Kalosh Çeliku: Shkupi pёrpara ''tёrmetit'' tё protestave shqiptare
| E Merkure, 28.04.2010, 10:00 PM |

SHKUPI PËRPARA “TËRMETIT” TË PROTESTAVE SHQIPTARE

 

Nga Kalosh Çeliku

 

Njёzetё vjet me radhё shqiptarёt e IRJ të Maqedonisë tё drejtat e tyre kombëtare i kёrkojnё me anё tё protestave nё rrugё. Kohën e fundit, edhe nё male. Pёrsёri, mbetёn me gishta nё gojё: pa gjuhё, pa flamur kombёtar, pa barazi tё plotё kombёtare. Partitё politike shqiptare, pas “fitoreve” tё zgjedhjeve parlamentare, vite me radhё hynin e dilnin nё Qeveri si argatё. Nё fund, pёrsёri vendosёn tё drejtat e shqiptarëve t’i kёrkojnё nё rrugё si lypёs te Ura e Gurit. E kur ёshtё nё pyetje rruga, populli shqiptar edhe ashtu ёshtё i papunё, nё rrugё. Problem kёtё popull ёshtё ta fusish nёpёr institucione, se sa pёr nё rrugё e ke shumё lehtё ta nxjerrësh edhe vetёm me njё thirrje, gjithё jetёn e kanё dalldisur partitё tona politike “demokratike”.

         Shqiptarёve po u pёrsёriten provokimet: rasti i Bit-Pazarit, afera e armёve, rasti i Ladorishtit, rasti i Sopotit, rasti i Brodecit... Qofshin kёto nga Qeveria, qofshin nga opozita. Pse, tё mos e themi haptas edhe nga shёrbimet e ndryshme tё fshehta informative e tё spiunazhit, qё nё IRJ të Maqedonisë veprojnё si nё bahçe tё Babёs. Edhe atё, gjatё ndryshimeve demokratike dhanё viktima tё pafajshme. Shqiptarёt, sipas mendimit tim nuk kanё mё nevojё tё japin viktima, po tru dhe hapa demokratik nё fushёn politike brenda institucioneve tё shtetit.

         Hoxha e thirrё xhematin pёr ta falur “xhumanё” nё sheshin e Shkupit, te vendi i ish Burmali Xhamisё. E nxjerrё nga shtёpia e shenjtё e Zotit - xhamia, nё rrugё. O Imzot, sa hije do t’i kishte sikur ta thirrte t’i luteshin Allahut pёr shkolla shqipe! Shoqatat joqeveritare, menjёherё pas tyre tri ditё, e thirrën popullin pёr tё shprehur pakёnaqёsitё e shqiptarёve nё rrugё me mjete demokratike.

         E çuditshme, po deri kur populli shqiptarё do t’i kёrkojë tё drejtat e tia kombёtare nё rrugё dhe nёpёr male?! Vite me radhё jashta institucioneve. Edhe atё, me rreziqe dhe viktima tё pafajshme. Megjithatё, ёshtё koha populli shqiptarё tё vetёdijёsohet njёherё e pёrgjithmonё nё jetё pёr krijimin e shtetit etnik shqiptar. Mjaftё mё, aspiratat e tij dhe tё drejtat kombёtare i kёrkoi nё rrugё me vite! Edhe kёsaj radhe ka shenja se, ne shqiptarёve pёrpiqen tё na e lёnё fajin, kopilin pas dere.

         Frikё kam se, kёtё popull pёrsёri do ta keqpёrdorin nёpёrmes tё partizanёve tё tyre tё strehuar nёpёr parti politike, individё tё papёrgjegjshёm qё do t’i ngjyrosin me flamuj partiak edhe protestat e shoqateve joqeveritare. Ose, do t’i fusin “aktivistёt” e tyre ditёn e protestave pёr t’u dhёnё njё karakter tjetёr politik. Organizatorёt e protestave duhet tё jenё tё pёrgaditur mirё dhe syçelё nё kёto tё papritura qё mund t’u kurdisen nё rrugё. Shkaku se: ne shqiptarёve po na pёrsёritet historia dhe gabimet. Dhe, ёshtё koha qё tё mёsojmё nga ato gabime e ajo histori e hidhur nëpёr shekuj. E, sa do t’ia arrimё qёllimit, duhet tё presim tё flas koha njё ditё.

          Shkupi si “kryeqytet” i shqiptarёve gjatё historisё ka pasur shumё tёrmete: natyrore, luftarake, kryngritje e protesta demokratike pёr liri tё plotё kombёtare. E ka sulmuar Natyra e kanё sulmuar okupatorёt. Edhe nё kёtё kohё, e sulmon Natyra, e sulmojnё okupatorёt. Kurrёsesi, kjo metropolё botёrore nuk mund tё ngre krye nga Natyra dhe okupatorёt. Tёrmeti çdo njёqind vjet e rrafshon me tokё. E ngrisin pёrsёri mё kёmbё njerёzit. Partitё politike pёrsёri e sulmojnё nё zemёr me ndёrtime jo funksionale: pёrmendore e ndёrtesa qё mbijnё si kёpurdhat pas shiut. E ngulfasin, ia zёnё frymёn pёr qёllimet e tyre tё ngushta individuale e propagandistike të partive të tyre politike. Edhe njё gjё mos ta harrojmё si realitet: Shkupi nga tё gjitha anёt ёshtё i rrethuar me fshatra shqiptarё. Është qyteti i tretë me më shumë shqiptarë, pas Tiranës dhe Prishtinës. Përpara Luftës së Kosovës (1999), ka qenë i dyti pas Tiranës.

        Pёrsёri, Shkupin edhe njёherё do ta “dridhin” protestat demokratike tё shqiptarёve. Thashё: E kanё “dridhur” njёzet vjet me radhё edhe atё, matanё Urёs sё Gurit, Vardarit. E mbaj mend mu si sot, menjёherё pas ndryshimeve demokratike, kur Shkupin nga tё katёr anёt me kёngё shqiptare, flamuj kombёtarё, pankarta nё duar e kёsula tё bardha nё kokё, e “pushtuan” shqiptarёt. Sheshi “Makedonija” nuk i nxente shqiptarёt. Nuk mbaj mend qё atёherё, nё atё kohё shqiptarёt tё kenё bërë ndonjё protestё kaq masive nё rrugё. Protesta nё rrugё kemi pasur edhe mё vonё tё organizuara nga partitё politike shqiptare, po kurrё jo tё atij niveli masovik e madhёshtor. Shkaku se: sot shqiptarёt janё tё pёrçarё nёpёr parti politike. Secili i sheh interesat e veta individuale e partiake e shumё pak interesat e popullit. Askund si te ne nё botё, nuk i ka futur hundёt kaq shumё politika: nё ushtri, polici, nё gjykatё, arsim, kulturё, institucione fetare. Vetёm, u hidhni njё sy shkollave tona shqipe dhe universiteteve shtetёror e privat: ne kemi unione tё nxёnёsve nё baza partiake edhe nёpёr shkolla fillore. Shoqata joqeveritare tё grave e burrave fundekrye nën sjetullat e partive politike. E kemi ngulfatur rininё me politikё ditore tё partive tona politike. E sa di unё, historikisht nёpёr botё, revolucionet i kanё bërё nxёnёsit dhe studentёt. Ndryshimet demokratike poashtu i ka bёrё ajo rini revolucinare. E jo “demokratёt” e sotshёm, komunistё tё djeshёm qё vite me radhë u janё ngatёrruar nёpёr kёmbё partive tona politike shqiptare.

         Nё rregull: haj t’u besojmё kёtyre hapave demokratik, protestave nё rrugё. Po, deri mё tani nuk kanё bёrё punё tё hajrёt. E si t‘u besojmё, kur ende e kemi samarin mbi shpinё. Fatkeqsisht, mё vjen keq, po do ta them publikisht: shoqatave joqeveritare u mungon truri profetik. Dhashtё Zoti tё jem unё gabim, e ata nё tё drejtё. Po, vёshtirё e ka ky tru “budalla” tё pjellё njё viç tё palёpi nё Livadh. Protestat e kanё qёllimin t’ia bёjnё me dije botёs demokratike qёllimet e parealizuara tё njё populli. Bota, veç mё i di qёllimet dhe aspiratat e popullit shqiptarë. Atёherё, ende do ta provokojmё këtë popull e nxjerrim nga rruga e Zotit pёr Bashkim Kombëtarë duke e futur nëpër qorrsokaqe?! Jo! Rruga e vetme e popullit shqiptarё, ёshtё rruga pёr nё Baba Tomorr. Vend i Perёndive. Tyrbja, ku pihet vera. Pasmesnate, ku shkruhet poezia. Dhe, bёhet dashuri…

         Dhe, ja pse kam frikё se edhe kёsaj radhe do tё jemi tё manipuluar nga “misionarё” tё partive politike. Nё mos i kanё shti ende partizanёt e tyre nёpёr radhёt tona, do t’i shtinё nesër, ose ditёn e protestave. Dhashtё Zoti, nuk na dalin nga kontrolli edhe kёsaj radhe nё rrugё. Nuk ёshtё punё e lehtё dhe papёrgjegjёsi njё masё kaq tё madhe njerëzish ta nxjerrësh nё rrugё. E kemi ende tё freskёt protestёn e “Vetёvendosja” nё, Prishtinё. Gjyqin qё e pret organizatorin e atyre protestave. Prandaj, o burra edhe njёheherё bёj thirrje: Larg duart e partive politike nga kёto protesta të shoqatave joqeveritare! E them kёtё se: kam frikё se partitё tona politike edhe kёsaj radhe kёtyre protestave tё qeta do t’u japin flamujt dhe ngjyrat e tyre partiake. Veç mё, i kanё paralajmёruar orekset e pangopura politike me “pёrkrahjen” publike tё kёtyre protestave nё mjetet e informacionit.

        Zoti i shpёtoftё edhe kёsaj radhe shqiptarёt! Amen...



(Vota: 23 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: