Hilmi Saraçi: Minatorët e Trepçës shtyllë e fortë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
| E Enjte, 18.02.2010, 09:58 PM |

Minatorët e Trepçës shtyllë e fortë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Nga Hilmi Saraçi, prof.

Të flasish për xehërorën Trepça , për minatorët dhe stafin menagjues (punues) të saj  të cilët punuan dhe  derdhen  ndjerësën me vite të tera me dinjëtet për vendin, për  Kosovën dhe për të ardhshmen tonë , është krenari dhe privilegjë e veçantë, por edhe e dhimbshme për gjendjen e tyre të vështirë pas dhjetë viteve të çlirimit nga armiku .Ata (minatorët) ishin luajtë e nëntokës,  shtyllë e forte për liri dhe pavarësi kombëtare ,  përparimit dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, dhe jo vetëm në Kosovë  Ata kurrë nuk ditën të lodhen nga puna e mundishme , por e çmuar dhe e lavdëruar . Ata punuan , jo vetëm për të siguruar jetën e familjes, por për Kosovën, ardhmerinë e popullit tonë… 
         
Minatorët e Trepçës kundërshtuan (të parët) suprimimin e autonomisë së Kosovës

Tani kur po mbushën 21 vjet të grevës së minatorëve  dhe  dhjetë vjet të çlirimit nga armiku, me krenari konstatojmë se kjo është date e mëdhe historike për popullin shqiptarë  të  Kosovës, për  lirinë dhe barazinë kombëtare . Me 20 shkurt 1998 minatorët e Trepçës u ngujuan (u mbyllen) në zgafellën e minieres, në horizontin e tetë , në Stantërg në shënjë kundërshtimi ndaj regjimit të Millosheviqit i cili kishte filluar të suprimojë (eleminojë) të drejtat e shqiptarëve duke hequr, më parë  kushtetutën e Kosovës e pastaj duke filluar me diskriminimin kombëtar të shqiptarëve .Populli shqiptarë tani kishte filluar të përjetojë ngjarje të papara në jetën e tyre: padrejtësi në të gjitha fushat e jetës , në veçanti në atë njerëzore dhe  kombëtare  Minatorët e Trepçës (të parët) kundershtuan   këto qendrime diskriminuese të  Serbisë , në krye me Millosheviqin, Organizuan grevën  e urisë në thellësi  në horizontin nëntokësor e cila  u shëndërruar nga një punishtë  e deridjeshme ,në një poligon të ashpër politik kundër politikës diskriminuese të Millosheviqit. Kështu u krijuan dy politika   kontradiktore  në mes veti: Politika e Millosheviqit që përpiqej që ta mbajë një popull të terë  nën sundimin e vet diskriminues, pa kurfarë të drejte njerëzore dhe kombëtare  dhe politika tjetër e minatorëve  të Trepçës që kundërshtuan dhe kërkuan barazinë e popullit të vet me popujt të tjerë  në federatën jugosllave -  pacushmërinë e elementit shtetformues (kushtetutar) të Kosovës që nga viti 1974 . 
     
Burgosja dhe keqtrajtimi i minatorëve nga regjimi i Millosheviqit

Greva ishte mbarë kombëtare  e përkrahun nga mbarë popullata shqiptare e Kosovës , por edhe nga  të gjithë shqiptarët  që jetonin në Jugosllavi, si në Serbi, Mal të Zi,  Maqedoni e të tjerë . Minatorët parashtruan kushtet dhe kerkësat e tyre që kishin të bënin me lirinë , drejtësinë , barazinë kombëtare  dhe mossuprimimin e kushtetutës së Kosovës, por këto kërkesa të të tyre ( minatorëve) pushteti diskriminues serb , në krye me Millosheviqin i kundërshtoi me masa të ashpra  
 repressive kundër minatorëve që kishin hyrë në greven e urisë dhe udhëheqëve të tyre që qendronin pas kërkesave të tyre  të drejta për ruajtjen e kushtetutës si dhe për shpalljen e Kosovës republikë si republikat tjera të shtetit të  Jugosllavisë e krijuar artificialisht  U burgosen  dhe u keqtrajtuan shumë minatorë me udhëheqësit e tyre dhe  shumë shqiptarë  të tjerë , por me gjithatë kjo kurr nuk i ligështoi dhe as nuk izbrapi nga qellimi i tyre kombëtar për të punuar dhe për të luftuar për liri dhe pavarësinë e Kosovës… …
            
Gjendja e vështirë e minatorëve të Trepçës

Përkundër të gjitha këtyre, minatorët e Trepçës tani janë në gjendje të vështirë të egzistencës. Ata sikur kanë mbetur në margjina  pa një përkujdesje dhe respekt të duhur.institucional dhe shtetëror. Statusi i Kombinatit të  Trepçës sikur ka mbetur i pazgjidhur dhe i mjegulluar. Është për keqardhje të shikosh këtë gjigant, këtë “hambar” të ekonomisë tonë në këtë gjendje të papërspektivë . Megjithse janë duke u bërë disa përpjekje për ta mbajtur  në këmbë nga disa minatorë me stafin udhëheqës të zgjedhur kohë pas kohe  ,që së paku ta ruajnë gjendjen egsistuese (momentale), me një lloj mirëmbajtje dhe kujdesi që të mos shkatrrohet në terësi. Puna në horizante të minierës është e vështirë dhe pak fitimpruese ( e leverditëshme), në këto kushte të jetës . Eksploatimi i xeheve është i vogël pa kushte të volitëshme për punë  dhe pa një organizim të duhur teknik dhe  profesional.  Prandaj lënda e parë  (xehja ) prodhohet me kapacitet të vogël dhe nuk favorizohet sipas vlerës që ka  në treg , por shitet  pa një vlerësim meritor, në mënyrë paushalle, me çmim të lirë duke u bartur në treg, i papërpunuar.  Kjo  sikur po realizohet pa pengesa të  institucioneve  shtetërore dhe nderkombëtare...
               
Kërkesat e minatorëve nuk po përfillen

 Kerkesat e minatorëve nuk po hasin në mirëkuptim të duhur nga Qeveria dhe Bashkësia Ndërkombëtare , për një organizim dhe angazhim të duhur në këtë gjigant metalurgjik me përmasa botërore . Disa kontakte të Qeverisë dhe ndërkombëtarëve  me minatorët ishin të mirëpritura , sepse disa masa të mara nisen ta  përmirësojnë gjendjen e vështirë të minatorëve  dhe të Kombinatit Trepça . Këto kontakte megjithatë nuk sollen përmirësimin e gjendjes dhe realizimin e  kërkesave të minatorëve.Tani Kombinati Trepça dhe minatorët e saj kalojnë jetën në gjendje të vështirë, të harruar dhe të lanun pas dore.   Ata nuk gëzojnë të drejten e tyre si minatorë, jetojnë dhe punojnë  në kushte të vështira . Statusi i tyre (si pensionistë) që dhjetë vite nuk është zgjidhur , nuk mjaftojnë ndihmat minimale që marrin në vend të pensionit. Statusi i penzionistëve (fjala është për penzionistët minatorë të Trepçës) nuk është zgjidhur. Qeveria dhe instucionet shtetërore , sidomos Bashkësia Ndërkombëtare nuk janë angazhuar sa duhet për zgjidhjen e këtij problemi. Vështirë është të kontaktosh dhe të bisedosh më penzionistët minatorë të Trepçës  por edhe penzionistët të tjerë . Ata  janë në gjendje të mjerueshme, të shtyer në moshë  , të sëmurë  dhe të paaftë për të mbijetuar. Ndihmen që marrin ata , nuk u mjafton për barna , pasi që shumica prej tyre janë të sëmurë.  Kurkush nuk u hap derën për t’i vizitur si jetojnë dhe si gjallërojnë . Shumë prej tyre kanë vdekur duke u përballë me jetën e mjerueshme, pa realizuar të drejtën e tyre për pension…
      
Partia e Pensionistëve të Kosovës shpresë e vetme për pensionistët
 
Duke parë se kurkush nuk po qanë hallin e tyre (të penzionistëve) ka rrjedhë ideja për formimin e  partisë se tyre politike: Partia e Penzionistëve të Kosovës . Kjo është  me vend. Kjo (PPK) siq po shihet ka filluar të konsulidohet (formohet)  me antarësi të re nga të gjitha shtresat.  Në të gjitha qendrat komunale ka filluar zgjedhja e udhëheqësisë (kryesisë) dhe puna po shkon me një tempo të shpejt dhe vullnet të fortë Në këtë mënyrë zeri i penzionistëve në të ardhshmen do të degjohet dhe do të përkrahet nga shumica e popullatës , në këtë mënyrë problemi i tyre nuk do të mbetët jetim, si deri me tash, por do të trajtohet dhe do të kërkohet që sa më parë të zgjidhet statusi i tyre . Parat nga pensioni i penzionistëve i grabitur nga Serbia sikur kurkush nuk mundohet që të gjejë forma instucionale për këthimin e tyre  Në këtë fushë duhet të kërkojmë këthimin e tyre . Kjo çështje është dashur të shtrohet më herët nga Qeveria dhe Bashkësia Ndërkombëtare 
Veprimtaria e PPK-s do të shihet shumë shpejt , sidomos pas zgjedhjeve (të parakohshme) parlamentare  që partitë opozitare kërkojnë mbajtjen e tyre… 


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: