Xhevat Muqaku: Shënim për vajzat futbolliste
| E Hene, 24.05.2010, 09:40 PM |

Foto shënim për vajzat futbolliste

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Ekipi i vajzave nga " Kosova" e Prishtinës, futbollitet e grupmoshave prej 14- 16 vjet, të ftuar nga FSV Weiler zum Stein në Leutenbach, rrethi Rems- Murr prej 19- 26. 05. 2010 jan të pranishme në Turnirin e Futbollit për vajzat "FSV Mädchen- Cup 2010".

 

Këtyre të rejave ju prinë Traineri- Ilir Sopi me Asistenten- Albina Rrahmani.

Përbërja e ekipit: Blerta Kaqiu, Lavdije Begolli, Besarta Berisha, Adelina dhe Anita Krasniqi, Vjosa Regjepi, Ardiana dhe Ariana Mazreku, Arlinda Dehari, Ermira Hashani, Blerina Musa, Arta Rama, Jehona Ademi.

 

Jan kryesisht nxanëse te shkollave fillore dhe të mesme, dhe një përzgjedheje nga ekipet si : Malisheva, Ferizaj, Prishtina, Kaqaniku, Gjakova dhe Llapi.

 

Që nga viti 2002 për mungesë të ligës, zhvillon here pas here lojra miqësore në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni.

 

Vitin e kaluar vajzat e këtij ekipi prezantuan me sukses futbollin e Kosovës edhe në Suedi.

 

Kryetari i klubit është afaristi i njohur, zotëriu Agim Ademi.

 

Presim ndihmë nga Departamenti i sportit i komunës së Prishtinës, si dhe nga ministria e sportit e Kosovës tha ndër të tjerash, Trajneri Ilir Sopi.

Falenderojmë me kete rast organizatorin e Turnirit në fjalë dhe personelin e ambasades gjermane në Prishtinë.

 

Besoi se edhe kësaj here do të kryejm obligimin që kemi marrë me përgjegjësi, than para se të fillonte fluturimi nga aeroporti i Prishtines për në Shtutgart, Trajneri, Asistentja dhe të gjitha futbollistet e reja.

 

Urojmë suksese në kete Turnir dhe prezantim te mirë vashave- futbolliste dhe udheheqesve te ekpit Kosova nga Prishtina.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: