Ferit Ramadani: Krijuesi dhe Shoqëria
| E Diel, 27.12.2009, 08:28 PM |

Nga Ferit Ramadani

1.HORIZONTE MBRESELENESE – KRIJUESI DHE SHOQERIA

Vleresimet qe do te shqyrtojme , nga kende te ndryshme, per te dhene nje pasqyrim etik dhe vlerësues per rrethanat e ndikimit kritik, ashtu si vijne e ravijzohen tendencat e nje mbareshtrimi , ne rrethanat e gjendjeve shoqerore, te hapim nje horizont mbreselenes per raportet e Krijuesit dhe shqoqerise qe te bejmë nje pasqyrim, mbase dhe nje përjashtim te te metave ekskluzive qe dalin e behen zezone, do te jenë prurje e nje jete reciproke ku Krijuesi u ballafaqua me shoqerinë, dhe anasjelltas, shoqeria si ndikoj tek krijuesi!
Kjo bindje e shqyrtimeve ndoshta do te permirsoje pozicionet qe te behet nje formesim ne ekuivalencen e funksionalizimit te ketyre dy teresive ku jetesohet e perhershmja krijuese, dhe e perhershmja shoqeri!
Me perpjekjen e tille do te dale spikatja se Krijuesi ka kerkuar nje nivel me te larte te paraqese shoqerine , mbase shoqeria ka bere dhe intervenime të tjera , qe pos tendencave perkrahese, ka pasur dhe tendenca te tjera shtypese ndaj Krijuesit me te cilat , jane krijuar gjendje per te cilat nuk jane bërë shpjegime. Nuk eshte aspak e jashtzakonshme nje rrjedhoje e ketyre persijatjeve qe te perpiqet te ve ne dioptrine vezhguese befasite qe shume shkencetar , studjiues , apo krijues, si shkrimtaret, filozofet, poetet arriten te befasohen ,perse dita dites ai soj I tyre paksohej ? Nese jo ne kuantitet , ne kualitet mund te thuhet se nje renie e tille eshte e duksheme. Kete e deshmon me shkrimet kritike dr. Rexhep Qosja , me titullin e librit Panteoni i rralluar?

-Perse i lindi kjo ide ?
-Çka e motivoi ?
- Perse shfaqi keto shqetesime ?

Atehere, per cilen permbajtje te shqetsimeve preokupohemi ne ? Me kete mund te dalim te dilema, qe pastaj te perpiqemi te kerkojne shpjegim.
Nese nisim shpalimin e ketyre bindjeve, natyrisht nje studim i tille do te hidhete drite ne mireqeniet e nji antike, mbase ne rrenimin e nje te sotmje. Nga pershtypja se librat e niveleve , filozofia , poezia, proza, dhe shume gjini te tjera, kane qene me te shendetshme ne te kaluaren . Sot, kur perjetojme transformime me te sofistikuara te teknologjise dhe kompjuterizimit, perse nuk kemi kulme qe do te pasuronin Panteonin e rralluar ? Çka e mundon shoqerine qe krahas nje zhvillimi material, krahas zhvillimit te arkitektures ndertimore, linjave tokesore dhe ajerore, ka ngecur ne dimensionin e krijimtarise?!
Nese mund te flitet per Aristotelin, per Platonin, per Homerin, ose, me vone per Rilindasit si Naimi, Samiu, dhe te tjere qe kane arritur te emrohen si enciklopedi te dijeve dhe te krijimtarise, perse sot i mungojne profilet e tilla Panteonit te rralluar ?.
Nese sipas dr. Rexhep Qosjes fjala “ Panteon është përdorur në kuptimin simbolik, prandaj edhe lexuesi me të drejte mund ta vazhdoje pyetjen: perse Panteoni i rralluar?” ?
Unë do te perpiqem qe keto tendenca rrallimi ti analizoj nga rrethana te tjera te kushteve dhe raporteve te Krijuesit dhe shoqerise. Gjithe kjo le te behet nje pasqyrim modest qe te jape nje hije mbi ate mister te krijuar mbi shoqerine qe , dita dites , edhe ne faune edhe ne flore ka risi, duke shtuar gjerat, por, natyrisht edhe duke pasur edhe zhdukje te shume llojeve e gjinive. Nese Krijuesi, si nje universalitet i vecante ne kete kohe kuantitativisht eshte prezent, ne do te perpiqemi te japim shpjegime perse me kualitetin e tij , gjithmone eshte me i varfer! Natyrisht se per kete, do te perpiqemi te bejme nje kuvendim per mundesite se si te arrihet , te realizohet nje shprese qe ne Panteonin e vlerave te mirefillta te krijimtarise te hapin porten e banimit krijuesit bashkëkohore.
Kjo nuk mund te jete as te behet mundesi qe krijon nje relevance per pasurim, por ne kohen e hapjes se institucioneve te dijes, ne kohen e krijimit te mundesive te lidhjeve te internetit, sa mund te korrespondoje nje zhvillim teknologjik ne zhvillimin krijues? Në kohën e alternativave te sendertimit pluralist, ku tendencat e legjitimimit te ideve politike bejne garen rigjide, per te rrembyer pushtetin , prej ku , dirigjojnë per strategjite programore dhe elitat qe kane , ku ndodhet pozita e krijuesit. Statusi i tij ne shoqëri .Me kete , do te perpiqemi te themi cka i duhet realitetit krijues, dhe cila eshte e verteta e shoqerise ne kete mes.

2. PERSE LINDI IDEJA KRIJUESI DHE SHOQËRIA ?

Në udheheqjen e shoqerise, gjate shekullit XX dominuan mediokritetet. Ate vend qe e paten Rilindasit, pothuajse gjatë nje shekulli e zbehen ata qe dolen dhe me nje stil të vacantë, ashtu si zakonisht dijne te gjinden njerëzit qe kane synime dominuese, qe perdorin shkathetesine e perfitimit servil, apo te pushtetit duke u sherbyer te pushtetshmive.Kjo e mundesoj qe nje numer i madh i shkrimtarve, dijetarëve, krijuesëve dhe oratorëve e filosofëve te ndodhen jashte rrjedhave ndikuese dhe udheheqese.
Nëse në kohen e “ Romës i kishin pagëzuar njerëzit me aftësi, mundësi, prirje, të bëra dhe, sigurisht, vlera mesatare” R .Qosja, te tillet i quajti mediokër, ne kete shekull, sistemi qe dominoi te tillet i beri vigane . Te pushtetshem. Diktatore per gjithcka. Ata me keto veprime, do te behen bartesit e fronteve, qe sjellin rende dhe udheheqin me shoqerinë ne teresi.
Per keto arsye Krijuesit do të radhiteshin në krye të rreshtit te anatemave . Vlen te theksojmë vetem disa te tille si Luigj Gurakuqi, Migjeni, Noli ! Ne varganin e gjate te te perndjekurve hyjne dhe shume liridashes te tjere qe per hir te ideve krijuese ata do te perjetojne ferrin gjate jetes. Persona të tillë, gjate shekullit XX ka pasur shume. Shumica e tyre, ose do te burgosen, ose do te vriten, ose do te detyrohen te ikin nga atdheu. Edhe pse, veprat e tyre do te deshmojne nje nivel, ata nuk jane te perfillur nga pushteti, por, gjithesesi, edhe të tille si Adem Demaçi, Shaban Xheladini, Avni Elmazi, e paten te ngjashme jeten per vuajtjet dhe perndjekjet qe u bene , edhe Naser Veliut, Rexhep Elmazit, dhe padyshim se ne kete linje te kesaj jehone te vrazhdesise, e përfunduan jeten martiret e idealit, Jusuf Gervalla dhe Kadri Zeka .
Shoqeria e tille e roberuar me ato sisteme ,qe kishin per qellim të ndikojne sa me shume ne dam te krijimtarise se vertete, I perjetoj keto goditje. Pushtetet e tilla me kete, do te bejne nje goditje te thelle duke i prishur raportet e krijuesit dhe shoqerise. Pikerisht nga keto rrjedha nis edhe fushata se si krijuesi do te etiketohej nga bashkëvendësit e vet, sepse, do te trajtohej nga elitat udheheqese te pushtetit si person nongrata!
Nese termi Krijues perfeshin nje gjeresi profilesh krijuesish, siç jane kengetaret, arkitektet, filozofet, dijetaret e fesë, qofshin ata te krishtere, ortodokse dhe islam, apo bektashinj, qe e shprehnin moskenaqesine e nje realiteti shtypes kunder shoqerise, dhe per mbijetimin e saj, per ketë po sa u binin ne gjurme , ata gjendeshin diku në kthetrat e roberise. Ne keto permbysje goditese pa kod te mbrojtjes, mbetnin numri i madh i intelektualeve, ata qe ma se shumti i duheshin shoqerise. E, perse, shoqeria, nuk arriti te kuptoje se , njerezit si ata krijues duhet degjuar. Se njerzve si ata, u duhen krijuar kushte dhe rrethana per te shprehur idete. Per te shpjeguar gjithe misterin qe binte mbi shpatullat e saj, pa e treguar diagnozen e vuajtjes. Sepse, individët e pushtetshem, ata mesataret, që e ndjenin veten të sigurtë se jane të perhershmit dhe sovranet, kishin arritur te krijojne bazen e forte dhe me te e kishin shmangur pergjithmone mundesine e konkurrences. Nedrsa me tiranine e tyre te praktikuar ne sistem , krijueseve , ua kishin siguruar vendin e peripetive. Krahas krijuesve, dhe te gjithe atyre qe do te rrezatonin perkrahje te atyre ideve krijuese per rend te ri shoqeror.
Ky moment i caktuar historik i shekullit XX eshte bere nje permbajtje shume e sterkequr e njerzimit. Nese nga njera ane ka lindur dhe eshte zhvilluar nje hap madh i zhvillimit teknologjik, teknik, dhe informatika, nga ana tjeter, ka pasur po aq ngecje qe shfaqen me nuanca shume te errëta. Nese nga njera ane mund te quhet shekulli i drites, pa dilema se mund te emerohet dhe kaptina e erresimit te nje Rilindjeje ! Sepse njekohesisht vijne e zhvillohen edhe te mirat materiale dhe mireqenia, siç rriten edhe te keqiat e rrenimeve dhe shtypjeve. Ne kete relacion te te kundertave, ka vazhduar jeta e nje dinamike te madhe. Ka lulezuar marshi i dirigjimeve per të vazhduar synimi i mbijetimit. Nga njera ane te ngriten dhe sofistikohen barrierat e pushtetit. Ndersa nga tjetra ane , te hermetizohet metafora. Dhe ne kete kerkim te idese, Krijuesi gjithmone ka hapur horizontin te plasoje dijen e tij. Te ngrise idene ne çeshtje qe te luftoje pushtetin qe demtonte shoqerine.
Nese ne keto raporte te ndergjegjes se Krijuesit dilte burimisht ajo ide dhe me etiken e tille kalonte ne horizontin shoqerore, si nje rreze qe synon sjelljen e pranveres nga dimri sistemor, dhe tiranik, nuk do te thote se sistemi rrinte duarkryq. Ai jepte shume mundime, jepte shume vlera materiale, qe te arrije te ndrydhe krijuesin. Bie fjala, per keto veprime shume makabre, pushteti i Zogut, per permbysjen e Nolit, krijues, dhe vrasjes se shokeve te tij, pushtetit tiranik te Pashiqit , ne ate kohe u dha dhurata. Nese Shën Naumi, me gjithe bukurite natyrore, dhe me ate potencial vlerash shpirterore jepet dhurate per vrasjen e Bajram Currit, ose, paguhet dora vrasese qe ngritet kunder Luigj Gurakuqit, qe ishte perkrahesi i ideve liberale e demokratike , qe Shqiperisë i hapnin nje horizont dhe e rreshtonin tek vendet me nje domethenie perparimi ne ide dhe demokraci.
Qëllimi i paraqitjes se kesaj pasqyre nuk eshte te riperserisim te njohurat qe i thote gjithmon kronika historike per ngjarjet e shekullit XX. Por, ështe nje ringritje dilemash, perse nuk pati sens nje shoqeri e tille qe te bente te mundur permbysjen e atyre tiraneve qe mos të beheshin gjithe keto ngrehina te zezonave. Qellimi eshte te ndergjegjesojme te ardhemen se ne Panteonin e rralluar, nuk arriten te behen banore nje numer i madh i Krijueseve, sepse, drejt tyre, dikush tjeter, qe nuk kishte mundesi as te beje nje hartim shlkollor, mbante frennjtë qeverises. Pra, qellimi jone eshte te bejme nje kuvendim sa me racional, se pushtetaret me ndjenjen e mediokrit kalerojne perpara hundeve te shoqerise, trumbetojne dhe mashtrojne, pastaj, sapo marrin pushtetin, turren te shtypin dhe shtrydhin idetë. Qëllim ynë eshte te bejme nje ndarje te shekullit XX, por, duke qene te vetedishem se shpirti tiranik gjithmon ka qene faktori ndikues qe numri i krijuesëve te jete shume i paktë !


(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: