Lulzim Logu: Koha vdes si zemër
| E Shtune, 10.10.2009, 06:54 PM |

Sapo doli nga shtypi libri më i ri i poetit Lulzim Logu, me poezi i titulluar: "Koha vdes si zemër" nga shtëpia Botuese " Egnatia", një libër me hajku dhe tanka, në kuadër të Bibliotekës: Matsuo Basho dhe Isikava Takuboku, edhe i perkthyer në anglisht nga përkthyesi Kujtim Agalliu.

Lulzim Logu
Telefon: 0682357769,
Email: lulzimlogu@yahoo.com,
Adresa: Lagjia "Partizani" B. Curri, Tropojë.
Çmimi i librit: 300 lekë, 3 euro.
Ndodhet në shitje në Shqipëri dhe Kosovë, në libraritë kryesore.

Cikël poetik nga libri ''Koha vdes si zemër''

KOHA VDES SI ZEMER  …

 

- Hajku-

 

Ora.

 

Ndalet ora e murit papritur, lavjerrësi bie

Veç qelqi që thyhet pastaj, kris një çast

Koha vdes si zemër

 

Zemra dhëmb.

 

Ngjitem bjeshkës ku kam lindur, zemra dhëmb aq fort’ papritur

Nuk ndalem, por  vazhdoj, tunduar prej fëminisë së shkuar

Zgjedh të vdes kujtimesh…

 

Kuajt.

 

Ma kanë zënë hisen e hënës duke fjetur në këmbë

Në ag’ dielli lind copëtuar pas veshëve të tyre

Dhe yjet e fundit rrëzohen në jelet e lagta…

 

Qentë.

 

Qentë sonte e qajnë hënën skaj mali

Era pastaj e mbulon me re të zeza

Vdes e dashura e tyre ulërimash…

 

Qyqja.

 

Në muzg mbeti veç ajo me ku ku të mekura

Dhe hëna e ngrirë si drapër i ndryshkur

Që s’ja priste dot kokën …

 

Mesnatë.

 

Dhi e egër piu ujë dhe  rrëzoi gurë në hone

Mëngjesi mban frymën dhe gjurmën e saj

Por kurrë s’munda t’ja shoh sytë…

 

Qirinjtë.

 

Sa shpesh digjen netve tona të gjata si kujtime

Në pjatën e madhe të natës shuhet shpirti

I dashurive të dyllta…

 

Lisi.

 

Lisi vra prej rrufeje, ka ra përgjysmë në gjunjë

Në zgavrën e zemrës klith një ketër I trembur

Shpresa për të mbijetuar prapë…

 

Varri I babait.

 

Një kodër dheu që lëviz pareshtur në puhizën më të lehtë

Veç luleborat mbijnë ngado, duke fshehur prej meje

Shpresën e rilindjes…

 

Fyelli.

 

Akoma bie Lugjeve të Verdha

Fyelli I Ajkunës së shkretë

Lugjet u bënë të Zeza…

 

Eho!

 

Eho, apo ndjen  moj zemër

Sesi përcëllohet shpirti

Nga flakë e panjohur hajku?!...

 

Aromë trumze.

 

Aromë trumze shpatit të Rugovës

Nëpër shtatin tim përshkrohet

Ethe e dashurisë së vjetër…

 

Boronica .

 

Boronica në dritën e pakët të agut si lot’

Më mori malli, janë sytë e tu që më ndjekin kudo

Dhe qava shijen e tyre…

 

Klithma.

 

Përshkroi mëngjesin një klithmë e pulëbardhës

Dhe lagu jastëkun tim shkumë e valës së egër

Prej Valbone…

 

Gështenjat.

 

Fund shtatori, po çahen boçet e thara

Duke rënë dëgjoj gështenjat

Në klithmën e lindjes…


Çabrat.

 

Çati e Gjakovës, që kullon diell dhe hënë

Ku mbahet mëngjesi dhe bie perëndimi

Tjegullat e kuqe prej zemre…

 

Gjarpëri.

 

Desh rashë mbi nëpërkën e mbarsur

Kërceva gur mbi gur pa shkelur

Ajo hapi rrugë e shkoi…

 

Si orë.

 

Në mur të stanit kotullaç gjarpëri

Mos e luani , lutej gjyshja ime

E  kishte si orë…

 

Në spital.

 

Mesditë, sa qetësi dhe prehje e kërkuar

Dhe plot tulipanë mbi krevatin tim

Për të fshehur klithjen e zemrës…

 

Gjurmë.

 

Mbi borën e ortekut, shenja të thara të këmbës së arushës

Që shkoi teposhtë, për të vdekur pa gjetur

Këlyshët e saj…

 

19 vjet.

 

19 vjet duke u ngjitur verave në Bjeshkët e Nëmuna

Për të gjetur fëmininë e fshehur shkrepave

Si lule e tharë herbari…

 

Çerdhet.

 

Çerdhet e vetmuara të dallëndysheve në muret e shkollës

Pas izolimit të plotë duralumin

Kulmi I pikëllimit…

 

Te varri yt.

 

Te varri yt kam mbjellë

Një molikë të vogël

Fërshellen zemra ime…

 

Bari I kthimit.

 

Bari I kthimit rritet shpejt mbi dheun tënd

Por asesi të shpresoj më

Në kthimin tjetër…

 

Malli.

 

S’po di me pushue malli për ty

Si ta përzej  nga zemra

Këtë zog të trembur?!...

 

Edhe sa ditë.

 

Edhe sa ditë më kanë mbetur nga kjo jetë

Ti shpenzoj me ty pareshtur

Të mos shkoj I penduar?!...

 

Fluturat.

 

Të joshura përjetësisht nga drita, ikin prej terri

Vdesin në qiriun e natës time mashtruar

Si prej dashurie…


E gjatë.

 

E gjatë nata, por s’mund të flë

Krahëqafë me kujtimin tënd

Mezi marr frymë…

 

Lera.

 

Në bregun e saj, në të gdhirë

Pasqyrohen siluetat e drenusheve

Sytë e tyre në fund pusi…


Nuk kam.

 

Nuk kam më fuqi

 që të shoh në ëndërr

po nis ta harroj ditën…

 

Lumi.

 

Lumi sjell çdo mbrëmje

Rroba të lehta vajzash, harruar

Pas dashurisë verore…


Algat.

 

Lumi ikën poshtë me rrëmbim

Duke harruar poshtë gurëve

Flokët e vet të gjelbër…

 

Minatorët.

 

Shkuan ngadalë nëntokë

Morën me vete hisen e diellit

Ndoshta përjetë?!...

 

Kush më qan?!

 

Po të vdes këtu papritur dhe kujtuar

Kush më qan në ikje nga kjo jetë

Brofi nga shkëmbi pëllumb I egër…



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: