Kerko: Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë
Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (7)
E marte, 18.09.2012, 07:49 PM
PESHA E FJALËS SË URTË (7)
Nga Dedë Sokoli
- M -
– Madhështia nuk është që të
jeshë i fuqishëm, por në atëqë të dishë të përdorësh forcën.
– Madhësia e dijes sate lind
zili, ndersa thjeshtesia ezemërës sate lind miq.
– Malet tunden por nuk bien.
–
–
– Malli është bisedë zemrash.
– Malli i botës duket më i mire.
– Malli i keq shifet në bojë,
njeriu i keq shifet në sy.
– Malli i prishur nuk shitet pa
gënjeshtra.
– Malsori i zgjuar te Zoti dhe i
shkathti te dreqi.
– Marrim pjesë në lavdinë e të
parëve tanë vetëm atëherë kur mundohemi t’u ngjasim.
– Martesa është diçka që duhet
t’i perkushtoni tërë vemendjen tuaj.
– Martesa është stadi i
persosmërisë morale.
– Martesa po doli ngjalë haje,
po doli gjalpër të hëngri.
– Mashkulli mund të jetë fatlum
me çdo femër për aq kohë sa ai nuk e dashuron.
– Mashkulli rrogën dhe grueja
moshën nuk kanë deshirë me i tregue me ekzaktësi.
– Matu kur flet, por jo aq sa të
bëhesh rojtar i fjalës tënde.
– Mbarë bota është një skenë,
dhe gjithë njerzit janë spektatorë.
– Mbaroi djathi, rroftë
shëllira.
– Me budallain mos u merr se do
ta keshë ferrë nëpër këmbë.
– Me drejtësi duhet të punojë
çdo njeri.
– Më i poshtri njeri, është ai
që kërkon njeri nga njerës të poshtër.
– Me 1far syri të më shofësh, me
atë do të shof edhe unë ty.
– Me dituri nuk ngopet njeri.
– Me durim zbutet edhe princi,
fjala e urtë thyen edhe gurin.
– Më e mira gjë që njohu dhe
kuptoi njeriu në jetë, është të mësuarit.
– Me e njoftë vedin eshtë urti,
me e qeverisë vendin është trimri.
– Me e pasë bishtin, ta presin,
mos me e pasë, ta ngjësin.
– Me gojë i afron dhe i largon
njerzit.
– Më i keqi vlla, të merr hakun.
– Më i lumtur ndër të lumturit
është ai që mund të bëjë të tjertë të lumtur.
– Më i mënçuri është ai që nuk
mëndon se është i tillë.
– Më i mirë ushqimi për njeriun
është ushqimi i shpirtit( kënaqesia).
– Më ke mungue fizikisht, por jo
shpirterisht.
– Me kënë e lehtë me mbajtë
shtepi- Kola im
– Me kursime ka fitime, qoftë
fitimi sa një qime.
– Më mirë sot me të tërheqë
veshin se sa nesër me të dhënë ndonjë shuplakë.
– Më mirë “ punë” e mbarë, se
mirëse të gjejmë.
– Më mirë bukë thatë e në
shtepi- se sa gjellë e në tryezë të huaj.
– Më mirë dhëmbët e luanit se
shqelmat e gomarit.
– Më mirë djepin bosh se shejtanin
brënda.
– Më mirë dy gisht zotësisht se
treqind filliqësisht.
– Më mirë është tu besojmë syve
tanë se sa fjalëve të botës.
– Më mirë gomarin tënd se kalin
e huaj.
– Më mirë me nxi fytyrën se sa
zemrën.
– Më mirë me ra në dëm se sa në
mbarre.
– Më mirë një mëndje e zgjuar se
një pasuri e trasheguar.
– Më mirë një shok se sa shumë
shokë.
– Më mirë një vezë sot se një
pulë mot.
– Më mirë pak e saktë, se shumë
e për lumë.
– Më mirë puno kot se sa rri
kot.
– Me mirë shqipe një ditë se
sorrë ç00 vjet.
– Më mirë të hidhurat përpara e
të ëmblat pas.
– Më mirë të jeshë i pari në
katund se i fundi në qytet.
– Më mirë të jeshë i sigurtë se
sa i penduar.
– Më mirë të keshë mallin
fëmijës, se sa të qashë hallin.
– Më mirë të keshë mend se sa
pare.
– Më mirë të mos keshë miqë, se
sa t’i kesh të keqijë.
– Më mirë të të rrëshqasë këmba
se goja.
– Më mirë vonë se kurrë.
– Me ndëshkim edukohen vetëm
skllavërit.
– Me një nuse, nuk bëhen njëqind
dhëndrra.
– Me një tra nuk mbahet shtëpia.
– Me pak lekë, mund të blesh
shumë gjera në se ke vullnet.
– Më sa don bilbili kafazin, aq
don shqiptari robërinë.
– Me shëndet, çdo gjë na duket e
kënaqëshme, kurse kur jemi të sëmurë asgjë nuk na kënaqë.
– Me shumë skuqu para vedit se
sa para të tjerëve.
– Me të hangër qeni i huaj të
ankon dikush, kurse me te hanger qeni ytë s’të ankon kurkush.
– Me ujin, me zjarrin dhe me
qeverinë, mos bëj shaka.
– Me vllanë, kurr mos e hiq
gurin e fundit.
– Më zor është ta ruash sesa t’a
fitosh lirinë.
– Mëkati te njerzit është si
zjarri grek që nuk mund të shuhet me ujë por me lot.
– Mënçuria është armë e njeriut
të kulturuar.
– Mënçuria është dhunti
njerzore, besa dhe trimeria janë tipare burrërore.
– Mënçuria është të dishë çfar
do të bësh më tej. Virtyti është ta bësh atë.
– Mençuria njerzore, pasuria më
prrallore.
– Mëndimet e larta, gjenden në
fjalët e shkurtra.
– Mëndimi i thellë jeton në
zakonet e lashta, të cilat duhet respektue.
– Mendimi para se të thuahet,
duhet të gatuhet.
– Mëndja bie gjithmonë në lakun
e zëmrës.
– Mëndja e këthjelltë të jep pasqyrën
më të mirë për vetveten për të njohur kohën, jetën dhe të vertetën.
– Mëndja e lehtë, rëndon të
zone.
– Mendja e madhe e zeza e të
zot.
– Mëndja e madhe, barrë e të
zot.
– Mëndja e njeriut është vatra e
të gjitha rrezeve të intelektit.
– Mendja është si parashtuta, po
nuk e hape, nuk punon.
– Mëndja me mëndje- pjellin
mëndje.
– Mendja po të iku, nuk të vjen
më.
– Mëndjelehti është si flutura,
gënjehet me fjalë të urta.
– Mendjemadhësia është vlla i
parë i budallajt.
– Mëndjemadhësia më shumë është
shenjë e perçmimit të vetvetes se sa krenari.
– Mëndjemadhësia, pamëndësia,
mendjekeqësia, në mungesë të urtisë - “ kur bëhen lëmsh” – mund të sjellin të
pa pritur, madje dhe fatkeqësi.
– Mendjemadhi niset në kalë dhe
kthehet në këmbë.
– Mëndjet e mëdha diskutojnë
idetë, mëndjet mesatare diskutojnë ngjarjet, mëndjet e vogla diskutojnë
njerëzit.
– Mëndo dhjetë herë e fol
njëherë.
– Mëndo mirë dhe mirë do të
gjeshë.
– Mëndo në mëngjes, vepro në
mesditë, ha në mbrëmje, flej natën.
– Mëngjesi është më i mënçur se nata.
– Mënyra më e mirë për ta humbur
pushtetin eshtë frika për ta humbur.
– Mënyra më e sigurt për tu
gënjyer është ta kujtosh vedin se je më dinak se të tjertë.
– Merr belanë e botës e vën në
krye të vatrës.
– Merr mërzi pa pikë nevojë.
– Meshkujt dashurojnë pak dhe
shpesh, ndersa femrat shumë dhe rrallë.
– Mësimi pa urtësi është sa një
ngarkesë librash mbi vithet e gomarit.
– Mëso nga e djeshmja, jeto të
sotmen, shpreso për të ardhmen.
– Mëso prej të mirave por edhe
prej të keqiave të komshisë.
– Mëso zanat të rrosh, bëhu
tregtar të fitosh.
– Mësuesi duhet të jetë mësues
për të tjerët dhe nxenës për vedi.
– Mësuesi më i mirë është
përvoja.
– Mësuesit frikacakë, asnjherë
nuk edukojnë nxënës trima dhe krenarë.
– Midis dinakërisë dhe besimit,
zëri i arsyes mbetet.
– Mik i mirë është ai që rri me
ty edhe kur do t’i pëlqente të ishte tjetër kund.
– Mik i parë i shtëpisë është ai
që të kërkon vajzën.
– Miku është mik derisa nuk të
përzihet në punët e shtepisë.
– Miku është nevoja jote e
plotësuar.
– Miku është si mjalta, komshia
si kripa.
– Miku i mirë njifet në ditë të
vështirë.
– Miku i vërtetë është ai që hyn
kur dalin të tjertë.
– Miku i vërtetë nuk të le kurr.
– Miku kërkohet gjatë, gjendet
me zor, dhe ruhet me vështirësi.
– Mikun gjithmonë respektoje,
vure në krye të vendit, por zot shtëpie mos e bëj.
– Mikun qortoje veças dhe
lavdëroje botërisht.
– Mikut dhe të urtit mund dhe
duhet tu hapësh zemrën.
– Mikut fik e armikut thikë.
– Mikut që e therret, i ke borxh
hyezmet.
– Mikut të afërm mos ja dij aq
shumë për nderë kur vjen se ai patjetër vjen shpesh.
– Mikut të zemrës i lëshohet
shtëpia.
– Miqë, nuse, prindër e vllezër
gjenë vetëm në Atdhe.
– Miqësia dyfishon gëzimin dhe
përgjysmon brengat.
– Miqësia e vërtetë mund të
lidhet vetëm atëher kur secili respekton secilin.
– Miqësia është një rrugë e
madhe në të cilën sulen burrat dhe grabiten grate.
– Miqësia lidhet pa interes dhe
prishet nga interesi.
– Miqesia me të medhenjtë, si
dielli në dimer.
– Miqësia nuk është gjë tjetër
veçse një emër.
– Miqësitë e reja për vënde e
njerës, kanë si trauma harrimin e të vjetrave.
– Miqtë e shpallin vedin të
sinqertë, armiqtë janë……
– Mirësia nuk i bën njerzit të
lumtur sa ç’i bënë lumturia njerzit e mire.
– Mirësjellja nuk trashëgohet,
por fitohet.
– Mirësjellja s’kushton asgjë
dhe bën për vetë gjithçka.
– Mirsjellja e bën njeriun të
duket nga jashtë ashtu si duhet të jetë edhe nga brenda.
– Mirsjellja është lulja e
njerzimit.
– Misteri i vërtetë i botës
është e dukshmja, jo e padukshmja.
– Mjeku i të sëmurëve është
gjumi i rregullt.
– Mjeku kuron, por është Zoti që
të shëron.
– Mjer ai peshkatar që ka frikë
nga lumi.
– Mjer ai që nuk e shef vedin në
pasqyrë dhe nuk e njef veten e vet.
– Mjerimi e ka bazën në
padrejtësinë e jetës.
– Modestia është e të gjitha kohërave
dhe e të gjitha moshave.
– Mohimi i gabimit, eshtë gabim
i dyfishtë.
– Moj kasolle, kun a mblodhe.
– Mollën e mirë, e han i zoti.
– Monistët hiqeshin si filozofë
e të zgjuar, por koha I demaskoi si hipokrit e të kamufluar.
– Mos fut pykë në nyje se të
thyhet.
– Mos beso gjithçka që thuhet, e
mos thuaj gjithçka që din.
– Mos dashuro atë që është
përfekt por bëj përfekt atë që do.
– Mos e bëj kurr mikun baras me
vllain.
– Mos e bëj qimen tra.
– Mos e ler kurr të shpëtojë
rasti për të mbajtur gojen mbyllur.
– Mos e ler vedin të të marrin
nëpër kembë gjerat e vogla.
– Mos e lësho fjalën si lopa
baglën.
– Mos e ngjish tjetrin për muri,
se të këthehet për fyti.
– Mos e shif gunën- por shif
punën.
– Mos fol për të tjertë pa e
parë vedin në pasqyrë.
– Mos hyn në valle nëse nuk din
të kërcesh.
– Mos i bëftë mundimi hajr.
– Mos i bëj llogaritë e botës në
hesapin tend.
– Mos i beso as këmishës tënde
në trup.
– Mos i beso fjalës së mirë të
hasmit as ditës së mirë të dimrit.
– Mos i besoni atij që nuk i
beson as një njeri.
– Mos i humbisni shpresat tek
një nxënës kur ai ka qoftë edhe një mëndim të qartë.
– Mos ia lejo gjuhës sate të ecë
përpara mëndimit tend.
– Mos iu frikso armikut që të
sulmon por mikut që të lajkaton.
– Mos jeto me frikën e vdekjes,
por vdis me gëzimin që ke jetue.
– Mos kërcit dhëmbët, por shtroi
këmbët.
– Mos ki frikë nga hasmi por nga
miku i rrëmë.
– Mos luaj me zjarr se të bëhet
vaj.
– Mos lufto kurr dikënd që s’ka
asgjë që të humbasë.
– Mos mendo kurrë se ti je i
mirë dhe të tjetë nuk vlejnë asnjë grosh.
– Mos merr as mos jep lekë hua
se humbet mikun dhe lekët.
– Mos na lashtë Zoti pa miq,
dashamirë dhe jarana.
– Mos nxirr vrer prej goje të
hidhrosh por nxirr sheqer të ëmbëlsosh.
– Mos perbuzni kurr një opinjon
të kundërt me tuajin.
– Mos përkujto shumë atë çka ke
humbur, per të mos humbur atë çka e ke.
– Mos pi pa shikuar, mos firmos
pa lexuar.
– Mos pyet sa vjeç je por
ç’shëndet ke.
– Mos pyet si vdiq po si rrojti.
– Mos qesh me shokë se e gjenë
në kokë.
– Mos shif nga bukuria por nga
dituria.
– Mos shko si mazi pas pelës.
– Mos shtyni për nesër atë që
duhet ta bëni sot, sepse e nesërmja ka punët e sajë.
– Mos u bej burrë i mirë në
sofër të huaj.
– Mos u bej si
– Mos u bej thes i shpuar.
– Mos u kaçafyt me derin, sepse
të dy do të bëheni pis.
– Mos u kap për degësh por për
rrënjesh.
– Mos u mat me hijen e mëgjezit.
– Mos u mbeshtet te shkopi i
kalbur.
– Mos u mburr mos u lavdëro, po
ul kokën e mëso.
– Mos u mbyt në një pikel ujë.
– Mos u merr kurrë me idjotët se
– Mos u nxito, si në lidhjen e
miqësive të reja, ashtu dhe në largimin prej miqësive të vjetra.
– Mos u shqetëso se nuk din, por
shqetësohu pse nuk meson.
– Mos u sill si ariu në vreshtë.
– Mos u tall tepër dhe thuaj
vetëm të vërtetën.
– Mos urre të pasurin,thirri
vedit të punosh që të jeshë i pasur.
– Mullini nuk bluan po nuk pati
kanalin me ujë.
– Mund ta arrijmë dritën e
agimit vetëm duke pershkruar shtegun e natës.
– Mund të harrosh personin me të
cilin ke qeshur, por kurr me atë të cilin ke qarë.
– Mund të hiqesh si budalla por
nuk mund të hiqesh si I mënçur.
– Mund të jeshë më dinak se një
njeri tjetër, por jo më dinak se gjithë të tjertë.
– Mund të kemi shoqe fanatazinë,
por si udhëheqse duhet të kemi arsyen.
– Mund të mbyllësh sytë para
realitetit por jo para kujtimeve.
– Mundohu të jeshë i tillë si të
përshkruajnë lajkatarët.
– Mungesa e nderit është më e
t’merrshme se vdekja.
– Muri luan, burri s’luan.
– Mustaqe ka edhe misri por nuk
bëhet burrë.
– Muzika është gjuha e vërtetë e
të gjithëve.
– Muzika është 1elsi i zemrës
femërore.
– Muzika është ushqimi i
shpirtit.
– Muzika flet gjuhën e shpirtit
dhe të qiellit me anë të instrumentave.
-----------------
Në numërin tjetër do të ndiqni
Fjalë të Urta, që fillojnë me -N-