Rrëzohet avioni në Rusi, vdes presidenti polak
| E Diel, 11.04.2010, 08:54 PM |

Nga Koha Jonë

 

Mengjesin e djeshem, bota eshte tronditur nga nje aksident ajror ne Rusi. Presidenti i Polonise, Lech Kaczynski, bashkeshortja e tij, Maria, dhe nje numer zyrtaresh te larte te Polonise, humben jeten nga rrezimi i aeroplanit, derisa i afroheshin aeroportit te Smolenskut, qytet ne perendim te Rusise. Aeroplani, qe kishte ne bord 96 persona, 88 nga te cilet anetare te delegacionit polak, eshte perplasur derisa perpiqej te ulej ne nje mot gjithe mjegull. Te gjithe personat qe gjendeshin ne aeroplanin e tipit Tu-154, kane vdekur. "174 persona po punojne ne vendin e ngjarjes dhe mbi 50 pajisje teknike te llojeve te ndryshme gjenden aty. Ekipi i mjekeve ligjore ka shkuar ne vendin e aksidentit dhe nje numer helikopteresh dhe aeroplanesh jane ne gatishmeri", deklaroi Irina Andrianova, zedhenese e Ministrise se Emergjencave Civile ne Rusi. Kazcinski po udhetonte drejt Rusise per te marre pjese ne ceremonite perkujtimore me rastin e 70-vjetorit te Masakres se Katinit. Gjate Luftes se Dyte Boterore mijera oficere dhe intelektuale polake u ekzekutuan ne pyllin e Katinit nga policia sekrete sovjetike dhe forcat e Ushtrise se Kuqe. Televizionet ruse kane dhene pamje te qindra njerezve te mbledhur tek monumenti qe kujton viktimat e masakres se Katinit duke mbajtur flamuj polake. Kazcinski, 60 vjec, u zgjodh president ne vitin 2005, pasi mundi ne zgjedhjet presidenciale kryeministrin aktual, Donald Tusk. Kazcinski kishte deklaruar se do te garonte per nje mandat te dyte presidencial ne zgjedhjet e parapara per ne vjeshte. Ne bordin e avionit pervec presidentit dhe bashkeshortes se tij ishte shefi i Shtabit te Pergjithshem polak, Frantiszek Gagor, zevendesministri i jashtem, guvernatori i Bankes Qendrore, anetare te ndryshem te kabinetit presidencial, ish-presidenti Ryszard Kaczoroeski, disa deputete, kandidati konservator per zgjedhjet e ardhshme presidenciale Przemyslae Gosieeski si dhe peshkopi i ushtrise. Ne avion nuk ka qene i pranishem Kryeministri i Polonise, Donald Tusk, i cili ka urdheruar mbledhjen urgjente te qeverise ne Varshave. Ne fillim u raportua se ne bord ishte dhe vellai binjak, ish-kryeministri Jaroslae, por me vone nje lajm i tille u hodh poshte. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme polake, Piotr Paszkoeski, eshte shprehur dje se avioni u perplas me disa peme, u rrezua dhe me pas mori flake. Presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka ngritur nje komisioni hetimor mbi kete aksident tragjik ajror. Ne krye te komisionit eshte emeruar kryeministri Vladimir Putin. Nderkohe ne vendin e ngjarjes ka dale ministri i Mbrojtjes Civile ruse. Aeroplani Tu-154 i prodhimit rus, qe perdorej per delegacionet zyrtare polake ishte 20 vjet i vjeter. Sipas Agjencise se Sigurise se Aviacionit ka pasur 66 aksidente te aeroplaneve Tu-154, gjashte prej te cilave kane ndodhur ne pese vitet e fundit. Kompania ajrore ruse "Aeroflot", se fundi, largoi nga perdorimi gjithe aeroplanet e ketij lloji. Zyrtaret polake thane se prej kohesh kane dashur zevendesimin e aeroplanit qe ben transportin e personaliteteve te larta te vendit, por nderrimi eshte shtyre per mungese fondesh. Medvedev ngarkon Putin ne krye te komisionit hetimor Presidenti i Rusise, Dimitri Medvedev, ka ngritur dje nje komisioni hetimor mbi aksidentin tragjik ajror qe ndodhi ne aeroportin Smolensk, ne perendim te Rusise. Medvedev ka emeruar kryeministrin Vladimir Putin ne krye te ketij komisioni. Nderkohe ne vendin e ngjarjes ka shkuar ministri i Mbrojtjes Civile ruse. Sipas televizionit rus, kulla e kontrollit ajror ne aeroportin ushtarak te Smolenskut e kishte keshilluar pilotin e avionit, ne bordin e te cilit gjendej presidenti polak, Kaczynski, te mos tentonte uljen e avionit presidencial polak per shkak te kushteve te veshtira atmosferike. Zona e aeroportit ishte e mbuluar nga nje mjegull e dendur dhe rrjedhimisht autoritetet aeroportuale kishin keshilluar qe avioni t'i drejtohej aeroportit te Minskut, ne Bjellorusi. Por, piloti nuk e ka marre ne konsiderate paralajmerimin e kulles se kontrollit dhe ka bere tre perpjekje per ta ulur avionin, te cilat kane deshtuar. "Perpjekja e katert ishte fatale", sipas mediave ruse, qe njoftuan se pjeset e avionit ishin shperndare ne nje rreze shume te gjere ne nje zone mocalore. Mbetjet e aeroplanit jane gjetur 1 km larg pistes se zbritjes se aeroportit ushtarak, Smolensk. Kutia e zeze e avionit Tuipolev 154, eshte gjetur ne vendin e shperthimit, pak kilometra nga aeroporti rus i Smolenskut. Nepermjet kutise se zeze do te behet e mundur zbardhja e shkaqeve qe cuan ne rrezimin e avionit qe per momentin lidhen me mjegullen qe kishte perfshire zonen.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: