Besnik Dizdari: ''Katastrofat'' sportive të vitit. Shqipëria 2009 - 18 humbje!
| E Enjte, 10.12.2009, 07:51 PM |

''Katastrofat'' sportive të vitit. Shqipëria 2009 - 18 humbje!

Nga Besnik Dizdari

Në vitin 2004, “France Football” e ngjiti Shqipërinë në vendin e 23-të në Evropë, duke e evidentuar me këte përkufizim miklues:
“Nënshtruesja e herojve të grekë e shtatorit, ka humbur më mbas dy ndeshje në takimet kualifikuese të Botërorit (në Gjeorgji dhe kundër Danimarkës). Trajneri gjerman Hans Peter Briegel paraqet megjithate një bilanc pozitiv për vitin 2004: 4 fitore, 1 barazim, 3 humbje”.
Dhe dihet se Renditja vjetore e “France Football” është më e vjetra, dhe për Evropën edhe më autoritarja. Ajo organizohet qysh më 1959 simbas rezultateve të ndeshjeve të secilit shtet me Kombëtaren e tij mbrenda 12 muajve të vitit.
Ende nuk ka dalë Renditja e”France Football” 2009. Nuk e dimë se ku do të renditet Shqipëria. Vetëm për një gjë jemi të sigurtë: se Shqipëria nuk do të mund të mbërrijë Renditjen e vitit 2004. Jo thjesht sepse viti 2009 nuk ka një fitore kundër një kampioneje të saposhpallur të Europës siç qe Greqia e shtatorit 2004, në kryeveprën shqiptare të shfaqur nën shifrat e fitores 2-1, por edhe sepse Shqipëria 2009 ka bilancin e vetëm 1 fitoreje, 4 barazimeve, 4 humbjeve. Kurrsesi atë të vitit 2004 të 4 fitoreve, 1 barazimi e të 3 humbjeve! Kështu, për vitin 2004 do të ndodhë pothuajse ajo që ka ndodhur me vitin 1984 kur Shqipëria u rendit e 12-ta në Renditjen e “FF”, dhe dihet se çka ka qenë viti 1984: Polonia– Shqipëria 2-2 dhe Shqipëria- Belgjika 2-0. Ose ndryshe:
1984: Shqipëria (e 12-ta në Europë) 3 1 1 1 5:5 * Trajner: SH.RRELI
Të trija ndeshjet kanë qenë për kualifikimet e Kupës së së Botës 1986. Nuk ndodh më që Shqipëria të ketë bilanc pozitiv në ndeshje të Kupës së Botës mbrenda një viti të vetëm. Renditja më e afërt mbetet e vitit 2004, me sa duket edhe kjo e pambërritshme:
2004: Shqipëria (e 23-ta në Europë)11 4 1 6 20:2 *Trajner:H.P.BRIEGEL.
Rënie? Rënie e fortë, tronditëse, e papranueshme? Hap mbrapa?...

“Historia” e 18 humbjeve

Kësaj radhe në bilancin tonë nuk do të merremi me të gjitha Kombëtaret e Shqipërisë të ndeshjeve të tyre mbrenda një viti. Besojmë se është hera e parë në histori që bëhet një bilanc kësisoji me të gjitha Kombëtaret e Shqipërisë, duke i bashkuar ato në një, pavarësisht nga rangjet e ndryshme të ndeshjeve të tyre, për kah mosha e skuadrave, për kah rëndësia, për kah kategoria europiane e këtyre përzgjedhjeve, të cilat megjithate i bashkojnë, ose i bën një emri “Shqipëria”, fanelat kuq e zi, flamuri, himni.
Do ta nisim me një “rekord” të llojit: për herë të parë në histori kemi një vit kalendarik ku përfaqësueset apo Kombëtaret e Republikës së Shqipërisë, arrijnë një numër rekord ndeshjesh: plot 30! Eshtë absolutisht hera e parë qysh se janë krijuar ekipet Kombëtare të Shqipërisë, që ato mbrenda një viti zhvillojnë 30 ndeshje. Rekordi i vjetër ka qenë ai i vitit 2005 kur Kombëtaret e Shqipërisë zhvilluan 25 ndeshje. Me bilancin e përgjithshëm të 3 fitoreve, 4 barazimeve dhe të 15 humbjeve.
Ndërsa në këte 2009, në këte vit të rekordit të pangjashëm të 30 ndeshjeve, bilanci është ky:
N. F. B. H. G.
Kombëtarja 9 1 4 4 10-13
Olimpike 2 0 0 2 1-5
NEN 21 9 2 1 6 11-19
NEN 19 6 2 2 2 7-9
NEN 17 4 0 0 4 2-12
Totali (fjalë e huaj së cilës i përgjigjen një tufë fjalësh shqipe si “e tanë”, “unji”, “i plotë”,, por dhe “i krejtët”, “i unjishëm” (Busetti)) i këtyre Kombëtareve 2009, është ky:
30 ndeshje, 5 fitore, 7 barazime, 18 humbje , 31 gola të shënuar dhe 58 të pësuar!
Dalim kështu te rekordi tjetër, ai i humbjeve: për herë të parë në histori, qysh nga mosvarësia e saj, siç thonin rilindasit, Shqipëria ka pësuar numrin rekord të humbjeve futbollistike mbrenda një viti me Kombëtaret e saj: plot 18. Që kuptohet nuk janë humbje të skuadrave të klubeve, por të atyre Kombëtareve që kudo në protokolle mbajnë emrin më të rendësishëm përfaqësues: “Shqipëria:”. Shqipëria me fanelat kuq e zi, me flamurin, me himnin…
Nuk ai vlen të tronditemi, sepse kush është Shqipëria në futboll, çka duhet të ndjehet ajo – këto i përsiatëm në pjesën e parë të shkrimit tonë të një bilanci të martën e shkuar. Ajo që na nxit të përshkohemi tash përmes shifrave të vitit, është rritja tejet e ngadalshme e rezultateve. Madje mosarritja e tyre në logjikën e një ecurie të paramenduar me të drejtë.
E themi këte duke i kujtuar lexuesit se në krejt dekadën e parë të Shekullit XXI, humbjet çuditërisht vijnë në rritje: qysh nga viti 2005, përjashto atë 2006 për shkak të ndeshjeve të pakta të zhvilluara në atë vit, Shqipëria, në të katër kategoritë e ekipeve kombëtare pjesëmarrëse në Kampionatin Europian dhe Botëror, ka përherë mbi 10 humbje. Duke kulmuar me këte 2009 me 18 humbjet që vetvetiu u bënë historike.
Shqipëria të duket si një humbëse e përhershme. Në këte rast me “humbëse të përhershme” quajmë një përfaqësuese së cilës nuk i ndodh asnjëherë që në një vit të ketë bilanc pozitiv. Dhe e kemi fjalën për një bilanc të ndeshjeve të të gjitha Kombëtareve, se me një të vetme (Kombëtarja e parë) kjo ka ndodhur, pa synuar kësaj rradhe me u marrë me këte histori të rrallë “pozitiviste”. Ndërkohë që duke u marrë me 18 humbjet, asesi në këte rast nuk duam të rrëshqasim në një koment “negativist”. Jo. Më tepër po na pëlqen me u endë në mosvlerën dhe vlerën e këtyre humbjeve. Sepse ka raste kur edhe humbja ka vlerë. Përshembull, 1-2 me Portugalinë në Tiranë, ndoshta e vetmja “me vlerë” e humbjeve të Kombëtares së parë për vitin 2009. Kur kalojmë mandej te humbjet e të tjerave, këtu historia është vërtet tronditëse.
Shqipëria e parë ka humbur me Hungarinë në Tiranë, 21 vjeçarët kanë humbur 1-0 me Skocinë në Tiranë, kanë humbur 1-2 me Maltën po në Tiranë, kanë humbur 1-2 me Biellorusinë po në Tiranë. Ajo e 19 vjeçarëve ka humbur thellë, 5-0, me Italinë, ndonëse në këta rast kaq mund të jetë ndryshimi midis 19-vjeçarëve të tokës së Kampiones së Botës dhe Shqipërisë së vogël, por ka humbur dhe 2-0 me Irlandën. Ndërsa ajo e 17 vjeçarëve ka humbur me Malin e Zi, dhe deri 2-3 me Luksemburgun! Këto po, janë humbje pa vlerë, që doemos nuk të nderojnë. Pa shkuar te barazimet e pajustifikueshme si ato me Maltën, Gjeorgjinë të Kombëtares së parë, apo barazimet me Qipron te 19-vjeçarët, sepse Shqipëria e 17 vjeçarëve i pati të gjitha humbje!
Ndërkaq, na ngjet që viti futbollistik kombëtaras shqiptar të mbyllet me një rast të paprecedent në gjithë historinë tonë. Në prag të ndeshjes me Biellorusinë në Durrës, skuadra e 21 vjeçarëve të Shqipërisë thirri me urgjencë katër lojtarë të cilët kishin veshur fanelën e Kombëtares së parë të Shqipërisë ose ishin në stolin e saj. Këta ishin portjeri Saimir Ujkani, i cili kishte luajtur 4 ndeshje me Kombëtaren e të rriturve, Emiliano Vila i cili gjithashtu kishte luajtur 4 ndeshje, Jahmir Hyka i cili kishte luajtur plot 14 ndeshje, si dhe Franc Veliu i cili gjithashtu ishte pjesë e përbërjes së gjërë të Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e fundit me Estoninë në Tallinn. Madje njeri prej tyre, Hyka, kishte qenë titullar i tri ditëve më parë në ndeshjen e Shqipërisë kundër Estonisë, ndërsa Vila në 20 minuta lojë.
Do të ndalemi te ky fakt i madh, i cili nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë tonë, ndërkohë që përbën një nga rastet më të rralla edhe në historinë e futbollit botëror. Eshtë një fakt që tregon se strategjitë e formimit dhe të përfaqësimit të skuadrave kombëtare të Shqipërisë ndonëse me “shpirt” fitimtari, në thelb vetvetiu shndërrohen në strategji humbëse.
E themi këte edhe sikur Kombëtarja e “NEN 21” ta kishte mundur thellë Biellorusinë. Edhe pse ajo fitore do t’i kishte dhënë 3 pikë europiane Shqipërisë së 21-vjeçarëve, këto do të ishin pikë të rrêjshme. Sepse do të merreshin falë Kombëtares, jo falë forcës së vërtetë të asaj që ne i themi “Shpresa”.
Në prag të kësaj ndeshjeje Shqipëria kishte barazuar 2-2 në Tiranë me Austrinë falë një futbolli mjaft të mirë të saj, pa këta katër kombëtaras të ardhur me nxitim nga Tallinn-i, e kësisoji, prania e katërshes së Josip Kužes, padashur, në vend që të bartte psikologjinë e forcimit, ka përçuar psikologjinë e dobësimit, të pazotësisë, të mosbesimit. Dhe kur mendon ndërkaq se “NEN21” kishte vetëm 4 pikë dhe zinte vendin e katërt në Grupin 10 të Kampionatit Europian të kategorisë, e kupton edhe një herë se më fort se fitimi i 3 pikëve me Biellorusinë, kjo Kombëtare e dytë e Shqipërisë për kah rangu, kishte nevojë për një përforcim të personalitetit të saj që duhej të mbërrinte falë forcës së saj të vërtetë të përzgjedhjes dhe moshës. Mirëpo, me sa duket, dikush në Federatën Shqiptare të Futbollit, nuk dihet se për ç’shkak, e kërkonte me ngulm këte fitore “të parëndësishme” me Biellorusinë, çka do t’i jipte Shqipërisë një tripikësh, duke e ngjitur në 7 pikë, por duke mos mundur asesi ta ngrinte më lart se vendi i katërt që mbante. Erdhën katër trimat e rinj të Kombëtares së parë, zunë vend menjëherë në 11-shin e kësaj Kombëtareje të dytë të 21 vjeçarëve dhe … 2-1 për Biellorusinë!
Nuk e kemi pa shtypin e Biellorusisë, por nëse skuadra mike ka patur me vete gazetarë të zgjuar, me siguri, të paktën një nëntitull të tillë të vogël do ta ketë vënë në shkrimin e tyre: “Biellorusia mundi Shqipërinë në qytetin e saj Durrës duke patur katër lojtarë të Kombëtares së parë që drejtohet nga trajneri kroat Josip Kuže!”
Ujkani, Hyka, Vila dhe Veliu, të cilët me pa të drejtë nxorën jashtë 11-shes katër shokë të rinj të tyre të cilët tri ditë më parë kishin arritur barazimin me futboll të bukur 2-2 me Austrinë - kryesuesen e Grupit - për fatin e tyre të keq, do të kenë zhgënjyer edhe trajnerin e Kombëtares së parë Josip Kuže, ndonëse jo deri aty sa ai të lëkundet për pranimin e ardhshëm të tyre në Kombëtaren e tij. Ata nuk kanë mundur t’i çojnë 21-vjeçarët e Shqipërisë te fitorja, e cila edhe po të ishte arritur nuk do të përmirësonte kurgjâ as dhe në renditjen e Shqipërisë “NEN 21”. E po kaq as edhe në bilancin e vitit 2009 të 17 humbjeve të deriatyshme, që “papritmas’ u bënë plot 18!
Eshtë e vërtetë, katër “musketerët” e rinj të Kombëtares së parë të cilët erdhën me nxitim në Durrës, janë vërtet 21-vjeçarë dhe juridikisht mund të luanin edhe me Shpresën. Mirëpo, a nuk janë të Kombëtares? Deri aty se tre prej tyre kanë luajtur më se një herë dhe madje kanë shënuar gola me Kombëtaren? Atëherë, përse ky kthim mbrapa?
Ka vërtet raste që ia vlen të marrësh edhe një apo dy (natyrisht jo katër!?) lojtarë nga Kombëtarja. Kjo ka ndodhur edhe me shtete më të fuqishme të futbollit. Ka ndodhur për raste të jashtëzakonshme. Mirëpo, ndeshja me Biellorusinë nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme. Ka ndodhur edhe me Shqipërinë, përshembull më 1983, në ndeshjen zâmadhe të 26 vjetëve më parë, atë të 19 nëntorit 1983, RF Gjermane – Shqipëria 1-1 për 21 vjeçarët në Trier të Gjermanisë. Eshtë episodi i madh i përfshirjes në 11-shin shqiptar të 21-vjeçarëve, të 30-vjeçarit të famshëm të Kombëtares së Shqipërisë, Sefedin Braho, çka e lejonte edhe rregullorja e asokohshme. Ka ndodhur sepse Shqipëria shkonte në Gjermani jo për t’u përforcuar në vendin katërt të një grupi të Kampionatit Europian, por për të arritur kualifikimin sensacional dhe për të hyrë midis 8 më të mirave të Europës, çka dhe e arriti falë barazimit të bujshëm 1-1 edhe pse përballë kishte 21-vjeçarët e Berti Vogts të RF Gjermane – Nënkampione e Europës në fuqi për moshën. Ka qenë një punë me mend, sepse formacioni i rrallë historik i asaj Shqipërie bëri bujë në gjithë Europën, deri aty sa që “World Soccer” e Anglisë e përfshiu këte Shqipëri midis 10 skuadrave më të mira të botës për vitin 1983!
Krejt tjetër rasti i javës që shkoi me Biellorusinë. Federata Shqiptare e Futbollit gabon, gabon rëndë. Madje pa asnjë nevojë, pa asnjë shkak as teknik, as të përmirësimit të biografisë së përfaqësueseve që mbarështron, as të një kërkese të kohës, apo të stinës në ecuri e sipër dhe as të një përfitimi të rëndësishëm të çastit. Rasti në fjalë, në fund të fundit, tregon për një mendësi të gabueshme. Mû për këte u zgjatëm disi në te.

Vetëm 5 fitore, madje 2!

Dhe vetëm këto 5 fitore, 5 fitore të veçuara, “shndrisin” nën këte pamje kaq të varfër, tejet të varfër të vitit 2009:
* Kombëtarja: vetëm 1 fitore: Shqipëria – Qipro 6-1!
* “NEN 21”: vetëm 2 fitore: Gjeorgjia 1-0, Azerbaixhani 1-0!
* “NEN 19”: vetëm 2 fitore: Qipro 2-0, San Marino 4-1!
Asgjë me tepër se vetëm kaq! Dhe nëse do të bënim një bilanc vetëm për ndeshjet e vlefshme për Kupën e Botës (Kombëtarja) dhe për Kampionatin Europian (“21” , “19”, “17”) atëherë del se gjatë vitit 2009 Shqipëria ka mundur të fitojë vetëm 2 ndeshje:
* Shqipëria – Azerbaixhani 1-0 (“21”)
* Shqipëria – San Marino 4-1 (“19”).
Ky është bilanci më tronditës. Sidomos kur kujton se skuadrat Kombëtare Shqiptare për KB dhe KE kanë zhvilluar mbrenda këtij viti 2009 plot 20 ndeshje. Kjo do të thotë se Shqipëria ka marrë bukur e mirë plot 14 humbje për garat e Kampionatit Botëror dhe të Kampionateve Europiane të pjesëmarrjeve të saj të vitit 2009. Ky është një tjetër rekord me kah humbjeje në historinë e Kombëtareve të Shqipërisë. Asnjëherë më shumë ndeshje të humbura se kaq, qysh nga viti 1963, kur Shqipëria debutoi në Kampionatet Europiane dhe Botërore!
Kemi thënë me kohë. Shqipëria duhet të synojë me modesti dhe pa atë vetmadhështinë që na ka pasë mbetë prej nacionalkomunizmit, që papritmas ndonjëherë edhe sot mbush faqe të gazetave apo ngrë fort zërin në ekranet e televizioneve, apo dëgjohet prej zërit të radiove ndër ne. Shqipëria është e vogël edhe në futboll si në të gjitha fushat e jetës së saj. Madje edhe në treguesit e saj gjeografikë, të të dhënave anagrafike, demografike, sociale apo dhe të një gjeopolitike. Po ndërkaq, jemi të bindur se kjo tokë e vogël shqiptare çuditërisht është një tokë talentesh të rangut edhe në sport e futboll. Çka do të thotë se ajo nuk i ka skuadrat dhe futbollistët për të pësuar deri 14 humbje dhe për të marrë vetëm 2 fitore mbrenda një viti futbollistik europian. Kjo vërtet është pak.
Atëherë, përse ndodhi? Ose përse ndodhi kësisoji në këtë vit 2009. E edhe më tej: përse ndodh rënia në gjithë këto vite të fundit të dekadës së parë të Shekullit XXI të futbollit shqiptar?
Nuk ka marrë përsipër ky përimtim i yni në dy kapituj që t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve. Ne mbetëm thjesht në rolin e gazetarit të lëndës në fjalë: të informojmë, çka është detyra kryesore e gazetarisë. Detyrë që hap mbas hapi rrezikon të mos ushtrohet si duhet në gjithë gazetarinë shqiptare, por e pafalshme kjo në atë sportive e cila mbështetet te rezultati, te shifrat, te episodi, te përshkrimi, te statistika, te historia e re dhe e kaluar, te emrat, te renditjet, te humbjet, te fitoret, te ngjarjet në tanësi që përherë, në çdo kah nga t’i marrësh, janë tejet tërheqëse megjithate.
Ka shumë arësye pse është ky bilanc humbës i vitit 2009, jo i veçuar por krejt i lidhur me gjithë vitet e tjerë.
Kam qenë më 1989 për një vizitë të shpejtë në Federatën Angleze të Futbollit. Duke biseduar me një zyrtar të atyshëm e pyeta: “Si ka mundësi që me këte futboll të mrekullushëm klubesh që keni, Kombëtarja e Anglsië i ka të rralla rezultatet e nivelit botëror?”. Ai vuri buzën në gaz dhe tha: “Jemi shumë pak njerëz që merremi me Kombëtaren e Anglisë. Kurse me klubet e futbollit merret e gjithë Anglia, gjithë qyteti, gjithë specialistët, gjithë tifozët”.
U largova duke qenë i bindur se në Angli klubet e futbollit të qyteteve dhe ajo që quhet “Premier League” (Kampionati i Anglisë) në mënyrë të pa ose të vetdijshme janë tejet më të rëndësishëm se sa deri dhe Kombëtarja apo Kombëtaret e Anglisë.
Nuk mund të ketë paralelizma midis rasteve të Anglisë dhe të Shqipërisë.
Mirëpo, kur mbrenda një viti edhe Shqipëria e vogël zhvillon 30 ndeshje me Kombëtaret e saj, çka do të thotë mesatarisht gati 3 ndeshje në muaj, atëherë, të lind pyetja: a ka forca kjo FSHF t’i drejtojë me kompetencë këto 30 ndeshje, jo duke bërë bujë në Europë, por thjesht që paraqitja të vijë gjithnjë në rritje, e bashkë me te vetvetiu edhe rezultatet, në mënyrë që t’i shmangemi 18 apo 14 humbjeve dhe të mos mbesim me 5 apo vetëm 2 fitore në 30 ndeshje të tana. E, natyrisht, që të mos hutohemi deri aty sa të marrim 4 lojtarë të Kombëtares së parë për të fituar me një Biellorusi, e prap të mos fitojmë.
E pra “ç’duhet të bëjmë”, siç thoshte Vladimir Iliçi në një prej veprave të tij që “hodhi bazat ideologjike, organizative e taktike të Partisë Bolshevike” që ngatërroi botën? Mirëpo, këtu jemi në futboll, jo në taktikat e një partie bolshevike.
Pa bolshevizëm, por në mënyrë moderne na duhet që e para e të parave të veçojmë Ligën e Futbollit që të merret me Kampionatet Kombëtare dhe t’ia lëmë Kombëtaret e Shqipërisë të 30 ndeshjeve në vit në duart e drejtimit intensiv të përditshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit. Këtu po, ia vlen të imitojmë Anglinë, e cila megjithate më 1989 kishte pak njerëz për këte punë, e tash edhe ajo është diçka tjetër. Modelet janë. Shqipëria nuk ka forca të shpikë modele të tjera. Siç e kemi përshembull, modelin e papranueshëm të ndërrimit të trajnerëve, sidomos në ekipet “21”, “19” dhe “17” vjeç. Vështroni emrat e trajnerëve të këtyre përfaqësueseve: B.Kasmi, H.Hitaj, H.Lika, A.Bushati, P.Haxhia, R.Shehu, E.Liçaj, E.Gëzdari, Sh.Duro, Xh.Puka, A.Maçi, I.Spahiu, G.Tomori, Ar.Mema. Të gjithë këta 14 emra të nderuar janë përshkuar si trajnerë në skuadrat e “21”, “19”, “17” në vetëm 9 vjet!
Qé, tek dolëm të paktën te roli i madh i figurës së trajnerit, te personaliteti, te vazhdimësia, te specializimi i rolit të trajnerit, sidomos të trajnerit të ekipeve të të rinjve, prej ku mbërrin përfaqësimi i madh edhe i një Shqipërie të vogël. I kemi ndërruar tash e parë, pa i lënë të fuqizohen, në më saktë, pa formuar Shqipëria grupin parësor, “të vogël”, të qetë të trajnerëve zâmëdhej të punës me këto ekipe, si të thuash, të tipave gjithnjë e më shkencorë të kategorisë së këtyre trajnerëve. Ose tepër specializues të këtij grupi jo të kaq të gjërë të trajnerëve, të cilët të mos e mendojnë veten të përkohshëm, por të përhershëm, siç është vlera e përhershme e shkencës në futboll. Sepse dihet, futbolli mbështet në shkencë.
Për fat, vetëm 2 fitore dhe 14 humbje Shqipëria në Kampionatin Botëror dhe Kampionatet Europiane në këte vit 2009. Ose vetëm 5 fitore dhe 18 humbje në 30 ndeshje të këtyre ekipeve në tanësi.
Javën që shkoi FIFA publikoi Renditjen e saj për Kombëtaret, atë që njihet si “National Team Coefficient Overview” prej të cilit do të dalë shkallëzimi i shortit të EURO 2012. Shqipërinë e kishte renditur në vendin e 40-të midis 53 shteteve të Europës. Ndoshta me këte renditje përkon edhe vetë ky bilanc i ynë i vitit 2009…

II.

Introdukt 2

Në vitin 2004, “France Football” e ngjiti Shqipërinë në vendin e 23-të në Evropë, duke e evidentuar me këte përkufizim miklues:

“Nënshtruesja e herojve të grekë e shtatorit, ka humbur më mbas dy ndeshje në takimet kualifikuese të Botërorit (në Gjeorgji dhe kundër Danimarkës). Trajneri gjerman Hans Peter Briegel paraqet megjithate një bilanc pozitiv për vitin 2004: 4 fitore, 1 barazim, 3 humbje”.

Dhe dihet se Renditja vjetore e “France Football” është më e vjetra, dhe për Evropën edhe më autoritarja. Ajo organizohet qysh më 1959 simbas rezultateve të ndeshjeve të secilit shtet me Kombëtaren e tij mbrenda 12 muajve të vitit.

Ende nuk ka dalë Renditja e”France Football” 2009. Nuk e dimë se ku do të renditet Shqipëria. Vetëm për një gjë jemi të sigurtë: se Shqipëria nuk do të mund të mbërrijë Renditjen e vitit 2004. Jo thjesht sepse viti 2009 nuk ka një fitore kundër një kampioneje të saposhpallur të Europës siç qe Greqia e shtatorit 2004, në kryeveprën shqiptare të shfaqur nën shifrat e fitores 2-1, por edhe sepse Shqipëria 2009 ka bilancin e vetëm 1 fitoreje, 4 barazimeve, 4 humbjeve. Kurrsesi atë të vitit 2004 të 4 fitoreve, 1 barazimi e të 3 humbjeve! Kështu, për vitin 2004 do të ndodhë pothuajse ajo që ka ndodhur me vitin 1984 kur Shqipëria u rendit e 12-ta në Renditjen e “FF”, dhe dihet se çka ka qenë viti 1984: Polonia– Shqipëria 2-2 dhe Shqipëria- Belgjika 2-0. Ose ndryshe:

N. F. B. H. G

1984: Shqipëria (e 12-ta në Europë) 3 1 1 1 5-5 * Trajner: SH.RRELI

Të trija ndeshjet kanë qenë për kualifikimet e Kupës së së Botës 1986. Nuk ndodh më që Shqipëria të ketë bilanc pozitiv në ndeshje të Kupës së Botës mbrenda një viti të vetëm. Renditja më e afërt mbetet e vitit 2004, me sa duket edhe kjo e pambërritshme:

2004: Shqipëria (e 23-ta në Europë) 11 4 1 6 20-2 *Trajner:H.P.BRIEGEL.

Rënie? Rënie e fortë, tronditëse, e papranueshme? Hap mbrapa?...


“Historia” e 18 humbjeve


Kësaj radhe në bilancin tonë nuk do të merremi me të gjitha Kombëtaret e Shqipërisë të ndeshjeve të tyre mbrenda një viti. Besojmë se është hera e parë në histori që bëhet një bilanc kësisoji me të gjitha Kombëtaret e Shqipërisë, duke i bashkuar ato në një, pavarësisht nga rangjet e ndryshme të ndeshjeve të tyre, për kah mosha e skuadrave, për kah rëndësia, për kah kategoria europiane e këtyre përzgjedhjeve, të cilat megjithate i bashkojnë, ose i bën një emri “Shqipëria”, fanelat kuq e zi, flamuri, himni.

Do ta nisim me një “rekord” të llojit: për herë të parë në histori kemi një vit kalendarik ku përfaqësueset apo Kombëtaret e Republikës së Shqipërisë, arrijnë një numër rekord ndeshjesh: plot 30! Eshtë absolutisht hera e parë qysh se janë krijuar ekipet Kombëtare të Shqipërisë, që ato mbrenda një viti zhvillojnë 30 ndeshje. Rekordi i vjetër ka qenë ai i vitit 2005 kur Kombëtaret e Shqipërisë zhvilluan 25 ndeshje. Me bilancin e përgjithshëm të 3 fitoreve, 4 barazimeve dhe të 15 humbjeve.

Ndërsa në këte 2009, në këte vit të rekordit të pangjashëm të 30 ndeshjeve, bilanci është ky:

N. F. B. H. G.

Kombëtarja 9 1 4 4 10-13

Olimpike 2 0 0 2 1-5

NEN 21 9 2 1 6 11-19

NEN 19 6 2 2 2 7-9

NEN 17 4 0 0 4 2-12

Totali (fjalë e huaj së cilës i përgjigjen një tufë fjalësh shqipe si “e tanë”, “unji”, “i plotë”,, por dhe “i krejtët”, “i unjishëm” (Busetti)) i këtyre Kombëtareve 2009, është ky:

30 ndeshje, 5 fitore, 7 barazime, 18 humbje , 31 gola të shënuar dhe 58 të pësuar!

Dalim kështu te rekordi tjetër, ai i humbjeve: për herë të parë në histori, qysh nga mosvarësia e saj, siç thonin rilindasit, Shqipëria ka pësuar numrin rekord të humbjeve futbollistike mbrenda një viti me Kombëtaret e saj: plot 18. Që kuptohet nuk janë humbje të skuadrave të klubeve, por të atyre Kombëtareve që kudo në protokolle mbajnë emrin më të rendësishëm përfaqësues: “Shqipëria:”. Shqipëria me fanelat kuq e zi, me flamurin, me himnin…

Nuk ai vlen të tronditemi, sepse kush është Shqipëria në futboll, çka duhet të ndjehet ajo – këto i përsiatëm në pjesën e parë të shkrimit tonë të një bilanci të martën e shkuar. Ajo që na nxit të përshkohemi tash përmes shifrave të vitit, është rritja tejet e ngadalshme e rezultateve. Madje mosarritja e tyre në logjikën e një ecurie të paramenduar me të drejtë.

E themi këte duke i kujtuar lexuesit se në krejt dekadën e parë të Shekullit XXI, humbjet çuditërisht vijnë në rritje: qysh nga viti 2005, përjashto atë 2006 për shkak të ndeshjeve të pakta të zhvilluara në atë vit, Shqipëria, në të katër kategoritë e ekipeve kombëtare pjesëmarrëse në Kampionatin Europian dhe Botëror, ka përherë mbi 10 humbje. Duke kulmuar me këte 2009 me 18 humbjet që vetvetiu u bënë historike.

Shqipëria të duket si një humbëse e përhershme. Në këte rast me “humbëse të përhershme” quajmë një përfaqësuese së cilës nuk i ndodh asnjëherë që në një vit të ketë bilanc pozitiv. Dhe e kemi fjalën për një bilanc të ndeshjeve të të gjitha Kombëtareve, se me një të vetme (Kombëtarja e parë) kjo ka ndodhur, pa synuar kësaj rradhe me u marrë me këte histori të rrallë “pozitiviste”. Ndërkohë që duke u marrë me 18 humbjet, asesi në këte rast nuk duam të rrëshqasim në një koment “negativist”. Jo. Më tepër po na pëlqen me u endë në mosvlerën dhe vlerën e këtyre humbjeve. Sepse ka raste kur edhe humbja ka vlerë. Përshembull, 1-2 me Portugalinë në Tiranë, ndoshta e vetmja “me vlerë” e humbjeve të Kombëtares së parë për vitin 2009. Kur kalojmë mandej te humbjet e të tjerave, këtu historia është vërtet tronditëse.

Shqipëria e parë ka humbur me Hungarinë në Tiranë, 21 vjeçarët kanë humbur 1-0 me Skocinë në Tiranë, kanë humbur 1-2 me Maltën po në Tiranë, kanë humbur 1-2 me Biellorusinë po në Tiranë. Ajo e 19 vjeçarëve ka humbur thellë, 5-0, me Italinë, ndonëse në këta rast kaq mund të jetë ndryshimi midis 19-vjeçarëve të tokës së Kampiones së Botës dhe Shqipërisë së vogël, por ka humbur dhe 2-0 me Irlandën. Ndërsa ajo e 17 vjeçarëve ka humbur me Malin e Zi, dhe deri 2-3 me Luksemburgun! Këto po, janë humbje pa vlerë, që doemos nuk të nderojnë. Pa shkuar te barazimet e pajustifikueshme si ato me Maltën, Gjeorgjinë të Kombëtares së parë, apo barazimet me Qipron te 19-vjeçarët, sepse Shqipëria e 17 vjeçarëve i pati të gjitha humbje!

Ndërkaq, na ngjet që viti futbollistik kombëtaras shqiptar të mbyllet me një rast të paprecedent në gjithë historinë tonë. Në prag të ndeshjes me Biellorusinë në Durrës, skuadra e 21 vjeçarëve të Shqipërisë thirri me urgjencë katër lojtarë të cilët kishin veshur fanelën e Kombëtares së parë të Shqipërisë ose ishin në stolin e saj. Këta ishin portjeri Saimir Ujkani, i cili kishte luajtur 4 ndeshje me Kombëtaren e të rriturve, Emiliano Vila i cili gjithashtu kishte luajtur 4 ndeshje, Jahmir Hyka i cili kishte luajtur plot 14 ndeshje, si dhe Franc Veliu i cili gjithashtu ishte pjesë e përbërjes së gjërë të Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e fundit me Estoninë në Tallinn. Madje njeri prej tyre, Hyka, kishte qenë titullar i tri ditëve më parë në ndeshjen e Shqipërisë kundër Estonisë, ndërsa Vila në 20 minuta lojë.

Do të ndalemi te ky fakt i madh, i cili nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë tonë, ndërkohë që përbën një nga rastet më të rralla edhe në historinë e futbollit botëror. Eshtë një fakt që tregon se strategjitë e formimit dhe të përfaqësimit të skuadrave kombëtare të Shqipërisë ndonëse me “shpirt” fitimtari, në thelb vetvetiu shndërrohen në strategji humbëse.

E themi këte edhe sikur Kombëtarja e “NEN 21” ta kishte mundur thellë Biellorusinë. Edhe pse ajo fitore do t’i kishte dhënë 3 pikë europiane Shqipërisë së 21-vjeçarëve, këto do të ishin pikë të rrêjshme. Sepse do të merreshin falë Kombëtares, jo falë forcës së vërtetë të asaj që ne i themi “Shpresa”.

Në prag të kësaj ndeshjeje Shqipëria kishte barazuar 2-2 në Tiranë me Austrinë falë një futbolli mjaft të mirë të saj, pa këta katër kombëtaras të ardhur me nxitim nga Tallinn-i, e kësisoji, prania e katërshes së Josip Kužes, padashur, në vend që të bartte psikologjinë e forcimit, ka përçuar psikologjinë e dobësimit, të pazotësisë, të mosbesimit. Dhe kur mendon ndërkaq se “NEN21” kishte vetëm 4 pikë dhe zinte vendin e katërt në Grupin 10 të Kampionatit Europian të kategorisë, e kupton edhe një herë se më fort se fitimi i 3 pikëve me Biellorusinë, kjo Kombëtare e dytë e Shqipërisë për kah rangu, kishte nevojë për një përforcim të personalitetit të saj që duhej të mbërrinte falë forcës së saj të vërtetë të përzgjedhjes dhe moshës. Mirëpo, me sa duket, dikush në Federatën Shqiptare të Futbollit, nuk dihet se për ç’shkak, e kërkonte me ngulm këte fitore “të parëndësishme” me Biellorusinë, çka do t’i jipte Shqipërisë një tripikësh, duke e ngjitur në 7 pikë, por duke mos mundur asesi ta ngrinte më lart se vendi i katërt që mbante. Erdhën katër trimat e rinj të Kombëtares së parë, zunë vend menjëherë në 11-shin e kësaj Kombëtareje të dytë të 21 vjeçarëve dhe … 2-1 për Biellorusinë!

Nuk e kemi pa shtypin e Biellorusisë, por nëse skuadra mike ka patur me vete gazetarë të zgjuar, me siguri, të paktën një nëntitull të tillë të vogël do ta ketë vënë në shkrimin e tyre: “Biellorusia mundi Shqipërinë në qytetin e saj Durrës duke patur katër lojtarë të Kombëtares së parë që drejtohet nga trajneri kroat Josip Kuže!”

Ujkani, Hyka, Vila dhe Veliu, të cilët me pa të drejtë nxorën jashtë 11-shes katër shokë të rinj të tyre të cilët tri ditë më parë kishin arritur barazimin me futboll të bukur 2-2 me Austrinë - kryesuesen e Grupit - për fatin e tyre të keq, do të kenë zhgënjyer edhe trajnerin e Kombëtares së parë Josip Kuže, ndonëse jo deri aty sa ai të lëkundet për pranimin e ardhshëm të tyre në Kombëtaren e tij. Ata nuk kanë mundur t’i çojnë 21-vjeçarët e Shqipërisë te fitorja, e cila edhe po të ishte arritur nuk do të përmirësonte kurgjâ as dhe në renditjen e Shqipërisë “NEN 21”. E po kaq as edhe në bilancin e vitit 2009 të 17 humbjeve të deriatyshme, që “papritmas’ u bënë plot 18!

Eshtë e vërtetë, katër “musketerët” e rinj të Kombëtares së parë të cilët erdhën me nxitim në Durrës, janë vërtet 21-vjeçarë dhe juridikisht mund të luanin edhe me Shpresën. Mirëpo, a nuk janë të Kombëtares? Deri aty se tre prej tyre kanë luajtur më se një herë dhe madje kanë shënuar gola me Kombëtaren? Atëherë, përse ky kthim mbrapa?

Ka vërtet raste që ia vlen të marrësh edhe një apo dy (natyrisht jo katër!?) lojtarë nga Kombëtarja. Kjo ka ndodhur edhe me shtete më të fuqishme të futbollit. Ka ndodhur për raste të jashtëzakonshme. Mirëpo, ndeshja me Biellorusinë nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme. Ka ndodhur edhe me Shqipërinë, përshembull më 1983, në ndeshjen zâmadhe të 26 vjetëve më parë, atë të 19 nëntorit 1983, RF Gjermane – Shqipëria 1-1 për 21 vjeçarët në Trier të Gjermanisë. Eshtë episodi i madh i përfshirjes në 11-shin shqiptar të 21-vjeçarëve, të 30-vjeçarit të famshëm të Kombëtares së Shqipërisë, Sefedin Braho, çka e lejonte edhe rregullorja e asokohshme. Ka ndodhur sepse Shqipëria shkonte në Gjermani jo për t’u përforcuar në vendin katërt të një grupi të Kampionatit Europian, por për të arritur kualifikimin sensacional dhe për të hyrë midis 8 më të mirave të Europës, çka dhe e arriti falë barazimit të bujshëm 1-1 edhe pse përballë kishte 21-vjeçarët e Berti Vogts të RF Gjermane – Nënkampione e Europës në fuqi për moshën. Ka qenë një punë me mend, sepse formacioni i rrallë historik i asaj Shqipërie bëri bujë në gjithë Europën, deri aty sa që “World Soccer” e Anglisë e përfshiu këte Shqipëri midis 10 skuadrave më të mira të botës për vitin 1983!

Krejt tjetër rasti i javës që shkoi me Biellorusinë. Federata Shqiptare e Futbollit gabon, gabon rëndë. Madje pa asnjë nevojë, pa asnjë shkak as teknik, as të përmirësimit të biografisë së përfaqësueseve që mbarështron, as të një kërkese të kohës, apo të stinës në ecuri e sipër dhe as të një përfitimi të rëndësishëm të çastit. Rasti në fjalë, në fund të fundit, tregon për një mendësi të gabueshme. Mû për këte u zgjatëm disi në te.


Vetëm 5 fitore, madje 2!


Dhe vetëm këto 5 fitore, 5 fitore të veçuara, “shndrisin” nën këte pamje kaq të varfër, tejet të varfër të vitit 2009:

* Kombëtarja: vetëm 1 fitore: Shqipëria – Qipro 6-1!

* “NEN 21”: vetëm 2 fitore: Gjeorgjia 1-0, Azerbaixhani 1-0!

* “NEN 19”: vetëm 2 fitore: Qipro 2-0, San Marino 4-1!

Asgjë me tepër se vetëm kaq! Dhe nëse do të bënim një bilanc vetëm për ndeshjet e vlefshme për Kupën e Botës (Kombëtarja) dhe për Kampionatin Europian (“21” , “19”, “17”) atëherë del se gjatë vitit 2009 Shqipëria ka mundur të fitojë vetëm 2 ndeshje:

* Shqipëria – Azerbaixhani 1-0 (“21”)

* Shqipëria – San Marino 4-1 (“19”).

Ky është bilanci më tronditës. Sidomos kur kujton se skuadrat Kombëtare Shqiptare për KB dhe KE kanë zhvilluar mbrenda këtij viti 2009 plot 20 ndeshje. Kjo do të thotë se Shqipëria ka marrë bukur e mirë plot 14 humbje për garat e Kampionatit Botëror dhe të Kampionateve Europiane të pjesëmarrjeve të saj të vitit 2009. Ky është një tjetër rekord me kah humbjeje në historinë e Kombëtareve të Shqipërisë. Asnjëherë më shumë ndeshje të humbura se kaq, qysh nga viti 1963, kur Shqipëria debutoi në Kampionatet Europiane dhe Botërore!

Kemi thënë me kohë. Shqipëria duhet të synojë me modesti dhe pa atë vetmadhështinë që na ka pasë mbetë prej nacionalkomunizmit, që papritmas ndonjëherë edhe sot mbush faqe të gazetave apo ngrë fort zërin në ekranet e televizioneve, apo dëgjohet prej zërit të radiove ndër ne. Shqipëria është e vogël edhe në futboll si në të gjitha fushat e jetës së saj. Madje edhe në treguesit e saj gjeografikë, të të dhënave anagrafike, demografike, sociale apo dhe të një gjeopolitike. Po ndërkaq, jemi të bindur se kjo tokë e vogël shqiptare çuditërisht është një tokë talentesh të rangut edhe në sport e futboll. Çka do të thotë se ajo nuk i ka skuadrat dhe futbollistët për të pësuar deri 14 humbje dhe për të marrë vetëm 2 fitore mbrenda një viti futbollistik europian. Kjo vërtet është pak.

Atëherë, përse ndodhi? Ose përse ndodhi kësisoji në këtë vit 2009. E edhe më tej: përse ndodh rënia në gjithë këto vite të fundit të dekadës së parë të Shekullit XXI të futbollit shqiptar?

Nuk ka marrë përsipër ky përimtim i yni në dy kapituj që t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve. Ne mbetëm thjesht në rolin e gazetarit të lëndës në fjalë: të informojmë, çka është detyra kryesore e gazetarisë. Detyrë që hap mbas hapi rrezikon të mos ushtrohet si duhet në gjithë gazetarinë shqiptare, por e pafalshme kjo në atë sportive e cila mbështetet te rezultati, te shifrat, te episodi, te përshkrimi, te statistika, te historia e re dhe e kaluar, te emrat, te renditjet, te humbjet, te fitoret, te ngjarjet në tanësi që përherë, në çdo kah nga t’i marrësh, janë tejet tërheqëse megjithate.

Ka shumë arësye pse është ky bilanc humbës i vitit 2009, jo i veçuar por krejt i lidhur me gjithë vitet e tjerë.

Kam qenë më 1989 për një vizitë të shpejtë në Federatën Angleze të Futbollit. Duke biseduar me një zyrtar të atyshëm e pyeta: “Si ka mundësi që me këte futboll të mrekullushëm klubesh që keni, Kombëtarja e Anglsië i ka të rralla rezultatet e nivelit botëror?”. Ai vuri buzën në gaz dhe tha: “Jemi shumë pak njerëz që merremi me Kombëtaren e Anglisë. Kurse me klubet e futbollit merret e gjithë Anglia, gjithë qyteti, gjithë specialistët, gjithë tifozët”.

U largova duke qenë i bindur se në Angli klubet e futbollit të qyteteve dhe ajo që quhet “Premier League” (Kampionati i Anglisë) në mënyrë të pa ose të vetdijshme janë tejet më të rëndësishëm se sa deri dhe Kombëtarja apo Kombëtaret e Anglisë.

Nuk mund të ketë paralelizma midis rasteve të Anglisë dhe të Shqipërisë.

Mirëpo, kur mbrenda një viti edhe Shqipëria e vogël zhvillon 30 ndeshje me Kombëtaret e saj, çka do të thotë mesatarisht gati 3 ndeshje në muaj, atëherë, të lind pyetja: a ka forca kjo FSHF t’i drejtojë me kompetencë këto 30 ndeshje, jo duke bërë bujë në Europë, por thjesht që paraqitja të vijë gjithnjë në rritje, e bashkë me te vetvetiu edhe rezultatet, në mënyrë që t’i shmangemi 18 apo 14 humbjeve dhe të mos mbesim me 5 apo vetëm 2 fitore në 30 ndeshje të tana. E, natyrisht, që të mos hutohemi deri aty sa të marrim 4 lojtarë të Kombëtares së parë për të fituar me një Biellorusi, e prap të mos fitojmë.

E pra “ç’duhet të bëjmë”, siç thoshte Vladimir Iliçi në një prej veprave të tij që “hodhi bazat ideologjike, organizative e taktike të Partisë Bolshevike” që ngatërroi botën? Mirëpo, këtu jemi në futboll, jo në taktikat e një partie bolshevike.

Pa bolshevizëm, por në mënyrë moderne na duhet që e para e të parave të veçojmë Ligën e Futbollit që të merret me Kampionatet Kombëtare dhe t’ia lëmë Kombëtaret e Shqipërisë të 30 ndeshjeve në vit në duart e drejtimit intensiv të përditshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit. Këtu po, ia vlen të imitojmë Anglinë, e cila megjithate më 1989 kishte pak njerëz për këte punë, e tash edhe ajo është diçka tjetër. Modelet janë. Shqipëria nuk ka forca të shpikë modele të tjera. Siç e kemi përshembull, modelin e papranueshëm të ndërrimit të trajnerëve, sidomos në ekipet “21”, “19” dhe “17” vjeç. Vështroni emrat e trajnerëve të këtyre përfaqësueseve: B.Kasmi, H.Hitaj, H.Lika, A.Bushati, P.Haxhia, R.Shehu, E.Liçaj, E.Gëzdari, Sh.Duro, Xh.Puka, A.Maçi, I.Spahiu, G.Tomori, Ar.Mema. Të gjithë këta 14 emra të nderuar janë përshkuar si trajnerë në skuadrat e “21”, “19”, “17” në vetëm 9 vjet!

Qé, tek dolëm të paktën te roli i madh i figurës së trajnerit, te personaliteti, te vazhdimësia, te specializimi i rolit të trajnerit, sidomos të trajnerit të ekipeve të të rinjve, prej ku mbërrin përfaqësimi i madh edhe i një Shqipërie të vogël. I kemi ndërruar tash e parë, pa i lënë të fuqizohen, në më saktë, pa formuar Shqipëria grupin parësor, “të vogël”, të qetë të trajnerëve zâmëdhej të punës me këto ekipe, si të thuash, të tipave gjithnjë e më shkencorë të kategorisë së këtyre trajnerëve. Ose tepër specializues të këtij grupi jo të kaq të gjërë të trajnerëve, të cilët të mos e mendojnë veten të përkohshëm, por të përhershëm, siç është vlera e përhershme e shkencës në futboll. Sepse dihet, futbolli mbështet në shkencë.

Për fat, vetëm 2 fitore dhe 14 humbje Shqipëria në Kampionatin Botëror dhe Kampionatet Europiane në këte vit 2009. Ose vetëm 5 fitore dhe 18 humbje në 30 ndeshje të këtyre ekipeve në tanësi.

Javën që shkoi FIFA publikoi Renditjen e saj për Kombëtaret, atë që njihet si “National Team Coefficient Overview” prej të cilit do të dalë shkallëzimi i shortit të EURO 2012. Shqipërinë e kishte renditur në vendin e 40-të midis 53 shteteve të Europës. Ndoshta me këte renditje përkon edhe vetë ky bilanc i ynë i vitit 2009…


(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: