Doli nga shtypi libri “Lulëkuqe mbi varre” – refleksione të poetit dhe shkrimtarit Nehat Jahiu
| E Shtune, 13.03.2010, 08:54 PM |

Njoftim!

Të nderuar lexuese të fjalës së bukur poetike, kemi nderin të ju njoftojmë se këto ditë doli nga shtypi libri “Lulëkuqe mbi varre” – refleksione të poetit dhe shkrimtarit Nehat Jahiu.
Libri “Lulëkuqet mbi  varre” u botua nga Shtëpia Botuese  Weso- Tiranë.

REFLEKSION PËR REFLEKSIONET
“Lulëkuqe mbi varre ”, të Nehat Jahiut

Do të më pëlqente që këtë parathënie ta quaja
Refleksion për refleksionet “Lulëkuqe mbi varre”, të
shkrimtarit Nehat Jahiu. Pasi e lexon këtë libër, nuk bën
gjë tjetër veçse bie në mendime të thella dhe të pikojnë lot,
duke reflektuar mbi ato çka ke lexuar, mbi ato troje të lagura
me gjak më shumë se sa me djersë, prandaj edhe titulli i
librit “Lulekuqe mbi varre”, është shprehës, kuptimplotë
dhe të çon menjëherë në ato vise ku shqiptarët vriten,
burgosen e torturohen, sepse duan shkollën e tyre, gjuhën
e tyre, tokën e tyre, tokën e të parëvë që mban shumë
amanete të përcjella brez pas brezi. Ky libër, gjatë leximit
të tërheq deri në fund,dhe të sjell ndërmend poezitë më
të bukura të kohës sonë, frazat e të cilit godasin ku duhet
gjatë tretjes së kandilit…
Në refleksionet e autorit e gjen të gjithë artin,
si prozën mjaft tërheqëse, poezinë, dhe dramën e
një populli të tërë. Autori shtjellon njëherësh dy
luftra, njëra luftë bëhet kundër okupatorit sllavë
kurse tjetra kundër fanatizmit,ku lufton e reja me të
vjetrën, e drejta me të padrejtën e përparuara me të
prapambeturën. pra shkrimtari ështe në një luftë të
dyfishtë. Ai pasqyron dhe mbron njëkohësisht idelet
e larta kombëtare për përparim e qytetërim të plotë.
Autori, Nehat Jahiu, i njohur tashmë me botime
të shumta, i shton krijimtarisë së tij edhe një libër
5
tjetër me refleksione, refleksione që nuk fluturojnë lart
nëpër qiej ëndërrimtarë e sajues, por ecin me këmbë në
tokë, duke u fokusuar afër, thellë në zemër, në plagët,
në luftën, në dëshirat dhe shpresat e përditshme për
shkollën, ardhmërinë e brezit të ri…
Natyrisht, në refleksionet e veta, Nehat Jahiu nuk
mund të linte pa përmendur qëndresën, heroizmin e
shqiptarit përballë armiqve të vet, të gjuhës, diturisë,
të ardhmërisë së tij. Gjaku i derdhur është frymëzim
për brezat, forcë për të ecur më përpara, për të ruajtur
e çuar më tej vlerat e tij si komb i vjetër, ndoshta më
i vjetri në Evropë. Me një gjuhë lakonike, konçize që
të kujton se duhen lexuar edhe nënreshtat, autori sjell
refleksionet e veta, refleksionet e një njeriu që duket
se i ka jetuar nga afër problemet e për pasojë na sjell
emocione të freskëta, të forta, të bukura, nxitëse për
progres. Fokusimi i refleksioneve në një fshat të caktuar,
si Dushkajë apo ndonjë tjetër, shpesh të sjell ndër
mend hapësira më të mëdha që shkojnë tek hapësirat e
një shteti apo kombi të tërë. Motive si dashuria, vdekja,
pavdeksia, etj vijnë natyrshëm, vërtiten rreth shkollës,
që është lejtmotivi i librit.
Refleksionet e Nehat Jahiut janë të lidhura mes
tyre, plotësojnë njëra- tjetrën e të mbajnë të mbërthyer
në ankth me lot në sy deri në fund. Lexuesi, duke
lexuar këto refleksione që të bëjnë të rënqethesh, të
reflektosh, do të zbulojë një anë tjetër interesante të
krijimtarisë së shkrimtarit, duke e bërë më të plotë e
më të arrirë atë.

Bajame Hoxha– Çeliku, poete, shkrimtare



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: