Miss Universe 2009, Miss Kosova në vend të tretë
| E Hene, 24.08.2009, 05:51 PM |

Miss Kosova Marigona Dragusha merr lulet nga një burrë i paidentifikuar, pasi u emërua përcjellësja e dytë e Miss Univers
Miss Kosova Marigona Dragusha merr lulet, pasi u emërua përcjellësja e dytë e Miss Univers

Është ky suksesi më i madh i një vajze shqiptare nga Kosova në një garë me karakter ndërkombëtar. Miss Universe mbahet në Ishujt e mrekullueshëm të Bahama’s ku edhe vitin e kaluar, në pjesëmarrjen e parë përfaqësuesja nga Kosova, Zana Krasniqi, u plasua në vendin e gjashtë.


Në garën e Miss Universe, gara për vajzën më të bukur të botës, bukuroshja nga Kosova, Marigona Dragusha u nderua mbrëmë me vendin e tretë në botë, në mesin e përfaqësueseve nga 84 vende të ndryshme. Miss e Botës u shpall miss Venezuela ndërsa e dyta miss Republika Domiminake.Për herë të dytë radhazi në shumë vite, Venezuela fiton titullin Miss Universe. 18-vjeçarja Stefania Fernandez u shpall Miss Universe 2009 mbrëmë vonë në vendpushimin Atlantis në ishulli Paradise në Bahamas.

Ajo ishte mes konkurenteve nga 80 vende dhe u bë fituesja e 58-të e këtij titulli prestigjioz botëror.Shfaqja u transmetua drejtpërdrejt për miliona teleshikues në të gjithë botën. Në vend të dytë doli Ada de la Kruz e Republikës Dominikane dhe e treta Marigona Dragusha nga Kosova. Miss Kosova, Marigona Dragusha, ishte në New York për rreth një muaj përgatitje nën përkujdesjen e fotografit të njohur shqiptaro-amerikan, Fadil Berisha. Ndërkaq garuesja tjetër shqiptare në Miss Universe, Miss e Shqipërisë, Hasna Xhukiçi u përzgjodh në mesin e 15 vajzave më të bukura të botës.

Ndër pesë finalistet ishin edhe Miss Australia dhe Miss Puerto Riko.

Spektakli “Miss Universi” organizohet çdo vit dhe sponsorizohet nga miliarderi amerikan Donald Trump. Është ky suksesi më i madh i një vajze shqiptare nga Kosova në një garë me karakter ndërkombëtar. Miss Universe mbahet në Ishujt e mrekullueshëm të Bahama’s ku edhe vitin e kaluar, në pjesëmarrjen e parë përfaqësuesja nga Kosova, Zana Krasniqi, u plasua në vendin e gjashtë.
Miliarderi amerikan Donald Trump dhe Miss Universe 2009
Miliarderi amerikan Donald Trump dhe Miss Universe 2009


Bota sot

(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: