Ilir Dardani: Kadri Mani, njeriu i Madh i Shqiperise Etnike
| E Shtune, 27.10.2012, 10:00 PM |

Kadri Mani, njeriu i Madh i Shqiperise Etnike

Nga Ilir Dardani

Kane kaluar 75 vjet qe nga koha kur lindi nje njeri: Kadri Mani! Ose Kombetari Mani. Ne sot mbajme zi per te sepse gjithe jeten na mbushi me bardhesi. Me Manin tone kemi shkembyer edhe replika te ashpra, por qe te jap vleresimin tim per te nuk eshte dashur te nderroje jete! Lindi me 23.01.1937 ne Makreshin e Ulet te Artanes, por ai theu kufirin e mbare fshatrave dhe qyteteve te Shqiperise se Tij Etnike. Ai ishte dhe mbetet Shqiponje qe fluturon ne cdo cep te Shqiperise. Nderroi jete dhe do na mungoje, por ai nuk ka vdekur. Nuk vdes Kombetari, sic nuk kane vdekur Kastrioti, Rugova e Jashari.

Qe ne vitet e para te jetes se tij mesoi se kishte lindur ne nje vend te pushtuar. Ishte vetem nje femije kur filloi qendresen kunder bishave serbe, shqipfolesve serbofile e turkofile dhe nuk do te ndalonte deri me 09.10.2012, dite ne te cilen  filloi jeten prane Zotit.

Lajmin per largimin e Kombetar Manit nga ne e prita pikellueshem sepse ishim mesuar me te dhe kombi kishte nevoje per pranine e tij. E deshem Manin per gjithcka ishte. Shume shqiptare e priten dhimbshem kete lajm, por jo te gjithe. Disa shqipfoles turkoshake e shkjashake, me komentet e tyre qe sigurisht nuk jane publikuar, u gezuan sepse do mungoje intelektuali i madh dhe burri i guximshem qe nuk pajtohej kurre me antishqiptaret qe kerkojne varrin e kombit te lashte shqiptar.

Jeta dhe Vepra e Kadri Manit do jete burim qiellor frymezimi per te gjithe shqiptaret qe vleresojne jeten dhe njeriun. Engjellin e Lirise, Pastertise dhe Zhvillimit Kombetar do e kemi perhere mes nesh. Kadri Mani, Atdhetari, mesuesi, poeti, shkrimtari, gazetari dhe publicisti,  eshte Nderi i Zemra Shqiptare dhe i Kombit Shqiptar.

Ngushellime per te afermit, per te gjithe ata qe i japin jete faqes sone kombetare dhe per te gjithe shqiptaret.

Zot, te lutem kujdesu shume per Kadri Manin Tone!

____________________

Me poshte eshte nje shkrim (bashke me komentet i pandryshuar) i publikuar me 18.01.2010:

Kadri Mani - Legjenda e Gjalle e Shqiptarise dhe shqiptaret

Nga Ilir Dardani

Kadri Mani edhe sot eshte nje tip rebel, sic ishte ne kohen kur Dardania ishte e pushtuar plotesisht (edhe sot, por jo plotesisht) nga sllavet. Atehere kur shumica e shqiptareve qendronin si pula te lagura, ne Dardani e Shqiperi, Kadri Mani kundershtonte regjimin diktatorialo-pushtues serb. Pas nderhyrjes se NATO-s te gjithe u bene patriote e trima, luftuan e dhane jeten…me fjale, sidomos me fjale interneti.

Njefare lirie erdhi ne Dardani, por gjurmet e serbeve shqipfoles nuk jane zhdukur, sepse, ashtu sic nuk humben gjurmet e osmaneve, edhe ato te serbeve do jene te pranishme edhe per shume dekada te tjera. Rebelizmi i 73 - vjecarit Kadri Mani ne te shumten e rasteve eshte shqiptarizem per t’u admiruar.

Me Manin jam njohur nga larg, por ne afersine e perbashket, Zemra Shqiptare. Jemi zene disa here mbi ceshtje te ndryshme, kryesisht ne lidhje me antiislamizmin tim ekstrem (gje per te cilen jam shume krenar). Edhe sot ‘’armiq’’ jemi, por nuk kam se si te mos i jem mirenjohes per dashurine per shqiptaret e tij dhe urrejtjen per pushtuesit sllave.

Kadri Mani erdhi ne kete bote per te dashur shqiptaret, per te kundershtuar anti-shqiptaret e per te vuajtur. Qe ne femijeri eshte arrestuar dhe ka provuar dhunen e policeve serb. Pastaj dosjes se tij ne shka-gjykata do i shtoheshin fletet, njekohesisht edhe vitet e denimit. Sot serbet apo turko-osmanet shqipfoles me imagjinaten e tyre te semure po shtojne faqe te tjera ne dosjen e Kadri Manit.

Kombi shqiptar eshte me i vuajturi ne Europe. Vuajtja e pergjitheshme, sidomos vuajtja analfabeto-shpirterore, nuk sjell zhvillim por vetem mjerim. Kemi plot fakte se ne shqiptaret jemi mbrapa botes, jemi makineri e cmendur shpifjesh e inatcare e zemerzinj te medhenj dhe kjo vertetohet me se miri me shpifjet kunder Kadri Manit dhe koloseve te tjere te shqiptarise.

Nje pjese jo e vogel e Shqiptareve jane c’rracuar edhe pse nuk e pranojne. 500 vjet pushtim islamo-osman dhe 100 vjet pushtim serbo-sllavo-enverist nuk jane lene pas, por ecin e gjallojne se bashku me ne shqiptaret, prandaj edhe kerkoj me ngulm qe shqiptaret me gjak shqiptari te distancohen nga imponimi sllavo-orientalist dhe te krijojme per here te pare Kombin e Paster Shqiptar. Nese do te krijohej ky Komb, shqiptaret do i bashkoheshin botes se zhvilluar, atehere nuk do kishte ‘’dele te zeza’’, nuk do kishte gjallesa te djallezuara qe lehin kunder  Manit, Rugoves, Kastriotit, Vokes (Ymerit), Terezes, Kadarese, Konices dhe mbare kryeshqiptareve.

Asnje komb ne Europe nuk ka percarje te tilla dhe percarjet lindin kur shqiptaret mbrojne pushtuesin, kryesisht ate osman. Sigurisht qe ky eshte vetem fillimi sepse do vije nje dite kur nuk do lejohen emra vrasesish e shtepia zotrash vrases. Kjo qe shqiptaret kane bere dhe vazhdojne te bejne do krijoje probleme te paparashikueshme sepse nuk do e lejojme kombin tone te rreshqase si derri ne akull.

Cfare shqiptari je ti kur femija yt e ka emrin Murat, Osman, apo Islam? Cfare shqiptari je ti kur shkon per t’iu lutur zotit ne gjuhen qe nuk e kupton, ne shtepine e  djallit, sepse edhe gomari e kupton se Sulltan Murati nuk ka qene nje shenjt, por nje komandant i ushtrise pushtuese osmane, i cila ka vrare aq sa ka mundur shqiptare.

Cfare shqiptari je ti?!!!

Pakica qendroi sic ishte dhe perbuzej nga shumica, saqe u ndane varret e u thyen zemra te dashuruarish, sepse me mire i’a jepte vajzen nje turku, romi apo pakistanezi vetem se i perkiste imponimit islam, sesa nje kaurri. Rrezikonte qe vajza e tij te ishte mbese e denje e Gjergj Kastriotit dhe kjo ishte e papranueshme per ata qe ishin betuar te percillnin amanetin e Sulltanit.

Ne Dardani ekziston fuqishem edhe sot kjo ndarje, kurse ne Shqiperi ishte dhuna e diktatorit Hoxha qe e zbehu, por jo plotesisht.

Kadri Mani sot sulmohet sepse eshte distancuar plotesisht nga e kaluara e dhimbshme dhe e turpshme shekullore, per t’i prire rruges se arte te brezave te ri, te cileve u duhet te seleksionojne vetem fragmente nga e kalura.

Kadri Manin, kush eshte gjak shqiptari e vlereson edhe per dy germa te hequra nga mbiemri i tij. Kadri Osmani nuk eshte trashegimtari i perandorise islamo-osmane, por eshte nje shqiptar qe nga fatkeqesia e ka trasheguar kete mbiemer antishqiptar, si shume shqiptare te tjere, te cilet nuk e kane shqiponjen ne gji, si Mani, prandaj edhe mbeten brez pas brezi te pushtuar.

Kadri Mani, pervec akteve heroike ne kohen e pushtimit, sot tregon se eshte edhe reflektues dhe vizionar i madh.

Ka shume ‘’patriote’’ qe ecin sipas filozofise se Shenjtit Rugova, por ne thelb nuk kane ide se cdo te thote dhe vazhdojne me hallduplliqet e tyre antishqiptare.

Kadri Mani jo, sepse eshte atdhetar, zemermire, punetor dhe intelektual i madh.

Heqja e dy germave nga mbiemri i tij i ka terbuar komunistet, por ne menyre te vecante islamiket dhe shpirti i cjerret i tyre nuk gjen qetesi, sepse shikojne se jo vetem Kadri Mani eshte ne rruge te drejte kombetare. Eshte koha e Manit, eshte koha e shqiptareve.

Kadri Osmani u be Dardan Mani me perqafimin e kultures se Gjergj Kastriotit. Mani nuk shkon me aty ku nuk flitet shqip e ku nderohet pushtuesi me shkaterrimtar e urrejtje-nxites qe ka njohur historia e Europes. Mani shkon aty ku ka ambjent familjar, ku lejohet ta duan zotin edhe femijet e femrat, se bashku me meshkujt, te veshur ne menyre estetike dhe jo xhungel-ike. Mani e di qe zoti eshte i te gjitheve dhe se zoti nuk eshte nje vrases ordiner, por nje qe lutet edhe per dhunuesit e tij. Manit i behet zemra mal kur shikon niper e mbesa me emra shqip - rikthim te Gjergj Kastrioti - drejt botes qe na perket.

Ashtu si Rugoven e Kadarene, edhe Manin e fajesojne nga qe nuk ka vdekur ne kohen e diktatures pushtuese komuniste serbo-enveriste. Kemi humbur shume jete dhe besoj se ka mjaftuar e mjafton gjithe ai gjak qe kemi derdhur, por shqiptari i keq gjithnje do varrin e tjeterit dhe jo jeten e tij te madhe ne sherbim te kombit.

Shqiptari per te mbijetuarit nuk ka respekt, duhet qe te vdesesh qe te marresh ndonje fjale te mire, edhe pse te rralla. Por sigurisht qe edhe per te vdekurit shqiptari i keq nxjerr fjale te cilat e perfaqesojne me se miri kete qenje te lige.

Faleminderit baca Kadri Mani, per gjithcka ke bere per kombin tone. Shqiptaret te kane dashur, te duan dhe do te duan gjithmone. Sakrifica jote eshte nderi yne. Ti e ke shkruar emrin ne listen e me te ndriturve te kombit dhe do jemi perhere krenare per ekzistencen dhe vepren tende.

Pac shendet e jete te gjate.



(Vota: 129 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: