Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Njeriu, Artisti, Profesori...

| E diele, 12.02.2006, 07:27 PM |


Me rastin e 70-vjetorit te lindjes se Prof. Gjon Simonit "Artist i Merituar"

Gjon Simoni eshte nje nga emrat me te spikatur te kultures muzikore shqiptare, i cili, edhe pse prej shtate vitesh nuk ndodhet me midis nesh, eshte prezent me vepren e tij muzikore, e me aktivitetin e gjere pedagogjiko-shkencor. Ai la nje trashegimi te madhe ne kulturen muzikore shqiptare e arsimin muzikor, e mbi te gjitha, la emrin e tij te mire si qytetar e njeri. Prof. Gjoni u lind ne qytetin e Shkodres, me 8 shkurt 1936, ne nje nga familjet me te medha te komunitetit katolik shkodran, e cila rezatonte jo vetem begati ekonomike, por edhe nje pasuri te madhe intelektuale, qe karakterizohej nga niveli i larte kulturor per kohen. Ne rrethin e tij familjar benin pjese Kardinali i pare shqiptar Mikel Koliqi, Kirurgu shquar Dr.Frederik Shiroka, si dhe shume personalitete te shquara te qytetit te Shkodres te cilet dhane nje kontribut te madh ne jeten e kulturen shqiptare.

I ati i Gjonit, Cuku, edhe pse u mor me tregti, ishte njekohesisht esperantisti i pare shqiptar, njohes i mire i leterise, historise, e muzikes, keshtu qe te pese familjaret e familjes Simoni moren nje formim te shendoshe kulturor. Kater prej tyre, Gjoni, Nina, Cini, Nuci, iu perkushtuan muzikes, ndersa i madhi Zefi, nje nga njohesit me te mire te gjuheve te huaja. Ne familjen Simoni fliteshin disa gjuhe te huaja si italisht, frengjisht, gjermanisht, serbo-kroatisht, etj., gje e cila beri te mundur pervetesimin e tyre nga femijet. Gjoni ne femijeri luante mire ne pianoforte si dhe kendonte ne korin e Katedrales Katolike te qytetit. Ate qe ne moshen 15-16 vjecare e shohim te jete organisti i Katedrales se Shkodres. Per nevoja ekonomike, per pak kohe punoi si llogaritar e me vone fale aftesive e talentit per muzike, ai punoi shef muzike ne qytetin e Kukesit e me vone pianist ne qytetin e Durresit. Ne Durres Gjoni me ndihmen e klarinetistit rus, Valentin Ribin, rriti me tej njohurite e tij muzikore, gje e cila do te ndihmonte ate per te ndjekur me tej formimin e tij muzikor, keshtu me hapjen e Konservatorit te pare shqiptar, me 1962, ai do te ishte nder studentet e pare qe fitoi te drejten per te vazhduar studimet e larta muzikore.

Ne harkun kohor 1962-1966, Gjoni kreu studimet e larta per muzike ne specialitetin Teoritik (Kritik e studiues muzike) dhe krahas kesaj studioi edhe kompozim nen drejtimin e Kompozitorit Tonin Harapi bashkestudent e shok i ngushte i tij.

Ne vitet e studimeve ne Konservator, ai shquhet jo vetem per cilesine e larte te njohurive muzikore, por edhe per nje nivel te larte kulturor, e mbi te gjitha per nje edukate shembullore.

Me mbarimin e studimeve te larta me vleresime maksimale, me 1966, ai emerohet Shef i muzikes ne rrethin e Gjirokastres, ku punoi rreth 2.05 vjet deri ne prill te vitit 1969.

Mbas K.Konos, M.Krantes, K.Osmanlliut, M.Daiut, Dh.Lekes e T.Harapit, ne Gjirokaster i pari muzikantme formim te plote profesional ishte Gjon Simoni.

Gjirokastra qe ishte e etur per zhvillimet muzikore, mbasi nuk kishte ndonje tradite te shquar krahasuar me Tiranen apo Shkodren, e priti shume ngrohte ardhjen e Gjonit, i cili me punen e sjelljen e tij u be i vleresueshem e i dashur per komunitetin gjirokastrit.

Pikerisht ne Gjirokaster ka zanafillen edhe puna krijuese e Gj.Simonit ne fushen e muzikes, e cila me vone do te merrte nje afirmim mbarekombetar.

Periudha e punes ne Gjirokaster do te ishte faktor i rendesishem per karrieren e mevonshme muzikore te Gjonit. Megjithe mungesat e medha qe kishte per kete fushe, ai mundi te ngreje nje orkestrine per perballimin e aktiviteteve muzikore, ngriti korin e arsimtareve te qytetit, shume grupe vokale e kengetaresh, drejtoi shume aktivitete muzikore te cilat vleresohen si zhvillime te rendesishme ne jeten artistike te qytetit. Ai harmonizoi, perpunoi e krijoi shume kenge e vepra vokale per nevojat e qytetit, te cilat kane ngelur te panjohura per opinionin muzikor shqiptar. Ai dha nje ndihmese ne pasurimin e repertorit te orkestres frymore duke krijuar e orkestruar shume vepra muzikore.

Periudhes se punes ne Gjirokaster i takon dhe realizimi i temperimit te instrumenteve popullore e formimi i orkestres me instrumente te temperuar, e cila, me largimin e tij nga Gjirokastra, do te vazhdonte te rritej e te zhvillohej me tej, duke marre trajten e nje orkestre me tipare te plota e qe do te debutante ne shume aktivitete kombetare si dhe ne Festivalin te Kenges ne Radiotelevizion.

Per kete orkester Gjoni, perpunoi e kompozoi shume kenge, pjese instrumentale e muzike per koreografi. Puna dhe edukata e tij, beri te mundur qe ai te fitoje konsideratat jo vetem te qytetareve gjirokastrite por edhe te autoriteteve lokale te kohes. Ai mbeti gjate gjithe jetes se tij bashkepunetor i ngushte i qytetit te Gjirokastres.

Me 1969 Gjoni transferohet ne redaksine e krijimtarise muzikore ne Radio-Tirana, ku punon pak kohe si redaktor e prej vitit 1970 deri me 1980 shef i redaksise se krijimtarise e incizimeve muzikore.

Kjo periudhe (1970-1980) eshte nder me te spikaturat ne veprimtarine e kompozitorit Gj.Simoni, e cila, fale punes e talentit te tij, i dha atij nje afirmim mbarekombetar, si kompozitor, drejtues e studiues.

Ai per 10 vite rresht drejton rreth 10 Festivale te kenges ne Radio-Televizion, 10 Koncerteve te Majit, shume koncerte simfonike, incizime te muzikes per filma artistike, realizon me dhjetra perpunime, orkestrime te veprave muzikore te autoreve shqiptare e atyre boterore etj...

Periudha e punes ne Radio-Tirana eshte dhe periudha e pare e krijimtarise se tij muzikore ku vecohen, "Variacione" (per flaut e orkester simfonike), "Romance" (per flaut e orkester simfonike), kompozimi i muzikes se filmave multiplikative e vizatimore "Ketri ndihmon shokun", "Llustra-Llustra", "Arushi hap toke te re" si dhe shume perpunime vokale te muzikes popullore.

Ne RTSH, ai luajti nje rol te madh jo vetem ne zgjerimin e aktivitetit muzikor, por rriti se tepermi cilesine artistike te ketyre aktiviteteve. Me kulturen e gjere, edukaten e shquar qytetare e talentin krijues, ai mundi te krijoje nje rreth te gjere bashkepunetoresh prane redaksise muzikore, e te behet nje nga figurat me te spikatura e me te dashura peer komunitetin e artisteve te muzikes. Ai, krahas punes i jep nje ndihmese e madhe kolegeve per realizimin e shume veprave muzikore, keshtu kontributi i tij si orkestrues beri te mundur realizimin e Operes se kompozitorit P.Gaci "Toka jone", si dhe ndihmoi shume krijues per orkestrimin, redaktimin e perpunimin e veprave te tyre.

Ne periudhen 1980-1990 ai punon ne ILA, ku emerohet shef i katedres se Kompozicionit e pedagog i lendes se Orkestrimit. Ne rafshin pedagogjiko-shkencor ai harton programe mesimore, boton tekstin e "Orkestrimit" per ILA dhe shkollat e mesme artistike (1986), shkruan shume artikuj studimore, e drejton shume emisione radio-televizive per probleme te muzikes etj...

Krahas punes pedagogjik-shkencore, kesaj periudhe i perkasin edhe shume vepra muzikore qe per nga cilesia jane nje zhvillim serioz ne krijimtarine e kompozitorit Gjh.Simoni. Tashme ai krijon nje sere veprash te rendesishme ne gjini e forma muzikore te dimensioneve me te medha, pa u shkeputur nga levrimi i gjinive te vogla e realizimi i shume orkestracioneve te veprave shqiptare e atyre te kompozitore ve boteror.

Kesaj periudhe i takon rralizimi i muzikes per gjashte filma artistike e vizatimor, ku shquhet filmi "Apasionata". "Suita per orkester harqesh" me motive nga opera "Mrika" e P.Jakoves (1981), "Migjeniane" (1984), Baleti "Bijte e shekullit te ri" si dhe "Suita nga baleti bijte e shekullit te ri" (1985), "Motive Migjeniane" (1986), "Stinet e valeve", (Koncert per orkester 1988), "Simfoni e vogel" (per orkester harqesh 1990), "Koncert per piano e orkester" (1986). "Koncert per violine e orkester" (1988-1989) etj... Krijimtaria muzikore e periudhes 1980-1990 e vendos Gjon Simonin ne radhet e kompozitoreve me prodhimtare te kohes, tashme ai ka marre afirmim te plote si kompozitor i shquar ne muziken shqiptare.

Krahas punes krijuese-muzikore, kesaj periudhe i takon dhe nje aktivitet i dendur pedagogjiko-shkencor, duke dhene lenden e orkestrimit e sidomos duke botuar shume artikuj studimore per probleme te shkolles e zhvillimeve muzikore ne Shqiperi.

Si rrjedhoje e ketij kontributi, ai ne vitet 1992-1993 emerohet Dekan i Fakultetit te Muzikes ne Akademine e Arteve, detyre qe do te vazhdonte ta kryente edhe ne vitet 1996-1997. Krahas kesaj detyre ai eshte njekohesisht pedagog i lendes se Orkestrimit ne Akademine e Arteve deri ne fund te jetes se tij.

Ne vitet 1993-1994, Gjoni per nevoja ekonomike do te emigronte ne Greqi ku do te punonte pedagog ne Konservatorin e Kardhices.

Ne periudhen e trete te krijimtarise se tij muzikore (1990-1999), Gjoni do te realizonte nje numer te madh veprash muzikore te gjinive e formave te ndryshme si: "Korale dhe Fuge" (per orkester harqesh), "Fantazi per piano e orkester me tema Greke" (1994), "Pjese per orkester harqesh" (1996), "De profundis" (Kantate ne tre kohe per solist, kor e orkester), "Ave Maria" (1991), si dhe vepren e fundit "Kuartet Fagotash", e cila u ekzekutua me 3 Korrik 1999 nje dite mbas vdekjes se autorit.

Ai punoi gjate per plotesimin e perfundimin e vepres se kompozitorit T.Harapi (mbas vdekjes), si dhe la te perfunduara 150 perpunime te kengeve popullore. Gjoni ne periudhen 1990-1999 deri sa u nda nga gjiri i familjes dhe komuniteti i artisteve te Muzikes i sherbeu me devocion Komunitetit Katolik ne Shqiperi. Keshtu ne periudhen e fundit te jetes se tij, ate e shohim qe te jete i pari organist ne Katedralen Katolike ne Tirane, mbas ndryshimeve politike te viteve '90. Gjithashtu ai eshe anetar i shoqates se intelektualeve Katolike te Shqiperise ku dha nje kontribut te shquar ne propagandimin e vlerave te Kishes e Klerit Katolik ne Shqiperi, nepermjet shtypit e shume emisioneve ne Radio-Televizion. Ai punoi gjate e me perkushtim per realizimin e librit "Simfonia e nje jete" kushtuar kardinalit te pare shqiptar Mikel Koliqi.

Gjoni ishte nje besimtar i ndergjegjesuar i Katolicismit, gje te cilen e pasqyron edhe ne krijimtarine muzikore te kesaj periudhe. Keshtu ai kompozon "Requiem" (kushtuar "Nene Terezes" 1998), "Stabat mater" (per solist e orkester 1995).

Vepra muzikore e Gjon Simonit eshte e gjere dhe e larmishme. Pa dyshim qe ajo eshte kontribut i rendesishem ne Muziken Shqiptare. Ajo shquhet per profesionalizem deri ne persosmeri, natyrshmeri, gjuhe dhe forme te qarte muzikore, per tingellim teresisht kombetar e mbi te gjitha per racionalitetin e llogjiken e shendoshe.

Gjoni, nuk ishte kompozitor i efekteve befasuese e i krijimeve te ideologjizuara te veshur me petkun e nje pompoziteti emocional te shtirur. Ai, mundi qe ne vepren e tij te meshiroje tiparet e karakterit te tij si: urtesine, mencurine e tejskajeshme, si dhe mundi te administroje mire emocionin.

Muzika e tij, flet qarte, thjesht e me nje domothenie te thelle emocionale e pare nga kendveshtrim intelektual.

Per kontributin e tij ne zhvillimin e artit kombetar e shkences muzikore, ai eshte dekoruar me medalje, urdhera e tituj te ndryshem. Keshtu atij i jane akorduar: Urdhri "N.Frasheri" Kl.I, e Kl.II (1977-1988), titulli "Artist i Merituar" (1989), "Profesor" (1995), "Diplome nderi" nga International Biografic center Cembridge England (1999) etj...

Te gjithe te afermit e tij, familja, komuniteti i artisteve, pedagogeve ai katolik, ne 70 vjetorin e lindjes se Kompozitorit Gjon Simoni kujtuan, njeriun, artistin e profesorin e shquar, ate qe dinte te kishte vetem miq, dashamires e qe me urtesine e tij karakteristike, ishte nje nga punetoret me te shquar te Muziken Kombetare. Vepra e tij ze nje vend teper te vleresueshem ne Opusin e gjere te Kultures Muzikore Shqiptare e si e tille duhet te jete objekt studimesh e pergjithesimesh teorike.

* Roland Cene eshte "Artist i Merituar" dhe Pedagog ne Akademine e Arteve

Roland Cene*