Formula sekrete për të shpëtuar një martesë
| E Marte, 29.12.2009, 12:02 PM |

Keni vendosur të shpëtoni lidhjen tuaj, por nuk e dini se nga t’ia filloni. Kanë kaluar shumë vjet e megjithatë shumë prej jush mund të kujtojnë ngjarjen që ndodhi në verën e vitit 2006: martesa e tij prej kohësh ishte në krizë, por pikërisht për këtë arsye u konsiderua si një nga ngjarjet rozë, kur Berluskoni i veshur si kërcimtar u shfaq në ditëlindjen e bashkëshortes Veronika dhe i dhuroi asaj një varëse plot me diamantë. Sot ata janë në prag të divorcit. Tiger Uds disa ditë më parë deklaroi se do të tërhiqej nga golfi, për t’iu përkushtuar martesës së tij. Do të shohim se si do të përfundojë: ekzistojnë edhe martesa me fund të lumtur. Për të kaluar stuhinë është e domosdoshme që të dy ta duan këtë gjë. Nuk dini nga t’ia nisni? Ja se ç’thonë ekspertët për marrëdhëniet në çift.

Evitoni dramat

Askujt nuk i pëlqejnë zënkat, dyert që përplasen, dilemat se kush do të jenë kujdestari i fëmijëve apo të mirat materiale. “Gjëra të tilla ndodhin kur të rriturit sillen si fëmijë”, shprehet një ekspert italian. “Më mirë të evitohen situatat dramatike, skenat dhe ultimatumet kur nisin të shfaqen problemet serioze. Të mësosh të diskutosh i ulur siç do të bënte një i rritur dhe të flasësh me qetësi është zgjidhja më e mirë. Mos mendoni për punën, pasi ajo është shkaktarja kryesore e zënkave dhe ndarjeve”.

Mos e ofendoni njëri-tjetrin

Fyerjet janë helmi që vret çdo martesë. “Që një martesë (dhe në përgjithësi një marrëdhënie) të rritet dhe të shkojë përpara, thelbësore është të mos biesh pre e ofendimeve apo e kujtimeve të së shkuarës. E vërteta është se ajo që ka ndodhur nuk mund të kthehet mbrapsht për t’u ndrequr. Nuk ka shumë rëndësi sa jeni penduar për këtë. E kaluara nuk mund të ndryshojë.

Lini takime jashtë shtëpisë

Është e rëndësishme të mbani të gjallë një linjë komunikimi dhe në të njëjtën kohë të ekzistojë koha e argëtimit. “Një ose dy herë në muaj organizoni diçka jashtë ambientit të shtëpisë, mbase një darkë, ku të flisni për njëri-tjetrin” këshillon Sybil Keane, psikologe dhe eksperte e shëndetit mendor. “Bëni një listë me ato që mendoni se mund të diskutohen në një ambient të bukur dhe flisni. Mos i merrni fëmijët me vete, kjo duhet t’ju përkasë vetëm juve. Përpiquni të kujtoni se si ndiheshit në takimin e parë. Disa gjëra është normale të mos jenë më si më parë, por sa më shumë të qëndroni të martuar aq më e pjekur bëhet dashuria juaj.

Tregohuni të impenjuar

“Nëse dëshironi ta shndërroni partnerin tuaj në një person perfekt, përqëndrohuni te vetja juaj për të kuptuar se çfarë partneri jeni” shpjegon Lauren Mekler. “Kjo do t’u bëjë të impenjoheni më shumë ndaj partnerit dhe të shmangni frikën se nuk po bëni mjaftueshëm për të qëndruar bashkë. Mos harroni se sa duheni”. Është e rëndësishme t’i kushtoni lidhjes të njëjtën dnjeshmëri që duhet t’i kushtoni një fëmije të porsa lindur. Ashtu siç vdes një foshmë nëse e braktisni, lidhjet kanë nevojë për përkujdesje dhe vëmendje maksimale.

Besojini kohës

Që një lidhje të kthehet në gjendjen normale duhet kohë. “Mundohuni të shihni nëse në një peridhë të shkurtër kohe diçka e vogël do të ndryshojë pozitivisht, por përpiquni të mos bini në grackën e shprehjes “të presim për të parë se ç’do të ndodhë. Sjellja nuk duhet të jetë pasive, me ngulm duhet t’i përkushoheni një projekti aktiv dhe të qartë. Pasi kanë kaluar tre muaj, shihni nëse çdo gjë po shkon ashtu siç duhet. Pranoni ndryshimet pozitive dhe mendoni se duhet të bëni më tepër për lidhjen tuaj.


Gazeta Albania

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: