A.B.: Botime të reja - Sabile Keçmezi-Basha ''Kodi i pritjes'' (Poezi)
| E Marte, 27.04.2010, 09:57 PM |

Botime të reja

 

SABILE KEÇMEZI-BASHA “KODI I PRITJES” (poezi)

 

Ditë më parë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës doli nga shtypi libri më i ri me poezi “Kodi i pritjes”, i poetes, shkrimtares, dramaturges dhe shkencëtares Sabile Keçmezi-Basha, që për dashamiret e fjalës së bukur artistike nuk është emër i panjohur.

Pas botimeve shkencore që i ka botuar gjerë më tani si : “Shtypi ilegal shqiptar në Kosovë 1945-1999, I”, “Organizata dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989”, “Lëvizja ilegale patriotike në Kosovë 1945-1947”etj. Veç librave shkencore ajo, ka botuar edhe përmbledhjet me poezi si: “Nusja e gurtë”, “Kohë epileptike”, “Ëndrrat e trishta”, “Malli për Itakën” si dhe përmbledhjen me poezi për fëmijë “Dy lule ka mami”. Po ashtu ka botuar romanin “Nata pa kornizë”, dramën “Hadi”, si dhe në vitin e kaluar iu ka përkthyer dhe botuar në gjuhën rumune përmbledhja me poezi “Anatomia iubirii” ( “Anatomia e dashurisë”),

Poezitë e përmbledhjes “Kodi i pritjes” janë dëshmi poetike e një kohe njerkë dhe janë të mbushura me plotë meditacion që në mënyrë permanente preokupohet autorja me vet proceset, aktet jetësore të të sotmes, të së kaluarës dhe me vet mitin. Meditimi poetik i autores si i tillë ka një shtrirje të gjerë, sepse tangjenton me shumë probleme të jetës, me probleme aktuale dhe me një varg çështjesh që lidhen me njeriun dhe atdheun në rrugëtime të gjata.

Në poezitë e autores, duhet theksuar se refleksi poetik frekuenton brenda një hapësire të gjerë çështjesh e problemesh, shfaqet dhe artikulohet në dy mënyra: si vizion poetik që është produkt i një abstraksioni të thellë dhe si vizion poetik konkret i cili ka mjaft analogji dhe përkime me objektin dhe fenomenin e inspirimit.

“Kodi i pritjes” i autores Sabile Keçmezit –Bashës, është i ndarë në tri cikle: “Kodi i pritjes”, “Sa pak oksigjen...” dhe “Qeshje e ngrirë” ku përfshihen 75 poezi, që secila veç e veç gërsheton abstrakten me konkreten dhe anasjelltas.

E botoi Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, 103 faqe.

 


A.B.

(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: