Halit Bogaj: Abdurrahim Myftiu - ‘’Nga letërsia në film’’
| E Hene, 28.09.2009, 06:17 PM |

ABDURRAHIM MYFTIU ’’NGA LETËRSIA NË FILM”

Nga Halit Bogaj

Libri i Abdurrahim Myftiut ‘’Nga letërsia në film’’ është një kontribut i madh dhe të themi fillestar , kushtuar kinematografisë shqiptare dhe artit filmor .Bashkë me librin tjetër të Abaz Hoxhës “Njëqind vjet të filmit shqiptar “, ky doracak na jep njohuri të hollësishme për veprat filmore të ekranizuara sipas krijimeve letrare .Është e vërtetë se ne qysh moti kishim nevojë për një tekst të tillë aq me rëndësi i cili hedh dritë në veprat më të dalluara filmore të realizuara sipas shkrimeve të autorëve më të njohur shqiptarë, siç janë Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatmir Gjata , Sotir Andoni ,Agim Gjakova , Dhimitër Gjuvani , Teodor Laço , Kiço Blushi , Skënder Drini , Neshat Tozaj  dhe Vath Koreshi .Libri i titulluar Nga letërsia në film krijon interesim të madh te artdashësit e shumtë filmorë të cilët edhe në Kosovë  i kanë shikuar disa realizime të krijuara në Shqipëri , nga veprat e shkrimtarëve tanë më të shquar të cilët i theksuam më lart .

Nga afro 300 filmat e realizuar nga kinematografia shqiptare, autori i nderuar ka bërë një punë të madhe ,duke filluar nga filmi i parë shqiptar “Tana” \1957\ ,për t’i trajtuar edhe 24 filma të tjerë : “I teti në bronz “, ”Kur zbardhi një ditë “, ”Rrugicat që kërkonin diell”, ”Dimri i fundit “, ”Lulëkuqet mbi mure “, ”Përballimi”,”Pylli i lirisë “, ”Njeriu me top”, ”Shembja e idhujve”, “Udha e shkronjave”, ”Koncerti në vitin `36”, ”Radiostacioni”, ”Nusja”, ”Njeriu i mire”, ”Aposionata”, ”Dorë e ngrohtë”, ”Kohë e largët”, ”Hijet që mbeten pas”, ”Të paftuarit”, ”Dhe vjen një ditë”, ”Kthimi i ushtrisë së vdekur”, ”Balada e Kurbinit”, ”Dasma e Sakos”dhe”Parullat”.

Vepra e autorit Myftiu është një studim i thuktë, analitik dhe paralel mes veprës letrare dhe filmit të realizuar sipas saj .Është një punim i gjatë , shumë serioz dhe i mirëpritur nga lexuesit e shumtë të të gjitha trevave shqiptare ,kushtuar këtij lloji të artit të bukur .Duke filluar me përvojën e parë të kinematografisë shqiptare , përkatësisht me projektin “Tana” autori shkruan edhe historikun e filmit shqiptar dhe gjenezën e tij që fatkeqësisht tek ne fillon shumë vonë , në krahasim me disa vende evropiane .Një fillim i tillë aq i vonë, është i njohur edhe për shkaqe dhe arsye të ndryshme historike në të cilat gjendej vendi sapo i dalur nga lufta e vështirë dhe e mundimshme .Përveç të gjitha atyre rrethanave specifike,populli vuante në shumë mënyra dhe filmi ishte ndër artet më të shtrenjta dhe thuhet se “Ngadhnjim mbi vdekjen” është xhiruar vetëm me një kamerë .Edhe pse

ishte filmi i parë ,”Tana “ la mbresa të jashtëzakonshme tek çdo spektator për të treguar se edhe shqiptarët e lashtë kishin aftësi të bonin art filmor. .

Siç thotë edhe vetë autori i librit ,”Tana” mbante vulën e fillimit të filmit shqiptar artistik , ku u shquan aktorët : Tinka Kurti dhe Naim Frashëri. .Pason filmi tjetër i famshëm dhe realist i botës shqiptare “Lulëkuqet mbi mur “ \1976\ , të cilin për fat e kishte shikuar edhe publiku kosovar kah fundi i viteve ’70-ta dhe kujtojmë se ky film është njëri ndër realizimet më të fuqishme të kinematografisë shqiptare të cilin e përjetuam në mënyrë të fuqishme dhe shumë emocionale .Të gjithë e dimë dhe e kemi të freskët se në film shkëlqeu aktori i ri dhe perspektiv Timo Flloko,  i cili sot gjendet në Holivud .Ndër realizimet e famshme të kinematografisë shqiptare , pa mëdyshje ka mbetur edhe filmi “Dimri i fundit” \1976\ .Gjithashtu edhe  “Udha e shkronjave” të cilin e kemi shikuar edhe ne , na ka bërë përshtupje të jashtëzakonshme , sidomos loja e paharruar e aktorit të famshëm Sandër Prosi .Edhe ky film është ndër të arriturat më kulminante i realizuar në vitin 1978, ku interpretojnë edhe  dy aktorë të tjerë të mëdhenj :Bujar Lako dhe Ndrekë Luca .

Filmi “Shembja e idhujve ” sipas veprës së Skender Drinit , na ka mbetur në kujtesë të përhershme ngase është krijuar sipas regjisë maestrale të Piro Milkanit.Edhe “Njeriu me top “, në regjinë e të madhit Viktor Gjika, prapë me Timo Fllokon në rolin kryesor, është një film tjetër markant të cilin do ta lakmonin edhe kinematografitë më të zhvilluara evropiane .Edhe “ Radiostacioni “ \1979\ , sipas veprës së Kadaresë “Nëntori i një kryeqyteti “ është një film i qëlluar i kinematografisë së frytshme shqiptare .“Të paftuarit “ \1985\, është film tragjik kushtuar fatit të një djaloshi që duhej të hakmerrej gjithsesi sipas ligjeve kanunore shqiptare , gjithashtu i realizuar sipas veprës tjetër të Kadaresë “Prilli i thyer “


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: