Kerko: Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë
Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (8)
E marte, 25.09.2012, 07:34 PM
PESHA E FJALËS SË URTË (8)
Nga Dedë Sokoli
-N-
– Namin sa lajthia, dhunën sa
shtëpia.
– Nata për ujkun, dita për
bujkun.
– Nata s’është gjë tjetër veçse
nata e botës, ligësia është nata e shpirtit.
– Natyra i fshehë sekretet e
sajë sepse është sublime dhe jo se është mashtruese.
– Natyra nuk flet, nuk proteston
por hakmarret.
– Ndarja është më e mira e të
ligave.
– Nderi e vendosë pasurinë,
pasuria nuk e vendos nderin.
– Nderi rron edhe pas vdekjes.
– Nderi vjen e ikën, turpi vjen
e nuk ikën më.
– Ndershmëria vonon, por nuk
harron.
– Ndo duro e plas, ndo fol e
banu gas.
– Në çdo gjë që bëjme është e
nevojshme t’i shofim efektin.
– Në atë shtepi ku qeshin, ka
hyrë lumturia.
– Në botë ka dy rraca njerzish;
a) Raca e njerëzve të sjellshem;b) Raca e njerëzve tëpasjellshëm.
– Në botë nuk kemi të bëjmë me
djaj as me enjëj, por me njeres që u ngjajnë atyre.
– Në ç’ditë do ta mashtroj një
femër, se nga dobësia e sajë punë nuk bëka vërtetësia imë.
– Në çdo gjë mund të
neglizhohet, por në edukimin e fëmijve nuk mund të neglizhohet asnjëherë.
– Në çdo moshë, njeriu bën faj.
– Në çdo vend, ka pleq me mënd.
– Në darkë, barkun lëre pakëz
firë (bosh) që të jeshë gjithnjë më mirë.
– Në darkë ha pak që të fjeshë
më rehat.
– Në dashuri komandon ai që
dashuron më pak.
– Në demakraci forca e arsyes,
është dhe duhet të jetë më e fuqishme se arsyeja e forces.
– Në demakraci secili ka të
drejtë të jetë skllav i kujtdo.
– Në emër të drejtësisë, të jemi
kundra vetes ( Të ruajtë Zoti nga vetja).
– Në ëndrra në dashuri, nuk ka
gjera të pa mundura.
– Në gjellën tënde hidh krypë sa
të duash, në të fshatit jo.
– Në i thënsh” plaç” së keqes,
ajo pelcet si kokrra e kripës në zjarr.
– Në jetë asgjë nuk kushton në
shtrëjt se sëmundja e budallallekut.
– Në jetë nuk ekzistojnë
zgjidhje. Ka vetëm forca lëvizje, mjafton t’i gjeshë dhe zgjidhjet vijnë vetë.
– Në jetën e çdo kujt’ është një
puthje që nuk harrohet.
– Në kombin tonë duket se tërë
hollësia e mëndjes dhe zemërës, terë bukuria e karakterit dhe e sjelljes, kanë
rënë në anën e gruas.
– Në komedinë e dashurisë,
zënkat janë që pergatisin aktin e ri.
– Në kritikën estetike, qëndrimi
është gjithçka.
– Në luftë duhen një trimri dhe
njëqind mënçuri.
– Në lumturi duhet të jeshë i
përmbajtur, në fatkeqësi i urtë.
– Në miqësi duhet vlersuar mbi
çdo gjë- sinqeriteti.
– Në një familje të lumtur, që ka
një të çmëndur, i lumtur është vetëm ai i çmënduri.
– Në një pyllë, pema mbështetet
te një pemë, tek një komb, njeriu mbështetet në njerinë.
– Në një shtet nuk ka gjë më të
keqe se sa të mbashë për të urtë dinakun.
– Në politikë është si në
matematikë, ajo që nuk është krejtësisht e saktë, është e gabuar.
– Në portën e shurdhit mos
trokit.
– Në pusin e ri mos pi ujë, në
të vjetrin mos pështyjë.
– Në qoftë se don të martohesh
mirë, martou me një shoqe tënden.
– Në qoftëse nuk jeni fajtorë,
atëher, rrini i qetë.
– Ne rrallë u besojmë atyre që
janë më të mirë se sa vetë ne.
– Ne rregullohemi me asgjë-
sepse me asgjë hidhërohemi.
– Në se don që një njeri ta
mbashë afër, mbaje diçka larg.
– Ne se don të dishë të metat e
familjes tënde, rrih kalamajt e fshatit se t’i tregojnë ato.
– Ne së flet me ngut, do të
thuash ndonjë fjalë që do të pëndohesh sa të jeshë gjallë.
– Në se nuk kërkon ndjesë, je
duke bërë një akuzë.
– Në tryezë kurr nuk mungojnë
miqtë, por janë rrallë në çdo të veçanta.
– Në vëndin që nuk të takon, mos
u ul.
– Në xhelozi ka më shumë egoizëm
se sa dashuri.
– Në zemrën e çdo burri ose një
gruje, fillon historia e çdo vendi.
– Nëna, ju e keni në dorë
shpëtimin e botës.
– Nëna të lindë, babaj të
ushqen.
– Nënë, jam trim. Të njofin
shokët djalo. Nënë jam i bukur, shif vedin në pasqyrë.
– Nëse do të keshë lajme nga
zemra, pyet fytyrën.
– Nëse don ta humbasësh mikun,
jepi para borxh.
– Nëse fjalen nuk e thua dot në
shesh, sepse ke droje, mos e thuaj as pas nesh.
– Nëse jeton gjatë, do të
shohësh se çdo fitore shënderrohet në disfatë.
– Nëse nuk kërkon ndjesë, je
duke bërë një akuzë.
– Nëse nuk merr pjesë në
fatkeqësinë time, në lumturin time je i tepërt.
– Nëse pakëz sinqeritet është i
rrezikshëm, atëherë sinqeriteti i tepruar është katastrofë.
– Nëse të diturit nuk do të
– Nëse ti nuk e don të keqen, ik
nge keqja.
– Nëse ti pin duhan, je
shkatrrues i shëndetit tand.
– Nevoja të ben me i thirrë
derrit dajë.
– Nga del fjala,
– Nga dituria,
– Nga e thëna në të berë, kalon
në mes një det i tërë.
– Nga gabimet e të tjerve, i
mënçuri korigjon vetveten.
– Nga lehja e qenit nuk tundet
– Nga mallkimi i nënës nuk vdes
njeri.
– Nga mërzitia e minjëve, i vuri
flakën mullirit.
– Nga një e keqe, nuk mund të
vijë kurr një diçka e mire.
– Nga njeri vesh i hyn dhe nga
tjetri i
– Nga të erdhi sosja, o pyll ?
Nga vetja se nxora bishtin e spatës.
– Nga të gjitha fjalet që
degjoj, fjalen vdekje e shof me inatë.
– Nga të gjitha gjerat e
– Nga të ngrohti nuk të gjenë
gjë- ruaju nga të ftohti.
– Nga tërë gabimet që bejmë
gjatë ditës, më i madhi eshtë të dëshprohemi.
– Nga zemra e ftohtë, nuk
– Ngarkoje tjetrin aq sa ka
mundesi të mbajë.
– Ngremë shumë lartë lavdinë e
njërës palë, për të ulur atë të palës tjetër.
– Ngriti ato vetulla, se s’erdha
me ngrënë petulla.
– Ngushëllimet pa vënd, e
acarojnë dhëmbjen.
– Një herë bëhet e liga.
– Një herë të vjen fati te dera.
– Një arë që mbillet vonë, nuk e
gëzon të zonë.
– Një baba mban dy fëmijë,
ndersa dy femijë nuk e mbajnë një baba.
– Një botë pa psikopat, do të
ishte anormale.
– Një budalla i ditur është më
budalla se një i tillë i pa ditur.
– Një burrë gjykoje më shumë nga
pyetjet se sa nga përgjigjet.
– Një burrë ka frikë gjithmonë
nga një femër që dashuron shumë.
– Një burrë shteti është ai që
mëndon për gjeneratat e ardhshëme, kurse një politikan është si që mëndon për
zgjedhjet e ardhshëme.
– Një dashuri e kufizuar, është
një dashuri e mbaruar.
– Një dashuri e vërtetë është e
bukur kur është në zemër dhe jo ne kokë.
– Një dru i shtrembër, prish
gjith barren.
– Një fjalë e ëmbël, është si
një ditë pranvere.
– Një fjalë që e dinë dy veta, e
dinë e gjithë bota.
– Një fjalë që ua beson tre
vetve, do ta marrin veshtë një qind të tjerë.
– Një gabim është aq i
rrezikshëm, sa të vërteta ka brënda.
– Një gabim i harruar mund të
persëritet.
– Një gënjeshtër i ngjanë një
topi prej bore, sa më tepër rrotullohet në borë- aq më shumë rritet.
– Një gisht nuk është grusht.
– Një grua nuk bën mirë sa
duhet.
– Një grue është shumë e bukur
kur i mban buzët të mbyllura.
– Një grue pa burrë është si
peshku në breg.
– Një gur nuk bën dot mur.
– Një ide ka vlerë vetëm kur
mëshirohet, pra kur bëhët figurë.
– Një komb të edukuar mirë,
është e thjeshtë ta drejtosh’ por është e veshtirë ta pushtosh.
– Një kopjues i thjeshtë i
natyres nuk mund të krijojë asgjë të madhe.
– Një krimb thanë një lis.
– Një kritik duhet të thotë
vetëm të vertetën, por edhe duhet ta njohë atë.
– Një liber i mirë është esenca
më e pastër e një shpirti njerzorë.
– Një mëndje e qartë, një betejë
e fituar.
– Një nenë, falë kurdoherë, për
këtë ka ardhur në botë.
– Një njeri me pozitë të lartë
dhe që shikohet nga të gjithë nuk duhet t’i lejojë vetes të bëjë veprime të
pahijshme.
– Një njeri njifet nga librat,
miqtë dhe aftesia për të pranuar gabimet e tij.
– Një njeri nuk është asgjë më
shumë se dikush tjetër, në se nuk bën më shumë se sa ai.
– Një njeri nuk mund të ndihmojë
shumë njeres, shumë njerës mund të ndihmojnë mjaft një njeri.
– Një njeri pa karakter është si
ushtari pa arëm si udhëtari
pa para.
– Një njeri që e ka pranverën në
shpirtin e vet, din ta gjejë pranverën në çdo stinë.
– Një njeri të dobtë, më mirë
bëje armik se sa mik.
– Një paqe e keqe është më e
mire se një luftë e mire.
– Një peisazh është një gjendje
shpirterore.
– Një pjesë e njerzve veprojnë
pa u mënduar, të tjerë mëndojnë pa vepruar.
– Një puthje mund të jetë si një
presje, pikpyetje ose pikëçuditëse, këtë sistem shënjash e din mirë çdo grue.
– Një qind të ditur
– Një rrugë qorre është vetëm
një vend i mirë për tu kethyer mbrapësht.
– Një shok nuk duhet humbur
kurr.
– Një shtepi pa bibliotekë,
është si një shtepi pa sedër.
– Një vajze pa kukulla, e quan
vedin po aq fatkeqe sa edhe një grue pa fëmijë.
– Një zog që ndahet nga shokët e
han shqiponja.
– Një zotëri burrë, është një
burrë që nuk e rrahë kurr gruen e vet pa hequr kapelen.
– Njera dorë lanë tjetrën, të
dyja lajnë fytyrën.
– Njerës të mëdhenj janë ata që
dinë të zotrojnë lumturinë dhe fatin.
– Njerëzit ndryshojnë nga njeri-
tjetri nga koka e jo nga këmbët.
– Njerëzit në fillim japin
shëndetin për të fituar para, pastaj japin para për të fituar shëndetin.
– Njerëzit nuk mund të kenë
gjithë të mirat që dëshirojnë.
– Njeri i bie gozhdës dhe tjetri
patkonit.
– Njeri i zoti nuk është ai që
s’ka të meta, por ai që pranon të metat e veta.
– Njerit i shkon më mirë ta
marrë jetën me të qeshur se sa ta qajë atë.
– Njeriu atje ku rron, atje mund
të bëhet edhe i lumtur.
– Njeriu duhet të durojë dhe të
falë.
– Njeriu duhet te durojë, por
edhe të falë.
– Njeriu e ndien pleqërinë kur
nuk meson dot më.
– Njeriu- e vetmija “ kafshë” që
ndezë zjarrin dhe varrosë të vdekurin.
– Njeriu është aq i ri, sa të
reja ka mëndimet.
– Njeriu është dy njerës, njeri
është i zgjuar në errësirë dhe tjetri i fjetur në dritë.
– Njeriu është i lirë vetëm
atëherë kur i sherben së vërtetës.
– Njeriu është i pa lumtur,
sepse nuk e din që është I lumtur.
– Njeriu është krijuar për të
qënë i lumtur, ashtu si zogu për të fluturuar.
– Njeriu është më mire t’i
shprehë mendimet,se sa t’i bluaj.
– Njeriu është si djelli,
ndjenjat janë planetet e tijë.
– Njeriu gjithmonë korrë atë që
mbjell.
– Njeriu i guximshëm, në çdo
veprim të tijë, ka mbarësi.
– Njeriu i keq, në asnjë mënyrë
s’mund të bëhet njeri I madh.
– Njeriu i mënçur kurr nuk është
i varfër.
– Njeriu i mënçur nuk flet për
punët që i përkasin atij vetë.
– Njeriu i mënçur, edhe kur
është i zemruar, nuk bie aq poshtë sa të përdorë fjalë fyese.
– Njeriu i pa edukuar shifet në
çastin kur e nderojnë ndërsa i edukuari në çastin kur nuk e nderojnë.
– Njeriu i rregullt mund të
bëjerë në dashuri si i çmëndur por jo si budalla.
– Njeriu i vetëm, njeriu i
tretun.
– Njeriu i zemruar ndryshon nga
njeriu i çmendur për nga zgjatja kohore e sëmundjes.
– Njeriu i zemruar nuk mund të
mëndojë asnjë gjë të drejtë.
– Njeriu ka dy veshë për të
degjuar shumë dhe një gojë per të folur pak.
– Njeriu ka mësuar të zoterojë
natyrën, pa mësuar ende të zotërojë vetveten
– Njeriu kur s’ka punë do merret
me fjalë.
– Njeriu me buzëqeshje e fjalë
të ëmbël e terheq njerzit rreth vetes.
– Njeriu më i pasur në botë
është ai që e ka zemrën të pastër.
– Njeriu më i urtë është ai që
mund të kuptojë vetveten, njeriu më i fortë është ai që mund të zotërojë
vetveten.
– Njeriu më mirë i vdekur e në
dhé sesa i turpëruar e mbi dhé.
– Njeriu mos mirnjohës ngjanë me
qypin e shpuar, çfardo që t’i hedhësh, do të bjerë në vend bosh.
– Njeriu mund të ngjitet në
majat më të larta, por s’mund të qëndrojë gjatë aty.
– Njeriu ndien dashuri të
vërtetë vetëm një herë atë të parën, dashuritë që vijnë pastaj nuk janë aq të
pavullnetshme.
– Njeriu në dashuri, falë më
shumë se në dashuri.
– Njeriu nuk duhet të rrijë para
pushkës, prapa mushkës dhe as afër të madhit.
– Njeriu nuk e mban buka- por
zemra.
– Njeriu nuk mund të jetë i mirë
pergjysëm.
– Njeriu nuk vdes kur mbulohet
me dhe por kur harrohet.
– Njeriu pa dashuri- si kufomë
që shkon drejt vdekjes.
– Njeriu pa nderë, si lulja pa
erë.
– Njeriu pa shokë është si muri
pa tokë.
– Njeriu pa tru, si mali pa dru.
– Njeriu para së gjithash duhet
të mësojë shkallen e paditurisë së tij.
– Njeriu që kënaqet duke folur
vazhdimisht, nuk e ka ndier se s’bëhet i padurueshëm për shoqërinë e vet.
– Njeriu që s’gabon, zakonisht
s’bën asgjë.
– Njeriu që s’ka botë të
brendshme, është skllav i asaj që rrethon.
– Njeriu rron vetëm atë kohë që
dashuron.
– Njeriu thotë të vërtetën vetëm
kur s’ka më gënjeshtra.
– Njeriu varfërohet kur prishë
më shumë nga sa merr.
– Njeriu vdes vetëm një herë,
por vdes përgjithmonë.
– Njeriu vërtetë i pasur është
ai të cilit fëmia i hidhen në qafë edhe kur i ka duart bosh.
– Njeriun e ben të lumtur
madhështia shpirtërore dhe pasuria mëndore.
– Njeriut i pelqen të numërojë
hidherimet dhe jo gezimet e tij.
– Njeriut nuk i hahet mishi por
fjala.
– Njerzishmëria për martesën
është si vaji për motorrin.
– Njerzit diskutojnë me qetësi
vetëm për gjerat që nuk u interesojnë.
– Njerzit e kanë pasionin për
jetën, por duhet dikush t’ua thotë.
– Njerzit i besojnë çdo gjëje në
se ja përshperitë atë në vesh.
– Njerzit janë një lloj para
natyrës, por nga njeri- tjetri I dallon vetëm edukata.
– Njerzit janë sa të ngjashëm
edhe të ndryshem nga njeritjetri.
– Njerzit zakonisht besojnë më
lehtë ato që duan.
– Njerzore dhe fisnike është e
mira hyjnore dhe e pavdekshme është bukuria.
– Njollat duken më mirë në
këmishën e tjetrit.
– Nuk ka hajdut në pyll, të
prerë.
– Nuk u mërzita se më kaloi mini
nëpër mustaqe, por u mërzita se u mësoi rrugën të tjerëve.
– Nuk vete, burrë i mirë mos u
ban vetem në tryezën tënde.
– Nuk bëhet prush me shkarpa.
– Nuk bëhet tufë me një lule.
– Nuk bën mollë dega e thatë.
– Nuk di me çfar armësh do të
bëhet lufta e Tretë Botrore, por di për të katërtën. Pa dyshim me gurë.
– Nuk din derri ç’është nderi.
– Nuk din të flaës ai që nuk din
të heshtë.
– Nuk dua pasuri por fat.
– Nuk e lanë as lumi as prroi.
– Nuk e vlen barra qeranë.
– Nuk edukohet njeriu pa
shpulla.
– Nuk është e mundur të jetë i
lirë ai njeri që është skllav i pasioneve të veta.
– Nuk është se mungon liria,
mungojnë njerëzit e lirë.
– Nuk eshtë asnjeherë vonë për
të korigjuar gabimet e jetës.
– Nuk është faj i madh të mos
dishë të vërtetën, por është faj i madh ta përbuzësh pasi ta keshë mësuar.
– Nuk është faji i forcës së
gravitetit që njerzit bien në dashuri.
– Nuk është gjetur e nuk mund të
ekzistojë asnjë njeri që të mos qortohet.
– Nuk është gjithnjë e mirë ajo
që eshtë e bukur.
– Nuk flen mini me macen.
– Nuk ha mortja bagel.
– Nuk hahet gjellë me dy lugë.
– Nuk ia din vlerën jetës as
mënçurise njeriu që nuk çmon vlerën e madhe të lirisë.
– Nuk ia han qeni shkopin.
– Nuk janë fjalet fajtore,
fajtor jemi ne.
– Nuk ka asgjë më të fuqishme se
sa e vërteta dhe shpesh herë asgjë më të çuditëshme.
– Nuk ka asnjë dobi nga të
gjitha të mirat, pa perjashtim, po qe se mungon shëndeti.
– Nuk ka barëra të këqia as
njerës të këqinjë, ka vetëm kultivues të këqinjë.
– Nuk ka errësirë më të madhe se
padituria.
– Nuk ka faj pasqyra po fytyra.
– Nuk ka fare nevojë për
burrëri, po të jemi të drejtë.
– Nuk ka gjë më të ëmbël se
Atdheu.
– Nuk ka gjë më të tmerrshme se
injoranca në veprim.
– Nuk ka gjë më të vështir në
botë se sa mjeshtria e fjalëve.
– Nuk ka gjë që arti të mos dijë
ta shprehë.
– Nuk ka gjuhë të keqe aty ku ka
edukatë të mire.
– Nuk ka gra të shemtuara ka
vetëm gra përtace.
– Nuk ka kafshë më të pa cipë se
njeriu i paturpshëm, sepse atje ku sundon paturpësia, respekti është i
palevërdisshëm.
– Nuk ka lavdi duke ndenjur në
qetësi.
– Nuk ka libër aq të keq në të
cilin të mos ketë diçka për të mësuar.
– Nuk ka mace që të mos hajë mi.
– Nuk ka nevojë për fjalë të
bukura, sepse e verteta shpjegon vetë.
– Nuk ka pandershmëri më të
madhe se sa të tregohesh I ndershëm me të pandershëmin.
– Nuk ka prrua pa ferra dhe as
pyll pa derra.
– Nuk ka rrobë që i rri më keq
grues, se sa dëshira për tu bërë e urtë.
– Nuk ka rrugë të gjatë, kur ka
shokë të mirë.
– Nuk ka sëmundje më fisnike se
sa malli për Atdhe.
– Nuk ka shërbim më të madh për
shoqërin se sa edukimi i femëjve.
– Nuk ka shpresë pa frikë dhe as
frikë pa shpresë.
– Nuk kemi humbur asgjë kur na
mbetet nderi.
– Nuk mbahen dy kunguj nën një
sjetull.
– Nuk mbinë bar në një rrugë që
shkelet nga shumë njerës.
– Nuk mbushet pusi me pështyma.
– Nuk mund të forcohet i dobti
duke dobësuar të fortin, nuk mund të ndihmohet më i vogli duke shkatrruar më të
madhin, nuk mund të ndihmohet i varfri duke rrënuar të pasurin.
– Nuk mund të jetë e madhe një
gje po qe se nuk është e vërtetë.
– Nuk mund të thuhet dot me gojë
se sa i zbutë shpitrat e njerëzve mirësjellja dhe ëmbëlsia e të folurit.
– Nuk ndahet mishi nga thoi.
– Nuk ngjallet i vdekuri nga të
qarët.
– Nuk njifet kurr lumturia që
kemi, nuk jemi aq fatkeq sa kujtojmë.
– Nuk pata para për të blerë
gjera të lira.
– Nuk pyesin shkëmbejt për
uthullën e forte.
– Nuk zën kush iriq me duar
lakuriq.
– Nuk zihet dielli me shoshë.
– Nuk zihet pleshti me dorashka.
– Numro gjerat që nuk blihen me
para e do të ndihesh i pasur.
– Nuse e mirë po të thonë, po
flen heret dhe çohesh vonë.
– Nusen zgjidhe se ta mbyll
derën.
– Nuses së mirë, njerëzit e
familjes i thonë “ mirë mëngjes“ sepse ajo ngrihet pa u gdhirë.
– Nusja e mirë eshtë pranvera e
shtepisë.
– Nusja e vjehrr, a rrinë të
qeta në fotografi.
---------------
Në numërin tjetër do të ndiqni Fjalë të Urta, që
fillojnë me -O-P-Q-