Kalosh Çeliku: Shkupin nga qeveritё ''demokratike'' do ta shpёtojё natyra
| E Marte, 26.01.2010, 09:59 PM |

SHKUPIN NGA QEVERITЁ  “DEMOKRATIKE” DO TA SHPЁTOJЁ NATYRA

Nga Kalosh Çeliku

Shkupin, kёtё metropolё botёrore, historikisht herё pas here çdo njёqind vjet nga Qeveritё “demokratike” e ka shpёtuar Natyra. Hoxhallarёt dhe priftёrinjt do tё thonё: Zoti. Nuk ka rёndёsi kjo nё kёto momente historike, kur ky qyetet e ka mё  vёshtirё tё lёshojё shtat ashtu siç i ka hije njё qyteti brigjeve tё  Vardarit. Qyteti si qytet, pesqind vjet ka qenё nёn sundimin e turqve. Disa ditё e kanё çliruar edhe shqiptarёt. Kohёn e fundit ёshtё nёn sundimin dhe “lulёzimin” e sllavёve.
        Nuk ka kjo rёndёsi nё kёtё shkrim tё vonuar pas kaq viteve. E rёndёsishme ёshtё se si: Qeveritё “demokratike”, Partitё politke, vite me radhё kёtij qyeti ia kanё zёnё frymёn. Shkupi me vёshtirёsi ka marrё frymё edhe: nё kohёn e Turqisё, nё kohёn e Serbisё, nё kohёn e Italisё, nё kohёn e Bullgarisё. Edhe nё kohёn e Jugosllavisё. Nuk ёshtё problemi: te gishtat, kёmbёt, duart, koka... po e sulmojnё nё zemёr.
        Popuj intersant pёr studim shkencor jetojnё nё kёtё qytet, qё edhe sot e kёsaj dite nuk mbushen mend. Pёrditё, pёrnatё vёrejtjen na e tёrheq Natyra. Zoti. Edhe shenja na dёrgojnё pёrmes tё gjallёve e tё vdekurve. Pёrsёri, ne nuk i shohim, nuk i dёgjojmё ato shenja, ato zёra. E vazhdojmё me tonёn, luftojmё kundёr ligjeve tё Natyrёs... Zotit... Fatkeqsia mё e madhe ёshtё se: me kёtё problem shoqёror nuk merret edhe shkrimtari dhe analisti mё “i madh” politik sllavo - shqiptar. Natёditё merret me kryetarin dhe ministrat dhe zv. ministrat e partisё shqiptare nё pushtet dhe kryetarin e partisё shqiptare nё opozitё. E nё anёn tjetёr, Shkupi po ngulfatet edhe nga shkrimtarёt e “mёdhenj e analistёt politik”, qё i kemi me kamiona. Ende edhe pas njёzetё vjetёve ndryshime demokratike, shqiptarёt merren me tё drejtat kombёtare: flamurin kuqezi, gjuhёn shqipe, shkolla shqipe, programe shkollore, tekste shkollore... Lektura shkollore... Gjuhёn maqedone...
        Vetёm i hidhni njё sy Shkupit nё ato kohёra tё shkuara, dhe i hidhni tashti nё kёtё kohё “demokratike”! Sheshi i Shkupit, fatkeqёsisht pёrditё e mё shumё po ngulfatet nga betoni, nuk merr frymё nga ndёrtesat qё lindin si kёrpudhat pas shiut pa shije ballё pёr ballё mes bёrllokut. Skulpturat pa vlera artistike se si kёrcejnё nga kёmbёt e Urёs Gurit me bythёt nё hava e kokёn nё ujё, nё Vardar. E nё breg, pёrballё tyre nё kirilicё shkruan: Zabraneto kapenje (ndalohet larja). Pёrmendoret antike mё kёmbё e kuaj tё gozhduar nё atё pak hapsirё krah pёr krahu nё Shesh, gati t’i kёrcejnё njёra - tjetrёs nё shpinё. Edhe: askush nuk e ngre zёrin pёr kёtё beton qё hudhet me kamoina pa mёshirё nё Sheshin e Shkupit, brigjeve tё Vardarit. Mure betoni dhe skulptura gjoja antike pa kokё, pёrditё e rrokin pёr fyti Shkupin. Drunjtё priten, zhduken parqet e gjelbёrta qё Shkupit ia fali Natyra. Kalaja vazhdon tё gёrmohet, rrёnohet nё themele me pretendime pёr tё nxjerrё nё sipёrfaqe kisha ortodokse e gjurmё tё paraardhsёve sllavomaqedonё antik.
         Pёrmёkeq, tё gjithё heshtin: mjetet e informacionit. Partitё “demokratike” politike. Edhe njerёzit e kёtij shteti nё barkun e Evropёs, qё kёto ditё pritet bashkё me grekёt t’i vёmё emёr nё Kishё. Kryqit tё madh nё Vodno, qё natёn na e ndriçon Shkupin t’i dalim zot si shqiptarё. Krah pёr krahu me “vёllezёrit” tё shkojmё nё Evropё. Dallimi nga e djeshmja: protestojnё edhe mё shumё nё rrugё, ta rrokin pёr fyti, t’ia zёnё frymёn qytetit: njёra palё, sllavomaqedone kёrkon tё ndёrtojё kishё ortodokse! Tjetra palё, shqiptare: xhami myslimane (pse jo, xhami shqiptare, pyes unё). E Shkupi prej dy babash, siç thotё populli, vazhdon tё mbetet pa kёsulё. Edhe ashtu, me dy mushkёri tё pёrgjysmuara e sёmura nёpёr shekuj, tё ndara nga Vardari natyror mezi merr frymё, e pret tё nesёrmen kёmbёkryq nёn kala para kёmbёve tё Skёnderbeut me shpatёn nё brez e dorёn e ngritur lartё pёrpara “Ilindenit”. Qё, u thotё shqipёtarёve: ndaluni, o burra! Nesёr do ta kalojmё Urёn e Gurit, do tё dalim matanё Vardarit si shqiptarё. Krah pёr krahu t’i bёjmё roje Shkupit me vёllain tim, Aleksandrin e Madh tё Maqedonisё. Kuajt tonё tё luftёs t’i bёjmё kokё mё kokё edhe nё kёtё betejё pёr liri.
         Pёrditё e mё shumё nё tё dy anёt, ndёrtohet me tё madhe: ndёrtesa, skulptura antike pa kokё vend e pa vend. Nё anёn shqiptare hidhet edhe mё shumё beton: Teatёr maqedon, Filarmoni maqedone, ndёrtesa maqedone pa shije qё ua zёnё sytё, fytyrёn e frymёn atyre tё mёpёrpashmeve qё u pёrballuan viteve e luftrave, nuk i rrёzoi nё tokё as edhe tёrmeti katastrofal. E kanё rrethuar, ngushtuar Skёnderbeun me kalё nё disa pёllёmbё vend nё Bit – Pazar nga tё katёr anёt me kisha e xhamia. I uzurpojnё sheshet e kёsaj ane shqiptare, parqet, rrugёt, drunjtё qё i presin me rrёnjё, gjelbёrimin qё i kishte hije brez pas brezi kёtij Qyteti. Dorёn nё zemёr, ditёnatё me hove ndёrtimi shumё mё tё madha nga ana shqiptare. Ndёrtesa ia zё diellin ndёrtesёs. Fytyrё mё fytyrё. Derё mё derё. Parqet e bukur me karrike dhe drunjtё pёrreth Vardarit, qё i ndёrtoi me shumё mund e para sistemi komunist, i gёlltiti brenda natёs si kuçedёr “demokracia”. Tё nesёrmen, nё vend tё tyre shpёrthen si pyll me lisa nё pranverё betoni nё tё dy anёt e sheshit tё qytetit. Banorёt e vdekur brenda natёs mё kёmbё e me kuaj shale ua zёnё vendin atyre tё gjallёve. Dita – ditёs tё gjallёt i pёrzёnё me dhunё nё Qytetin e varrezave, nё periferi tё qytetit. Shkupi, pёrçudi  pёrsёri e mban veten gjallё, nuk jep shpirt. E gёdhi, pёrsёri tё nesёrmen me Qeveri “demokratike”, qё e mbulon me beton e ndёrtesa qё lindin pёrditё si kёrpudhat pas shiut. Kontinierё me bёrllok mbi shpinё. E njё armatё tё lypsёve nё Çarshinё e Vjetёr, te Ura e Gurit...
         Shkupi mezi po merr frymё nё ”demokraci” mes kishave ortodokse e xhamiave myslimane. E unё pres nё Shkup: xhami shqiptare. Edhe kёsaj radhe, siç duket Shkupin nuk do ta shpёtojnё Qeveritё “demokratike”, po Natyra...


(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: