetësinë dhe sigurinë për të gjithë qytetarët. Ai (KFOR-i) nuk mer vendime  të ngutshme  pa bërë analiza  të detajuara  dhe pa vlerësimin profesional të situatës së sigurisë në Kosovë . Në kohën e fundit flitet për reduktimin e trupave  paqëruejtëse të KFOR-t , mirëpo vlerësimet për reduktimin e trupave të KFOR-it janë në favor të gjendjes së sigurisë në Kosovë . Nese NATO zvogëlon numërin e paqruaqëse, kjo nuk do të thotë  se zvogëlon misionin e saj paqësor në Kosovë . Është me rëndësi që NATO nuk e ka ndryshuar misionin e saj dhe nuk ka hequr dorë nga mbrojtja  e Kosovës nga kërrcënimet e mundëshme të jashtme  dhe të brendëshme , prandaj ne nuk duhet të brengosemi për reduktimin e numërit të forcave paqëruajtëse. Ato me përgjegjesi dhe kujdes të lartë profesional po kryejnë misionin e tyre paqësor në Kosovë …



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: