E enjte, 28.03.2024, 11:24 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Cikaqi & Muçolli: Orë letrare për Ali Podrimjen

E hene, 06.08.2012, 08:06 PM


ORË LETRARE KUSHTUAR ALI PODRIMJES

AFËR LUMIT PIAVE NË ITALI

Shkruajnë: Gëzim Muçolli & Beqir Cikaqi

Një ditë

heshtja do të më gjuajë

me eshtra të mia

ose do çmendem

duke rrënuar.( Ali Podrimja)

Të dielën me 29 korrik 2012, në Ponte Della Priulla afër  Trevisos, në afërsi të lumit Piave i njohur për historinë e Italisë gjatë luftërave botërore dhe i konsideruar ”lum i shenjtë i atdheut”  u mbajt ORA LETRARE, kushtuar poetit Ali Podrimja, i cili para disa ditësh ndërroi jetë  në rrethana  të pa sqaruara ( pikërisht me 21 korrik 2012 u gjet trupi i pa jetë i poetit) . Këtë orë letrare e organizuan intelektualë, krijues, aktivistë të mërgatës shqiptare që jetojnë e veprojnë në provincën e Trevisos e më gjerë.  Ky manifestim kulturor për poetin Ali Podrimja u mbështet fuqishëm nga Lëvizja atdhetare  UNIKOMBI dhe Shoqata Kulturore “ILIRIA” me seli në Treviso. Kontribut të jashtëzakonshëm  në mbarëvajtjen e  këtijë aktiviteti dha edhe  Shoqata shqiptare “ILIRIA” nga  Izolla e Sllovenisë.

Lokali ku u mbajt Ora Letrare ishte i stolisur me flamurin kombëtar shqiptar, dhe në ballë ishte vendosur fotografia e poetit por pa shiritin e zi në kënd sepse nuk  u dëshirua të konsiderohet si i vdekur poeti që i dha aq shumë kombit.Gjithashtu prezent ishin dhe flamujt e dy shoqatave omonime ”ILIRIA” dhe UNIKOMBIT.

Ora filloi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar. E bashkë drejtuan mbarëvajtjen e kësaj ore letrare Gëzim Muçolli-poet dhe Beqir Cikaqi-publicist. Me respekt të veçantë e përshëndetën organizimin e kësaj Ore Letrare, të parën dhe të vetmen deri më tash në organizim të mërgatës shqiptare në Itali, z. Selim Musaj kryetar i UNIKOMBIT, Vitore Stefa –Leka poete, krijuese dhe aktiviste e denjë e mërgatës shqiptare jo vetem në Itali, Mexhit Hoxha, drejtues i aktiviteteve kulturore në shoqaten ILIRIA të  Izola-s nga Sllovenia, kurse në mungesë të presidentes së Shoqates ILIRIA nga Treviso, znj. Ermira Zhuri(që është në një udhëtim pune në atdhe), këtë takim e përshëndeti nënkryetari z. Mumin Murtezani.

Z. Selim Musaj , ndër të tjera tha, se:”Ali Podrimja ishte dhe mbeti homeri shqiptar, ai shkroi vetem shqip, dhe se në mitingun e poezisë në Francë, e përfaqsoi  Shqipërinë dhe shqiptarët…”

Një pjesë e bografisë së poetit u prezantua  nga Beqir Cikaqi, i cilli u shpreh se kjo është vetën  në pika të shkurta biografia e poetit Ali Podrimja, se për aktivitetin e tijë krijues  e letrar duhet kohë e gjatë, me siguri ashtu sikur edhe ka premtuar do ta plotësojë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Poeti kombëtar droi jetë në rrethana të panjohura dhe vdekja e Ali Podrimjes është vdekje misterioze, sa do që autoritetet franceze do të dalin me nje raport të “teleisura mirë”për opinnionin. Trupi i Ali Podrimes u kthye në vendlindje  dhe u varros me nderime në Prishtinë.

Vitore Stefa-Leka, autore e  disa librave,aktiviste e mërgates shqiptare, lauerate e shumë mirenjohjeve e lavdatave nga Republika e Shqipërise dhe Republika e Kosovës, solli emocione të forta te të pranishmit, duke kujtuar pjesë nga takimet që kishte pasur me poetin Ali Podrimja. Interpretoi edhe poezinë :”Një natë nga netët pa gjumë”

Mexhit Hoxha, veprimtar në Slloveni, ish i burgosur politik, i cili është nga Zhuri  heroik, u shpreh me fjalë më meritore për poetin, mandej inerpretoi edhe një poezi kushtuar poetit Ali Podrimja. Poezi për Ali Podrimen u krijuan edhe nga Teide Bislimi(60 vjeqare) dhe  Fatjetë Muçolli(14 vjeqare), që në mungesë të tyre u lexuan nga Malsore Shaqiri-pedagoge dhe Valdete Muçolli-stomatologe.

 Nënkryetarja e ”Lidhja e Gruas  shqiptare në botë”zonj. Ganimete Shala,e cila jeton në Slloveni, pas fjalëve të zgjedhura për poetin, lexoi poezin “Unë biri yt Kosovë”

Poezi të zgjedhura nga poeti Ali Podrimja, e të përcjellur me tingujt e një muzikë të lehtë herë pasë here u interpretuan nga dyshja e të recituesve të rinjë tashmë të njohur në mërgatën e këtushme: Liridona Pulka dhe Halit Cikaqi. Këto poezi sollën mesazhe të forta, me interpretimin e shkelqyer, prandaj morën duartrokitje të merituara nga të pranishmit.

“Mi bëj të fala Ali Podrimjes”- një poezi e  Gëzim Muçollit, që e kishte shkruar qysh në vitin 2006, e lexoi para të pranishmëve vet autori i saj.

Poezi tjera nga autori dhe për autorin lexuan edhe Mehdi Bislimi-veprimtar i kahershëm në provincen Treviso, Heset Ahmeti – veprimtar në Slloveni, Muamer Shala- vëlla i dëshmorit nga Rogova e Hasit, nga Xhelal Shaqiri, nga autori i këtijë shkrimi, etj.

 Përmes postës elektronike, këtë organizim të Orës letrare në pamundësi të pjesmarrjes aktive e përshëndetën nga largësia edhe poetë dhe veprimtarë tjerë nga Italia ,Zvicrra. Kosova e vende tjera: Leonora Buçinca, Engjëll Koliqi, Teuta Gjata, Selman Hasa, Tonin Nikiolli, Sylë Muja, Gani Abazi, Dalip Krasniqi, Samedin Morina, Avni Llumnica,Ilir Hoxhaj,Remzije Zekolli. Argjentina Hoxha, Ilmi Guraziu, etj.

Nga kjo ORË LETRARE, doli edhe mendim-propozimi që të organizohet për çdo vit në këtë vend të Italisë një konkurs letrar me emrin”ALI PODRIMJA”, në mënyrë që në ditëlindjen e poetit (me 28gusht) të shpallen rezultatet e konkursit gjatë një ore letrare. Për realizimin e kësaj ideje do të kërkohet edhe angazhimi aktiv si dhe pelqime e sygjerime edhe nga intelektualet, krijuesit  dhe poetët tjerë shqiptarë në Itali, Slloveni,Zvicërr e më gjerë.

Derisa ORA LETRARE, në nderim të poetit u hap me himnin kombëtar, u mbyll me poezinë “Litari i ankthit”, dhe me konstaktimin se mbetet i pavdekshëm Ali Podrimja..

Vlen të përmenden edhe fjalët e kritikës nga folësit e shumtë ndaj autoriteteve kosovare dhe shqiptare që duke ditur gjendjen shëndetsore të poetit të ndjerë nuk e kishin dërguar me përcjellës në festivalin e poezisë së së Mesdheut në Lodeve në Francë.Poashtu mospjesmarrja e autoriteteve shqiptare ne obduksionin e kryer nga francezët u kritikua ashpër,duke pasur parasysh se ishte zhdukur në rrethana të pasqaruara mirë.

Për mbajtjen e këtijë aktiviteti kulturor do te njoftohen Akqademia e Shkencave të Kosovës dhe familja e  poetit Ali Podrimja, dhe mjetet   tjera të informimit mbarëshqiptar.

 

Drejtuesit e Orës letrare Beqir Cikaqi & Gëzim Muçolli

 

 

Dona & Liti

Mexhid Hoxhaj


(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora