Tefik Ramadani-Qarri: Gjurmeve te krimeve partizane mbi Shqiptaret
| E Marte, 15.12.2009, 10:55 PM |

Gjurmeve te krimeve partizane mbi Shqiptaret

Nga Tefik Ramadani-Qarri

 Me 23 dhjetor 09, mbushen 65 vjet nga beteja e njohur, qe eshte zhvilluar ne Qarr te Kosoves Lindore, ne mes te pjesetarve te Brigades se XVII partizane, Serbo-Maqedone e njohur me nofken „e pergjakshmeja“, sepse kudo i kishte lare ne gjak shqiptaret, duke filluar nga Karadku i Shkupit e deri ne Qarr te Gollakut, dhe forcave vullnetare te Kosoves Lindore.Sic dihet, deri ne gjysmen e dyte te vitit 1943,pjesa lindore e Kosoves ishte zone nen okupimin Bullgar.Dikund ne kete kohe, kapitullojne Italia dhe Bullgaria fashiste.Kontrollin mbi tokat shqiptare e marin forcat naziste Gjermane (ishte kulmi i luftes se dyte boterore).Tani edhe zonat qe ishin nen okupimin Bullgar i bashkohen Shqiperise se asaj kohe. Qeverise se Dr.Rexhep Mitrovices,pushteti Gjerman ia kishte njohur „neutralitetin“.Kufiri verilindor shtrihej tani prej Gurit te Zi,ne majen e Sitilise e gjer ne Bujanoc, dhe permes“udhes se frengit“sic i thoshte populli hekurudhes, deri ne periferi te Shkupit.Kjo gjendje zgjat deri ne fund te vitit 1944, kur pushtetin mbi tokat shqiptare e marin partizanet Shqiptare dhe Jugosllave.Ne fshatrat shqiptare ne mes te Kikes (Kitkes) dhe Bujanocit, brigadat partizane Jugosllave, nisin te depertojne ne pranvere te vitit 1944.Per te okupuar dhe shtruar malsine e Gallapit te Bujanocit (Hashanine),detyra i ishte besuar Brigades se XVII Serbo-Maqedone (ne te cilen kishte edhe partizane shqiptare), e cila kudo i kishte lare ne gjak Shqiptaret.Ne gjysmen e dyte te dhjetorit, kjo Brigade arrine ne Rogocice.Ne Katushnice te Rogocices,brigada ndahet ne dy pjese.Njera pjese merr rrugen per ne Hogosht dhe tutje per ne malsine e Gallapit te Kamenices, ndersa pjesa tjeter niset per te dal ne Qarr, me qellim shpartallimi te forcave vullnetare Shqiptare, te grumbulluara ne Cuken e Qarrit.Brigda me rreth 800 partizane, arrine ne Qarr me 23 dhjetor te vitit 1944 (naten e kershendellave).Per tua treguar rrugen i kishin mare me dhune, para tytes se pushkeve, dy xhandaret e Xhafer Podines, Demushin e Tafes dhe Shaipin e Shefkit (Xhafer Podina ishte kryetar komune ne Rogocice).Rruges e takojne Hysenin e Smajlit nga Priboci, te cilin gjithashtu e marin,para tytes se pushkeve.Me te mbrrijtur ne Qarr, shtabin e kishin vendosur ne shtepin e Behlul Lah Brahimit i vrare nga Bullgaret ne vitin 43.Komandant i kesaj Brigade ishte Lluka Bozhovic,komisari Lluka Qauric, ndersa kryeshef shtabi ishte Ilija , me kombesi Malazeze.Ne Qarr me rrethine,vepronte Kompania e Qarrit me Komandant Sulejman Ibrahimin-Qarrin, si njesi perberse e forcave vullnetare te Kosoves Lindore, qe komandoheshin nga hoxha atedhetar, Mulla Idriz Velekinca.

Ramush Qazim Qarri dhe Ali Shahin Qarri, me tu kthyer nga Tirana, ku kishin sherbyer si xhandare ne Rexhimentin e Kosoves, te komanduar nga Pajazit Boletini, menjehere anetarsohen ne kompanin e Qarrit.Pikerisht Ramushi dhe Zejna, kishin njoftuar komandantin e vullnetarve shqiptare, Mulla Idrizin, per ardhjen e Brigades ne Qarr.Me te ishin Syle Zarbica,Lam Breznica, Muharremi i Sali Fejzes nga Hogoshti (xhaxhai i heroit Isa Kastrati, i vrare ne Gallap te Prishtines, si komandant sypatrembur i UCK-es), dhe shume te tjere.Forcat vullnetare kishin mar vendim, te sulmonin brigaden.Thuhet se ate nate ne Qarr ishin grumbulluar rreth 1200 luftetare vullnetare.

Vullnetaret shqiptare e fillojne sulmin me furi.Lufta kishte qene shume e ashper, dhe zhvillohej ne terrin e nje nate shume te ftohet dhjetori.Pas gjysmes se nates,shumica e luftetarve „jabanxhi“,terhiqen ne Priboc, ndersa me mbeturinat e Brigades, kishin mbetur te perballen, thuaja se vetem Qarralite.

Me afro njezet Qarrali, tere naten qendrojne keta luftetare nga Kranidellt e Rogocices: Man Hamid Qehaja, Rexhep Fazli Qehaja,, Musli Beha, Kamer Selim Lakna ( te njohur me vone per atentatin e kryer mbi Shefki Oznen e Gadimes), Ramadani Bales i Novoselles se Poshtme dhe Muharremi Ibes nga Shipashnica.Lufta ka vazhduar deri te nesermen pasdite.Te nesermen bene kerdi mbi partizanet Sllavo-komunist, Fazli Novosella i Novoselles se Eperme ,(pas lufte i arratisur ne Shqiperi) dhe Bajrami Ferizit nga Zarbica.Thuhet se as 200 partizane te kesaj brigade nuk kane shpetuar te gjall, ne mesin e tyre edhe komandanti i brigades, eshtrat e te cilit pushojne dikund ne Qarr. Eshte interesante historia e mberritjes se kufomave te kesaj brigade, brenda nje nate, deri ne fshatin Hodonoc).

Tri dite pas betejes se Qarrit, kompania e Qarralive, ishte nisur per ti shkuar ne ndihme Mulla Idrizit ne Gjilan. Rruges, ne koder te Ropotoves, njoftohen se partizanet nga Bujanoci dhe Terrnoci, kishin mberrijtur ne Hodonoc. Kthehen neper Topanice kah Dajkoci, dhe naten arrijne ne Shipashnice.Po ate nate bejne nje aksion ne depon e armeve ne Hogosht. Prej Hogoshtit dalin ne Gjyrishec dhe aty vendosin qe te shperndahen, per te pritur zhvillimin e ngjarjeve, sepse e kuptojne se armiku ishte me superior, dhe e kishte pushtuar tere Moraven e Poshtme.

Prej Qarralive qe luftuan me se shumti ne betejen e Qarrit ishin: Zejna i Alise, Ramushi Qazimit, Rizahi Azemit, Muharremi Sadikut, Fejzullahi Ramizit, Racipi Behlulit, Rizahi Ramizit, Ahmeti Halimit,Jakupi Rexhepit, Pajaziti Veselit, Zahiri Rexhepit, Zejna i Reshitit, Jashari Reshitit, Oruci Ibishit, Sejdia Ibishit, Sadria Sherifit dhe Elmazi Muslise.

Dy jave pas betejes se Qarrit, pikerisht me 7 janar 1945, vie ne Qarr per tu hakmarr, per humbjen e tmerrshme qe kishin pesuar partizanet, Brigada e XVI partizane, e plotesuar me luftetare te fresket nga Morava Jugore dhe Maqedonia.Kjo brigade bene tmerre ne Qarr, duke ua vene shtepive zjarrin dhe duke i therre bagetine. Me tradhti, kjo brigade i mer te gjithe meshkujt mbi moshen 18 vjeqare dhe i pushkaton (21 meshkuj te pushkatuar, te cileve as sot nuk u dihen varret).Rruges per ne Gjilan i kane bashkuar edhe 12 shqiptare nga Shipashnica. Dyshohet se nuk jane derguar ne Gjilan, por jane pushkatuar te fshati serb Domoroc (te plehnat e Domorocit), buze lumit Kriva Reke, dhe jane hudhur te gjithe ne nje grope. (Kjo informate qe rrjedh nga nje pjestar shqiptar i kesaj brigade, nga rrethina e Struges, don hulumtuar dhe verifikuar).

Vetem ne dy familje te Qarrit nuk meret asnje mashull. Dikush prej Qarrit, ka pasur kontakte dhe ka bashkepunuar me brigaden partizane.Ai person me familje,pas luftes eshte shperngulur nga Qarri.Deri ne vdekje ka mar pension nga Jugosllavia.

„Te dhena mjafte te sakta per kete ngjarje, na jep shkrimi i gazetarit Hasan Emerllahu: Tri kohet e Ramush Qarrit, botuar ne revisten Jehona, muajt koorik-gusht-shtator, te vitit1992“.

Me poshte po japim listen e Qarralive te pushkatuar ne janar te vitit 1945, nga Brigada e XVI Serbo-Maqedone.

Keta jane: Qazim Rame Ahmeti (gjyshi i autorit te ketyre rreshtave), Destan e Rufat Azemi ,babe e djal, Arif e Tafil Ajvazi ,vellezer, Hamit,Habim,Zejnulla e Jashar Reshit Veseli,te gjithe vellezer, (kishte shpetuar vetem Asllani i zene rob ne Gjermani), Sadri,Ramiz e Rexhep Sherifi dhe djali i Rexhepit, Lazimi (djalin e madh Shefkin e kane likuiduar 6 muaj me heret, ne Karpine te Ushit).

Brahimi Halitit,Rizahi Ramizit,Gjelili Halimit dhe Racipi Behlulit, te gjithe te lagjes se Brahimeve.Oruci dhe Hyseni Ibishit,vellezer, si dhe Rizadi Ramizit, nga lagja e Danovite. Ishte mar dhe pushkatuar, edhe Ramiz Rexhepi, nje djal i ri nga Ramabuca, i cili, rastesisht kishte qelluar musafir te motra e vet ne Qarr.Ndersa i plagosur rend ne kete beteje, ishte Rasim Qazim Qarri.Per pasoj mbeti invalid per ter jeten (Ka vdekur kete vere ne Prishtine ne moshen 86 vjeqare. Ishte gezuar shume, kur e mori pensionin e Republikes se Kosoves).

Te burgosur dhe te akuzuar per vrasje partizanesh jane: Ramush Qazim Ramadani, Zejnulla Ali Shahini dhe Jakup Rexhep Jakupi.Keta jane burgosur ne vitin 1950 dhe tri vite jane mbajtur nen hetime, ne burgun e Nishit dhe Vranjes. Per mungese provash, jane liruar ne vitin 1953.Eshte per tu cekur fakti se Ramush Qazim Ramadani,(babai i autorit te ketyre rreshtave) 17 here ka dal para gjyqit. Baftjar UDB-a, e ka sjellur lidhur nga Bujanoci (ai ne kal e ky ne kembe), ne vendin e quajtur te Llocet ,ne Karaceve te Poshtme, per ta ballafaquar ne vendin e ngjarjes.(Aty eshte akuzuar se ka vrare ne vere te 44, komisaren e Brigades“Simo Pogracevic,nga Vranja).


07.12.09

(Vota: 11 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: