Hilmi Saraçi: Pse ka munguar dhe mungon bashkëpunimi i Bashkësisë Ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës?
| E Enjte, 13.05.2010, 10:00 PM |

Pse ka munguar dhe mungon bashkëpunimi i Bashkësisë Ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës?

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Kosova ka  pranuar dokumentin e Ahtisarit dhe zgjedhjen që Kosova  të këtë  pavarësinë , por edhe  disa segmente  të kësaj pavarësie , siq është  gjyqësia  dhe drejtësia  të ndihmohen me konsensues për t’u konsoliduar nga një mision i BE-së. Prandaj nuk duhet që institucionet tona (Qeveria) të kenë ferkime me bashkësinë nderkombëtare  por  të respektohet autoriteti i EULEX-it dhe mos të mungojë bashkëpunimi i ndërsjellë…, sepse në këtë fushë ka pasur disa ferkime, paqartësi dhe “probleme”  të panevojshëm rreth angazhimit të EULX-it në disa raste gjatë ndërtimit të institucionëve tona shtetërore, sidomos tani se voni me rastin  ”Limaj” . Mendoj se bashkëpunimi dhe sqarimi  reciprok në disa raste të mëhershme  dhe në rastin e tanishëm “Limaj” ka munguar, sa i përket ecurisë se masave të mara dhe sqarimit para opinionit të gjerë. Kjo dukuri e Bashkësisë Ndërkombëtare (UNMIK dhe EULEX) ka qenë e pranishme më herët , ku në disa raste janë tejkaluar (toleruar) pa ndonjë arsye të nevojshme kompetencat në fushën e ligjëshmërisë , drejtësisë dhe zbatushmërisë, pa një bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, sidomos  kur kemi të bëjmë  me veriun e Mitrovicës,UNMIK-u e më vonë EULEX-i nuk kanë treguar angazhim të duhur në ruajtjen dhe zbatushmërin e rendit dhe ligjëshmërisë , marrjen e masave ndaj të gjithë atyre që kanë prishur rendin dhe qetësinë, respektivisht ndaj luftimit të krimit të organizuar , kontrabandës dhe korropsionit. Megjithë angazhimet e Qeverisë  së Kosovës për ndërmarjen e hapave konkret në këto fusha, kjo sikur ka munguar dhe po mungon edhe më tutje.. .

      

Stratëgjia e Qeverisë së Kosovës për veriun pa ndonjë rezultat

 

 Në kohet e fundi janë “ndërmar” disa hapa konkret në këtë fushë në kry me Ylber Hysën, koordinator dhe udhëheqës për realizimin e stratëgjisë së Qeverisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës. Hysa në bashkëpunim me institucionet komunale në Mitrovicë ,kohë më parë  kanë marë iniciativën për pastrimin e varrezave të shqiptarëve (myslimanëve) në veri të Mitrovicës dhe të varrezave të serbëve (ortodokse), në jug.  Për këto  të fundit si duket nuk ka hasur në  mirëkuptim nga pala serbe . Kjo është një nismë  e mirë , por që nuk ka një peshë për të  ndihmuar në  zgjidhjen e problemeve madhore në këtë pjesë të teritorit tonë , ku Beogradi dirigjon dhe vepron pa ndonjë pengesë të veçantë me pushtetin paralel. Këto ditë Beogradi ka organizuar zgjedhje të reja lokale paralele, prandaj si do të realizohet stratëgjija e Qeverisë së Kosovës nese edhe më tutje tolerohet pushteti paralel i Serbisë?.  Këtu duhet të gjejmë metoda dhe forma të tjera , në rend të pare në pengimin e këtyre zgjedhjeve  dhe  shurjen e pushtetit paralel  nga Serbia dhe mos të shkojmë skajeve të ngjarjeve por të veprojmë pa ndonjë hezitim në thelb të ngjarjeve. Serbia përpiçet në forma të ndryshme, me propogandën e saj tani të njohur kundër pavarësisë së  Kosovës, të përfitojë diçka nga e gjithë kjo përpjekje  propoganduese , respektivisht të realizojë ndarjen e veriut të Mitrovicës. Në këtë fushë Bashkësia Ndërkombëtare sikur ka qenë tolerante (e shurdhet) dhe nuk është përpjekur sa duhet që të marrë masa në kohën e duhur ndaj kësaj dukurije antikushtetutare . Mirëpo ndarja e Kosovës që po flitet në kohet e fundit nuk është e mundur , sepse Kosova ka shtetin e pavarur  demokratik dhe teritorin e saj në kufijt e caktuar të pranuar ndërkombëtarisht.

                        

Çka flitet për ndarjen e Kosovës

 

Kancelarja gjermane Merkel në një deklarim, në mes të tjerave ka thënë: çështja  e Kosovës është vendosur  njëherë e përgjithmonë  dhe se integriteti territorial i Kosovës është  i pacenueshëm…” Ndersa  kongresmeni amerikan  Eliot Engel bashkëpunëtor i Grupit për   Çështje  Shqiptare  në mes të tjerave ka thënë: po të  fillosh të shkëmbësh territore  në Ballkan kjo nuk do të ket fund dhe mund të çojë  në luftra  ose vështirësi më të mëdha . Kosova  nuk duhet të ndahet. Serbët në Beograd po luajnë  një lojë  të rrezikshme ..”  Mirëpo nënkryetari i Serbisë ,Ivica Daçiç ka deklaruar se ndarja  e Kosovës për momentin nuk është  zgjidhje  për askend, dhe ka vlerësuar se për këtë ndoshta  do të duhej të bisedohej më herët…dhe se në nivel shtetëror asnjëherë  nuk është  biseduar për mundësinë e ndarjes së Kosovës …” Këto janë përralla dhe kamuflime të Daçiçit, sepse dihet se çka mendon dhe çka flet Serbia për ndarjen e Kosovës…

 Qeveria Britanike (Sparsk) shton se  vendimi i GJND-së do të ishte si bazë pikënisje për bashkëpunim të Beogradit dhe Prishtinës dhe atë në fushat vitale  për qytetarët të cilat nuk kanë lidhje  me statusin  e  Kosovës …

Ndersa  komisonieri  i BE-së për zgjerim Stefan Fule  gjatë vizitës  që i bëri veriut të Mitrovicës  nuk ka dashur të flasë për çështje politike  as për të kaluarën, por ka biseduar për përspektivën evropiane të Kosovës për të parë se çka mund të bëjë  BE-ja  për të lehtësuar mundësitë  e zhvillimit ekonomik në këtë rajon (veriu të Mitrovicës), duke  njohtuar se në këtë  pjesë  deri me tani janë  investuar rreth 20 milion euro. Megjithatë Serbia nuk angazhohet për një të ardhshmë më të mirë të serbëve në këtë pjesë të Kosovës, por angazhohet për probleme që do të ngadaklsonin përspektivën dhe jetën e qytetarëvë , në veçanti atë të minoritetit serb…

Mendoj se  siguria dhe liria për serbët e Kosovës që jetojnë këtu është shumë e mirë. Ata gëzojnë të drejta më të mëdha së shqiptarët dhe të tjerët. Shumica   e njerëzve në Beograd mendojnë kështu . Kosova  tani ka shans që për një vit të bëhet antare  e OKB-së. Kjo do të pengojë konfliktet e reja në rejon, sodomos me Serbinë , prandaj në këtë fushë duhet një lobim dhe angazhim më i madh diplomatik i Qeverisë së Kosovës  për njohje të tjera (të reja).

                

Minoriteti serb gëzon privilegje të veçanta

 

 Pa marr parasyshë  në të drejtat ligjore të priveligjuara për serbët megjithate  për shkak të pasojave  të konfliktit të më hershëm , sidomos gjatë luftës ende  është i pranishëm një disponim antipajtues , pikërisht për shkak se ndaj kriminelëve të luftës sikur nuk janë marrë masa të nevojshëm, ata qarkullojnë lirshëm në teritorin e Kosovës dhe kurkush nuk merr masa ndaj tyre , prandaj në këtë fushë do të mungojë suksesi  për një pajtushmëri në mes të komunitetit serb dhe shqiptar, për një kohë më të gjatë . Në këtë fushë duhet reaguar ndaj këthimit të të gjithë atyre serbëvë që kanë bërë krime dhe kanë qenë pjesëmarrës në vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm gjatë luftës . Serbët sipas ligjit  kanë të drejt të këthehen , kurkush nuk do t’i pengojë ata që nuk janë të involuar në krime  dhe vrasje të shqiptarëve të pafajshëm… Ata, Qeveria e Kosovës i ka përkrah në disa fusha , u janë ndërtuar shtepitë dhe u kanë dhënë mundësi që të përfitojnë dhe të gëzojnë shumë privilegje të tjera , të cilat shqiptarët nuk i posedojnë . Mirëpo megjithkëto disa nga  ata (serbët) nuk dëshirojnë të këthehen, shtepitë e ndërtuara   i kanë shitur…, sepse u konvenon të marin para dhe të jetojnë në Serbi.…

          

Serbia duhet të kërkojë falje për krimët që ka bërë në Kosovë

 

  Serbia deri me tani asnjëherë nuk është penduar dhe asnjëherë nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë ndaj shqiptarëve . Përkundër përpjekjeve që janë bërë dhë po bëhen, ende nuk kemi një angazhim të duhur për këthimin e të vrarëve dhe të zhdukurve shqiptarë që tani gjenden nëpër varresat masive në Serbi. Serbia nuk deshiron (nuk angazhohet) për zbardhjen e fatit e tyre. Kjo është një brengë e madhe për familjarët. Ata janë të traumatizuar , me dhembje e lotë presin që një ditë të gjenden eshtrat e tyre. Qeveria e Kosovës në këtë fushë nuk ka treguar angazhim të mjaftueshëm për zbardhjen e fatit  dhe këthimin e trupave të pajetë të shqiptarëve të vrarë nga kriminelët serb.  Bashkësia Ndërkombëtare, gjithashtu  sikur nuk ka  bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës dhe me Qeverinë e Beogradit . Kjo do të ishte arritur më lehtë, sikur Bashkësia Nderkombëtare të parashtronte disa kushte  për Serbin për zgjidhjen e këtij problemi të papresedan njerëzor…

Në këtë fushë kemi sfida dhe vështirësi, mirëpo mendoj se sfidat nuk tejkalohen vetëm me miratimin e ligjeve , por me zbatimin në praktikë të tyre, sepse në këtë fushë  dhe në fusha të tjera  kemi probleme  të mëdha  sidomos  në stabilitetin politik , por  edhe ekonomik . E terë kjo nuk e zvogëlon faktin  dhe obligimin që kemi ndaj të zhdukurve dhe të vrarëve  nga dora kriminale serbe.

          

Minoriteti serb ngadal po vetdisohet dhe po angazhohet në ndërtimin e institucioneve shtetërorë të Kosovës

 

Shumica e serbëve në Kosovë e kanë kuptuar se në të mirën e tyre është  përkrahja e institucioneve  shtetërore dhe pavarësia  e Kosovës, prandaj përveç që kanë dalur në zgjedhjet lokale , ata tani kanë formuar disa subjekte politike  duke u përpjekur që në këtë formë institucionale të ndihmojnë dhe të realizojnë të drejtat e tyre, prandaj formimi i partive politike  sipas zyrtarëve  të KQZ-së nuk është vetëm fenomen i minoriteteve , por ka edhe  disa subjekte  të reja politike  nga shumica e shqiptarëve  që janë regjistruar se fundi në KQZ dhe vazhdimisht raportohet për regjistrimine subjekteve të reja , të cilat ndjekin procedurat ligjore  për aplikimin dhe regjistrimin, pavarësisht se profili i tyre  është një çështje  tjetër. Në këtë fushë është brengosëse formimi i dy partive politike të pensionistëve të Kosovës . Ata në vend që të jenë të bashkuar dhe të japin kontributin për zgjedhjen e problemeve të tyre  që kanë mbetur të pazgjidhura duke jetuar në kushte të vështira , ata  janë ndarë dhe  luftojnë për interesa t e tyre personale…

 Është një tendencë që partitë e vogla  të cilat memzi kanë  kaluar, progun dhe që e kanë një numër të caktuar të deputetëve , relativisht të vogël e që ndërkohë  nuk kanë mundësi të stabilizohen , ngadalë  po shkrihen dhe po kalojnë  në parti të tjera . Kjo megjithatë  e ka një anë të mirë  , sepse  krijon tendencën e zvogëlimit  numerik të subjekteve  politike  dhe krijon blloqët e reja  më të fuqishme  që mund të luajnë  një rol më me peshë në skemen politike …

                     

Nevoja për transion dhe pjekuri politike

 

 Duhet pasur  në dijeni se ne ende jemi në transion dhe kemi shumë probleme të pranishme , prandaj kemi nevojë  edhe për transion politik dhe pjekuri ashtu që  të merremi me sfidat që na parashtrohen. Fatbardhësisht kemi një klasë politike  e cila është  meritor për atë  se ku gjendet Kosova  sot  dhe qellimi i se cilës  ka qenë realizimi i pavarësisë  së Kosovës . Por tani kemi edhe  një klasë tjetër politikanësh të cilët kanë sfida  të reja , e cila ka nevojë  për disa freskime . Kemi nevojë për rini të arsimuar edhe përmes  programit të qeverisë , të cilët janë ekspertë  për zhvillimin evropian. Prandaj është konstantim i mekanizmave  kompetente  të institucioneve  të BE-së dhe institucioneve  të tjera relevante  vendore  dhe ndërkombëtare , se si institucionet shtetërore  nuk kanë qenë në nivel të detyrës lidhur me përmbushjen  e kriterëve  dhe objektivave  të kërkuara  nga BE-ja .

Qendrimi i 27 vendeve  të BE-së që Ballkani Përëëndimor në një moment duhet t’i bashkohet BE-së nuk ka të bëjë  vetëm në mundësinë  praktike  për individë , por ka të bëjë  me egzistencën e stabilitetit dhe paqen për të gjithë  qytetarët ka thënë kryetari i BE-së , Herman Van Rompej. Sipas tij politikanët duhet të japin përgjigje bindëse  në çështjet e vështira : pse ne , 27 vendet antare të BE-së, konsiderojmë  që Ballkani Përendimor, një rajon i cili mjaft ka psuar gjatë luftrave  të kaluara  në një moment duhet të jenë  antare  të BE-së …



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: