Kalosh Çeliku: Edhe hoxha vendos pёr vlerat e shkrimtarit dhe kulturёn shqiptare
| E Merkure, 31.03.2010, 08:59 PM |

EDHE HOXHA VENDOS PЁR VLERAT E SHKRIMTARIT DHE KULTURЁN SHQIPTARE

 

Nga KALOSH ÇELIKU

 

         Thashё: Trusakatёt kulturёn shqiptare e kanё bёrё  si gomarin e Nastradinit.  I zbret Nastradini, i hip Nastradinica. Anekdotёn e Nastradinit dhe Nsatrdinicёs e dini: Nastradini i ka pasur me gjithё tesha 55 kg. Nastradinica 120 kg. Nё kёtё rast: i zbret Bozaxhiu, i hip Hoxha. Edhe atё: Myslimani mё i madh, Hoxha qё kёrkonte nё sheshin “Makedonija” tё ndёrtohet Burmali Xhamia, mё nё fund u bё “shqiptar”. E shiti Burmali Xhaminё pёr njё anёtar komisioni dhe vendosi tё merret me vlerёsimin e shkrimtarёve dhe kulturёn shqiptare. Papritmas, u arratis nё Minisitrinё e Kulturёs si anёtar komisoni nё njё tavolinё ballё pёr ballё me dy shkrimtarё sllavomaqedonё nё botimin e librave nё gjuhёn shqipe. Ose: fluturoi si Azreti Isai nga minarja e xhamisё nё qiell.

         Gabim. Gabim i madh, qё nuk e tёrheqin as qetё nё Katund. Edhe Hoxha pas Bozaxhiut, vendos pёr vlerat e shkrimtarit dhe kulturёn shqiptare?! Edhe njё gjё nuk e kam tё qartё: si ulen ata dy anёtarёt tjerё shkrimtarё sllavomaqedonё nё njё tavolinё me Hoxhёn?! Shkaku: çka i lidh kёta kalorёs tё arratisur kokё mё kokё tё vendosin pёr kulturёn dhe letёrsinё shqiptare: tradita, zakonet, feja,  gjuha, kultura, letёrsia, partia, interesi personal... Apo?... O njerёz, u thashё: Qysh para njё viti, mos dёrgoni mё trusakatё pa asnjёfarё bagazhi letrar nёpёr institucionet e shtetit tё ulen nё njё tavolinё, rrinё ballё pёr ballё me personalitete tё dёshmuara tё kulturёs sllavomaqedone. Po, dёrgoni ujqёr nё Ministrinё e Kulturёs! Ujqёr. Ujqёr, nё vend tё kёlyshёve me zgjebe. E ata, si pёr inatё: pas Bozaxhiut e dёrguan edhe njё Hoxhё pa asnjёfarё bagazhi letrar. O Imzot, Hoxha sikur ta thirrte xhematin nё Sheshin e Shkupit, siç e thirri nё mjetet e informacionit pёr xhami: t’i  luten Allahut pёr ndёrtimin e shkollave shqipe! Edhe unё do tё dilja t’i lutem Zotit me tё katёrta pёr mёkate dhe shkolla shqipe.        

        Mjerim. Mjerim i madh kombёtar. Çfarё di Hoxha pёr letёrsinё dhe kulturёn shqiptare, qё kurrё nё jetёn e vet nuk ka shkruar sё paku edhe njё varg, pёrveç kёndimit tё ilahive nё xhami?! Nuk di çka ёshtё teoria e letёrsisё: poezia, tregimi, romani, drama... E kёnaqi nё xhami me ilahi Haxhi ish Ministrin e Kulturёs, e shi tashti i ka mbetur amanet edhe letёrsia dhe kultura shqiptare tё sakatohet nё qilimat e Persisё pёrpara kёmbёve tё kёtij Hoxhe tё Allahut.

         Dhe, merreni me mend, si do ta ndiente veten ky Hoxhё i Allahut, njё ditё unё tё shkoj nё xhami dhe nё vend tё tij ta fal xhematin, ish Haxhi Minsitrin e Kulturёs qё para kёmbёve tё tij i falё pesё vakte. Edhe pse, mua do tё mё kishte hije: pёr nga dajtё e nёnёs, tё gjithё doktora tё teologjisё qё i kanё kryer studimet e larta nё Kairo, pёr nga stёrgjyshi bektashi, qё ka luftuar pёr çёshtjen shqiptare krah pёr krahu me Dervish Carёn...

         Vёrtetё, e ke vёshtirё tё gjesh rrugё mes kёtij bёrlloku qё ta zё frymёn, kur Bozaxhiun njё ditё si anёtar komisioni tё botimeve nё Ministrinё e Kulturёs e zёvendson Hoxha. Dhe, tё duket e kotё nё njё shtet tё kёtillё “demokratik”, shoqёri multietnike ta rrokёsh penёn nё dorё pёr vlera artistike e liri krijuese. Pёrpiqesh, tё vёndosish rend dhe rregulla nё kulturёn shqiptare. Vlerat e arrira artistike, kur dumdumёt i barazojnё: me specat, patlixhanat dhe patatet nёpёr thasё tё grisur plot arna, nё Bit – Pazar. I kanё rrokur thasёt me tё dyja duart pёr fyti gjysmanalfabetёt, njerёzit e soçёm me tru tё moçёm. Trusakatёt me çallma nё kokё e Kuran nёn sjetulla.

         Megjithatё, ti nuk je poet qё flen rehat nё shtrat, nё kokёrr tё shpinёs mes dy shtambave me verё qafё pёr qafe me Miken nёn hijen e Rrapit. Bozaxhinjt dhe hoxhallarёt, kur vendosin pёr vlerat e shkrimtarit  dhe kulturёn shqiptare. Shkaku se, gjithё natёn nuk tё merr gjumi. Dexhalli, pasmesnate tё troket nё derё.

        Rrugaçёt kuqezi, qё pёrditё ndёrtojnё xhamia nё vend tё shkollave. Edhe nё rrugё i luten Allahut, i falin tё pesё vaktet se gjoja, nuk i nxe brenda Shtёpia e Allahut. E thirrin Allahun jo nga minaret, po nga shejtanarapёt. E nё anёn tjetёr, nuk kanё shkolla fillore. Mёsuesё. Planprograme shkollore. Tekste shkollore pёr fёmijёt e tyre, qё ky dimёr nё ikje u ka hyrё nё palcё, u ёshtё ulur kёmbёkryq edhe nёpёr shtёpia.

         Vёllaçko, lёri Muzetё e “Lirisё”! Institutin e Trashёgimisё Kulturore tё Shqiptarёve “Pjetёr Bogdani”... Muzeun e Alfabetit... Xhamitё me dy e katёr minare! Kishat ortodokse. Kryqin e madh nё Vodno. Pёrmendoret nё Sheshin “Makedonija”. Fёmijёt tanё nuk kanё tё hanё edhe bukё. Shkolla fillore. Mёsuesё. Banka dhe karrike. Dёrrasё tё zezё. Libra... Punёt shkojnё me rend, thotё populli. Tё parёt tanё, para sё gjithash janё marrё me fёmijёt. Ardhmёrinё tonё tё nesёrme: shkolla, libra, fletore, lapsa... E pastaj pёr armё. Luftёra. Pasuri. Vatan...

         Fatkeqёsisht, politikёn e keni kapur nga kёmbёt pёr bishti e jo nga koka, pёr brirёsh. Edhe nё shekullin XXI po na asimilojnё me tё madhe si nё kohёn e Turqisё. Ditё pёr ditё rrugёve tokёsore, ujore e ajrore na pёrzёnё nga Atdheu. Provoni njё herё politikёn ta kapni nga koka, pёr brirёsh! E di, e keni vёshtirё me kёtё kurvё asgane. Shkaku: i ndёrron pёrnatё burrat. Dhe, tё nesёrmen ua lё kopilat para dere. 

         Imzot, Hoxha vendos pёr vlerat e shkrimtarit dhe kulturёn shqiptare???!!! Nuk e marr me mend se, si do tё kapёrdihej kjo bajgё partiake, po tё ndodhte si problem i kёtillё teknefes nё botёn demokratike perendimore. Pёrmёtepёr, nёse “vёllezёrve” u dёrgonte partia e tyre demokratike njё tokmak vathe tё kёtillё, pёr vlerat e shkrimtarit dhe kulturёn sllavomaqedone tё vёndos prifti. Kёlyshmelezi me zgjebe e di, do tё thoshte: nuk ka problem, kur ka vendos Bozaxhiu pse tё mos vёndosi edhe ky Hoxhё i Allahut me çallmё nё kokё. Vetёm, me njё vendim tё kёtillё partiak nuk do tё pajtoheshin kurrёn e kurrёs intelektualёt sllavomaqedonё. Po, ja qё intelektualёt shqiptarё pajtohen: pёr shkrimtarin dhe kulturёn shqiptare tё vendos edhe Hoxha. E ka propozuar Nusja kuqezi e Partisё dhe aminin ia ka bёrё Partia “demokratike” shqiptare, tё cilёn e polli lufta pёr tё drejta kombёtare dhe zbriti nga malet. Thirrjen e shenjtё nё minare ta zёvendsojё me vlerёsimin e shkrimtarit dhe kulturёs shqiptare. Edhe atё, kur e di se nё xhami e pret Haxhi ish Ministri i Kulturёs t’i fali pesё vaktet e namazit. Xhemati, me tespihe kuqezi, poashtu pret t’i lutet Allahut pёrpara kёmbёve tё kёtij Hoxhe “shkrimtar-shqiptar”.

         Atёherё, çka kёrkon ky shёrbetor “besnik” i Allahut si argat i tretё nё komisionin e botimeve nё Ministrinё sё Kulturёs, vlerёsojё letёrsinё shqipe?! E di, trusakatёt do tё thonё: e ka dёrguar Partia nё pushtet (edhe ajo argate nё Qeveri) pёr tё vёnё “rend e rregull” nё kulturёn shqiptare. Nё rregull, tё themi se ёshtё ashtu: po pse nuk reaguan “vёllezёrit” sllavomaqedonё, Ministria e Kulturёs?! Tekefundit, Partia “demokratike” le ta marri nё radhёt e veta, dhe po tё dojё le t’i falin sё bashku edhe pesё vakte nё ditё nё xhami, po le tё mos e sakatojnё letёrsinё dhe kulturёn shqiptare. Natё e ditё le t’i luten Allahut pёr mёkate. Shkurt dhe shqip: Hoxha nuk e ka vendin nё Ministrinё e Kulturёs, nё komisionin e vlerёsimit tё letёrsisё dhe kulturёs shqiptare. Nuk ka tru shqiptari ky hoxhё, e as bagazh letrar mbi samarё. Nuk di. Edhe ai e di se nuk di, po nuk di ku e ka minaren e xhamisё e ku Allahun.  Rrugёn e Zotit e ka humbur mes sokaqeve me kalldrёm nё Bit – Pazar. Rreshtave tё kёtij shkrimi tё Autorit duke e pritur njё tё nesёrme mbi kalё: Djalin e Vejushkёs t’ia ngrejё kёmbёt nё hava kёtij halldupi nga minarja e xhamisё.

         Dhe, nё fund: Hoxha i Allahut, nuk e ka vendin e shenjtё nё Ministrinё e Kulturёs tё Maqedonisё, po e ka nё xhami. Edhe ku ёshtё i punёsuar si hoxhё t’i lutet Allahut pёr mёkate kokё mё kokё me xhematin mbi qilima tё Persisё...

 

P. S.

Publikisht, heq dorё nga anёtarёsia e Shoqatёs sё Botuesve Shqiptarё nё Maqedoni. Shkaku: nuk mund tё pajtohem me veprimet e saja antikulturore dhe antikombёtare duke sakatur letёrsinё dhe kulturёn shqiptare.Dhe, qё nga publikimi i kёtij shkrimi, Shtёpia Gazetare Botuese “ASDRENI” me seli nё Shkup, nuk ёshtё mё anёtare e Shoqatёs sё Botuesve Shqiptarё nё Maqedoni.                              



(Vota: 29 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: