E marte, 23.04.2024, 02:01 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Përvjetori i Autoqefalisë dhe B. Hoxha

E hene, 08.10.2012, 07:38 PM


Përvjetori  i Autoqefalisë, dhe dëshira e çuditshme e gazetarit Bashkim Hoxha  për  themelimin e KOASH

Nga Pirro Prifti

  një nga emisionet e mëngjezit të gazetarit të dëgjuar Bashkim Hoxha menjëherë pas leximit të gazetave të ditës  telefonoi pas pak castesh një telefonues nga Korca i cili foli  për rolin thelbësor të intelektualëve ortodoksë e sidomos atyre të zonës Korcë, Kolonjë dhe të jugut të Shqipërisë për pavarësinë e Shqipërisë më 1912. Papritur  Gazetari Bashkim Hoxha i zemëruar pak ( sipas mënyrës së tij të të folurit me telefonuesit në përgjithësi), e ndërpreu dhe i tha.. (afërsisht kështu):....` mos na trego se kur ka filluar ortodoksia të funksionoje si thua ti që para 250 vitesh, por na thuaj përse nuk festohet 90 vjetori i KOASH, përse Kisha Ortodokse nuk feston 90 vjetorin  që është sot , por hesht?,, Folësi me dialekt nga Korca tha.. nuk e di.....

Kështu gazetari Bashkim Hoxha ja mbylli telefonin, dhe vazhdoj me telefonatat e tjera të mëngjezit pas emisionit të përditshëm të  leximit të gazetave.

Më bëri shumë përshtypje kjo mënyrë të komunikuari e gazetarit, me telefonuesin e thjeshtë me dialekt nga Korca për dy arsye kryesore:

Së pari gazetari Bashkim Hoxha duhet të jetë më i kujdesëshëm me ata që telefonojnë sepse deri sa  emisioni u jep mundësi lexuesve të flasin ai nuk duhet ti ndërpresë në cdo pasazh apo dhe të ironizojë kur nuk i pëlqen komenti. Edhe në atë rast folësi i Korcës kapi një problem të harruar nga shqiptarët (dhe sigurisht nga gazetarët), për kontributin thelbësor të ortodoksisë  dhe të inteligjencës ortodokse  të Jugut  në pavarësinë e Shqipërisë- të cilin kërkoi  ta vlerësojë folësi nga Korca sipas mënyrës së vet, por  mesa duket personalisht gazetari  Bashkim Hoxha nuk e pëlqeu fare.

Së dyti dhe më i rëndësishmi, përsa i përket datës së themelimit të KOASH (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë), z. Bashkim Hoxha gabohet në disa drejtime, sepse nuk  ishte 90 vjetori  i KOASH në 5 tetor 2012.

Sigurisht edhe unë  që e dëgjova rastësisht këtë telefonatë në mëngjësin e datës 5 tetor më bëri gjithashtu përshtypje toni me të cilin përcolli z. Gazetar në drejtim të folësit dhe sigurisht edhe të atyre që e dëgjonin , sepse dukej qartë pakënaqësia (si pas gazetarit) që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk e ka festuar këtë përvjetor, duke lënë të kuptojë që Kisha nuk është ajo që kërkojnë shqiptarët si  z. Bashkim Hoxha,  sidomos ata që nuk janë të fesë së krishterë ortodokse.

Interesant, i nderuari gazetar, opinioni që keni ju për këtë problem.

Për ta  sqaruar këtë  handikap, po përmbledh disa argumenta dhe data, por më e mira do të ishte që i nderuari gazetar Bashkim  Hoxha dhe të tjerë do të mund të ndriçoheshin nëse do të lexonin tek gazeta  `Ngjallja` e shtatorit 2012 një shkrim nga Thoma Dhima me titull ``Një përpjekje në rrugën e Autoqefalisë``(http://www.orthodoxalbania.org/new/index.php?option=com_content&view=section&layout=blog&id=30&Itemid=118&lang=sq).

Kjo edhe për arësyen se shkrimi im botohet tek gazeta `SOT`, gazetë e cila nuk lexohet nga z. Bashkim Hoxha tek `TV-NEWS 24`  si pasojë e `politikave të vecanta` që na  ndjekërka  ky television (?!) në raport me këtë gazetë  të respektuar,  dhe që për mendimin tim është nga më të pa-anshmet përsa i përket komenteve dhe lajmeve.

Shkurtimisht Historiku i KOASH është i lidhur direkt edhe me historinë e Shqipërisë prandaj njerëzit janë sensibël:

-Më 18 mars 1908  si pasojë e incidentit në Hudson SHBA, kur i riu shqiptar Kirstaq Dishnica u shkishërua për shkak të aktivitetit patriotik, atë  ditë Fan Noli u shpall prift nga një peshkop rus dhe lexoi për herë të parë liturgjinë në shqip po në Hudson.

-Noli përktheu më 1911 të gjithe liturgjinë kryesore në shqip.

-Noli gjatë 1912 dhe 1924 ushtroi aktivitet kryesor  politik dhe fetar deri në bërjen e tij Kryeministër më 1924.

-Më 10 shtator  (ditë e Hënë) 1922 u mbajt Kongresi i Beratit për të sanksionuar Autoqefalinë. Karakteristikë negative ishte se në këtë Kongres nuk morri pjesë asnjë episkop , gjë që i bëri të pavlefshme (pra jo ligjore) vendimet e marra, megjithse me vendimin politik (!) të Nr. 807 të datës 18-09-1922 Këshilli i Ministrave bëri njohjen zyrtare shtetërore të vendimeve të Kongresit të Beratit dhe i miratoi ato plotësisht sepse ishin mbështetur në parimin e pavarësisë së shtetit shqiptar( A.Q.Sh. fondi 251,dosja 1254, viti 1922). Kjo datë është historike por jo ligjore dhe fetare, sepse nuk u njoh nga Patrikarkana e Stambollit e cila i vuri këto kushte për njohjen e Autoqefalisë:

-Peshkopët që do të zgjidhen prej popullit shqiptar duhet të jenë miratuar më parë prej tij.
-Patriarkana ka të drejtën e vetos në miratimin e Kryeepiskopit.
-Gjuha e vjetër e dëshirueshme e kishës, greqishtja, të zërë vendin e parë në Kishë.

Këto kërkesa u hodhën poshtë nga Këshilli i Naltë i Kongresit të Beratit: At Vasil Marko, Dhosi Havjari, Vasil Avrami, deputeti Thoma Orolloga, At Harallamb Torka, Dhimitër Kacimbra, Simon Shuteriqi e Kristo Kirka.

``Për të krijuar një gjendje më të favorshme Visarion Xhuvani më 1923, që atëherë ishte deputet dhe anëtar i Këshillit të Naltë, kërkoi nga Parlamenti ndihmë financiare prej 50.000 franga ari. Ai iu drejtua Parlamentit me këto fjalë: " Kështu edhe nji herë ky Parlament t'i marri parasysh gjithë nevojat dhe gjendjen delikate të Kishës Autoqefale Kombëtare dhe të mos kursejë nji dhuratë të vogël që ka me prumun njisimin dhe shqiptarizimin e ortodoksëve, punë që ka aq vlerë për interesimin ma të naltë të shtetit në kohën e ardhme, sa nuk mund ta shpjegoj me kohën e pakët që kemi".( Bisedime të Këshillit Kombëtar, faqe 221, viti 1923***)
Mbas disa diskutimesh Ahmet Zogu tha: "Asht e ditun se këto ndihma do të jepen jashtë buxhetit dhe nji shumë prej 50.000 frangash ari nuk asht gja e madhe. Qeveria pra, me gëzim e pranon dëshirën e komisionit të financave, që kjo shumë t'i dhurohet Këshillit të Naltë të Kishës Kombëtare".
Në këtë rast Ahmet Zogu shprehu për herë të dytë vullnetin e mirë për të ndihmuar Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare ``(http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=40815).

Këshilli i Naltë i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ngarkoi Visarion Xhuvanin që të drejtonte Mitropolinë e Durrësit sipas dekretit Nr. 686 të datës 28.3.1925. dhe për të marrë lejen nga  Patriarkana e Stambollit.

Kontradiktat midis intelektualëve për këtë çështje të rëndësishme të Kishës Ortodokse Shqiptare i zgjidhi Mbreti Zogu i Parë, i cili me vendosmëri ka deklaruar: " Aq më ban ç'mendon Patriarkana. Në Shqipni jam zot vetë dhe komandoj unë".(70 vjet të Kishës Ortodokse Autoqefale, Tiranë 1993, faqe 71).

Në shkurt të vitit 1929 Kryetari i Këshillit të Naltë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë njoftoi Visarion Xhuvanin.
Detyra e re që iu ngarkua Visarionit u miratua menjëherë nga Qeveria Shqiptare. Çdo pritje e mëtejshme do ta dëmtonte rëndë autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare, prandaj në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, të kryesuar nga Naltmadhnia e Tij, Mbreti Zog I, në të cilën morën pjesë Koço Kota, Pandeli Evangjeli, Hiqmet Delvina, ndërsa nga Këshilli i Naltë Kishtar At Vasil Marko dhe Imzot Visarioni. Ky i fundit u ngarkua që të zgjidhte dy episkopë kanonikë të huaj, të cilët do të dorëzonin kandidatët shqiptarë.
Nga 11 shkurti deri më 17 shkurt të vitit 1929 u bënë hirotonisjet e episkopëve dhe më 18 shkurt do të formohej Sinodi. Këto qenë ditë festive për ortodoksët dhe për myslimanët shqiptarë. Meshat që u mbajtën atëherë ishin ngjarje të shënuara në historinë e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Mbretin në to e përfaqësoi Kolonel Zef Seregji, mori pjesë kryeministri Koço Kota, ministri i Drejtësisë Hiqmet Delvina, Xhafer Vila, Yzedin Beshiri, Abdurrahman Kroi, Dr. Basho, Tefik Mborja etj. Diskutimet e gjata shtatëvjeçare për zgjedhjen e Sinodit të Shenjtë morën fund. Gazeta e Re atëherë shkroi: "Më në fund ideja kombëtare ngadhënoi si gjithnji sepse ajo buron nga shpirti i kombit dhe asht besue në duer të forta patriotike".

Më 19 qershor të vitit 1929 të 46 delegatët përfaqësues të klerit dhe të popullit të Shqipërisë u mblodhën në Korçë për punimet e Kongresit të Dytë Panortodoks. Kongresi historik i Korçës miratoi njëzëri dokumentet bazë të Kishës dhe mjaft vendime të tjera, duke e vendosur Kishën Shqiptare krahas kishave të tjera ortodokse ballkanike, evropiane e botërore. Pra edhe kjo një datë historike por jo datë ligjore dhe fetare e miratuar.

Mbas 27 majit të vitit 1936, dita kur dha dorëheqjen Visarioni si ( pasojë e kontradiktave ndërmjet klerikëve dhe shtetit shqiptar), e deri më 12 prill të vitit 1937, pati veprimtari të dendur diplomatike për të bindur Patriarkun e Stambollit që të miratonte Tomusin. Ai nuk lëvizi nga kërkesat e veta, vetëm se i zbuti ato dhe ia përshtati diplomacisë së kohës, miratoi Tomusin dhe në krye të Kishës Shqiptare erdhi Imzot Kristofor Kisi. Dhënia e Tomusit nga Patriarkana e Stambollit për Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare u bë më 12 prill të vitit 1937.

Së fundmi KOASH është deklaruar si Autoqefale me 1922 por është njohur si e tillë ligjërisht nga Patrikana e Stambollit më 12 prill 1937 pas dhënies së Tomos-it.

Në nëntor 1950 parlamenti komunist shqiptar miratoi statutin e Tretë që ishte abroguar në statutin  e 1929. Me përjashtim të ndonjë amendamenti të bërë më 1993, Ky Statut i KOASH është ende në fuqi.

Pra KOASH feston zyrtarisht festën e krijimit me dt. 12 Prill të cdo viti. Datat e tjera janë data historike që janë të rëndësishme kryesisht për historinë e Shqipërisë se sa për KOASH.

Kjo është e vërteta, dhe ashtu si gazetari patriot Bashkim Hoxha  ashtu dhe njerëz të tjerë të interesuar për Autoqefalinë e  Ortodoksisë të Shqipërisë  duhet të respektojnë atë që respekton KOASH  dhe komuniteti ortodoks pra duhet respektuar ligji, dhe jo atë që ja do qejfi  cdo gazetari qoftë ai dhe `patriot` që e cfaq patriotizmin duke përdorur TV e punës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora