Kalosh Çeliku: Populli e thotё: nuk bёhet si them unё
| E Diel, 31.01.2010, 10:59 PM |

KALOSH ÇELIKU

POPULLI E THOTЁ: NUK BЁHET

                 SI THEM UNЁ

         E vёrtetё, nuk e luan as topi. E  thotё populli: nuk bёhet si them unё. Nuk e them unё, autori i kёtyre rreshtave. Edhe atё, secilin qё e takon nё rrugё dhe e pyet: Çka do tё bёhet me ne shqiptarёt?! Aty pёr aty tё pёrgjigjet: nuk bёhet si them unё. E populli shqiptar historikisht ka qenё popull luftёtar, i besёs dhe i paqёs. Edhe shkrimtar. Kurrёn e kurrёs nuk ka qenё popull pushtues. Fatmirёsisht, populli ynё ka plot thёnje tё kёtilla antologjike. E ka edhe njё thёnie, qё nuk e ka shoqen nё Letёrsinё popullore: si tё kruan dora jote, nuk tё kruan dora e tjetrit.

         E tjetёr punё ёshtё ajo se, ne i kemi besuar tё na kruaj dora e huaj, tjetrit. Pёrmёkeq, edhe i besojmё edhe sot e kёsaj dite. Nuk e di, prej nga gjithё ai besim, kur ne si shqiptarё, vёshtirё i besojmё edhe kёmishёs sonё tё veshur nё trup, fisit, gjakut. Megjithatё, vazhdon tё na kruaj dora e huaj me vite. Arsye kjo, qё edhe i kemi punёt, pёrsёri siç thotё populli: lesheli deri nё kёtё derexhe. Muhamedi a. s. do tё thoshte ndryshe: pa vatan nuk ka iman. Dhashtё Zoti, edhe kёsaj radhe nuk mendoni pёr shtёpia dhe gra nёpёr Lёmё. Pejgameri ynё i fundit, gra dhe shtёpia ka pasur  sa t’ia dojё qejfi. Tjetёr problem ka pasur ai burrё mejdani.

         Po, çfarё populli qenka ky populli ynё, qё ende ёshtё gjallё nёpёr shekuj, popull antologjik?! Dhe, pёr çudi, si ёshtё e mundur njё popull si ky kaq trim e fisnik, tё jetё edhe sot e kёsaj dite i coptuar nёpёr histori edhe nё robёri?! E çuditshme, ё? Unё nuk e kam tё qartё. E ju?! Vёrtetё, nuk di ku ta hudh fajin e ku gurin matanё kodrёs nё lёndinё. Popullit shqiptar, jo se jo. E ka dhёnё provimin nёpёr shekuj, nё luftё herё me Kral e herё me Mbret. Atёherё?! Dihet, edhe njё herё do ta pёrsёris njё thёnie tё t’im Ati: kёtё popull, gjithmonё e kanё shitur njerёzit e “ditur” dhe hoxhallarёt. Pёrsёri do tё vij koha, qё kёtё popull ta shesin: njerёzit e “ditur” dhe hoxhallarёt.

        Populli im trim dhe i besёs, qё nuk e di ende kush tё ka hipur nё shpinё. E nё shpinё tё ka hipur armiku shekullor, “vёllai” yt, halldupi. E ti pёrpiqesh ta vazhdosh rrugёn dhiareve me gjithё kёtё barrё mbi samarё. Prandaj, edhe rrugёs tё mirren, ngatёrrohen kёmbёt. Mezi e kalon urёn matanё Lumit. Rrёzohesh.  Ngritesh me gjithё barrё nё shpinё pёr ta vazhduar rrugёn pёr nё Baba Tomor.

        O Imzot! ~shtё koha ta hudhish barrёn nga shpina. Edhe samarin. Ose, pёrpiqu kёtё samarё t’ia vёsh nё shpinё “vёllait” tё Njerkёs, le tё shohi sa ёshtё i rёndё nёpёr shekuj. Edha barrёn, ngarkoja mbi shpinё! Po. Po, edhe barrёn me gjithё samarё se, ky “vёllai’ yt, gjithё jetёn barrёn ta ka ngarkuar ty mbi samarё. O, burrё! Hidhe samarin me gjithё barrё nё lumё! Edhe njё herё e pёrsёris: ~shtё koha tё shpёtosh nga samari. Dhe, barra qё ta kanё ngarkuar tё huajt me shekuj mbi shpinё.

        Im At kёtё e thoshte pranё oxhakut, zjarrit tё ndezur me flakё nё Katund dhe ma pёrcillte mua si pasardhёs i brezit nё kёtё shtёpi, Ditёs sё nesёrme. Pa e ditur, edhe pse mua ma kishte lёnё emrin e kaçakut tё maleve: Kalosh Zajazit. Burrit tё pushkёs e besёs, qё kishte luftuar krah pёr krahu me Bajram Currin edhe nё Kosovё edhe nё Shqipёri pёr Atdhe. Nё bisedё e sipёr njё ditё i erdhi te hunda, edhe mё tha plot inatё: gjatё kohё prita kot, nuk u bёre trim si Kalosh Zajazi, kaçaku i maleve, po u bёre shkrimtar. Pёrmёtepёr, nuk e shkrepe as edhe njё fishek nga pusia. Unё vetёm buzёqesha. Shkaku, nuk guxoja t’ia kthej fjalёn tim Ati. Edhe pse kisha tё drejtё se njё ditё, atё qe e bёri Kalosh Zajazi me pushkё pёr Atdheun, unё  do ta bёj tё nesёrmen me penё nё letёrsi.

        Vite mё vonё u binda: erdhi koha, qё kёtё popull pёrsёri ta shesin njerёzit e “ditur” dhe hoxhallarёt. Edhe e shitnin shumё lirё: pёr njё post nё Qeveri, pёr njё tender nё biznis, pёr njё anёtar komisioni nё Akademinё e Shkencave, pёr njё anёtar komisioni nё ministri, pёr njё banesё luksoze, pёr njё vend pune nё kabinet...

         Dhe, tek tashti e kuptoj pse im At thoshte: pёr pleshtin e djeg jorganin. Dorёn nё zemёr, im At kishte tё drejtё. Pёrderisa ne shqiptarёt, pёr pleshtin nuk e djegim jorganin, ende do tё na shesin trusakatёt toptan te “vёllezёrit” e Njerkёs. Gjithё jetёn do tё punojmё argatё nё arat tona pjellore tё trashёguara brez pas brezi. Nata do tё na zё nё fushё me vegёla pune. E dita mbi varre, qafё pёr qafe me tё vdekurit. Ende pa lind dielli me hebe nё krah, nё mes tё fushёs. Farёn ta hedhim mes atyre ugareve me sorrat mbi kokё te Dardha Gorrice, qё tё kemi bereqet pёr Dimёr.

         Politikanёt tanё, fatkeqёsisht ende: pёr pleshtin, nuk e kanё djegur jorganin. Realiteti ynё, qё nuk na hanё pleshtat, po na hanё morrat. Megjithatё, populli e ka njё forcё natyrore. Edhe atё, patjetёr duhet ta pёrdorё gjatё zgjedhjeve tё ardhshme demokratike. Nuk duhet t’ua jap mё votёn e shenjtё partive politike, qё vite me radhё e shesin “toptan” nё Qeveri. Edhe atё, shumё lirё: njё torbё taxhi.

         Vite e vite ёshtё dashur tё kalojnё dhe unё tё bindem, pse im At thoshte: pёr pleshtin e djeg jorganin. Unё e dija se, ai kishte ndejtur gjithё jetёn kёmbёkryq nё sofёr me mauzerrin nё prehёr, e kishte pritur agimin  me burra pushke e tё ditur, djemё trima tё Atdheut, qё i kishin kryer Akademitё ushtarake nё Itali e nёpёr botё. E mёsoi historia. Mёsuesё patriotё qё nё atё kohё kur ka qenё ministёr i arsimit Ernest Koliqi, kishin ardhё vullnetarё si mёsuesё pёr tё pёrhapur shkronjat shqipe dhe dijen edhe nё kёto anё mes maleve. Po ja, qё ende nuk e dija se, pse ky burrё i pushkёs dhe besёs: pёr pleshtin e digjte jorganin.

         Dhe, plot pas pesёdhjetё vjetёve nё “demokraci”, u binda njё ditё se, pse im At: pёr pleshtin e digjte jorganin. Shkaku se, edhe mua mё erdhi koha njё ditё: pёr pleshtin ta djeg jorganin...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: