Hilmi Saraçi: Mjaft kemi qenë tolerantë ndaj strukturave paralele në veri të Mitrovicës
| E Shtune, 06.03.2010, 07:58 PM |

Mjaft kemi qenë tolerantë ndaj strukturave paralele në veri të Mitrovicës

Nga prof. Hilmi Saraçi

Strategjia e Qeverisë së Kosovës për veriun e hartuar kohë më parë  ka një rëndësi të veçantë, prandaj duhet të implementohet dhe të  realizohet sa më pare në praktikë, kështu, më në fund, do të zbatohen dhe do të ndërtohen instucionet shtetërore në terë teritorin e Republikës së Kosovës. Mjaft kemi qenë tolerantë dhe të durueshëm ndaj  krimit të organizuar,  kontrabandës, strukturave paralele në veriu  të Mitrovicës, respektivisht ndaj  veprimtarisë destruktive të Beogradit  në teritorin e Kosovës.. Kjo strategji më në fund është mirëpritur nga qytetarët e Kosovës (shqiptarët) edhe pse e vonuar, sepse është dashur më herët të ndërmirrën masat e nevojshme , menjëherë pas mbarimit të luftës, respektivisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, komfor ligjëshmërisë dhe kushtetutës së  aprovuar. Kjo vonesë ka reflektuar  vështirësi dhe telashe të papritura  në  realizimin e ligjëshmërisë dhe kushtetushmërisë në veriu të Mitrovicës dhe  në terë teritorin e Kosovës.Prandaj Kuvendi i Kosovës  është dashur më herët  ta shtrojë  në rend të ditës dhe të  diskutojë me kohë për veriun e Mitrovicës, për  strategjinë e Qeverisë së Kosovës. Megjithatë në kuvend u rrahen shumë probleme me rëndësi të veçantë për srategjinë e Qeverisë së Kosovës dhe për realizimin e saj duke aprovuar një deklaratë të veçantë…
                         
Pa fjalime të panevojshme

 Megjithatë ne nuk duhet të lëshohemi shumë në të kaluarën dhjetëvjeqare të pas  çlirimit të vendit  dhe të humbasim kohë në sqarime dhe fjalime të panevojshme si deri me tash , por të shikojmë,  konkretisht në implementimin dhe zbatimin e Straregjisë dhe të kërkojmë  rrugë dhe zgjedhje të mira  dhe të mënqura . Më parë të mendojmë : ç’mund të bëjmë tani pas strategjisë dhe në ç’mënyrë të  fillojmë realizimin në praktikë ? Me rëndësi është  që  pa hezitim (vendosshmërisht), sa më parë të  fillohet në implementimin dhe  në realizimin e strategjisë për veriun . Vonesa (zhagitja) e strategjisë  do të krijojnte dilema dhe probleme të papritura dhe  më të mdha , në të ardhshmen, prandaj duke analizuar strategjinë  për veriun në disa këndvështrime, sidomos në atë  politike dhe të sigurisë do të konstatojmë se Qeveria më në fund ka parë se ka ardhë koha e fundit për të ndërmar  masa konfor ligjëshmërisë dhe kushtetutës - për eleminimin e  paligjëshmërise, anarkisë, kontrabandës dhe strukturave paralele të Serbisë në veri , ku është bërë  cenushmëria  teritoriale të Kosovës si shtet i pavarur dhe i pranuar ndërkombëtarish nga 65 shtete të Botës .Si duket Qeveria në strategjinë për veriun ka analizuar me kujdes dhe njohuri gjendjen  egzistuese në këtë pjesë të vendit tonë  si  anarkia, kontrabanda , kaosi institucional etj. duke treguar, njëkohësisht pafuqinë në kohen e duhur për të  ndërhyrë në shuarjen e strukturave paralele, krimit të organizuar, kontrabandës,  pa një përkrahje   të bashkësisë ndërkombëtare…
                     
Serbia dëshiron të krijojë situatë konfliktioze  në teritorin e shtetit të Kosovës
 
Serbia sikur nuk di të ndalët nga veprimtaria  destruktive dhe  nga  instrumentalizimi i minoritetit serb për të kundërshtuar institucionet shtetërore të Kosovës në këtë pjesë të vendit, respektivisht pavarësinë e Kosovës. Serbia dëshiron që të krijojë situatë konfliktioze në këtë pjesë të teritorit të Kosovës dhe më gjerë duke u përpjekur që të pengojë pavarësinë e Kosovës, sidomos me deklarata të pamatura dhe konfizioze. Por të gjitha këto përpjekje nuk kanë vlerë  të veçantë për ta penguar ndërtimin instucional dhe shtetëror në terë teritorin e shtetit të  Kosovës, në të ardhshmen. Kurfarë bisedimesh nuk do të pranohen me Serbinë  për çështjen e statusit të Kosovës siq mendon (aludon) Serbia. Kjo çështje ka marrë fund dhe nuk ka këthim prapa…
 Mendoj se strategjia për veriun  nuk është punë e lehtë të realizohet, prandaj kësaj pune duhet shkuar me kujdes , mënçuri dhe me vendosshmëri. Të provohen ( afrohen) forma të ndryshme të shpiegimit dhe të analizes se kjo është në dobi të minoritetit serb dhe në fund , pranuan apo nuk pranuan do të zbatohet strategjia dhe në këtë fushë nuk do të ketë luhatje, në të ardhshmen. Serbia më në fund do ta sheh se nuk ka lojë me terësinë teritoriale të Kosovës. Mirëpo në këto veprime  është e nevojshme  angazhimi i faktorit  ndërkombëtar: EULEX-it  , KVOR-it, ICO-së . Kjo e fundit është deklaruar qartë  për inplementimin e strategjisë,  për zhbërjen e strukturave paralele dhe për eleminimin e krimit të organizuar, kontrabandës, në veri. Ndersa KFOR-i dhe EULEX-i vënë në dyshim strategjinë e Qeverisë. Përfaqësuesit e tyre deklarojnë  se nuk do të jenë pjesë e strategjisë  për veriun e Kosovës , kanë krijuar hapsirë dyshimi se kjo “platformë” që në fillim do të jetë e dështuar për faktin se dy mekanizmat më të fuqishme  ndërkombëtare  janë distancuar. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës janë  skeptik në inplementimin  e Strategjisë, duke theksuar se ka qenë e nevojshme që strategjia të hartohet në bashkëpunim me këshillin e sigurisë së Kosovës. Kjo është e arsyeshme, sipas mendimit tim, sepse këshilli i sigurisë për Kosovën  kishte për të ndihmuar me disa vërejtje dhe propozime. Nderisa  ata të bllokut të pozitës mendojnë se strategjia  shumë shpejtë do të nisë së zbatuari, edhe pa KFOR-in  e pa EULEX-in dhe pa të tjerët.
                     
 Projekti i Qeverisë së Kosovës është përkrah nga shtetet më të fuqishme në botë
 
Nese vërtetë ndodh tërheqja e ndërkombëtarëve  nga strategjia, siq edhe po deklarohen kohët e fundit, atëherë  partitë opozitare  mendojnë se një veprim i tillë  është i qellimshëm  i cili tregon nigligjencën  dhe paaftësinë  e Qeverisë, ndërsa  gatitshmërinë   e faktorit ndërkombëtar për të zgjidhur problemin e strukturat paralele  në veri, ashtu siq mendojnë ata .Prandaj rrjedh dyshimi në suksesin e kësaj strategjije, nese mendohet për   një afat të shkurtër të realizimit, edhe pa përkrahjen  nga  komuniteti ndërkombëtar. Strategjia  si projekt do të mbetet  vetem i Qeverisë . Mendoj se ky projekt do duhej të jetë paralelisht edhe i faktorit ndërkombëtar, pasi që  atë e kanë përkrahur shtetet më të fuqishme të BE-së.ICO-ja tashma e ka pranuar strategjinë si të veten dhe në takimin e fundit në Vjenë, grupet e shteteve më të  forta demokratike  e kanë përkrahur strategjinë . Në këtë fushë duhet ICO-ja  të ndikojë në EULEX-n dhe KFOR-in që të jenë  pjesë e përbashkët e strategjisë për Kosovën.
                     
Misioni i EULEX-it në Kosovë nuk filloi mbarë
 
Reputacioni i EULEX-sit në Kosovë  është  gjithnjë në rënje sikur paraardhësi i saj UNMIK-u, pikërisht për faktin se kjo organizatë  ndërkombëtare  e filloi mbrapsht misionin e saj që në fillim, prandaj përderisa shoqëria civile  anashkalohet dhe pengohet turpshëm në pjesëmarrje në proceset politike , atëherë vetvetiu mund të konstatojmë  se edhe ky mision është  duke shkuar kah dështimi sikur ai , iashtuquajturi United Nacional in Kosova... EULEX-si ushtron aktivitet të dyfishtë:civilo –policor që ka dëshmuar se në disa raste  ishte kontradiktor me veprimet dhe  misionin që ushtron në këtë vend. Mirëpo  ky fakt nuk duhet të ketë  vlerë të veçantë para politikës vendore . Megjithatë bisedimet e faktorit ndërkombëtar në Beograd, i komandantit të EULEX-it , Kërmavo sqarojnë disa çështje të rëndësishme . Kërmavo  për situatën në veri angazhohet më tepër, për gjetjen  e një rruge që qon kah  përmirësimi i gjendjes në veri në bazë të pajtimit reciprok, prandaj deklaron se  nuk e përkrah strategjinë për veriun  e hartuar nga Qeveria e Kosovës , prandaj gjatë këtyre bisedimeve  është përqendruar më tepër në hapjen e gjykatave në veri të Mitrovicës…
Ambasadori amerikan në Kosovë ,Kristofer Dell deklaron se koha ka ardhur që  t’u thuhet stop strukturave paralele të Serbisë , krimit të organizuar dhe kontrabandës në veri të Mitrovicës, prandaj kjo është me rëndësi për ne, për lidershipin dhe Qeverinë e Kosovës ,për implementimin dhe realizimin e strategjisë për veriun. Në këtë fushë duhet të jemi unikë, në rend të parë faktori vendor për realizimin e stratëgjisë së Qeverisë së Kosovës…


(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: