Bajramaj me Gjermaninë kampione evropiane
| E Enjte, 10.09.2009, 06:11 PM |


Fatmire Bajramaj me trofeun e kampionit evropian
Fatmire Bajramaj me trofeun e kampionit evropian
Kemajl Goca, BOTA SOT


Fatmire Bajramaj, është aktivizuar në minutën e 83-të në lojë në vend të Kerstin Garefrekesit dhe për shtatë minuta ka dhënë një kontribut të madh në fushë.

Kombëtarja e Gjermanisë në futboll e ka demoluar me rezultat 6:2 Anglinë, në ndeshjen finale të Kampionatit Evropian (femrat), e zhvilluar në stadiumin e futbollit Helsinki në Finlandë. Futbollistja Shqiptare, Fatmire Bajramaj, së bashku më kombëtaren gjermane e ngritën lartë trofeun e kampionit evropian.
Kjo finale është shikuar nga 15.877 adhurues, të cilën u ndanë të kënaqur si më lojë dhe me tetë gola të shënuara. Në çdo aspekt gjermanet ishin më të mira sesa anglezet dhe e merituan titullin e kampiones evropiane. Fatmire Bajramaj, është aktivizuar në minutën e 83-të në lojë në vend të Kerstin Garefrekesit dhe për shtatë minuta ka dhënë një kontribut të madh në fushë. Gjermanet në minutën e 20-të kaluan në epërsi me golin e futbollistes Prinz, duke e dyfishuar epërsinë (2:0) Behringer në minutën e 22-të. Anglezet e ngushtojnë epërsinë në 2:1 me golin e Carneyt të shënuar pas dy minutave lojë. Gjermanet përfitojnë në ritmin e shpejt të lojës dhe me golin e Kulig e ngritin epërsinë në 3:1 në minutën e 51-të. Pa kaluar as katër minuta lojë, 3:2, autore e golit për anglezet Smith. Inka Gringsi, e cila e fitoi edhe epiteten e shënueses më të mirë në evropianë më gjashtë gola, këtë finale shënoi dy herë. Ajo e ngriti epërsinë në 4:2 (62') dhe 5:2 (73'), pastaj në 6:2 futbollistja Prinz në minutën e 76-të. Në përgjithësi gjermanet ishin larg më të mira më lojë dhe dëshmia më e mirë është rezultati bindës. Bajramaj me Gjermaninë kremtojnë titullin evropian përkatësisht të pestin më radhë.

Anglia-Gjermania 2:6 (1:2)

Stadiumi në Helsinki.

Gjyqtarë: Dagmar Damkova.

Shënuese: Carney (24'), K. Smith (55') për Anglinë dhe Prinz (20' e 76'), Behringer (22'), Kulig (51'), Grings (62' e 73') për Gjermaninë.

KV: Stoney (Anglia).

Anglia: Brown, Alex Scott, Asante, White, Stoney, Jill Scott, Chapman (Westwood 86), Carney, Williams, Aluko (Sanderson 81) dhe Smith.

Gjermania: Angerer, Bresonik, Krahn, Bartusiak, Peter, Garefrekes (Bajramaj 83), Kulig, Laudehr, Behringer (Da Mbabi 60), Prinz dhe Grings.


(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: