Shevki Sh. Voca: Detaje të panjohura nga jeta e themelesusit të Turqisë moderne, Ataturkut
| E Marte, 05.01.2010, 05:27 PM |

DETAJE TË PA NJOHURA NGA JETA E THEMELUESIT TË TURQISË MODERNE MUSTAFA QEMAL ATATURKUT

Historia nuk është vetëm shkencë por edhe art - L. Rënke

Nga SHEVKI SH. VOCA

    Në jetën individuale të disa vendeve dhe popujve ekziston mundësia që në mënyra të ndryshme të ndeshesh me intervale kohore shumë të ndërlikuara dhe të dramatizuara, në të cilat të duket sikur shoqëria po lind për herë të dytë, me ç’rast duke e rrënuar rendin e vjetër shoqëror, krijohen ide të reja, në kërkim të rimëkëmbjes së rrugëve vetëqeverisëse vetjake. Gjatë këtyre thyerjeve kohore, në skenat historike paraqiten figura, karakteri dhe puna i së cilëve e personifikon prioritetin e epokës së tyre. Filozofi dhe historiani  A. Gulling në veprën e njohur të tij “Estetika e historisë” në mes tjerash shkruan: “...Qoftë ai që merret me hulumtime në fushën e historisë, dhe tjetri, të cilin e tërheq historia, nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj fakteve të materializuara: historia na mëson dhe tregon për ngjarjet dhe fatin e popujve...që prapa çdo fakti-qëndron fati i njeriut: ajo, interesi i historisë, është interesi për njeriun...” fundi citatit. Andaj, Herodoti që konsiderohet si baba i historisë i cili jetoi në shekullin e V-të p.e.s. plotësisht kishte të drejtë kur thoshte:  “Unë nuk gjykoj, por vetëm raportojë”. Ndërkaq shumë kohë më vonë personi i cili njihet si themelues i shkencës së historisë moderne Leopold Rënke (1795-1886) thoshte:
“Historia nuk është vetëm shkencë por edhe art”.
Sipas kësaj që u tha më lartë nuk është për të na çudit, nëse jemi dëshmitar të kohës kur në shoqërinë mbarënjerëzore botërore po ndodhin ndryshime të themi radikale në përgjithësi, ndërsa  veçanërisht në historiografi, qoftë fjala për historinë tonë kombëtare qoftë për rrjedhat e historisë ndërkombëtare. 
    Shkrimtari anglez Nojgjell Kotorn, në librin më të ri të tij, “Jeta dashurore e diktatorëve të mëdhenj”  nga 25, gjithsejtë sa i ka të botuara, na ofron detaje të pa njohura deri më tani  për jetën intime të shumë burrështetasve gjatë historisë, duke filluar që nga Napoleoni e deri te Hitleri, Lenini, Stalini, Tita, Frankoja, Peroni, Markosi, Sadam Huseini, etj. të cilët ai i quan diktator. Në  mesin e atyre burrështetasve që i radhit Kotorni, përfshihet edhe Mustafa Qemal Pasha apo “Ataturku” i cili njihet si themelues i “Turqisë moderne” , për të cilin ne me këtë rast kemi shkoqit ca detaje nga libri në fjalë.
   Ai i fillon rrëfimet e tij për Ataturkun si dymbëdhjetë vjeçar të cilin prindërit e dërgojnë në shkollën ushtarake në Selanik, që aso kohe ende ishte nën perandorin osmane, për të cilin thotë se qysh atëherë e dëshironte shumë uniformën dhe ishte elegant. Me që praktikisht ishte në shoqëri me meshkuj, ai kishte vu kontakte dhe lidhje  me Eminen që ishte vajza i një nëpunësi të shkollës. Pasi që zakonet myslimane aso kohe ishin ende në fuqi, ata dy i mbanin në distancë dhe mezi që nganjëherë mund të shiheshin me njeri tjetrin. Mustafa shpesh kalonte pranë shtëpisë së saj që për çdo rast ndoshta mund ta shihte pranë dritares. I besonte shumë modernizimit dhe i pëlqente jeta bashkëshortore e perëndimit. Vajza e re Emineja mendonte se ky do të bëhet sulltan. Qemajli kishte një xhelozi ekstreme. Kur nëna vej i tij u martua, ai kërkonte revole që ta vriste njerkun, por kishte dashtë fati që mos ti takoi për një kohë të gjatë deri në përfundim të shkollimit, kur ata edhe iu paraqitën, dhe kur veç më i kishte kaluar ai hidhërim i tërbuar.
  Si katërmbëdhjetëvjeçar shkoi në Akademinë ushtarake të Manastirit. Para nisjes atje, një shok i veti ia jep një thikë për tu mbrojtur nga sulmet eventuale  seksuale prej meshkujve tjerë. Sepse femrat ishin ende të mbuluara, ndërsa ndër meshkuj sundonin pretendimet në kërkim të meshkujve të bukur, në këtë rast sikurse që ishte Qemajli. Ndonjëherë shkonte në Selanik që ta takonte Eminen. Ata kishin thur plane që të fejohen- i kujtohet motrës së Emines, thekson  autori Kotorn. Gjatë qëndrimeve të tija në Selanik ai, kënaqej duke i vizituar kuartet evropiane, ku femrat nuk ishin të mbuluara, dhe kërcenin, këndonin e rinin bashkë me meshkuj. Kënaqej duke pirë, ndërsa femrat për këtë mashkull kaq të pashëm mendonin se është i pa përballueshëm.
   Më vonë transferohet në Stamboll, në të cilën rregullisht vizitonte banesën e një dame të vej Italiane, e quajtur Korina, e cila jetonte në Peri, pjesën perëndimore të qytetit.  Kur si përfaqësues ushtarak shkoi në Sofje, ai duke  u munduar ta bind damën Italiane, rregullisht i shkruante se atje nuk ka femra të bukura. Me çdo femër që takohej (njoftohej) ai theksonte që nuk janë të mira dhe të bukura. Me përjashtim të gjermanes Hildegard e cila punonte si motër mjekësore. Kur transferohet edhe nga Sofja ai vazhdon edhe Hildergardes ti shkruaj letra. Në Sofje u bë i dashuri i një vajze nga një familje aristokrate të Rasha Petrovit. Një natë karnavali, u njoftua me Dimitrijana Miti Kovaçev, vajza e ministrit të mbrojtjes të Bullgarisë, me të cilën e kaloi natën në ballo dhe në bisedime. Së shpejti Qemajli u bë vizitues i rregullt në shtëpinë e familjes së saj ku megjithatë flitej gjuha turqishte. Atij iu lejua që pa përcjellje të del me Mitin në qytet. Në atë kohë në Turqi asnjë femre të familjeve në zë nuk i lejohej dalja nga shtëpia me ndonjë mashkull të ri. Miti ishte një femër ideale evropiane për Qemajlin, por problem paraqiste
feja. Qemajli u konsultua me shokun e vet Fetiun, i cili i vardisej vajzës së gjeneralit Rasha Petrov. Kur erdhi deri te çështja e martesës, gjenerali Petrov kishte deklaruar: “Më par do ta preja veti kokën, se sa ta martoja vajzën me një turk.” Ndërkaq që, edhe gjenerali Kovaçev kishte mendim të njëjtë. Martesa as që vinte në konsiderim. Miti ishte një krishtere; ndërsa Qemajli mysliman. Për t’ia bërë me dije se çfarë mendimi ka në lidhje me këtë martesë, gjenerali Kovaçev refuzoi të marrë pjesë në solemnitetin diplomatik që kishte organizuar ambasada e Mbretërisë Otomane.
   Fillimi i Luftës Parë Botërore, Qemajlin e zuri në Stamboll. Pas trimërisë së madhe në betejën e Galipolit, ai  kthehet në Sofje. Qemajli dhe Miti ende  e donin njëri tjetrin, por konventat urdhëronin që të jenë në largësi njerëzore. Katër vjet më vonë, ajo u përpjek ta vizitojë në Stamboll, por rënia e frontit Bullgar, ia pa mundësoi këtë udhëtim. Miti u martua për një Bullgar, por vazhdoi ta përcjellë karrierën e rrufeshme të këtij Turku të ri.
   Qemajli u pajtua me nënën e vet pasi që ajo u nda nga buri i saj i dytë. Pas vdekjes së tij, Fikrija, motra i njerkut tani të vdekur të Qemajlit erdh të jetojë me nënën e Ataturkut, ndërkohë lidhi dashuri me Qemajlin. Nëna Qemajlit këtë lidhje të tij me Fikrin shumë ashpër e kundërshtonte, sepse sipas saj Fikrija nuk ishte mjaft e mirë për djalin e saj.
  Ndonëse teknikisht ishte e martuar për një Egjiptian, ajo jetonte me Qemajlin në Stamboll. Kjo nuk e pengonte aspak Qemajlin që të vazhdojë të mbajë lidhjet me Korinen. Pasi që Britanikët e kishin okupuar Stambollin, bëhej kontrollimi i shtëpive në kërkim të armëve, me ç’rast u kontrollua edhe shtëpia e Korinës. Me këtë rast Qemajli ikë në Anadoll, ku filloi beteja e pavarësisë.
  Në anën tjetër Fikrija nuk iu ndahej dhe vazhdimisht e përcillte duke  kaluar një jetë të hapur me te si dashnore e tij.ë jetë të hapur me te.hdimisht e p pet e sht Ajo ishte myslimane por jo e mbuluar (lexo me veshje myslimane Sh. V.) dhe me çdo kusht insistonte që të martohet me te, por ai as që donte të dëgjoj, ani pse e donte. Qemajli ëndërronte një jetë bashkëshortore të modelit perëndimor, çfarë ishte vetë. Pasi që ajo tani kishte lidhje me Qemajlin, rinte larg pranisë së kazermës ushtarake, ani pse më herët shpesh argëtohej aty.
   Lufta përfundojë me djegien e Izmirit (skelë e Turqisë në detin Egje, Sh. V.). Deri sa Qemajli ishte në Izmir, një femër e re shprehë dëshirë që ta vizitojë në shtabin e tij. Mirëpo në fillim ai refuzoi takimin, por shpejt e ndërroi mendimin dhe urdhërojë që të hynë brenda duke i ofruar të ulet. Ajo quhej Latife,  ishte vajza i Muamer Ushakizade-s një tregtar shumë i pasur. Ndonëse Latifja ishte Turke, një zeshkane e mbuluar, me sy të mëdhenj dhe të zi, ajo studionte  drejtësinë në Evropë dhe e njihte gjuhën frënge. Në verën e këtij viti prindërit e saj kishin shkuar në Biaricë, ndërkaq që, ajo ishte kthyer në Turqi në përkrahje të luftës. Si edhe shumë femra tjera turke edhe ajo e mbante fotografin e tij në medaljonin e varur në qafë. Ndërsa ky mendonte se ajo është dashuruar tek ai. Ajo jetonte në një shtëpi të madhe në qendër të qytetit dhe e ftoi edhe Qemajlin që të vendoset aty. Madje ajo përgatiti një pritje solemne për ardhjen e tij. Por, nuk pranonte të shkojë në shtrat me te. Kjo pak sa e befasonte dhe çuditej, sepse ai si çlirimtar i vendit, ishte mësuar që femrat vullnetarisht vetë ti afrohen. Por, Latifja kishte plane tjera-që ti bëhet bashkëshorte e jo vetëm dashnore. Qemajli nga Izmiri shkoi në Ankara, por nuk e lëshoj Latifen. Dhe i shkruante rregullisht nga Ankaraja. Tani ishte bërë udhëheqës i shtetit dhe kishte nevojë për grua. Latifja vjen në Ankara. Në ndërkohë Qemajlit i vdes nëna, dhe ky insistonte vazhdimisht që Latifja të pranoi të martohej për te. Pas disa dite ata lidhën kurorë në stilin Evropian, dhe në shtëpinë e babës së saj. Sipas zakoneve myslimane, me rastin e fejesës të rinjtë nuk duhej të shihen mes veti , deri sa të përfundon ceremonia. Mirëpo Qemajli dhe Latifja për kundër traditës u ulën pranë njeri tjetrit dhe u betuan për jetën bashkëshortore.
  Qemalji me Latifen shkuan në muajin e mjaltit. Qemajli kishte për qëllim që  këtë gjest ta shfrytëzoj si          
  Mustafa Qemajli me Latife hanëmen    shembull të emancipimit të një femre turke për kampanjat e veta. Për derisa Latifja qëndronte pranë tij e veshur me pantallona, ai i drejtohej grave dhe femrave turke: “Kështu duhet të duken gratë dhe femrat tona.” Ai dëshironte të realizohen qëllimet e tij që të ndërpritet me harema (banesa të veçuara të grave ndër myslimanët e pasur, ku ndalohej hyrja e një mashkulli të jashtëm SH. V.) dhe me ndarjen e gjinive.
   Kësi lloj të mburrjeve, me gratë e reja që deri tani nuk ishin pa, tradicionalistëve u dhanë krah-e natyrisht kur Latifja paraqitej para masës me fustane të shkurta.
   Gjatë kohës kur ai u martua me Latifen, Fikrija ishte në Gjermani dhe gjendej në sanatorium. Skamja dhe vështirësitë për ekzistencë, me të cilat ballafaqohej ajo ia sollën tuberkulozen. Për martesën e tyre, ajo ishte informuar nga gazetat. Në verën e vitit 1923 ajo kthehet nga Gjermania në Turqi, ku me Qemajlin dhe gruan e tij i kalon katër ditë. Pastaj  në Ankara vendoset në një hotel. Disa ditë më vonë shkon mu taku me Qemajlin në selinë presidencial të tij, por nuk e lejuan të hynë brenda. Kthehet prapa në hotel dhe e godit veten me një plumb në kokë, nga revolja të cilën e kishte ble në Gjermani. Pak më vonë vdes në spital.
    Për vdekjen e Fikrijes, Qemajli e ndiente veten fajtor, andaj kjo nuk reflektojë mirë në martesën e tij me Latifen. Qemajli me Latifen i kaluan dy vite jetë martesore dhe u ndanë me 5 gusht 1925. Latifja kaloi të jetojë në Stamboll, ndonëse në mënyrë diskrete ajo largohej nga qyteti me ç’rast Qemajli vinte tek ajo. Në vitin 1933 parlamenti popullor e emëroi me emrin Ataturk (babai i turqve). Ai vazhdoi të konsumoj alkool deri sa vdiq në vitin 1938 nga cirroza në mëlçi. Ndërsa Latifja jetoi, edhe 38 vjet pas tij.
   Ataturku haptazi pranonte se është një diktator., me çka krenohej. Kur me një rast një gazetar francez shkruan se Turqia udhëhiqet nga një alkoolist, nga një i shurdhër (fjala është për kryeministrin e Ataturkut) dhe nga treqind shurdhmemecë (deputet), përgjigja e Ataturkut ndaj këtyre fjalëve ishte: “Ky njeri (gazetar) ka gabuar. Turqinë e udhëheq një i dehur (pijanec).
                                                                                                                              FUND.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: