Vladimir Bruçaj: Merkel ne Turqi: "Jemi per partnership te privilegjuar jo per antarsim ne BE"
| E Premte, 02.04.2010, 09:58 PM |

Merkel ne Turqi: "Jemi per partnership te privilegjuar jo per antarsim ne BE"

 

Nga Vladimir Bruçaj

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel udhetoi drejt Turqise e mbushur me dyshime, dhe u kthye nga atje me bindje te plota, Turqia nuk e ka vendin ne BE. Eshte teper e madhe, teper e varfer, teper muslimane. Ishin keto idete qe e shoqeruan Frau Merkel ne viziten e saje ne Ankara, eshte pikerisht ky opinioni qe mbreteron edhe ne opinionin publik gjerman. Gjate vizites ne Ankara, kancelarja gjermane nuk humbi rastin t'i "sugjeroje" homologut te saje turk, Recep Tayyip Erdogan, qe "Turqia duhet te qendroje jashte Bashkimit Europjan". "Jemi te mendimit se do te ishte i mjaftueshem nje "pertnership i piveligjuar mes Turqise dhe Europes" ishte propozimi qe zonja Merkel solli ne Ankara, duke irrituar kryeministrin Erdogan. Do te ishte teper e skuilibruar per Europen, pranimi i Turqise ne BE, la per te kuptuar kancelarja gjermane, per diferencen e madhe ekonomike, per te ardhurat personale, per kulturen dhe besimin fetar.

 

Pas leksionit qe Europa mori nga kriza ekonomike greke dhe rolin qe Gjermania luajti ne shpetimin e ekonomise se vendit ballkanik, kancelarja gjermane u tregua shume me e prere se ne te kaluaren ne pozicionin e saje ne lidhje me antarsimin e Turqise. Ne te kaluaren Gjermania kishte preferuar qe mos te shprehej hapur ne lidhje me prespektivat e Turqise, duke ja besuar kete rol Frances aleate. Ndersa gjate kesaje vizite deklaratat e saje kane qene mjaft te qarta duke shkatuar nje seri polemikash te ashpera. Gjate konferences per shtyp ne prag te nisjes per Ankara zonja Merkel e ka bere te qarte se "Gjermnia eshte pro negociatave per antarsimin e Turqise ne BE, por nuk eshte e thene se keto negociata mund te kene nje rezultat pozitiv". Po ashtu edhe gjate takimit me kryeministrin turk, Merkel konfermoi edhe nje here pozicionin e qeverise se saje per nje "partnership te privilegjuar" me Turqine, nje propozim qe u kundershtua nga zoti Erdogan si "ofensiv dhe pa baza legale". "Turqia beri pyetjen per here te pare ne vitin 1959, 51 vjet me pare - deklaroi Erdogan - nuk e kuptoi pse ekziston e gjithe kjo urrejtje ndaj Turqise", perfundoi ai.

 

Nder 35 kapitujt qe Bashkimi Europjan negocion me te gjitha vendet qe aspirojne te antarsohen ne strukturat europiane, Turqia eshte ne gjendje te negocjoje vetem 27-28. Qe sipas zonjes Merkel "do te ishin te mjaftueshem vetem per nje partnership te priviliegjuar". Nder kapitujt mbetes jane natyrisht, mos pranimi i genocidit armen dhe çeshtja qipriote. Pikerisht per genocidin armen ka folur edhe kryeministri Erdogan ne nje interviste per gazeten Der Spiegel, duke konfermuar pozicionin e Ankarase se "nuk mund te flitet per genocid". Kancelarja Merkel edhe ne emer te Europes i kerkoi Turqise qe te lejoje anijet qipriote qe te ankorohen ne portet turke dhe t'i lejoje Qipros hapsiren ajrore.

 

Perveç Gjermanise eshte edhe Franca kunder antarsimit te 72 milion muslimaneve ne BE. Boshti France - Gjermani i friksohet nje shteti kaq te madh demografik, ku me peshen e tije ligjislative do te prishte shume ekuilibra brenda strukturave europiane. Edhe per faktin se Turqia nuk deshiron te integrohet ne BE por te shenderrohet ne nje faktor te rendesishem islamik. Nje prove per kete eshte thirrja qe kryeministri Erdogan pak dite me pare, u beri shtetasve turq qe jetojne ne Europe dhe mbi te gjitha ne Gjermani, duke i ftuar ata qe mos te integrohen sipas kerkesave te vendeve mikepritese. Bile Turqia i ka kerkuar Gjermanise qe te hape shkolla turke per shtetasit turq, dhe te marre ne konsiderate dopio shtetesine per tre milion turqit qe jetojne ne Gjermani. Nje kerkese qe ka irrituar jashte mase Berlinin zyrtare. Eshte ky motivi kryesore qe "zonja Merkel nuk deshiron per asnje arsye qe Europa t'a humbe karakterin e saje kristian" , eshte shprehur nje zyrtare afer qeverise gjermane ne prag te nisjes se kancelares per ne Ankara.

 

Qellimet e Turqise per t'u anatarsuar ne BE nuk jane thjeshte politike apo komerçale. Traditat islamike zhihadiste konsiderojne Romen si "molla e kuqe", dhe sipas profecise se Muhametit do te pushtohet pas Kostandinopjes. Aspiratat e Turqise per te ushtruar hegjemonine e saje ne kontinentin e vjeter do te ralizoheshin nepermjet antarsimit ne Bashkimin Europian, ku do t'a rendenin Turqine ne pak kohe si vendin me te madh ne Europe. E gjithe kjo do te favorizonte supremacine e partise islamike ne Parlamentin europian, dhe nje efekt dominues mbi shtet tjera nacionale.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: