Kerko: Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë
Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (3)
E diele, 02.09.2012, 01:05 PM
PESHA E FJALËS SË URTË (3)
Nga Dedë Sokoli
- D –
– Dardha e ka bishtin prapa.
– Dardha pikon nën dardhë.
– Darkë e vogël, vatër e madhe.
– Dashnorët në botë, nuk shofin veç veten e
tyre, por harrojnë se bota i shef ata.
– Dashuri e vertetë ëshë kur të behesh
nënë.
– Dashuria do ta gjeje udhën edhe aty ku
ujqerit kanë frike të gjuajnë.
– Dashuria dyshe është e fortë, por atë e
bën më të forte një i tretë( fëmija).
– Dashuria e vërtetë është kur mëndja dhe
zemra të thonë të njejten gjë.
– Dashuria e vërtetë një herë vjen në jetë,
mos e ler të të ikë.
– Dashuria është e përbërë nga një shpirt i
vetem që banon në dy trupa të ndarë.
– Dashuria është synymi më i largët e më i
larte që mund të lakmojë njeriu.
– Dashuria është e lirë, nuk i nënshtrohet
asnjëherë fatit.
– Dashuria është e verbër, kurse miqësia e
mënçur.
– Dashuria është e verbër, prandaj të
dashuruarit gabojnë shpesh.
– Dashuria është një sëmundje, pa të cilën
nuk ndihesh mirë.
– Dashuria është pritja e një gezimi që kur
vjen të merzitë.
– Dashuria është si ethet, lind dhe shuhet
pa ndërhyrjen më të vogel te vullnetit.
– Dashuria është si zjarri, po nuk e
ushqeve, shuhet.
– Dashuria i ngjanë Zotit, për ta arritur
duhet ta besosh.
– Dashuria ka dy përcjellës: Mirësinë dhe
durimin.
– Dashuria mbinë nga besimi, jeton nga
shpresa dhe vdes nga mëshira.
– Dashuria më besnike në botë, është
dashuria për para.
– Dashuria mund të bëjë shumë, dashuria
gjithçka.
– Dashuria nuk është një pemë që
kultivohet, por një barishte që mbinë vet vetiu.
– Dashuria nuk ka vite, ajo çdo herë lind.
– Dashuria pa puthje është si fusha pa
lule.
– Dashuria për Atdhe, lind nga dashuria për
familjen.
– Dashuria sundon gjithçka dhe ne vetë i
nënshtrohemi.
– Dashuria ua merr mëndjen atyre që i kanë
dhe ua jap atyre që nuk i kanë.
– Dashurinë e vlerson pasi ta keshë humbur.
– Dashuritë midis kunatave, si stolitë e
plakave.
– Dashurojini prindrit tuaj po qenë njerës
të mirë, përndryshe durojini.
– Dasma nuk shifet në fillim por në fund.
– Daullja bjen për ata që kan veshë.
– Dëbora është e bukur por të thanë këmbët.
– Dëgjo me zemër dhe do të kuptosh.
– Degjoje zemrën tënde në se do që të jeshë
i lumtur për jetë.
– Delja që shkon ferrave, atje do të lërë
dhe leshin.
– Dembeli dhe i vdekuri, pothuajse janë të
njejtë.
– Demokracia të jep pershtypjen që mund të
zgjidhni.
– Dëno fajin por mos dëno atë që e bën.
– Dera e botës s’është strehë e kokës.
– Derdhe qeshjen që të mbytësh trishtimin.
– Derri i larë, përsëri zhgarravitet në
baltë.
– Derrit i përdorim mishin për ushqim dhe
emrin për fyerje.
– Deti ka uje ball por me u pi s’pihet.
– Deti me këmbë nuk kalohet.
– Detit i ka hije vala, burrit i ka hije
fjala.
– Detyra e çdo njeriu është të punojë në
kopshtin e mendjes së vetë.
– Detyra e parë e dashurisë është të
dëgjosh.
– Dielli ka një të metë, se nuk shef veten
e vet.
– Difton fëmija ç’ka shtëpia.
– Dija është pjellë e përvojës.
– Dijet e mëdha, janë me fjalë të shkutra.
– Dikush gabon nga frika që ka se mos
gabojë.
– Dimër pa borë e behar pa lule nuk ka.
– Dimrit bëju gati që në verë, e beharit që
ne dimër.
– Din dhia se ç’është tagjia.
– Din e zonja e shtepisë të gatuaj, por don
magjia miell.
– Din më shumë i vuari se i mësuari.
– Dinakëria e vret urtesinë, kjo është një
gjë e sigurtë dhe e dhimbshme.
– Dinaku hyn në pus e del pa u lagur.
– Dinaku të vretë natën dhe të qan ditën.
– Disa njerës janë krenarë për ato që dinë,
por ata që nuk dinë janë arrogantë.
– Dita ka sy dhe nata ka veshë.
– Dita më e humbur nga të gjitha ditët
është ajo në të cilën nuk kemi qeshur.
– Dita pa punë, si nata pa gjumë.
– Ditëgjati s’bëhet ditëshkurtër duke e
mallkuar.
– Dituria është dielli i shpirtit.
– Dituria është thesar, puna është cilësia
e sajë.
– Dituria në rini është pasuri në pleqni.
– Dituria nuk është asgjë tjetër veçse një
shkencë për fatin.
– Dituria pa ndjenja, është e verbër.
– Dituria varet nga ato që ke lexuar.
– Djali i mirë të çelë derën, djali i keq
të vë ferrën.
– Djalin po e stërvite në rrugë të drejtë,
kur të rritet nuk del nga rruga.
– Djalli qesh kur një hajdut, vjedh
hajdutin tjetër.
– Do të më mbrosh, më mbro atje ku s’jam.
– Do të ruash sekretin nga armiku, mos i
thuaj gjë as mikut.
– Doli fjala nga dhëmballa, e mori vesh e
gjithë mëhalla.
– Don të jetosh sikur veshkat midis vjamit.
– Dora e dhjathtë bën punët, dora e majtë
mban sahat e unazë.
– Dora e huaj të kruan, por jo aty ku të
kruhet.
– Dora jep këmba kërkon.
– Dora me baltë, buka me mjaltë.
– Dorë argjend ai që fiton, dorë flori ai
që kursen.
– Drejtësia është morali më i lartë.
– Drejtësia është tepër e mirë për disa
njerës, jo aq e mire për disa të tjerë.
– Drejtesia fyhet nëse zbukurohen me fjalë
veprimet e pandershme.
– Drekë e darkë, nuk hahen bashkë.
– Druajtja është një mëkat i madh ndaj
dashurisë.
– Druri e bën të pa edukuar njeriun e
edukuar.
– Druri ndreqet kollaj kur është i njomë.
– Duaje Atdhenë si shiponja folenë.
– Duajini armiqt tuaj. Në këtë menyrë mund
tu dëmtoni reputacionin.
– Duhani dhe rakia kanë dalë nga helmi dhe
marëzia.
– Duhet me i fry lugës para se me të djegë.
– Duhet një histori për të bërë pak
letërsi.
– Duhet që fëmijët të mos i krekasim e t’i
fryjmë, sepse zgërlaqen dhe vetpërkëdhelen.
– Duhet që të punohet koka që të prodhojë
toka.
– Duhet rezistuar një sekond më shumë se
armiku.
– Duhet të mësojmë me dëgjue.
– Duhet të durojmë zemërimin e prindërve
tanë dhe të përmbajmë zemërimin tonë.
– Duhet të jeshë i thellë me qartësi dhe jo
me fjalë të errta.
– Duhet të jetë me të vertetë ai burrë që
se qan asnjë grue.
– Duhet të keshë frikë pleqrinë, se ajo nuk
vjen vetëm.
– Duhet të kujdesemi për armiqtë tanë sepse
vetëm ata na janë besnikë.
– Duhet të mbajmë të ndezur dritat e
arsyes.
– Duke lexuar të kaluarën, mund të
parashofim edhe të ardhmen.
– Duke rrëfyer i paditur, tregon se je
njeri i ditur.
– Duke u plakur bëhemi më të marrë dhe më
të mënçur.
– Duke vdekur i lëmë të gjitha marrëzitë
dhe të gjitha dobësitë që kemi gjetur që në lindje.
– Duket zogu që në vezë.
– Durimi është i hidhur, por sjell fruta të
ëmbla.
– Durimi është trimëria më e madhe.
– Durimi nganjëherë është më i mirë se
ilaçi i doktorit.
– Duro sa mund, gëzohu pa fund.
– Dy fjalë të mira na bashkojnë, dy fjalë
të këqia na largojnë.
– Dy bilbila nuk këndojnë në një degë.
– Dy duar janë për një kokë.
– Dy gjerave duhet që të u’a dini vlerat
përpara se t’ju ikin nga duart : a) Shendeti b) Rinisë.
– Dy janë nëpunsit kryesorë të shtetit: a)
Nëna b) Mësuesi.
– Dy janë tipat më tërheqës, ata që dinë
gjithçka dhe ata që s’dinë asgjë.
– Dy kapiten mbytin një anije.
– Dy kunata në një shtëpi, i lënë shkallët
pa u fshi.
– Dy mace, mundin një ari.
– Dy mëndje janë më mirë se një.
– Dy shaka, bëjnë një të vërtetë.
- DH -
– Dha pesë e hyri në valle, dha dhjetë dhe
s’doli dot.
– Dhelpra me dinakri, ujku me trimëri.
– Dhelpra nuk bie dy herë në grackë.
– Dhelprën dinake s’e zën kush prej një
këmbë.
– Dhëmbët kur I ke, nuk ua din shyqyrin
– Dhëmbja ka ilaç durimin
– Dhëmbja duhet të mundet me forcën e
shpirtit, përndryshe ska ilaç as barë malli që t’ja shmangë dregëzimet
– Dhentë pa çoban, humbasin
– Dheu na ushqen por edhe na han
– Dheu zhurilet por bari mbinë përsëri
– Dhia e don kecin edhe pse nuk shef hajr
prej tij
– Dhia të han shtatë herë-deri sa ta hashë
një herë.
– Dhimbja është vet- thyerja e guackës që
mban mbyllur inteligjencën.
– Dhimta i ra gurit dhe e çau, i ra zjarrit
dhe e shoi, i ra njeriut dhe e duroi.
– Dhoma pa libra është si trupi pa shpirt.
– Dhuna fillon atje ku mbaron logjika.
– Dhuratat nuk falen.
----------------
Në numërin tjetër do të ndiqni Fjalë të Urta, që fillojnë me –E-F-