Sabile Keçmezi-Basha: Angazhimi i grave në jetën politike e vendimmarrëse në Kosovë
| E Marte, 15.12.2009, 09:59 PM |

Angazhimi i grave në jetën politike e vendimmarrëse në Kosovë

Nga Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

Angazhimi dhe përfshirja e gruas në jetën politike dhe vendimmarrëse, deshëm o s’deshëm ne, nëpër mes kësaj na imponohet realiteti i ynë i hidhur politike nëpër të cilën kaloi Kosova. Se të jetosh në Ballkanin e trazuar  dhe në Kosovën e robëruar siç ishte më parë, ishte absurde dhe alogjike që të mos përballësh edhe me angazhimin e gruas në jetën politike në përgjithësi.
    Historikisht, gruaja shqiptare ishte pjesë e pa ndashme dhe përkrahëse e madhe e proceseve dhe luftërave për liri e pavarësi kombëtare. Do të filloja nga mbretëresha Teuta (230-228, p.e.s.) dhe do te ngjitesha shkallëve të historisë, ku gruan shqiptare e gjejmë aktive edhe në luftërat ballkanike, edhe gjatë Luftës së Parë e të Dytë Botërore, por ajo që vlen të theksohej, është periudha pas vitit 1945, kur Kosova pa dashjen e saj u aneksua nga Serbia dhe ish-Jugosllavia.
    Gjatë kësaj periudhe, ajo, gruaja e jonë, ishte aktive si në jetën legale (sa e lejonin kushtet), por më tepër erdhi në shprehje në angazhimin e saj në veprimtarin ilegale, ku dha një kontribut të madh. Ajo, fillimisht u angazhua dhe ishte anëtare e devotshme në ONDSH. Vlen të përmendim Marie Shllakun e cila nuk ishte nga Kosova, por s’bashku me burrat luftoi dhe propagandoi bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet. Marie Shllaku vinte nga Shkodra, por luftën e bëri në Kosovë, u arrestua në Kosovë dhe Gjykata popullore e Prizrenit e dënoi me pushkatim, dhe u ekzekutua me 26 nëntor 1946.
    Në mars të vitit 2001, isha anëtare e një delegacioni të grave deputete nga Kosova e çliruar në Bundestagun Gjerman. Në mesin e shumë takimeve të rëndësishme që patëm, u takuam edhe me ish-kryeparlamentaren gjermane Dr. Rita Susmit, që edhe më vonë ishte një grua e fuqishme dhe me ndikim në jetën politike. Më kujtohej se në bisedë e sipër na pyeti se kur keni filluar të merreni me politik? Atëherë unë iu përgjigja duke e përfolur përgjigjen e Marie Shllakut që i kishte dhënë prokurorit Ali Shukriut, në procesin gjyqësor në Prizren, kur ai i kishte bërë të njëjtën pyetje. Ajo iu ishte përgjigjur: “Poqese politikë quhet dashuria për Kosovën, Çamërinë dhe Shqipërinë, atëherë qysh si fëmijë jam marr me të”, nga kjo dilte edhe përgjigjja e jonë, se ne gratë shqiptare në Kosovë, pas vitit 1912, pasi se Shqipëria e kishte shpallur pavarësinë, neve nuk na ngeli gjë tjetër vetëm se edhe më tutje të vazhdojmë luftën, për lirimin e trojeve të robëruara. Dashuria për Kosovën, për lirin, për flamurin, për shkollën shqipe na u imponua, që të jemi në një front të përbashkët me të gjithë burrat që luftonin për atdheun e robëruar.
    Angazhimi dhe sakrifica e gruas në rrjedhat politike të kohës, dashtë e pa dashur na impononte të mendonim dhe të besonim se për të qenë e barabartë me burrin e për gjithçka tjetër që lidhet me këto probleme, duhet qenë e vetëdijshme se barazia e burrit me gruan nuk mund të jetë vetëm barazi brenda ndryshimit natyror, ose barazi në mundësit për të përparuar në nivelet shoqërore vendimmarrëse. Parimisht, gruaja është e aftë po aq sa burri, për të zënë një pozicion të caktuar të vendimmarrjes , e këtë e dëshmoi nëpër vite. Por, për të ndodhur një barazi e tillë në të gjitha sferat e jetës e aq më tepër në politik e qeverisje, paraprakisht shoqëria e jonë shqiptare ka nevojë të programojë një ndryshim të të menduarit të saj për gratë, si te burrat njashtu edhe te vetë grat, me qëllim që të krijoj një kuptim të ri për rolin e gruas në shoqëri e të drejtën e saj për të qenë pjesëtare e vendimmarrjeve të rëndësishme profesionale e politike.
    Sigurisht që nuk duhet hedhur poshtë në mënyrë arbitrare zhvillimet pozitive që pësuan gratë pas luftës së fundit që ndodhi në Kosovë. Dhe, pa hamendje do të thosha se këtë pozitë që ka sot, ishte lufta permanente që bënë ato si për barazi gjinore, njëherë edhe për pavarësi të Kosovës. Pjesëmarrja e saj në radhët e UÇK-së, dëshmoi edhe njëherë se ajo është e zonja të udhëheqë dhe të vendos vetë për fatin e saj dhe  të vendit.
    Andaj edhe 30% i propozuar nga OSBE-ja për pjesëmarrjen e gruas në zgjedhjet lokale dhe kombëtare, nuk ishte i rastësishëm. Por, mendojë se kjo përqindje ngel vetëm si numër, poqese ajo nuk angazhohej në organet e vendimmarrjes, atëherë edhe kjo përqindje është e kot. Gruaja do të ngel vetëm si dekor e jo si faktor, atëherë shtrohet pyetja se çfarë rëndësie ka 30% i tyre. Por, nëse ajo angazhohet, vepron dhe jep maksimumin e vlerave të veta pozitive, atëherë arsyetohet edhe pjesëmarrja e saj, dhe në të ardhmen, pse jo, edhe të synohet një kuotë edhe më e madhe, ta zëmë në 40%-50%, se edhe ashtu përbëjmë gjysmën e popullsisë, apo gjysmën e trurit kombëtar.
    Fillimisht do e bëjë një prezantim të gruas në Parlamentin e Kosovës të legjislacionit të parë: Parlamenti kishte 120 deputet apo vende. Prej këtij numri të përgjithshëm , çdo e treta ishte femër, realisht shikuar në parlamentin e Kosovës, vetëm 28,5% ishin femra, ose me numra konkret 34 vende zënin femrat. Partia më e madhe ishte LDK-ja dhe përfaqësohej me 15 (pesëmbëdhjetë) gra, PDK-ja, kishte 8 (tetë) deputete, AAK-ja, përfaqësohej me 2 (dy) gra. Gratë përfaqësoheshin edhe nga minoriteti turk, me 1 (një) grua, minoriteti mysliman poashtu me 1 (një) grua, ndërsa minoriteti serb me shtatë (7) deputete. Struktura kualifikuese e tyre ishte: gjashtë (6) veta ishin doktorë të shkencave, disa nga ato ishin magjistra të shkencave, dhe pjesa dërmuese e tyre kishin shkollimin superior, çka do të thotë se në Parlamentin e Kosovës kishim gra të kualifikuara dhe eksperte për lami të ndryshme, që pa hezituar do të thosha se me përgjegjësin më të madhe do të kryenin çdo punë në çdo resor që do iu ofrohet atyre. Por, ç’ndodhi më vonë, me këtë përqindje mori fund edhe propozimi nga ana e OSBE-së, dhe mu këtu fillon edhe avazi i vjetër i anashkalimit të gruas në organet e vendimmarrjes.
    Asnjëra nga partitë që participonin në parlament nuk propozoi për anëtare të Kryesisë së Parlamentit të Kosovës. Asnjëra parti shqiptare nuk propozoi që kryetare të grupeve parlamentare të jetë një grua. Nga të gjitha partitë shqiptare sa vepronin në atë kohë (26 sosh), vetëm njëra kishte për kryetare një grua, ndërsa për bartëse të listave zgjedhore të mos flasim fare. Këto dukuri të papëlqyera që po i ceki tani, edhe tani mendoj se nuk ishin rastësi, kjo kishte ndodhur edhe më herët (2001), kur ishin zgjedhjet kombëtare, poashtu kjo kishte ndodhur edhe më vitin 2000, kur u mbajtën zgjedhjet lokale. Kur flasim për këtë periudhë mund të shtojëse edhe pse ishte propozuar 30%, nga OSBE-ja, gruaja në kuvendet komunale u përfaqësua vetëm me 8% të saj. Ndërsa vetëm një grua ishte zgjedhur kryeshefe e ekzekutivit.
    Në parlament fillimisht vepronin 16 komisione parlamentare, e më vonë u shtuan edhe tri të tjera, por me sa di edhe ato patën po të njëjtin fat. Nga 16 komisionet e formuara vetëm 5 gra udhëhiqeshin komisionet. Megjithatë mund të them se edhe kjo ishte një e arritur solide, kur kihet parasysh se ato ne i propozuam dhe i përkrahem  
     Ndërsa, Qeveria e Kosovës ishte një kaptinë e veçantë për angazhimin e grave në dikasteret e saja. Në tërë qeverinë nuk u gjend as një grua që të caktohej ministresh. Shtrohet pyetja athua vallë nuk patëm asnjë grua të zonja që të kryente punët në ndonjë ministri, bile-bile kishim aq gra të zonja e të afta që nuk hezitonin që të përballeshin me punët më të vështira në çdo lëmi.
    Por, nga e tëra kjo që u tha më lartë, mund të konkludojm se sa i përkiste numrit të grave në organet e vendimmarrjes, ishim ende larg nga ato që dëshironim dhe synonim. Në vitet e pas luftës, mund të themi se me përpjekjet e vazhdueshme, me përkrahjen e ndërsjellë në mes të grave, me lotimin e tyre në rrjedhat politike, me bashkëpunimin e ndërsjellë me OJQ-të dhe me gratë që synonin organet e vendimmarrjes si në ato qendrore njashtu edhe në ato lokale, duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se prania e grave në udhëheqje do të sillte shumëllojshmëri zgjedhjesh, natyrshmëri sjelljesh dhe më shumë demokraci në shoqërinë tonë.
    Në një anketim të kryer disa vite më parë në 22 vende të botës nga ana e Institutit Amerikan të Paqes, në pyetjen :A do të ishte bota më e mirë nëse do ta drejtonin edhe grat? Të pyeturit e 21 vendeve  burra e gra, janë përgjigjur : “Po, do të ishte më e mirë”. Pra, gratë për politik dhe qeverisje janë të pritura për të ndjekur politika që nxisin shëndetin publik, arsimimin, fëmijët, familjen dhe moshën e tretë. Ato janë shumë të vëmendshme ndaj të drejtave të mëmësisë, të ligjeve për dhunën në familje në përgjithësi e në veçanti atë ndaj grave, të ligjeve të divorcit dhe të drejtave që gruaja duhet të ketë në këtë rast etj. Gratë janë të lidhura me problemet që janë të lidhura drejtpërdrejt me jetën dhe me shoqërinë dhe me përmirësimin e tyre.
    Të tëra këto që u cekën më lart për angazhimin e gruas në jetën politike e të vendimmarrjes në Kosovë, mund të thuhej lirshëm se nga kjo lëngat nuk vuan vetëm shteti i jonë i ri, por nga kjo vuajnë edhe gratë në rajon e kontinente të tjera.
    Vetëm për një moment do të ndalesha në disa të dhëna statistikore që na i ofrojnë statistikat botërore të vitit 1999, ku vetëm 3% të punëve të kabineteve ministrore të botës i kryenin gratë. Gratë ishin më pak se 5% në pozita më të larta të organizatave ndërkombëtare duke përfshirë edhe Kombet e Bashkuara dhe Bashkësinë Evropiane. Në vitin 1991, vetëm  7% gra ishin kryeministre të shteteve. Përfaqësimi i grave në qarkun më të lartë (shtetërore), të qeverive anë e këndë botës ishte më pakë se 10%. Gratë edhe kur janë në resorë të larta, ato kanë resorë të caktuara si: resorin e arsimit, të shëndetësisë, të mirëqenies sociale ngase ato trajtohen si resorë të çështjeve të grave.
    Do të bëja një krahasim edhe me angazhimin e grave edhe në Shqipëri dhe do të shohim se atje situata është pak më ndryshe. Në parlamentin shqiptar (2002), nuk kishte më shumë se 10 (dhjetë) gra deputete. Ama ato dhjetë gra kishin resorë dhe pozita shumë të rëndësishme për vendimmarrje. Dy gra nga ato ishin nënkryetare të parlamentit, dhe në qeveri dy zonja ishin ministresh (mos gabofsha). Në të njëjtat pozita qëndrojnë partitë politike si tek ne. I vetmi terren ku gratë drejtojnë me dinjitet, aftësi dhe përkushtim ishte shoqëria civile. Sistemi i drejtësisë poashtu vuan nga i njëjti sindromë. As në media publike nuk bie në sy ndonjë pozicion drejtues apo rol i shquar i grave, i tillë që të ndikojë fortë në nivelin e vendimmarrjeve të rëndësishme në shoqëri.
    Pozicioni i sotëm i gruas në politikë dhe në qeverisje, me thekës të posaçëm në Kosovë dhe në vende të tjera në përgjithësi, fundja është edhe pasqyrë reale e kushteve të caktuara të jetës e  të veprimtarisë shoqërore. Rrjedhimisht, problemi  i pranisë së gruas në strukturat dhe në procesin e vendimmarrjes shndërrohet në problem të krijimit të kushteve që do të bëjnë të mundur këtë përparim në statusin shoqëror të gruas shqiptare në përgjithësi.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: