Selim Hasanaj: Të dihet e vërteta, historia e dy familjeve
| E Hene, 09.11.2009, 07:59 PM |

TË DIHET E VERTETA, HISTORIA E DY FAMILJEVE‏

Nga Selim Hasanaj

Kur nji popull asht pa shtet ai ndjehet si femiu jetim. Gjithmonë rrethit i vie keq per jetimin dhe gjithmonë del dikush e e ndihmonë dhe perkrah. Kur fëmiu ka prindet e poshter e kreten, hajna, bigjozgji , alkoolist e narkoman atë fëmi nuk e thrrasin ma jetim , por të MJER. Por rrethi nuk e ndihmon sikur në rasin e parë sepse thotë; ky prindet i ka , pse ata nuk kujdesen per te?! Pra populli shqiptarë në Dardani asht popull i mjerë sepse sado me shtet të vetin, lideret institucional të këti shteti janë sikur prindet e fëmiut të mjer.
Shtypi dhe saidat elektronik vershohen me shkrime bizare e idioteske, ku llomi dhe honraku shqipfolës shfryn mllef dhe koqe kunder gjithkujt, dhe krejtë këtë e banë sepse asht nji defekt psikologjik në trunin shqiptarë dhe pse per të denigrue, sha e ofendue, per të propagandue ngjarje e histori falso per personalitete të caktuera të historisë dhe kultures sonë, këta mjeran paguhen nga sherbimet e anmiqve tradicional të popullit shqiptarë. Dhe cka asht ma se idiotizem, asnji nga këta shkruesish shkarravinash nuk dalin me identitet, ata perdorin NOFKA e PSEUDONIME. Tashma është ba i "njoftun" per pisllaqet e ti dhe shkrimet e ti JEVGJITE me fjalor të perkthyem të sharjeve serbosllave nofka TANO TURKU, kohve të fundit ka dal edhe nji tjeter me nofken VETON PODGURI, dhe ka edhe disa dhjetra të tjerë të tillë si dhe disa që kanë saidet e vetë dhe dalin perfushe, i tillë është Sheradin Berisha me saidin e vetë pashtriku.org ku ka ba pothuej nji liber biografik per ish Presidentin e Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova dhe fund e krye në atë shkarravinë ky njeri shpirtzi dhe i pa ftyrë RRENË dhe SHPIF sa QË PER AFTËSINË e Sheradinit per rrenat dhe shpifjet e ti do i lakmonte edhe vetë BABA I RRENES DHE SHPIFJEVE shkau DOBRICA QOSIQ.
Nuk do mirrem as me shemtimin shqipfolës Tano Turkun as me Veton Podgurin e as me Sheradin Berishen sepse nuk ja vlenë të humb kohë dhe se po harrojë që sa herë ti permend ta perdori atë MENDERMETHANË. Unë do shkruej këtu HISTORINË E SHKURT PER DY FAMILJE TEPER TË PERGOJUEME , pergojim ky që bahet pikrisht nga treshja e naltpermendur si dhe nga disa lakej tjerë të cilet ose janë sherbyes të lartpermendurve, ose janë sherbyes të ndonji sherbimi antikombëtarë , por që kyqen dhe perkrahin shkrimet e treshes Turku, Podguri dhe Berisha sepse kanë të njetin qellim dhe interesat ju perputhen. Këtu do i ceku zotnitë, Isa Mulaj dhe Faruk Gashin. Farukun nuk e njoh dhe nuk do mirrem shumë me te, por z. Isa Mulaj do e elaborojë pakëz sepse ai më ka befasue dhe per shkakun se kamë pas të bëjë me te dhe  jamë zhgenjye tejmase.
Lexova dje nji shkrim të gjatë që kishte kalue si leterkembim mes misteriozve ( sepse asnjani as tjetri nuk kanë bythë të dalin me identitet të sakt), pra të Tano Turkut dhe Veton Podgurit. Ky i fundit kishte marr mundin dhe kishte shkrue nji "HISTORI"  të gjatë pas "HULUMTIMEVE " të organizates së ti në teren e cila kishte marr mundin disa kohë dhe kishte mbledhë material per të ja paraqitë opinionit shqiptarë biografinë e Dr. Ibrahim Rugovës dhe biografinë e familjes së zonjes Fanë Rugova, bashkshorte e ish Presidentit të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova.
Para se me kalue te tema unë deshta së pari ta njoftojë lexuesin shqiptarë dhe posaqërishtë ata të viseve tjera të ethnikumit tonë dhe që nuk e njohin Istogun që mos të bien pre e shpifjeve dhe rrenave të RRENCAKVE DHE SHPIFARAKVE të tipit Turku, Podguri, Berisha, Mulaj, Gashi etj, etj. Per shkrimin që më nxiti të shkruej nofka idiote Veton Podguri kishte gjetë "DESHMITË"  sipas ti të nji njeriu që ka vdek dhe pyetja ime asht: pse nuk e gjete nji istogas të gjallë që do ivertetonte rrenat e shpifjet tua o faqezi. Ti shkruen dhe thue se ka deshmue Mustafë Sokoli Ahmetaj, ka thanë Mustafë Sokoli Ahmetaj etj, etj. Pergjigjëja ime dhe pyetja per ta zhbi rrenen dhe shpifjen tande ashtë, kur ndejti Mustafë Sokol Ahmetaj me Dr. Ibrahim Rugovën që veq tjerash ja paska pas dijtë edhe shpenzimet e fatures së telefonave bile saktësishtë ( 23.000 DM)?! Lexues i nderuar, Mustafë Sokol Ahmetaj (nese nuk e kamë perzie me dikend tjeter sepse janë tri dekada që nuk jamë në Istog) ishte nji fshatarë dhe ka pas nji vëlla që quhej Nuh, këta kanë pas nji shitore në fshatin Muzhevinë dhe kur unë punoja si puntorë krahu në OTHPB "KORENIK" disa herë i kamë shkarkue mallin që me kamion e dergonim aty me shoferin Qerim Ramaj që ishte nji magjup komshi i Mustafës apo me magjupin tjeter Bajram Sefaj që veqse ishte komshi i Mustafë Sokolit Ahmetaj ata ishin edhe miq sepse i kishin rrospiat e perbashkta, pra ladronin mas kurvave së bashku. Mustafë Sokol Ahmetaj ishte mik i mirë i Radivoje Gjogoviqit nji cetnik ky i poshter dhe i punsuem në Posten e Istogut, ishte kumar me Gjogoviqet, me Millosh Mitrin dhe me Terziqet dhe nese Mustafë Sokol Ahmetaj ti ka jep shenimet idiot Veton Podguri pse ti ke hesht dhe nuk i ke ba publike ato sa ai ishte gjallë, por ke prit vdekjen e ti?! Istogasit e dinë kush kush ishte dhe kush kush asht per njani tjetrin dhe unë kurr nuk kisha me shkrue, por më vjen keq se dezinformohen të tjeret shqiptarë të viseve dhe krahinave tjera. Andaj këtë herë do shkruej pak ma shumë.
 Unë jamë studjues dhe hulumtues i të kaluemes sonë historike të Istogut dhe fshatrave të tij dhe veren që shkojë kamë botue nji monografi per fshatin LUBOZHDË, tani punojë panderpre per ta sjellë në jetë poashtu edhe nji monografi voluminoze per Istogun dhe rrethinen andaj marr guximin të themë se unë posedojë material të bollshem faktik dhe argumente reale që rrenat e juve mjeranve lugeter të internetit ti demaskojë dhe deklasojë. Nuk kamë asnji miqësi, interes dhe  as lidhje familjare per ta skjarue gjenezen dhe biografinë e cekerlaqve sikur i thrret ti Veton Podgur mjerani.
Ti në shkrim shakrravinen tande RRENË  dhe SHPIF në formen ma të poshter gjithcka ke shkrue per këtë familje.
Ti shkruen se kjo familje, konkretisht familja e Ramë Cekrelaqit  ka jetue në LAGJEN SHKOZA NË PARLLAQER.
Së pari të njoftojë se informatori yt të ka genjye se nuk thirret parllaqer por, POLLAQER e tash pak per rrenen e informatorit tand të cilen ti me vullnet e plason në shkrime. Ramë Cekerlaqi ( sipas teje), per neve istogasit Ramë Vuthaj dhe shumë antarë të kësaj familje që kur kanë zbrit nga Vuthajt e Malësisë asht vendos në Cerrcë në lagjen që neve lubozhdasit dhe cerrcalit e thirrim lagjëja e Sylë Ahmetve. Asht kjo nji lagje në anen e majtë të rrugës Istog-Vrellë pasi të kalohen varrezat e Cerrcës dhe lagjëja e Rugovajve dhe në atë lagje jetojnë me shekuj Ahmetajt, Haskajt, Vuthajt dhe Fejzat. Ndersa lagjëja SHKOZA asht larg nga kjo lagje hiq ma pak se dy kilometra e gjysem dhe nga Vuthajt deri në lagjen Shkozë ku gjithmonë kanë jetue vetem romet dhe magjupet duhet të kalohen këto lagje: Ahmetajt, Haskajt, Fejzat, Lushet ( Hasanaj), Rugovet, Pantiqet ( nuk jetojnë ma aty), Hasanajt ( Halil Hasant), Can Delit ( Rexhaj) dhe Adem Sejdit ( Rexhaj) e tek pastaj në shpat vjen lagjëja e shkozave. Pra kjo është e verteta e vendbanimit të Ramë Vuthaj dhe aspak nuk ka të bajë me Shkozat as Pollaqerin.
Ti je mundue ta pshtjellosh të verteten dhe në stilin ala serbqe ke prek nji ngjarje të madhe të historisë tonë e posaqërishtë të istogasve. Ke permend Selmon Kadri Hasanaj dhe vrasjen e ti në pabesi nga Ramë Vuthaj. Qendron fakti se Selmon Kadrin e ka trdhtue Ramë Vuthi, por nuk asht e vertetë se e ka coptue me sopatë copa , copa sikur shkruen Ti. Rama e plagosë per vdekje Selmonin me sopatë, por ate e kanë sjellë të gjallë nga vendngjarja deri ne Pollaqerin e Cerrces ku sot asht shkolla Fillore e fshatit dhe tek këtu pas disa torturave që ja banë Ral Vuliqi, Selmon Kadria vdes.
Ndersa per afersinë farefisnore të Ramë Vuthit dhe Salmon Kadri Hasanaj po e shkruej nji fakt që padyshim per herë të parë po thuhet publikisht. Selmon Kadria nuk e ka pas Dajë Ramë Vuthaj - Cekerlaqin. Selmon Kadria e ka pas nanën serbe të Lugut të Shkive të Istogut, bile e familjes Krrstiq. Ky fakt asht mbajt sekret dhe askush nga bashkkohaniket dhe farë e fis i Selmon Kadrisë nuk kanë dasht ta flasin, e kanë mbajt sekret, e kanë heshtë per faktin se janë frigue se do zbehet VEPRA DHE TRIMNIA  e Selmon Kadrisë me të cilen gjithmonë janë mburr farë dhe fisi dhe krejt istogasit dhe kombi shqiptarë. Pleqet e rrethines , ka pas raste kur kanë thanë se Selmoni e ka pre Miliq Krrsten në besë, por ma teper nuk flitnin. Vetë Nimon Bekë Hasanaj , njeriu që vret Ramë Vuthajn per tu hakmerr per Selmon Kadrinë mue dy tri herë më ka thanë se nuk akuzohet Selmoni per vrasjen në BESË të Miliq Krrstes per faktin që ai i beson dhe ja jep pushken me të cilen Selmoni e vret menjiherë, por ka pas arsye tjera të cilat nuk banë me i folë. Baca Nimon past ndjesë ishte vëlla i Dades Razë e që kjo ishte grueja e axhes tim Ali T. Hasanaj dhe sa herë që ai ka ardhë te baca Ali unë kamë shkue dhe e kamë mbyt me pyetje per shumë gjana e ma së shumti per Selmon Kadrinë dhe per ate se si ai( Nimoni)  e vret Ramë Vuthajn.
Unë isha i ri por ato që baca Nimon i fliste i shkrueja posa vija në shtëpi. Nimon Bekë Hasanaj nga Cerrca, kusheri i Selmon Kadrisë ishte nji burr i fisit Berishë dhe ishte njeri trim dhe patriot që rrallë i gjindej shoqi.
Ramë Vuthaj - Cekerlaqi ishte nip i largët i Selmon Kadrisë, pra asht e kunderta e asaj që e thue Ti si dhe e asaj që këndohet në kangë të rapsodit Ibish Mulaku- Broja dhe rapsodve tjerë. Kaq per këtë rast.
Kur Ramë Vuthi tradhton dhe vret Selmon Kadrinë per Selmonin hakmirren kusherinjet Nimon Beka dhe Hasan Zeqa.
Asht flit nga shumkush se si ndodhi kjo vrasje e Ramë Vuthajt. Baba im Mustafë Hajdin Hasanaj ( past ndjes) që kishte pas qenë mik i afert me Selmon Kadrinë në moshen rinore më ka tregue me dhjetra herë se ka qenë rastësisht ajo ngjarje. Në dugojen e Riza Kelmendit që i kanë thanë Rizë Dugojgjia e cila ishte aty ku sod janë cebaptoret e Alushajve dhe të cilen edhe unë e mbaj mend, paskan pas qellue Rexhep Haliti Bardhecaj i Muzhevinës dhe Nimon Beka. Ato qaste vjen Ramë Vuthaj me pajton dhe kur e sheh Nimoni lëshon nji ofsham dhe thotë. Medet si nuk kamë pushkë se nuk kish kalue kësajde me kaq qallem ky tradhtar. Rexhep Haliti si nji patriot i vertetë e shiqon Nimoni dhe i thotë; ja pushka ime ja pafsh hajrin. Nimon Beka pa nji pa dy del jasht me pushkë në dorë dhe ja nxan rrugen Ramë Vuthit. E gjuen me mauzerre dhe plumbi e rrok Ramën diku në krahnor. Rama pa nji pa dy ashtu i plagosun kercen nga pajtoni dhe i hudhet Nimonit në fyt. Nimoni ka qen burr shtatshkurt ndersa Rama i madhë dhe i zoti ashtu tipik me shtat malësori dhe e rrezon Nimonin per tokë.( pra nuk ka qenë Ramë Vuthi i shkurt dhe i zi si magjup sikur thue ti dhe si paska pas thanë informatori yt tani i vdekun Mustafë Sokol Ahmetaj). Ato momente kacafytjeje per jetë a vdekje të Rames dhe Nimonit vrapon Hasan Zeqa i cili nuk kishte pas ma shumë se 14-16 vjet dhe kap pushken që i kishte shpetue Nimonit nga dora dhe me te vret Ramen. Kjo asht historia e ngjarjes së hakmarrjes per Selmon Kadrinë, ndersa se kush e ka nxit këtë hakmarrje edhe më heret edhe tani ka shumë versione dhe shumë të "VERTETA" . Dihet se pushken e ka dhanë Rexhep Halit Bardheci nga Muzhevina dhe se varrimin e Ramë Vuthit sipas tradites e ka kundershtue dhe nuk ka pranue ta bajë  imami i xhamisë së Istogut i quejtun Haxhi Jahjaja. Ramen e kanë varrosun disa rom. Imamit Haxhi Jahjaja në mbrojtje i ka dal edhe patrioti i kësaj ane nga Shushica Ahmet Nuhi i cili veq tjerash merr në mbrojtje nga hakmarrja e Vuthajve Nimon Beken dhe Hasan Zeqen.
Pra ti shpifsi dhe genjeshtari Veton Podguri besojë se po e mëson të verteten dhe besojë se edhe lexuesi i kupton shpifjet tua të liga e tendencioze me të cilat ti mundohesh ta njollosesh jo gjithkend, por Dr. Ibrahim Rugoven  dhe bashkshorten e ti zonjen Fanë Rugova.
Ti shkruen se Mustafë Sokol Ahmetaj e ka njoht mirë familjen e zonjes Fanë. Dhe vazhdon me konstatimin se ajo asht vajza e Bajram Ramës pra mesa e Ramë Vuthit që ti i thue Cekerlaqi dhe nuk din ta spjegosh cka asht cekerlaqi. Po ta spjegojë se neve në Podgur Cekerlaq i thojmë QUKAPIKUT. Ndersa cekerku asht dicka tjeter. Pse me ofendim dhe perbuzje u kanë thanë ashtu Vuthajve të Cerrcës unë nuk e di dhe as që ka ndonji randësi kjo per mue as per lexuesin. Të vazhdojë. Pra sipas teje dhe tezes apo historisë sate të marrun nga informatori yt i vdekun para shumë vitesh Mustafë Sokol Ahmetaj, zonja Fanë Rugova qenka mesa e Ramë Vuthit ndersa nana e saj qenka motra e Ali Vuthit që asht djali i Ramë Vuthit dhe baba i Dr. Imer Vuthit. Po a je në veti ore i mjer, a po ta ndëgjojnë veshet ate që e thue. Si ka mundësi që Fana ta ketë Ramen babëgjysh ndersa nana e Fanës ta ket vëlla djalin e Rames Aliun  ndersa Fana asht vet Vuthaj. Po a me moter të vet paska kjen i martuem baba i Fanës a ?! Nuk je normal oj krijes e poshter, ore shpifs i lig.
Lexues i nderuem. Pasi ndodhi tradhtia e Ramë Vuthit kunder Selmon Kadrisë dhe pas hakmarrjes së Nimon Bekes dhe Hasan Zeqes dy nga kusherinjet e afert të Ramë Vuthit në shenjë proteste dhe ndjenjes së turpit ata demonstruen distancim nga vepra makaber e Ramë Vuthit dhe u larguen nga prona e vetë në Cerrcë dhe njani shkoj në Istog ku edhe sot i ka pasardhësit e vet ndersa tjetri që asht baba i zonjes Fanë bashkshortes së Dr. Ibrahim Rugovës shkojë në Muzhevinë. Pra cka ka fajë zonja Fanë per vepren e lig të nji kusherini të babait të saj që e ka krye shumë vite para se ajo të ketë lindun?! Unë si istogas dhe si njohes i mirë i familjeve të kësaj treve me plot pergjegjësi e thamë se pos Ramë Vuthit dhe Bajram Vuthit ( nji kusheri tjeter ky  që ishte lider politik në kohen e ish Jugosllavisë) të tjeret antarë të familjes Vuthaj nuk kanë asnji të keqe që duhet të anatemohen apo perbuzen. Janë të urt dhe puntorë si të gjithë të tjeret qytetar të kësaj ane. Pra nuk qendron rrena e jote o faqezi se zonja fanë Rugova asht mesa e Ramë Vuthit as nga ana e babës as nga ana e nanës. Ajo ishte bijë e nji kusherini të Ramë Vuthit.
Ti tutje shkruen edhe se Dr. Ibrahim Rugova  (sipas deshmisë së Mustafë Sokol Ahmetajt) paska lind 11 muej pas vrasjes së babait të ti Ukë Rrustë Rugova. Ti me nji fjalor banal, që as jevgjitet ma të poshter nuk e njohin tue i pershkrue zgerdhimjet tua dhe të Mustafë Sokol Ahmetaj pohon se Ibrahim Rugova paska qen bir i nji rrogtari magjup me emnin Ramadan. More i shkret, more njeri i poshter po si guxon të shkruesh dicka të tillë?! Dera e Rrustë Sadri Rugovës të birit të Sadri Elezit kurr nuk ak pas rrogtar ( sherbtor). Kjo familje ka pas dhe ka mjaft meshkuj të vetë. Po ta perkujtojë nji episod.
Gazetari dhe publicisti Bajram Kabashi ( tani Gjergj Kabashi) në fillim të viteve 1990 shkruente me nji ton paksa kritik per LDK-në dhe liderin e Popullit Dr. Ibrahim Rugovën. Dikush i tregon nanës së Gjergjit, lokes Fatime e cila që nga fëminia kishte pas shoqe dhe mike nanën e Dr. Ibrahim Rugovës dhe lokja Fatime , plot mllef thërret djalin e saj Gjergjin dhe e kritikon me fjalet: "mos gabo djali i jem me shkrue kunder Ibrahim Rugovës. Asht gjynah sepse ate e ka lanë baba të dy tri javëve jetim, nana e ti mezi e ka rrit ..." Lokja Fatime asht akoma gjallë dhe jeton te djali i saj  Tahir Kabashi në Gurrakoc dhe ajo edhe sot e deshmonë këtë. Këtë e deshmon edhe nana e ime Zyhra Hasanaj e cila poashtu asht gjallë dhe deshmitare e kohës. Këte e verteton edhe Qerim Rrustem Kadaj nga Lubozhda baban e të cilit e pushkatoj OZNA së bashku me baban e Dr. Ibrahim Rugovës. Andaj ti or i poshter Veton Podguri dhe edhe ti Sheradin Berisha dhe të gjithë ju tjeret që sajoni rrena se gjoja perkrahsit e Dr. Ibrahim Rugoves paskan sajue histori të biografisë së Dr. Ibrahim Rugovës rujuni se ZOTI i MADHNISHEM  ka me ju vra per këto shpifje të liga dhe per poshtersitë e juve.
Dhe per fund ato trillime dhe paragjykime të Isa Mulajt ku ai (sipas teje, sepse unë nuk i kamë lexue ma parë nga Isaja) paska shtrue pyetjen per mundësinë e helmimit të Dr. Ibrahim Rugovës ashtu si rusin Litvinenko dhe se si dhe pse Serbia e ka lajmrue vdekjen e Dr. Ibrahim Rugovës disa ditë para se ajo të bahet publike  unë kamë këtë koment.
Kjo deshmon se ( nese asht e vertetë)  Dr. Ibrahim Rugovën e kanë vra antikombëtaret dhe tradhtaret e tipit të races tuaj Veton Podguri dhe Tano Turku , Sheradin Berisha etj, etj. ndersa per rrenen e shpifjet e hulumtuesit intrigant Isa Mulaj se si Presidenti Klinton e paska pas qortue Dr. Ibrahim Rugovën per gjoja mendimet e ti per UCK-në , per qeverin e Tiranës etj, pergjigjen ma të mirë e dha pikrisht Presidenti Bil Klinton para nji jave në Parlamentin e Dardanisë në praninë e të gjithë deputetve andaj cdo koment i imi asht i tepert. Besojë se edhe juve rrencat dhe shpifsit, e edhe Hashim Thaqi dhe pajtashet e ti kriminel e kanë marr nji NOKAUT KLASIK nga Bil Klintoni.
Poashtu edhe ky far Faruk Gashi besojë se do kupton nga ky shkrim i imi, per poshtersitë e tezave të ti per Dr. Ibrahim Rugovën.
Dr. IBRAHIM RUGOVA ishte engjull i lindun që u rrit në vigan dhe që iku në boten e amshueshme si Shejt per ZOTIN  dhe si hero shpetimtar per popullin e vetë shqiptarë. Per shqipfolsit AI ishte dhe do mbetet halë në sy e ankth në fyt.
ZOTI ju vraftë dhe ZOTI ju marroft të gjith juve që as të vdekun nuk e leni të qetë.
Turp ju qoftë edhe juve rugovasve të Cerrces tue fillue nga gazetari Rrustem Rugova dhe deri në ate ma të voglin se si asnjiherë nuk po reagoni permes institucioneve dhe policisë shtetnore të Kosovës kunder këtyne shkrimeve kaq të liga dhe kunder autorve të shkrimeve të tilla. Edhe ti e nderuara Zonja Fanë Rugova duhet të reagosh, kerko ndihem nga Fatmir Sejdiu në mos herave tjera shfrytzoe rastin tash kur ai perdor familjen tande si MASKOTË dhe karrem per votat e votuesve dardan. Turp ju qoft edhe juve deputetve të Parlamentit të Kosovës si nuk e merrni në mbrojtje me ligj Kolosin e kombit të pavdekshmin Dr. Ibrahim Rugova.

Selim Mustafë Hasanaj
 Sarpsborg
Norvegji
08.11.2009


(Vota: 16 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: