Ferit Ramadani: Krijuesi dhe Shoqëria (II)
| E Hene, 28.12.2009, 07:52 PM |

Nga Ferit Ramadani

3.MOTIVET KRIJUESE - KRIJUESI SHOQERIA

Krijuesit kane nje lashtesi. Nisma e tyre krijuese ka rrezatuar vlera .Ata kane qene prijësit shpirteror. Edhe ne Greqine Antike te tille i kane cilesuar.Prandaj, dija e tyre eshte perhapur gjithkund, dhe prej tyre shoqeria e asaj kohe ka pritur ashtu si dita qe e pret të dal dielli . Bile, dijet e krijueseve te asaj kohe, nuk kane qene te kufizuara, por as qe i ka kufizuar kush. Ato me nje shpejtesi janë perhapur neper vende te ndryshme e nëper gjuhe te huaja! Por nje gje te tille e kanë bërë me nje marshim shume te shpejte vlerat mesatare te mediokritetëve. Ata , me nje ngjashmeri vepruese kanë vepruar si sot. Vetëm nje sy hidhni te shikoni marshin e vlerave te tilla qe kanë mbushur tregun , vitrinat, bibliotekat, stendat e panairëve me kopertina te bukura, me tituj te shkruar me mjeshtri, dhe me permbajtje te dyshimta, pa vlera. Me libra që kushtuan shumë hektarë tokë që u shitën per te blerë redaktorët në kohën e jufedralizmit që per tu bere gjoja se poet njefare rrebeli i rritur ne çerdhen shtepiake ku strehoheshin Udbashet si Zoran Trajanoski, Pepi, Maçuli, per te marrë informatat që pasuan se si u vranë dhe u burgosën shumë patriotë shqiptarë , sepse babai me Patllake drejtonte gishtin drejt tyre, dhe i rreshtonte bashkefshatarët në rresht te shkojnë të sjellin dru per Millanin e Reshtanit!

Ku na shpiejne sot hapat e nje marshi te tillë?

Perpara nesh jane institucionet me nje stermbushje te madhe te vlerave qe gjithcka mund te kene nga tregtia, nga aftesite e menaxhimit per te arritur nje kapital personal brenda nates, per te bere akrobacione te ndryshme ne ndryshimin e rreshtimeve politike, per te marre një post, por, jo per te krijuar nivele vlerash qe do te deshmojne se i ndihmojne ceshtjes sociale. Po çeshtjes shpirterore ?

Nuk mund te deshmojne se mund te bejne nje projekt program per te ringritur proceset qe kane stagnuar. Nuk mund te harmonizojne gjendjet per te dhene nje pasqyre reale te evaluimit se cka do shoqeria, dhe cka i jep pushteti. Neper keto mistere dita dites, krijohet nje veprimtari pa e pasur vulen e vet te identitetit, e cila, mund te mbroje dhe manifestoje njekohesisht vetveten, dhe aftesite e shoqerisë qe jane shtysa dhe perkrahja e përherëshme.

Ky soj i krijuesëve, padyshim kjo shtrese mediokritetësh, kane krijuar vepra gjymtake. Kanë bere sakatime ne sjellje vendimesh. Kane rrenuar . Por, duke qene nje shtrese e gjere tiranike, kane krijuar nje superstrukture gjymtakesh dhe ata edhe ne rendet diktatoriale, kane pasur nje fuqi nëperkembjesh, po as ne shoqerite demokratike nuk kane humb nga pasha e te berit dam ! Po te rishikoni me nje sy kritik, do te shikoni sa i preferuar per te qendruar ne ballë te udheheqjes eshte nje mediokritet specifik, që pa kryer as gjimnazin e lere Fakultetin e endjeve nëpër rruget e Prishtinës, prej nga sillte informata në Udb, qëndron pa procedura zgjedhjeje, pa raporte, pa miratime projektesh, pa asnje arkiv te rregulluar dhe status te krijuesve , i vetëemruar, duke marre mjete nga Kodiket e vjeter te linjave te bashkepunimit me organet mafioze e vrasese , që te ndaloje hapat krijuese te krijimtarise së vertete!
Tek Panteoni i rralluar, e dr. R. Qosjes , thekson ai: “ Kështu, fjala vjen, mund të thuhet se mediokritete ka pasur nën sundimin e Qesarit dhe në ditët e pakta të Republikës së Brutit, nën sundimin e Sulltan Hamidit dhe në kohën e Ataturkut, nën sundimin e Ekaterinës dhe në vitet e Revolucionit të Tetorit". Do te shtoja per te sjellë nje konstatim, se fushata e tyre , eshte mbase edhe me e fuqishme ne ditet pas Revolucionit te Tetorit. Nga pasojat e mediokriteteve pësuan nje numer i madh i miljona njerëzve ne Luften e dyte Botërore. Pastaj, pas venies se rendit Socialist, kane pesuar breza e breza! Po te sjellim pasqyra te tilla, do te kishim nje gjendje shume tmerruese, se njerzimi, apo drita e njerzimit ne tokë, shumë pak ka jetuar. Gjithcka qe ka kaluar neper keto shekuj mund te trajtohet dhe emërohet si nje mesjetë . Si errësirë. Si luftë kryqëzatash.

Perhapja e tyre nëper gjithe shtresat e njeriut , dhe ne gjithe hapësirat e sistemeve shoqerore, eshte bere dhe behet per disa shkaqe.

E para, behet, se shoqeria duke rendur pas nevojave qe te nise proceset, ka humbur perkujdesjen qe te aftesoje njerez adekuate per te.

E dyta, se duke hy ne garën per te qene i pari me pushtet, dhe per te pasur nje ordi te perhershme perkrahesish , ai ka shpikur me mendjen e tij gjeni, mekanizma qe shoqerise nuk ia kane bere te mundur te jete e ringritur ne kulmet e saj.

Dhe e treta, sa me e varfer me dije nje shoqeri, aq me e nenshtruar, dhe me dinjoitoze del ne sherbim te lartmadherive. Kjo bindje nga ata qe e mbajne sistemin, akoma eshte mode, dhe e preferojnë liderë qe rreth veti duan njerëz servile , qe u shkojnë per shtati, dhe jo qe ua thonë sipas bindjeve dhe kritereve vlersuese realitetin!

Prezenca e mediokritetit në permasen tone shqiptare qe njihet si nje hapësirë shumë e nderlikuar, dhe e veçantë ka nje natyre shumë percudnuese. Ajo ka rrembyer me nje fuqi dhe me ngulm udheheqjen dhe , nuk ka lejuar qe nga kornizat e saj te dale lirshm ideja krijuese. Atë, e ka mundesuar ma se shumti qe te zhvillohet çeshtja jo adekuate e zhvillimit, dhe e pushteteve qe kane qeverisur! Por, fundja, edhe si e tille në këtë hapësirë të ndodhive të ndryshme, edhe krijimtaria e mediokritetëve, ka arritur te kete interesim nga shtresat e gjera! Bie fjala, sot ma me ëndje ndiqen gjithe bemat e mediokritetëve, se sa , te ndiqet nje krijues I mirefillte.

Është evidente se mediokritetët, rastesisht prej momenteve, turren te bejne imitime. Ata i pershtaten gjendjes shoqerore, per ta vene ne sherbimin e vet. Per, te perfituar nga ajo. Kush do te mundej ta beje ate pershtatje pos atyre ? Kush do te llomotiste ma mire se ata se jane te perndjekur, dhe kurre ne jete se kane as nje minute përndjekjeje. Apo, sillen se jane te perndjekur sepse , u turren pas ata qe me djallezi ua rrembyen te hollat dhe tani nuk ua kthejne borxhet ! Po! Kjo eshte perndjekja qe nuk arrijne te hyjne ne fshatin e lindjes.Nuk arrijne te jetojne ne qytetin ku kane bere krim, por jane strehyar si shtegtaret qe leshojne kukama dhe prej atje me krrakrra, perpiqen te perkujdesen per fytyrat udbashiste te kohes!

Nese krijuesi i mirefillte synon të krijojë per te ndergjegjesuar masën , që ajo, te jete ne hap me kohën, që ajo të luftoje ngecjen e zhvillimit, që ajo, te gjeje trendin me te cilin eshte aktuale si shoqëri, mediokriteteët gjithmone bejne te kunderten. Ata me elozhe per udheheqjen, ia shuajne shoqërisë ndergjegjen, ia lustrojnë të keqiat, ia pudrosin mitreqenien te duket e bukur ! Nëse shoqëria, nis rrugen e mbare te kerkojë realizimin e aspiratave per te cilat, i orienton krijuesi i vertete, mediokritetet, me nje shpejtësi vënë në skenë dramat per te perfituar opinionet, promovojne "veprat letrare" per te krijuar vulen e renesansës, Krijojnë ngjyrat e autoktonisë, edhe pse janë vetëm kopjuesë, dhe kope e preshtatshmerive !
Me kete avangardë të tillë , prej skribomanësh, ka pesuar dhe do te pesoje krijmtaria e vertete! Kjo dukuri e ka percjellur ne pergjithesi gjithe krijimtarinë shqiptare. Edhe ne Shqipëri, krahas nje niveli te larte te nje elite shkrimtarësh, kopeja e mediokritetëve hyri ne vallen dhe priu pas vitit 1990. Po e njejta dukuri, me krijimin e rrethanave , ashtu si u krijuan, mediokritetëve u dha mundësinë qe te mbjellin frytet e tyre ! Dhe ato, jo vetem qe u shtresuan, por nje gjendje e tillë, e ka sterkequr dimensioned e krijuesit. Sot, me te drejte, mund te thuash se çdo i katerti qytetar, është poet, eshte, romansier, eshte filozof, eshte … Ne realite, jemi varfëruar per shumë dhe, po të vëmë në dioptrine e pamjeve dhe te nje analize te mirefillte krijimtarinë e ketyre viteve, me te drejtë , do te mund te mbusheshin shume e shumë deponi me fletorelibrat e shkarravinave te ketij niveli krijues qe shkruan gjithfar arushash pa bisht, e gjithfare vjellje zorrësh!
Jo ma larg se nje pikëpamje kaq provinciale, nuk eshte bere , as qe ka qenë ne theksim asnjehere. Mediokritetet duke dashur te spikasin unin e tyre te gjenezes, me nje provincializem stereotip duan te duken heronj me mjekrra të morrosura e me kaçeta, si ato poete Dudijet pa brekë !
Ata , por, edhe prisit e politikës, duke qene te kufizuar nga aftesite e te qenmit intelektual permasash, kultivuan bashkarish nje hendek ku do te notonin ne territoret provincial si te pare. Ata, si politik beresit, qe me anene e propagandave provinciale ne elektrorat, u pershtaten edhe promovimeve të veprave provinciale, qe të befasojne mesin ku jetojnë. Dhe, me nje krenari, gjegjesisht me nje vecanti te madhe, pa i matur dhe llogaritur aftesite e tyre ne permasen shqiptare, shpiken licencen e te të pareve provincial përse banojnë si qyqet dhe klloçisin vezë gjarperinjsh!. Tani, lehte mund te flitet ,bie fjala, për nuanca te tjera qe e perfillin apo nuk e perfillin udheheqjen e Lidhjes se Shkrimtarëve apo njefare Shoqate te udhehequr nga nje palaço!

Eshte shume e panevojshme sipas atij klani, qe ne tabanin mbareshqiptare te kete nje sinkronizim ! Po te behej e mundur nje ligjshmeri e tille, ku do te binte fjala, per krijuesit e LLapit, apo te Gjakoves. Ashtu si mund te flitet per krijuesit e Tetoves dhe te Struges. Sa per krijuesit ne Shqiperi , Lidhja *( mbase ), mundesonte daljen ne drite te veprave te mirefilleta , atëhere, si do te kishin mundesi mediokritetet te pershtatnin arkitekturen e veprave te tyre ne dimensionin kombetar. Ku do te mbesnin provincialistet? Ata qe lindin e rriten ne batakun e lokalizmit dhe gjate gjithe kohes , per nje ambient lokal bejne çka mos te ngrisin murin e errësirës, qe te mos depertoje asgje nga gjithshqiptaria!

4.SHQETËSIMET KRIJUESE

Nese krijuesit e vertete u perpoqen te dalin te arsyeshem per idenë, dhe ate e bene çeshtje per zhgjidhje, as me pak e as me shumë, edhe mediokritetet, i kane shqetesimet e tyre te vecanta se si te behen çeshtje bjerrakoha e tyre duke pi gota vere ! Ata, gjithkund e në cdo kohe, jane te vetmit thirravajas, se shoqerise i mungojne shume çeshtje qe ata duan t'ia zgjidhin me tralala! . Prandaj, po perpiqen te bejne nje lufte te pandalur, qe te shpetojne permbytjen shoqerore. Dhe ate e bejne per te miren e saj ndaj organizojne promovime, takime, panaire, tregje , ku del ne pah perfitimi material nga shitja e fletorelibrave me kopertina te bukura e pa vlera brenda! Prandaj, organizojne manifestime tradicionale me emrin Takime nen Rrap, ku zbrazen gastare rakie e vere qe te perjetesohen frymezimet e tyre prej kulimesh e rrospiash! Por, nuk paguhen borxhet, qe pastaj behen shkas te perndiqet organizatori!

Per sa i perket shqetesimit krijues, ashtu si e kane pasur apo e kane krijuesit e mirefillte, edhe mediokritetet ndjehen te shqetesuar. Nese krijuesit e mirefillte ndjekin shtigjet per te takuar muzen e frymezimit, te gjejne arkitekturen e sendertimit, te sjellin risite e identitetit krijues, mediokritetet, kane shqetesime te tjera. Ata bejne hulumtime , dhe me anen e hulumtimit pershtasin nga vlera te ndryshme per te ringritur veprat e tyre. Ata e kane bazen e ndertimit. Mbi to vetem krijojne dukjen ose nderrojne kopertinat dhe emrin e autorit. Sepse, vetem mediokritetet e kane shume te zhvilluar ndjenjen e shartimit, dhe ata e artificializojne cdo gje per te mundesuar nje ambient ku do te mund te duken me identitet. Ku do te rrahin gjoksin se sa kane vuajtur deri tek arritja e perfundimit te vepres. Dhe, kane nje arsye. Ashtu si kane shpetuar deri tani pa asnje therre ne kembe nga kritika, dhe ashtu si vazhdojne me avazin e njejte, duke u prere kostume te reja shume veprave te autoreve , mbase edhe botërorë, qe te duken me kostume provinciale, ata, edhe matutje i bijne borisë se jane ne siklet. Se rrijne net pa gjume, se jane te shternguar nga rrethana te ndryshme , se jane te vetedishem se ne kete kohe ndikimesh diçka mund te jete e ndikuar.
Por, realisht, nga gjithe ato mekanizma qe jane te ketyre natyrave, mediokriteteve, kurre nuk u shkon ndermend se mund te hyjne ne siten e mendafshit dhe vete te mbesin malli mellas i krijimit!

Ne keto binare, arsyeja ishte qe krijuesi i mirefillte te hapte binaret e nje mundesie per te zhvilluar nivelin qe i ka hije shoqerise. Duke u bazuar ne bemat e krijuesve popullor, ata qe krijuan thesarin e madh te kengeve popullore, te rrefimeve te ndryshme, te gojëdhenave qe kane nje permbajtje te nje niveli te madh artistik dhe nje note bindese dhe edukuese, ndikimi i mediokriteteve me dukjet e tyre, del sikur ben nje fshirje te atij niveli. Me nje fjale, paraqitja e mediokriteteve, e asimilon gjithe kriterin krijues te te pareve, duke ua beret e pamundur atyre qe vijne me te njejten ndjenje te ndertojne mbi bazen e ndritur te krijimtarise, nje mrekulli krijuese me identitet dhe taban kombetar. Ky synim i ndertimit te vlerave me prurje te sukseshme, bie ndesh me synimet e mediokriteteve qe dalin si kerpudhat pas shiut, dhe hapin hijet e tyre qe te bejne nje mjegullnaje te shundit dhe kiç literatures!

Prirjet e kesaj vetedie mjeruese te mediokriteteve, kane zaptuar per te keq mundesite e nje shpalimi te mbare te individualiteteve krijuese. Nese ne kohen e anarkise gjithcka del e ngritet pa plan, pa respektim ligji e projekti, ashtu si u ndertuan rruget duke u bazuar neper dhijaret, ashtu si u ndertuan shtepite, pa pasur asnje stil dhe plan arkitekture, ashtu si u ngaterrua infrastruktura, po ky ves, i udhehequr nga mediokritetet e perfeshiu krijimtarine. Ata e zbriten nivelin e krijimtarise ne nje pike shume te ulet. Ia mveshen synimet e nje ambient te ndikimeve. Ia sterkeqen pamjen sublime qe kishte nga Rilindasit. E benë të çalë dhe po aq mjeruese. E bene te komleksuar nga perkuljet qe benin vete mediokritetet, per te arritur mundesit e publikimit te veprave te kopjuara, dhe të adaptuara si ma zi ! Ja se si I pershkruan dr, Rexhep Qosja :
“ Mediokritetet e letërsisë në të vërtetë janë epigonë. Çdo gjë të huaj, çdo inovacion, që është inovacion vetëm brenda kontekstit ku është përdorur, ata e pranojnë, pra, pa kurrfarë rezerve për shkak se janë të qëruar prirjesh dhe vetëdije kritike që t´ja nënshtrojnë gjykimit dhe vlerësimit të vet kritik. Përse mediokritetet e letërsisë zbresin në nivelin e epigonëve? Sipas të gjitha gjasave, ata vuajnë prej kompleksit të inferioritetit, që ua imponon vetëdija e aftësisë mesatare dhe, në përpjekje e sipër që ta sublimojnë kompleksin, ju nënshtrohen imitimeve të autoriteteve të huaja letrare, të cilave, në çdo rast, në çdo situatë u gjunjëzohen, ua puthin duart, ua heqin kapelat, ua mbajnë palltot, ua lustrojnë këpucët, ua brushojnë rrobet. Megjithëse shkrimet e mediokriteteve, zakonisht, përfundojnë në shportën e estetikës dhe s´mund të gëzojnë kurrë dashurinë dhe respektin e lexuesve, historianët e letërsisë interesohen për to jo për shkak të vlerës që mund të kenë po për shkak se përmes tyre mund t´i shohin dhe studjojnë më lehtë ndikimet e asimiluara që çdo letërsi kombëtare pranon prej letërsive të popujve të tjerë e, sidomos, prej letërsive të mëdha”.
Te tillë siç dalin ne driten e te se vertetes ata shenojne mbi te gjitha ne kohen e bashkekohesise, nje njolle te keqe te ngecjes. Ata, krijojne nje nderhyrje ne frymemarrjen e lire te shoqerise. Ata, jane pengesa e pare e blerimit krijues, sepse rriten si hitherat dhe therrat ne livadh! Dhe me kete krijimtari, qe e bejne, natyrisht, se ne gatimin e kulaqit letrar, kane me shume egjer se sa miell edhe pse ne vegjetim duken si te blerta, por janë asgje e pranveres ! Prandaj, ne Panteonin e rralluar, ata nuk pretendojne te hyjne me vlera letrare, por, jane te shqetesuar per dukjen e jashtme te vete krijuesit. Ata, jane te shqetesuar dhe arrijne ate shqetesim ta permbushin me paraqitjen e tyre sipas gradave qe kane rrembyer nga pushteti, per ta vene ne sherbim qe krijoje nivelin e mediokritetit ...


(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: