Kalosh Çeliku: Trusakatёt edhe flamurit kuqezi ia ndёrruan ngjyrat
| E Marte, 01.12.2009, 08:17 PM |

TRUSAKATЁT EDHE FLAMURIT KUQEZI
              IA NDЁRRUAN NGJYRAT

Nga Kalosh Çeliku

         E pabesueshme, ё?! Edhe unё e kam vёshtirё t’u besoj syve qё atё ditё e pash nё ekran tё TVM, Programi nё gjuhёn shqipe: Lajme. Pёrmёkeq, Ditёn e flamurit – 28 Nёntori: Flamuri shqiptar i ngjyrosur me  ngjyrё tё gjelbёr?! Edhe njё herё them: e pabesueshme?! E them kёtё se: po tё ndodhte njё “gabim” i kёtillё nё kohёn e komunizmit ( gjoja se teknik ), pёrgjegjёsi i kёtij emisioni fluturonte nga puna, jo nga dera por nga dritarja. Dhe, jo vetёm kaq: nga puna fluturonte edhe redaktori pёrgjegjёs, e gjithё redaksia. Po, ja qё nё kёto kohёra “demokratike” pёr kёsi gabimesh tё pafalshme, jo vetёm qё nuk jepet pёrgjegjёsi, po edhe shpёrblehehesh me poste mё tё larta dhe mjete materiale pёr “flijime artistike”.
         E tmerrshme! Edhe nga kush, nga partitё tona politike shqiptare.  Vite me radhё u themi: mos dёrgoni nё emёr tё popullit trusakatё nё institucionet shtetёrore tё ulen nё tavolinё ballё pёr ballё me sllavomaqedonёt! E ata, sikur pёr inatё na i mbushёn instuticionet shtetёrore me injorantё shqiptar. E shkatёrruan arsimin dhe kulturёn shqiptare. Nuk lanё rrugaç e tё paditur pa futur nёpёr instucione shtetёrore. Edhe hoxhallarёt filluan tё mos e kryejnё mё dhe tё harrojnё profesionin e tyre tё shenjtё dhe human. Edhe ata iu sulёn institucioneve shtetorёre tё vendosin pёr arsimin e kulturёn shqiptare !!!
         Dhe, tё nesёrmen i sheh qaraman, kuku bёjnё si qyqe nёpёr tribuna e mediume: nuk kemi arsim, nuk kemi tekste shkollore, nuk kemi lektyra shkollore, nuk kemi kulturё shqiptare. Nuk kemi libra shkollor...
         Trusakatёt, mё nё fund publikisht na i ndёrrruan edhe  ngjyrat e flamurit kombёtar  nё TVM. Po, deri kur do t’i durojmё kёta trusakatё me brekёt nёpёr kёmbё tё na prinё pёr liri?!... Nёpёrkёmbin nёpёr manifestime partiake flamurin kombёtar. Natё e ditё tё na shesin demagogji, bёjnё thirrje publike: nxirreni flamurin kombёtar nё dritare, nё pemёt e oborreve tё shtёpive! Ejani tё gjithё te Sheshi “Skёnderbeu” tё festojmё, heqim valle! Kёngё tё kёndojmё pёr flamurin kuqezi! Mirё them unё: po ne, flamurin kombёtar nёpёr shtёpi, plepa dhe nёpёr male e kemi ngritur edhe nё kohё mё tё vёshtira, nё kohёn e komunizmit. Pёrpara syve tё policёve sllavё me armё nё dorё. Askush nuk na ka penguar nё shtёpi, nёpёr oda ta ngrejmё flamurin kombёtar, mes maleve nёpёr katunde. Problemi ka qenё si ta zbresim tё valojё siç i ka hije nёpёr qytete. Institucione shtetёrore. Edhe zyrtarisht tё valojё lirshёm nё ditё feste. Flamuri ёshtё simbol kombёtar i shtetit. Nuk ёshtё leckё, qё kujt t’i teket ta vё ku tё dojё si “veteran” lufte. Pёrmёkeq, tё çirret e pёrjaget me çifteli pёrpara kёmbёve tё kalit tё Skёnderbeut. Ose, tё fotografohet para kamerave televizive si “patriot” kuqezi. Shkurt, tё manifestojё pёrpara popullit propagandё patriotike tё partive politke.
        Kulminacioni i marrisё: E ti gjatё rrugёs pёr tё ardhё deri te Sheshi “Skёnderbeu”, mё kot i hap sytё nёpёr shtylla, askund nuk e sheh flamurin kombёtar. Shtyllat e rrugёve pa zbukurime si nё ditё feste. Xhamitё si gjithmonё me flamuj tё huaj nё minare...
       E pёr çudi, Skёnderbeu hipur nё kalё me dorёn e ngritur lartё: ndaluni burra, kёtu ёshtё kufiri, nuk e nxjerr shpatёn nga brezi. Hesht. Thotё nё vete: Matanё Urёs sё Gurit valon flamuri i “vёllezёrve”. Edhe pёr atё flamur shqiptarёt kanё derdh gjak nё Kuvend gjatё ndryshimeve “demokratike”. ~shtё edhe i yni, shqiptarёve. Patjetёr, duhet t’i dalim zot nёpёr beteja. I duron gjithё kёto pordhё e piskama patriotike para kёmbёve tё kalit tё tij nё Bit – Pazar. Kёngё e valle pёr flamurin kombёtar. Flamur, qё ende nuk valon lirshёm nёpёr qytete shqiptare. Institucione shtetёrore. Libra tё kёndimit. Minare tё xhamive...
        Nata ёshtё e gjatё nё Bit - Pazar. Kёngёt dhe vallet zgjasin deri nё agim. Hoxha edhe ai thёrret nё minare. Zoti e bёftё pёr hajёr! E bёmё njё natё Shqipёri Etnike me çifteli. Tё nesёrmen, pёrsёri kthehemi nёpёr shtёpitё, qё mezi e mbajnё njёra – tjetrёn tё mos rrёzohen nё tokё. Çajtoret me tym duhani - mjegull. Kokё mё kokё bёjmё politikё. Pёrgaditemi pёr vitin tjetёr heroik, pёrsёri ta festojmё me kёngё e valle Ditёn e flamurit, ta nxjerrim nё dritaret e shtёpive, majё plepave nёpёr oborre.
         Edhe vitin qё vjen fёmijёt tanё t’i lёmё pa libra nё klasё. Shkollat pa çati t’i presin dimrat. Popullin pa bukё nё shtёpi.
        Rroftё 28 Nёntori - Dita e flamurit kombёtar!... Rrofshin Partitё tona politike shqiptare!...


(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: