Halit Bogaj: Filmi “Kufomat”, i regjisorit Luan Kryziu
| E Merkure, 07.10.2009, 05:19 PM |

Filmi “Kufomat”, të regjisorit - Luan Kryziu, i shfaqur në kinematë tona

Nga Halit Bogaj

Me filmin”Kufomat”, i regjisorit të ri dhe perspektiv – Luan Kryziu,edhe ne e pamë se kur kemi potencial finansiar mund të krijojmë filma të mirë dhe seriozë.
Kinematografia kosovare, e cila vazhdon të rilind prapë në vendin tonë, viteve të fundit është duke u bërë gjithnjë e më produktive me realizime të ndryshme filmore.Falë guximit të talentëve të rinj, sidomos të një gjenerate që është formuar gjatë kohës së vështirë nën okupim dhe kur çdo gjë ishte jashtëinstititucionale, filmi ynë po merr një dimension të ri dhe një çasje tjetër nga ajo e gjeneratave paraprake.Derisa në kohën e okupimit klasik nga regjimi i egër serbosllav duhej të mbijetonim me videokaseta të ndryshme, tani po e shohim se nëse kemi sadopak mjete materiale, mund të realizojmë edhe projekte të tilla, siç është filmi“Kufomat”, i regjisorit  të talentuar –Luan Kryeziu.Në kët film kemi shumçka nga pak, madje edhe humor të zi, në një tragjedi të brendshme familjare kur vritet një i ri në  një konflikt   të armatosur që rezulton nga një zënkë tragjike  mes personazheve të filmit në një kafiteri të natës në të cilën ndodhin rrahje dhe vrasje të ndryshme për të cilat jemi dëshmitarë edhe nga realiteti i hidhur jetësor.Duke e pasur parasysh suksesin e arritur të filmit në fjalë, shihet qartë se qysh moti kemi pasur nevojë për një krijim të këtillë.

Filmi”Kufomat” është një realizim i qëlluar I cili tregon se kur kemi liri edhe ede ne mund të bëjmë vepra filmore me  të cilat mund të konkurojmë edhe nëpër festivale të ndryshme botërore.Aktorët kryesorë:/Luan Daka, Enver Petrovci, Hadi Shehu dhe Luan Kryeziu/, dëshmuan në mënyrë bindëse se dinë të krijojmë edhe këso vepra inventive me të cilat mburret populli ynë, për të treguar qartë se pas okupimit klasik, mund ta vazhdojmë rrugën tonë të ndërprerë nga një gjenocid i paparë kulturor .Filmi”Kufomat” është vazhdimësi e krijimeve paraprake”Njeri prej dheu”,” Era dhe lisi”, “Proka”, ”Si të vdiset” dhe i disa realizimeve të tjera të cilat i arritëm në periudhën e kaluar kur  sado pak e kishim njëfarë lirie krijuese.. “Kufomat” është një film që trajton ngjarjet tona tragjike që ndodhin pas lufte dhe për të cilat as që kishim menduar fare se mund të kenë pasoja aq të përgjakshme.  Një kohë të gjatë e kemi imagjinuar çlirimin tonë definitiv dhe në asnjë mënyrë një kriminalitet të tillë çfarë e shohim në  filmin në fjalë,i cili ndodhë ose mund të ndodhë  edhe në Kosovën e pasluftës.Filmi dënon dhe i stigmatizon aktet e tilla kriminele që janë pjellë e keqe dhe e papranuar në shoqërinë tonë.Me ato akte të panevojshme vritet edhe liria dhe prosperiteti ynë i arritur me mund  dhe sakrifica të mëdha dhe të gjithë ne që kemi vuajtur nga një regjim vrastar,jemi ngopur me krisma armësh, me vrasje dhe kriminalitet, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë pjesë përbërëse e popullit tonë .Në filmin”Kufomat”, përveç roleve kryesore, mbresa të mëdha  na lënë edhe rolet episodike dhe sidomos ai i Luan Kryeziut i cili është autentik dhe me të cilin na bën të besojmë se me të  vërtetë ishte i zgjedhur për ta interpretuar atë rol të ndërlikuar.Luan Kryezi/në rolin e Kërcyllit/,  na duket shumë original dhe bindës I cili paraqet invencion të duhur filmor..Ai na lë mbresa të posaçme sikur të ishte ndonjë veteran  që ka krijuar shumë filma, prandaj roli i tij është fascinant .Dikush mund të pyeste- përse ky  i ri, përveç regjisë së filmit, e luajti edhe njërin ndër rolet kryesore, por jemi të bindur se ai e ka qëlluar që  edhe vetë ka luajtur në film, për të na e dhuruar një rol të paparë dhe të realizuar për mrekulli dhe për ta hequr çdo dilemë në këtë drejtim.

Luan Daka, me rolin e tij   në këtë film, varros përgjithmonë ato videokaseta të mjera  me të cilat duhej të mbijetonte, ashtu si  edhe çdo kineast tjetër kosovar në një kohë të vështirë.Ai na tregoi se është aktor i formatit të shkolluar ,çfarë dëshmoi në mënyrë bindëse në çdo skenë të filmit.Në film kemi edhe role  të realizuara të femrave, të cilat gjithashtu  kontribuojnë pozitivisht që filmi të dilte sa më i plotë dhe me sukses të madh.Sidomos kanë mesazh të qartë edhe fjalët e bashkëshortes së Luanit e cila e di saktësisht se çka mund të  del nga vazhdimësia e çmendur e hakmarrjes së shfrenuar që ka lëshuar rrënjë të thella në qenjen tonë kombëtare dhe që shpie në varre dhe kufoma të reja.Mes tjerash duhet theksuar edhe faktin se filmi është një e arritur e lakmuar me të cilën mundt të krenohemi të gjithë, aq më tepër kur e dimë se ai është realizuar me një shumë  modeste mjetesh që nuk janë aspak të mjaftueshme për një film me vlera të larta artistike.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: