Së shpejti në shitje libri më i ri i autorit Shkëlzen Gashi: Adem Demaçi
| E Hene, 31.08.2009, 10:23 AM |

ADEM DEMAÇI
biografi politike

-         Kur dhe ku lindet dhe rritet Adem Demaçi? Çfarë thotë mësuesja e tij për të?
-         Në verën e vitit 1946 Demaçi si pionier qëndron mbi dy muaj në Durrës. Si e kupton aty se jugosllavët po e vënin nën kontroll Shqipërinë?
-         Ç'i thotë Demaçi 11-vjeçar mësueses së serbishtes, të cilën e bën të qajë?
-         Pse Demaçi i nis tri fakultete dhe nuk e mbaron asnjërin?
-         Çfarë letrash mendonte Demaçi t'u vinte mbi trup pas atentatit Dušan Mugoshës e Fadil Hoxhës?
-         Më 1958, si i përgjigjet Demaçi propozimit të pushtetit jugosllav për t'u inkuadruar në radhët e LKJ-së?
-         Pse shokët e Demaçit student, sa herë ndodhen me të në lokale, marrin me vete letra bixhozi?
-         Ku, si dhe pse arrestohet Demaçi për herë të parë më 19 nëntor 1958?
-         Si i përgjigjet Fadil Hoxha kërkesës së nanës së Demaçit për ta vizituar birin e ndodhur në paraburgim?
-         Kastratovic' i thotë Demaçit pas gjykimit: ta dija se flet kështu, s'do të pranoja kurrë rolin e avokatit tënd. Ç'kishte thënë Demaçi para gjyqit?
-         Pas daljes nga burgu i parë me kë e themelon Demaçi Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSh) dhe çfarë aktivitetesh ndërmerr?
-         Si i përgjigjet Demaçi kërkesës së Konsullatës së Shqipërisë në Ankara që LRBSh ta ndalë aktivitetin?
-         Çfarë mendimi kishte Demaçi për Enver Hoxhën?
-         Kush është spiuni që ia dërgon UDB-së programin e LRBSh-së?
-         Si dhe ku arrestohet Demaçi për herë të dytë dhe çka thotë para gjyqit?
-         Ç'ëndërr sheh Demaçi në burg natën kur i vdes nana?
-         Pse Demaçi shkurorëzohet nga bashkëshortja, Xhemailia, ndërsa ndodhet në burg më 1967?
-         Ku i takon Demaçi për herë të parë fëmijët e vet?
-         Në shtator të vitit 74, pasi lirohet nga burgu i dytë, çfarë ujdie lidh Demaçi me Metush Krasniqin?
-         Ku dhe pse arrestohet Demaçi për herë të tretë, për t'u dënuar me 15 vjet burg dhe ç'thotë ai para gjyqit?
-         Cili është roli i Mahmut Bakallit në dënimin e tretë të Demaçit?
-         Ç'thotë dosja e organizatës 'Amnesty International' për Demaçin?
-         Pse kur vdes Titoja, Demaçi pranon të qëndrojë i heshtur një minutë për të?
-         Në burg, spiuni Nenad Tomic' i ofron Demaçit t'i bëjë thirrje popullit të Kosovës që t'i ndalë demonstratat e vitit '81. Pse refuzon Demaçi, megjithëqë oferta nënkupton lirimin e tij 10 vjet më herët?
-         Veç një herë gjatë plot 28 vjetëve, sa do të vuajë gjithsej nëpër burgjet jugosllave, Demaçi e provon dhunën fizike. Si rrjedh ngjarja?
-         Si pritet lirimi i Demaçit pas 28 viteve burg, ku mbi 5 vite kishte kaluar në qeli?
-         Pse pak pas daljes nga burgu më 1990, Demaçi shprehet se Enver Hoxha është biri më i madh popullit shqiptar? Çka mendon sot Demaçi për Enver Hoxhën?
-         Çka deklaron Demaçi për Rugovën pas daljes nga burgu? Pse në zgjedhjet e vitit 92, Demaçi voton për Rugovën? Çka mendon sot Demaçi për Rugovën?
-         Pse, sa herë flet për serbët, Demaçi përdor cilësimin "vëllezërit serbë"?
-         Pse forcat serbe në vitin 1993 në selinë e KMDLNj-së refuzojnë kërkesën e Demaçit për ta vrarë?
-         Pse Demaçi papritmas e ndërpren grevën e urisë kundër mbylljes së mediave shqipe më 1993?
-         Ç'u thotë Demaçi sërbëve më 1993 gjatë intervistës në televizionin BK në Beograd?
-         Pse në fillim të vitit 1996 Demaçi pranon të bëhet anëtar i LDK-së?
-         Pse në vjeshtë të vitit 1996 Demaçi i përkrah protestat kundër regjimit të Miloševic'-it në Serbi?
-         Pse në fund të vitit 1996 Demaçi inkuadrohet në PPK dhe ç'parashihte projekti i tij 'Ballkania'?
-         Pse Holbrooke në vitin '98 në takim me Demaçin bërtet dhe grushton tavolinën? Si përfundon takimi?
-         Si rrjedh debati mes Demaçit e Draškovic'-it në radio Zëri i Amerikës më 1998?
-         Çka përmban marrëveshja e arritur mes Adem Demaçit dhe Ahmet Krasniqit në maj të vitit '98 në Oslo?
-         Cilat janë kushtet e Demaçit për t'u bërë Përfaqësues i Përgjithshëm Politik i UÇK-së?
-         Kush nuk e pranon postin e këshilltarit të Demaçit në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë?
-         Si u përgjigjet Demaçi në verën e vitit 98 kërcënimeve të forcave serbe në udhëkryq të Komaranit?
-         Pse Demaçi e nxjerr nga Zyra e UÇK-së Raportuesin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Jiri Dinsbier?
-         Në janar të vitit 1999 Demaçi diagnostifikohet me sëmundje të rëndë të zemrës. Kardiologët sllovenë e alarmojnë që të operohet menjëherë. Si shërohet pa operacion?
-         Çka i thotë Robin Cook më 30 janar 1999 në Shkup Demaçit për Rugovën?
-         Pse më 2 mars 1999 Demaçi e refuzon ftesën e Rugovës për t'u takuar?
-         Pse Albright thotë se biseda telefonike me Demaçin në kohën e Rambujesë është biseda më rrënqethëse në jetën e saj?
-         Kush janë anëtarët e ShP të UÇK-së që e urdhërojnë Demaçin të dalë jashtë prej ShP të UÇK-së?
-         Për ç'arsye dhe kur jep Demaçi dorëheqje nga posti i Përfaqësuesit të UÇK-së?
-         Ku ngulmojnë dhjetë pikat e Demaçit kundër Marrëveshjes së Rambouillet-së?
-         Si u përgjigjet Demaçi kërcënimeve të forcave serbe gjatë bombardimeve të NATO-s?
-         Ç'u thotë Demaçi sërbëve në vitin 2000 gjatë intervistës në televizionin BK në Beograd?
-         Pse Demaçi jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Bordit të RTK-së?
-         Pse në vitin 2004 Demaçi dështon për të themeluar Forumin Qytetar të Kosovës?
-         Pse fill pas demostratave të 10 shkurtit 2007 Demaçi thotë Thaçi, Haradinaj e Surroi janë mafiozë?
-         Çka thotë Demaçi për 'pavarësinë' e Kosovës, flamurin, himin...?
-         Ku është dhe çka bën sot Demaçi?

Libri është ilustruar me fotografi të rralla nga jeta dhe veprimtaria e Adem Demaçit.


(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: