E merkure, 17.04.2024, 12:27 AM (GMT+1)

Kerko: Zef Ahmeti

Zef Ahmeti: Politika e Jashtme Shqiptare

E diele, 05.08.2012, 12:51 PM


POLITIKA E JASHTME SHQIPTARE

Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë

Nga Zef Ahmeti

Hyrje

Njohja e ndodhive historike, proceseve diplomatike janë segmente të patejkalueshme nëse dëshirojmë të jemi më afër dhe më përmbajtësor në lëndën e zgjedhur për trajtim. Natyrisht ktu nuk pretendojm të themi se, e gjitha që është këtu e shkruar është e “vërteta” e fiksuar. Qëllimi është që, mbështetur në burime, të paraqesim një pasqyrë sa më e qartë dhe e sa më e kompletuar. Natyrisht se punimi mbështetet në literaturen e përdorur. Mungojnë botimet e reja të publikuara në pesë vitet e fundit. Ne ato me qëllim nuk po i fusim këtu, për të parë nëse konstatimet e mëhershme (punimi është shkruar para 7 vitesh, 2005, publikohet për të parën herë), janë në kahje të drejtë me punimet e reja për temën në fjalë.

Me periodizimin e zhvillimit të diplomacisë shqiptare janë marrë dy autorë: Lisin Bashkurti[1] dhe Klaus-Detlev Grothusen.[2]

Grothusen periodizimin e politikës së jashtme shqiptare e ndanë në dy periudha.[3] Ndërsa periudhat i ndanë përsëri në disa faza. Kështu sipas tij periudha e parë ndahet në katër faza: faza e patronatit jugosllav (1944-48); koha e Stalinit si fazë e patronatit sovjetik (1948-53); faza e tretë lidhet me vdekjen e Stalinit deri në kohën e prishjes së marrëdhënieve me Hrushovin – pra si pjesa e dytë e patronatit sovjetik (1961-78); faza nën patronatin Kinez (1961-78). Ndërsa periudha e dytë është ndarë në dy faza: faza e emërtuar si “splendit isolation” (1978-88); dhe faza e “Approaching the European Mainstream” që nga viti 1988.

Autori në fjalë politikën e jashtme shqiptare e vlerëson si politikë “mes vendvendosjes dhe patronatit”.[4] Në periodizimin e tij nuk e takojmë periudhën e para 1912 si periudhë në vete, por as atë prej 1912 deri në vitin 1944. Këto pjesë kohore Grothusen i shtjellon në mënyrë të përgjithshme, sidomos atë para 1912, sa për të lidhur lëndën që e bën në kuadër të periodës së parë, respektivisht në kuadër të fazës së parë.[5]

Duke u mbështetur edhe në Bashkurtin, ne do të bëjmë një periodizim me një ndryshim nga Grothusen duke e shtuar një periudhë për ta ndarë në dy faza shtesë, pra bëhet fjalë për ato pjesë kohore që i cekëm. Ne e kemi zgjedhur këtë rrugë të ndërmjetme me bindjen tonë se është më e plotë. Kështu ne kemi ravijëzuar këtë periodizim:

Periudha e parë

- Faza e lëvizjeve për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë deri më 1912.

- Faza prej shpalljes së pavarësisë deri në vitin 1944.

Periudha e dytë

- faza e patronatit jugosllav (1944-48)

- koha e Stalinit si fazë e patronatit sovjetik (1948-53)

- faza e tretë lidhet me vdekjen e Stalinit deri në kohën e prishjes së marrëdhënieve me Krushçovin – pra si pjesa e dytë e patronatit sovjetik (1961-78)

- faza nën patronatin Kinez (1961-78)

Periudha e tretë

- faza e emërtuar si “splendit isolation” (1978-88)

- faza e “Approaching the European Mainstream” që nga viti 1988

Pse Grothusen nuk thellohet në periudhën që e plotësuam, do të shohim më vonë. Kurse kjo ndarje e jonë përmban mes periodave dhe fazave që  kemi zgjedhur e sistemuar edhe faza të cilat mund t`i quajmë si faza të tranzicionit e që lidhin kalimet, kthesat. Jemi munduar që edhe këto t’i ndërlidhim në tekst e kontekst.

Periudha e parë

1. Faza e lëvizjeve për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë deri më 1912

Në dallim nga autori shqiptar Bashkurti i cili shtjellimin e diplomacisë shqiptare e nisë që nga lashtësia për të kaluar në mesjetë,[6] ne e nisim emërtimin me disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare me fillimin e mesjetës e këndej.

Këtu e kemi fjalën për themelimin e Principatës së parë të pavarur shqiptare me kryeqytet  Krujën. Ndërsa ndarja në dysh (Lindje-Perëndim) e Perandorisë Romake që bëri Perandori Teodos vlerësohet si “pikë reference në çdo proces politik që po ndodhte mbi popullin shqiptar”.[7] Më vonë nga fundi i shek. e 13 fillon një bashkëpunim i aristokracisë shqiptare me atë italiane dhe franceze të kohës, ndërsa gjatë shek. 14 vërehet fillimi i një konsolidimi të  plotëtë të Princërve shqiptarë. Kjo kohë solli gjithashtu një bashkëpunim “të fuqishëm Ballkanik” ndërmjet Principatave të shtrira në zonën e Adriatikut.[8] Në fund të shek. 14 në Jug dhe në Lindje nis zgjerimi Osman i cili i afrohe t Evropës Juglindore dhe arriti deri në nënshtrimin e plotë edhe të shqiptarëve. Pas rënies së Principatës së Kastriotëve nën sundimin otoman në fillim të shek. 15 Gjergj Kastrioti merret peng nga Porta i cili më vonë pas qëndrimit edukimit dhe pjekjes së tij dhe luftërave të shumta që kishte bërë për Perandorinë Osmane në vitin 1443 pasi  braktisi e ushtrinë Osmane në betejën e famshme kundër hungarezëve të udhëhequr nga Huniadi, ai kthehet në Krujë në vendlindjen e tij. Kthimi i Skënderbeut hapë një epokë të re për shqiptarët. Në historinë e diplomacisë Evropiane Gjergj Kastrioti vlerësohet si “i pari politikan e diplomat që krijoi dimensionin Adriatiko-Ballkanik”.[9] Mbreti shqiptar, Gjergj Kastrioti,[10] e kishte kuptuar mirë se kishte filluar një lojë të madhe interesash. Ai për këtë qëllim u kishte ofruar bashkëpunim politik e diplomatik shteteve Italiane të kohës me çka synonte një Aleancë të fuqishme politike ushtarake. Skënderbeu u përpoq poashtu që të zgjeronte aleancat edhe me shtetet tjera katolike sidomos me Republikën e Venedikut dhe Raguzës. Bashkëpunim i kërkoi edhe Mbretërisë së Serbisë, Bullgarisë dhe Princërve Hungarez.[11] Në krye të aksionit të politikës së jashtme Skënderbeu kishte emëruar Pal Engjullin i cili ka punuar për të realizuar Lidhjen e Shenjtë Adriatiko-Ballkanike. Engjulli vlerësohet si ndër themeluesit e diplomacisë shqiptare dhe si i pari diplomat i njohur ndërkombëtarisht.[12] Me vdekjen e Skënderbeut pas 25 vjetësh rezistence të pandërprerë e tejet efikase kundër Perandorisë Osmane, ai len një vakuum të plotë të lidershipi të fuqishëm shqiptar por edhe në Ballkan dhe Itali. Për këtë fakt Volteri shkruante në vitin 1756 duke theksuar se “Perandoria Bizantine do të kishte mbijetuar nëse do të kishte pasur një udhëheqës me cilësitë e tij”.[13] Në fitoren e Skënderbeut Volteri kishte parë dy faktorë të rëndësishëm se shqiptarët janë popull luftëtar dhe se Shqipëria është një vend malor.[14] Pas vdekjes së Skënderbeut i tërë Ballkanit pushtohet nga Perandoria Osmane me çka ndërpritet në masë të konsiderueshme zhvillimi i identitetit të shqiptarëve, vështirësohen “lidhjet dhe bashkëpunimin e tyre me Perëndimin”.[15]

Pa dashur të thellohemi më tepër, për shkak të natyrës së punimit po përmendim se Bashkurti në veprën e tij bën fjalë edhe për figurat e papëve shqiptarë  Klementin e XI dhe Xhovani Francesko Albanin, që kanë luajtur një rol në diplomacinë perëndimore;[16]  kurse në fushën e diplomacisë Adriatiko-Ballkanike[17] Ali Pashë Tepelenën.

Në periudhën e Rilindjes kombëtare shqiptar,[18] siç dihet shekulli 19 u karakterizua me fillimin e rënies së plotë të Perandorisë Osmane dhe ngritja e lëvizjeve nacionale shtetformuese në Evropën Juglindore. Në këtë kohë paraqiten aktorë të rëndësishëm ndërkombëtar si Rusia, Gjermania e Bismarkut, Franca dhe Britanai e Madhe. Në këtë kohë do të kemi disa kthesa të ndryshme rajonale e ndërkombëtare.

Shpalljes së Shqipërisë si shtet i pavarur (28 nëntor 1912) padyshim i paraprin  një proces i gjatë historik i përpjekjeve të pandërprera të popullit shqiptar për tu ç`liruar nga sundimi osman, por edhe i konflikteve të brendshme që kalonte.[19] Për lindjen e shtetit  shqiptar kemi dy vlersime, se nuk ishte krijesë e “një akti ndërkombëtar”, por qe rezultat i përpjekjeve të brendshme që vlonin në  gjirin e kombit shqiptar, të paraprirë nga Rilindja Shqiptare me Lidhjen e Prizrenit,[20] dhe vlersimi i dytë se ishin austriakët ata që nxitën ndjenjën kombëtare tek shqiptarët. Për dallim nga fqinjët populli shqiptar vlerësohet si “komb tejet i vonuar”,[21] mirëpo duhet pasur parasysh se shqiptarët nuk dallonin shumë nga fqinjët e tyre. Rilindja është koha kur shqiptarët zunë të formohen si komb modern dhe të organizohen politikisht.[22]

Jehona e iluminizmit evropian, edhe pse me vonesë, filloi të ndihet edhe në Shqipëri. Rilindja shqiptare vlerësohet edhe si “iluminizmi shqiptar”.[23]

Arsyet e vonesës   janë të ndryshme. Disa nga ato po i emërtojmë kësisoj: politika e Sulltanit përçaj e sundo; mungesa e unitetit brenda shqiptareve- mungesa e figure unifikuese; pozita më e avancuar e shqiptarëve në Ballkan brenda Perandorisë Osmane (postembajtës dhe titujmbajtës shqiptar si Pashallarë, guvernatorë, komandantë, deputetë në Qendrat Osmane); joshja orientale; fragmentizimi i shqiptarëve nga ndikimet e kulturës orientale, helene dhe katolike. [24]

Të gjendur para rrezikut të ndarjes së tokave shqiptare në vitin 1878 pak kohë përpara Kongresit të Berlinit u themelua Lidhja Shqipatre e Prizrenit[25] me qëllimit të prezantimit të kërkesave shqiptare pranë Kongresit. Me këtë rast ishin ngritur dy delegacioni për t`a prezantuar çështjen shqiptare, njëri niset për Stamboll për ta kërkuar mbështetjen turke  për tendencën e autonomisë shqiptare, ndërsa tjetri ishte nisur për në Kongresin e Berlinit që edhe atje të paraqesin kërkesat shqiptare. Të njëjtën kohë nga Mirdita ishte nisur një Peticion (18 qershor 1879) ku kërkohej që të respektohet zona e tyre katolike shqiptare si trevë e pavarur. [26] Nga Kongresi shqiptarët nuk arrijnë të fitojnë asgjë nga kërkesat e tyre. Madje edhe Perandoria Osmane kishte injoruar dhe refuzuar kërkesat shqiptare duke lënë të nënkuptohet se shqiptarët janë “nën zotërime të plota turke”.[27]

Vërtetë Traktati i Berlinit kishte kthyer Ballkanin në zonë interesash dhe përplasjesh mes Fuqive të Mëdha dhe interesave të shteteve të sapongritura Ballkanike. Në përgjithësi me Kongresin e Berlinit historia shqiptare fillon t’u adresojë kritika të ashpra Fuqive Evropiane, mbase një ndjenjë të tillë është e pranishme edhe sot. Por cila është e vërteta? Studiuesit e rinj shqiptarë kanë mundur të paraqesin një tablo tjetër pa komplekse, lidhur me mangësitë e palës shqiptare të asaj kohe. Kështu ata bëjnë fjalë për disa aspekte: për përgatitjen e vonuar dhe kohën e papërshtatshme kur iu drejtuan Kongresit të Berlinit me kërkesat e shqiptarëve; organizimi i dobët e i paqartë lidhur me synimin e kërkesave (autonomi nën Portën apo pavarësi), në një kohë kur vendet tjera ballkanike tashmë kishin shpallur shtetet e tyre, përçarja e (fragmentizimi) elitës shqiptare edhe ashtu të ngushtë; paraqitja para Kongresit me përfaqësues të ndarë; shpresa e gabuar se Porta do të përkrahte interesat shqiptare.[28]

Sipas Christine Von Kohl[29] mbas Marrëveshjes së Paqes të nënshkruar në Shën Stefan në mars 1878 por edhe për shkak të vendimeve të dala nga Kongresi i Berlinit, do të kemi një radikalizim të shqiptarëve. Në Shën Stefan Porta e Lartë pas humbjeve që pësoi nga Rusia kishte pranuar ndarjen e trojeve shqiptare në favor të Bullgarisë, Malit të Zi dhe Serbisë. [30] Të hidhëruar nga këto procese shqiptarët formuan “Komitetin e Myslimanëve të Vërtetë” i cili disa vite më vonë riemërohet si “Lidhja e Prizrenit”. Von Kohl thotë se në librat e historisë shqiptare është falsifikuar ky aspekt kur mëtohet se ajo (Lidhja) kishte tendencë nacionaliste, e lihet në heshtje orientimi islamist por edhe atëher kur koncentrohen vetëm në theksimin e kërkesës së shqiptarëve për mëvetësi.

Nga kjo mund të përfundojmë se politika e jashtme shqiptare sa kishte vënë hapat e parë, ajo sado që vlerësohet si patriotike ishte krejtësisht amatore dhe e fragmentarizuar tejmase. Kjo gjendje do të vazhdojë deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, me të cilin akt fillon një fazë më e avancuar e politikës së jashtme shqiptare. Në dhjetëvjetëshin e parë të shek. 20 fillojnë përsëri përpjekjet e kombinuara politikë e luftë me kryengritjet e shumta kundër turqve por edhe kundër politikave pushtuese të fqinjëve.[31] Ndërkohë, pas përvojave të shumta, politika dhe lidershipi shqiptar kishte kuptuar përfundimisht se duhej thënë “lamtumirë” politikës dhe drejtimeve orientale për t`u pozicionuar drejt perëndimit.[32] Shpallja e  pavarësisë më 28 nëntor 1912 u parapri nga kryengritjet e malësorëve.[33] Pasi 37 patriotët shqiptarë kishin proklamuar në Vlorë lindjen e shtetit shqiptar në të njëjtën ditë u adresuan telegrame fuqive të mëdha të asaj kohe (Austrisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Rusisë) për t`i njoftuar lidhur me aktin e shpalljes së Shqipërisë si shtet sovran dhe të lirë.[34]

- Faza prej shpalljes së pavarësisë (1912) deri në vitin 1944.

Edhe pse embrionet e para të politikës së jashtme shqiptare i gjejmë në Lidhjen e Prizrenit (10.6.1878) dhe në Kongresin e Berlinit (13.6.-13.7.1878), Grothusen[35] përfaqëson mendimin, se për një politikë të jashtme shqiptare në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare mund të flitet që nga faza e shpalljes së pavarësisë (28.11.1912) për të vazhduar me njohjen e shtetit shqiptar në Konferencën e Londrës nga ana e pesë fuqive të kohës dhe Italisë (29.7.1913) deri me marrjen e detyrës nga ana e princit ndërkombëtar Wilhelm Wied (7.3.1914). Ndërsa kjo fazë (deri 1944) në më tutje nga ai ndahet në tri nëndarje tjera që janë: 1. 1912/14 koha e themelimit të shtetit; pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (17.12.1920) dhe njohja e kufijve të Shqipërisë së sotshme nga Konferenca e Ambasadorëve (9.11.1921); dhe koha deri më 22.10.1944.[36]

Shpallja e pavarësisë kishte për pasojë nevojën për një konsolidim politik, ngritjen e organeve shtetërore e sidomos mbetej shumë që të punohej për njohjen ndërkombëtare të saj.[37] Kuvendi Kombëtar (28 nëntor – 7 dhjetor 1912)[38] zgjedhi si kryetar të Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemalin[39] (njëkohësisht edhe... Ministër i Jashtëm) që kishte për detyrë edhe formimin e qeverisë. Fillimisht ai hasi në kundërshtime lidhur me propozimet e tija të para ku si anëtarë të qeverisë përfshiheshin çifligarë dhe ish-funksionarë të Perandorisë Turke. Kështu që Ismail Qemali detyrohet të dorëzohet përballë krahut përparimtar në Kuvendin shqiptar, i cili propozoi që ministrat e qeverisë së tij t’i zgjedhë Kuvendi.[40] Mirëpo Shqipëria nuk arriti ta gëzojë pavarësinë e shpallur. Në territorin e saj ende kishte luftë, trojet e  saj akoma ishin të pushtuara nga forcat e huaja, pastaj edhe prania e forcave turke ende në disa zona të Shqipërisë, ishin një pengesë shtesë për kombin shqiptar. Në fazën e përpjekjeve të administrimit të territorit të shqiptar ishin paraqitur ide të ndryshme, njëra prej tyre ishte ajo e I. Qemalit që kërkonte kantonizim sipas modelit Zviceran, duke arsyetuar se disa krahina kanë interesa të tyre specifike përveç atyre në interes të përbashkët.[41] Kjo kërkesë në të vërtetë u refuzuar kategorikisht.

Në aspektin e raporteve ndërkombëtare shteti i shpallur shqiptar nuk hasi në mirëkuptim as nga Perandoria Osmane, që ishte në shuarje e sipër, e as nga shtetet fqinje që kishin interesat e tyre për copëtimin e trojeve të banuara me shqiptarë. Në Shqipëri ekzistonin në njëfarë mënyre dypushtete, ai i qeverisë së Vlorës dhe administratës ushtarake osmane.[42] Përveç këtyre vështirësive në zhvillimet e ngjarjeve në Evropën Juglindore, dhe në rastin tonë, konkret në territoret e banuara me shqiptarë, rol luajnte edhe strategjia gjeopolitike e fuqive të kohës, si ajo e Rusisë, që interesohej veçanësht të arrinte copëtimin e tokave shqiptare, por që kundërshtohej nga Austrohungaria dhe Italia. Mbi tendencat e njëpasnjëshme të tjetërsimit të territoreve shqiptare, u arrit, si “kompromis” i kohë, të njihet vetëm Shqipëria e trungut, e cunguar nga ana territoriale. Në Konferencën e Ambasadorëve të vitit 1913 me kërkesë të Austrohungarisë dhe Italisë u pranua që Shqipëria të shpallet principatë autonome dhe sovrane nga Turqia por e cunguar.

Konfliktet brenda shqiptarëve dhe prezenca e ndarjeve regjionale duke i shtuar kësaj shkatërrimet që sollën dy Luftërat Ballkanike[43] u bënë pengesë për ngritjen sistematike të një programi ekonomik, politiko-social për gjithë vendin por edhe për formimin e një qeverie kompetente të pranuar para se gjithash nga vetë shqiptarët. Si pasojë fuqitë e kohës vendosin të emërojnë një përfaqësues të tyre dhe vendosën të thirret po ashtu edhe një Komision i Kontrollit ndërkombëtar për Shqipërinë. Qëllimi ishte që në dhjetë vitet vijuese të ndihmojnin në ngritjen administratës civile, financave, xhandarmërisë dhe njëkohësisht ta mbikëqyrë situatën. [44]

Në nëntor të vitit 1913 fuqitë e mëdha[45] vendosin që në krye të Shqipërisë të emërohet princi Wilhelm von Wied, një njeri i ri për nga mosha. Ai ishte i besimit protestant si i tillë mendohej se ai do të jetë edhe si balancues mes tre besimeve.[46] Vendi i ishte nënshtruar një protektorati administrativ ndërkombëtar.

Më 21 shkurt 1914  Wied-it iu dorëzua kurora e Shqipërisë dhe u njoh si princ i Shqipërisë, nga fuqitë e mëdha dhe disa shtetet tjera.[47] Me 7 mars 1914 Princi Wied mbërrin në portin e Durrësit. Për një javë nuk reshtën festimet e  mirëseardhjejes. Kjo atmosferë përfundon shpejt edhe për arsye të pozicioneve të fraksioneve të ndryshme politike në vend.[48] Krahas von Wied Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit i vendos në Shqipëri kishte edhe të drejtën e përfaqësimit ndërkombëtar të shtetit.[49] Detyrë parësore e Wiedit ishte ngritja e qeverisë.[50] Pas negociatave të gjata më 17 mars 1914 formohet kabineti i parë shqiptar ku Turhan Pasha merr postin e kryeministrit dhe atë të ministrit të jashtëm. Në këtë qeveri mbisundonin dukshëm feudalët dhe besimtarët mysliman.[51] Detyra më e rëndë e qeverisë së re ishte rregullimi i çështjes së Epirit. Përderisa kjo çështje rrezikonte integritetin territorial të Shqipërisë, në gjirin e saj kishte plasur “kryengritja myslimane që shpërtheu në të njëjtën kohë në Shqipëri të mesme” e që “vinte në pyetje krejt ekzistencën e shtetit shqiptar”.[52] Kryengritja e udhëhequr nga Haxhi Qamili[53] ishte një përzierje “mes protestave sociale dhe lëvizjeve rezistuese religjioze”, pastaj këtu kishin gisht edhe “xhonturqit, serbët e me gjasë edhe Esad Pashë Toptani”, mbase ishte një situatë ku “fshatarët mysliman ishin fort të hapur për çdo lloj propagande” dhe kjo gjendje shfrytëzohej nga “emisarë xhonturq që udhëtonin në fillim të vitit 1914 nëpër tërë vendin duke bërë propagandë kundër princit Wied”.[54] Kryengritësit “kërkonin dorëheqjen e princit dhe rikyçjen e Shqipërisë në Turqi. Nëse kjo nuk bënte atëherë një princ i dinastisë osmane duhej ta qeveriste vendin nën sovranitetin e Sulltanit”.[55] Wilhelm von Wied vlerësohet si njeri i papërvojë lidhur me diplomacinë dhe intrigave ballkanike. Kësaj i shtohet edhe raportet jo më pak intrigante të fuqive të mëdha “mbrojtëse” ndërmjet tyre, rrethana këto të cilat ndikuan, bashkë edhe me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore (2 shtator 1914), që von Wied-i të detyrohet të largohet nga Shqipëria. Me ç’rast fillon edhe një tendosje mes rivalëve brenda shqiptarë por edhe mes fuqive.[56] Kjo gjendje ishte rezultat i asaj se Shqipëria mbetet pa udhëheqës-drejtues. Wiedi kishte dorëzuar pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit me 3 shtator, i cili ekzistonte formalisht ende, me ç’rast përfundon edhe sundimi 200 ditës i princit ndërkombëtar.[57] Pas largimit të Wiedi-t kryengritësit kishin ngritur flamurin turk pasi morrën Durrësin. Në Durrës ata kishin formuar një qeveri dhe patën dërguar një delegacion për Stamboll për “t`ia ofruar Sulltanit apo një princi osman kurorën shqiptare”. Në këto rrethana Esad Pashë Toptani pas një takimi me Nikolla Pashiqin (shtator 1914) me ç`rast i kishte premtuar ndihma, konflikti me njerëzit e Haxhi Qamilit ishte bërë i pashmangshëm.[58] Në fund të vitit 1915 dhe fillim të vitit 1916 e tërë Shqipëria okupohet nga fuqitë e kohës.[59]

Ashtu siç mendojnë edhe studiues tjerë, edhe Grothusen, përfaqëson mendimin, se megjithë përpjekjet e nacionalizmit shqiptar për ngritjen e shtetit të tyre kjo nuk do të ishte realizuara sikur Austro-Hungaria dhe Italia të mos ishin vënë në anën e tyre,[60] qëndrim ky i mbajtur në përputhje me qëllimet  e politikës së jashtme të vendeve të tyre. Si kundërshtare të ngritjes së shtetit Shqiptar shquhen Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, ndërsa shpërthimi i LPB për shqiptarët ishte një leksion i mëtutjeshëm tejet serioz, sepse gjithë fqinjët e Shqipërisë tentuan ta shfrytëzojnë “rastin e mirëseardhur” që shtetin e ri ta okupojnë dhe mundësisht ta zhdukin nga sipërfaqja e dheut.[61] Pasoja ishte rritja edhe më të madhe e varfërisë, mbase ky vend bëhet edhe vend konflikti “secili kundër secilit”.[62]

Pas LPB u desh që çështja e shtetit shqiptar edhe njëherë të vihet si temë shqyrtimi në arenën ndërkombëtare, që atij t`i sigurohet pavarësia dhe suvereniteti – me këtë rast ishin SHBA-të (1919-1920) ato të cilat  dhanë një kontribut vendimtar që të paktën të rivendosej status quo ante dhe kjo bëhet kundër politikës dhe qëndrimit të Italisë, Jugosllavisë dhe Greqisë.[63] Fuqitë fituese të LPB, Atanta (Aleanca Kardiale), me marrëveshjen paqësore të Varsajës (1919) rikonfirmuan në “Marrëveshjen e Tiranës” rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë e cila një vit më vonë pranohet në Lidhjen e Kombeve (1920), organ ky që ishte poashtu i ri. Prapëseprapë situata në vend ishte edhe më tutje kaotike.[64] Konferenca e Parisit (1919) nuk ia doli të ndikojë të qetësoj as Evropën por as edhe Ballkanin. Të gjitha shtetet ballkanike që në Paris përfaqësoheshin “me delegacione të forta, shpresonin të dilnin me përfitime territoriale”.[65] Shqiptarët kishin mbetur pas LPB pa ndonjë qeveri që do të mund të dërgontenjë delegacion në konferencën e paqes. Kështu që shqiptarët duhej të vepronin shpejt që të ngrinin një qeveri dhe të fitonin të paktën njërën nga fuqitë e kohës. Më 25 dhjetor 1918 ishin mbledhur në Durrës delegatë shqiptarë, që u njohën si Kongresi i Durrësit,[66] nga gjiri i së cilës doli një qeveri dhe njëkohësisht u caktua një delegacion pesë anëtarësh nën udhëheqjen e kryeministrit Turhan Përmetit për ta përfaqësuar Shqipërinë në Paris. Këtij delegacioni ju bashkangjit ai edhe diaspora e kohës.

Ndërkohë që paqebërësit në Paris, krijonin kombe të reja e zhdukeshin Perandori. Konferenca e Paqes zgjati deri në vitin 1920, mirëpo në gjashtë muajt e parë u morën vendimet kryesore. Aty ishin mbledhur përfaqësues shtetesh sepse “Evropa krenare ... ishte bërë për vete copë-copë”. Në vitin 1919 ekzistonte ndjenja për një sistem të ri, një rend të ri botërorë. Në adresë të Konferencës vinin peticionet nga vendet e ndryshme, ato tashmë të formuarat dhe atyre në ngritje e sipër.[67] Rethanat e vitit 1919 përbëheshin nga dy realitete: nga njëra anë ngjarjet që po zhvilloheshin në Paris, ndërsa, nga ana tjetër, realiteti i fakteve në vend, ku njerëzit merrnin vendime dhe luftonin ndër beteja e konflikte.[68] Në Konferencë Presidenti amerikan kishte shpallur 12 pikat e rëndësishme, francezët këmbëngulnin për dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga Gjermania[69] — sepse kishin frikë të madhe nga Gjermania sa kërkesat e saja për hakmarrje dhe dëmshpërblim, e para se gjithash kërkesa e saj për siguri qëndronte në krye të listës. Siguria sipas francezëve do të mundësohej me mbajtjen gjallë të Alencës së Luftës – Antantës.[70]

Konferenca e Parisit ishte e stërngarkuar me çështje të shumta që kishte për t`i zgjedhur, përderisa njëkohësisht e tërë Evropa lëngonte nga një krizë ekonomike.[71] Përfaqësuesit grek kishin ngritur çështjen, që bënte objektin e pakënaqësë e tyre, pse Serbia ishte e përfaqësuar me më shumë delegatë se Greqia. Në Konferencë mungonte Rusia. Atje Bolshevizmi kishte filluar të ravijëzohet e përforcohet. Udhëheqësit e Konferencës kishin pak njohuri për atë se kush dhe çka po ndodhte në Rusi. Veçse frika ishte prezente. Politika e Aleatëve ndaj Rusisë gjatë gjithë Konferencës kishte mbetur kontradiktore dhe e paqartë, e pavendosur për ta luftuar bolshevizmin sa u fitua ndjenja dhe bindja nga rusët, se Perëndimi ishte armikiu i tyre i papajtueshëm.[72]

Në Paris kishin shkuar edhe Sllavët e Jugut për t`i mbrojtur e modifikuar interesat e tyre. Ky delegacion përfaqësonte shtetin në ngritje e sipër të Jugosllavisë. Ai përbëhej nga njëqind vetë: serb, kroatë, sllovenë, boshnjakë, malazezë, profesorë, ushtarakë, diplomatë, avokatë, radikalë, monarkistë, ortodoksë, katolikë e mysliman (shumë prej tyre nuk ishin parë kurrë me njëri tjetrin). Ata u gjendën sëbashku në Paris për shkak të proklamimit se “një gjuhë e njëjtë nënkuptonte një nacionalitet të njejtë”. Në Paris Ballkani trajtohej si çështje tejet e pështjelluar,[73] dhe kishte shumë pak njohuri për rrethanat dhe nevojat sa edhe sot ende ndihen pasojat. Në Ballkan nuk ishin zgjuar vetëm Serbët me kërkesat e tyre absurde. Siç kishte vërejtur edhe Churchill “Ballkani prodhon më shumë histori, se sa konsumon”. Praktika e përcaktimit në bazë të kombësisë ishte aq e re, sa “shumë banorë të Ballkanit ende mendonin për veten në radhë të parë në caqet e rajonit apo klanit të tyre, ashtu siç kishin bërë nën pushtimin turk në caqet e fesë”.[74]

Kryeudhëheqësi i delegacionit grek ishte bërë “ylli” i Konferencës, sa edhe Presidenti Wilson kishte shprehur entuziazmin e tij duke e vlerësuar atë lart. Greqia në paraqitjen se saj kishte kërkuar pjesën jugore të Shqipërisë. Në këtë rast “ylli” grek kishte treguar se “njerëzit që ngjanin si shqiptarë dhe flisnin shqip ishin grekë të vërtetë; nëse ata ishin ortodoks, ata ishin grekë me shpirtin e tyre”. Pse Greqia kishte fituar një rreth të tërë përkrahësish, kjo shpjegohet me historinë e grekëve të vjetër, pra parahistorinë e grekëve.[75] Në Konferencë diskutohej që Greqia t`i lejonte Italisë gjithë bregdetin e Shqipërisë dhe rreth gjysmën e brendshme, kurse për këtë “lëshim” Greqia, do të merrte pjesën rreth Korçës e Gjirokastrës. Vërtetë amerikanët “ishin dashamirës, por jo edhe aq të verbuar. Ata kishin rezerva rreth kërkesave të grekëve mbi Shqipërinë dhe Thrakinë”. Për lobuesit grek “raca e vetme që Evropa nuk mund ta qytetëronte”[76] ishin shqiptarët. Pretendimeve për ndarjen e Shqipërisë i bashkëngjitet edhe Serbia për pjesën e veriut.[77] Për tu bërë ballë gjitha këtyre pretendimeve shqiptarët e organizuar shumë dobët në krahasim me shtetet tjera që e rrethonin, kishin dërguar një delegacion që udhëhiqej nga Turhan pasha. Si rival i ekipit të Turhanit kishte ardhur edhe Esad pasha i cili për interesin e tij edhe kishte lejuar të grindet me delegacionin zyrtar të Shqipërisë duke i akuzuar se ata po “intrigonin me italianët”.[78] Këshilli Suprem i Konferencës kishte pranuar të dëgjonte Turhanin më 24 shkurt.[79] Turhani ishte përshkruar si “i vjetër dhe i trishtuar” dhe “ndërsa ai fliste të dhjetët llomotitnin dhe qeshnin“- kështu nga kjo del se ai nuk ishte marrë fare seriozisht. Si pasoj ata detyrohet t`iu mbështeten amerikanëve dhe italianëve. Edhe pse delegacioni shqiptar nuk ishte marrë seriozisht, ata kishin bërë përpjekjet që të kundërshtojnë pretendimet e fqinjëve duke përfshirë edhe kërkesën që edhe Kosova të jetë pjesë e Shqipërisë.[80] “Kosova në vitin 1919 nuk u bë çështje, sepse fuqitë panë se nuk kishin asnjë arsye që të zmadhonin kufijtë e Shqipërisë. Shqipëria ishte e dobët dhe qeveria e saj e pasuksesshme”. [81] Shqipëria në vitin 1919 ishte e pushtuar nga anglezë, italianë, francezëve, serbëve dhe grekëve.[82]

Kërkesave të Greqisë, Serbisë dhe Italisë presidenti amerikan ju kishte dhënë përgjigjen “SHBA-të nuk ishin përgatitur t`i bënte një padrejtësi njerëzve të Shqipërisë”.[83]

Në anën tjetër, sipas Bartl, thuhet se delegacionit shqiptar nuk i lejohej të merrte pjesë në negociata, “ai mund të vepronte vetëm anash konferencës duke protestuar kundër aspiratave të shteteve fqinje të Ballkanit për të përfituar opinionin evropian për çështjen e pavarësisë së Shqipërisë”.[84] I gjendur në këtë situatë delegacioni shqiptar detyrohet t`i pranoj kërkesat e Italisë që të vihet nën protektoratin e saj, që ajo të mund të ruaj ekzistencën e shtetit shqiptar. Kjo kishte bërë që të lindë përçarja brenda delegacionit shqiptar.

Bërësit e paqes në vitin 1919 kishin fituar ndjenjën se kishin bërë më të mirën e mundshme; por ata nuk kishin as iluzione. Ata bënë sigurisht edhe gabime. Porse LDB “ishte pasojë e vendimeve të marra apo të pa marra në dy dekadat e para të shek 20 dhe jo vetëm për shkak të marrëveshjeve të lidhura në 1919”.[85]

LPB me pasojat e saja ndikoi në disa ndryshime në Evropë dhe rajon. Në aspektin e ideve politike fillon një lëvizje liberale e sociale, fillon të vejë bazë leninizmi e komunizmi,[86] sidomos me revolucionet në Rusi, por njëkohësisht kemi prezent edhe idetë amerikane për ardhmërinë e Evropës të dala nga presidenti Wilson. Shqipëria në këtë konstellacion bëhet edhe një herë “fushëbetejë” e përplasjes së ideve të Wilsonit, atyre leniniste, diplomacisë tradicionale dhe interesave të shteteve fqinje.[87] Kjo luftë kishte bërë që të bien edhe Rusia cariste, Gjermania e Kajzerit dhe Austrohungaria. Doktrina leniniste dhe bolshevizmi fillojnë të pozicionohen gjithnjë e më shumë kundër liberalizmit dhe kapitalizmit.[88] Ndëshkimi i Gjermanisë në Konferencën e Varsajës[89] ndikoi që të dështoj demokratizimi i saj, mbase edhe me insistimin e Francës, që Gjermania të paguaj për luftën, dhe përjashtimi i saj në rrethin e fuqive Evropiane të kohës, ndikuan që populli gjerman të dëshpërohet hidhur me ç`rast edhe i hapet rruga marrjes së pushtetit nga nacionalsocializmi.[90]

Në vitin 1920 përfaqësuesit e popullit shqiptar u mlodhën në Kongresin e Lushnjës për t`u ngritur një udhëheqësi e re shqiptare. Konferenca e Parisit kishte bërë që të humbet besimi në qeverinë e Durrësit.[91] Lushnja ishte reagim i këtij dëshpërimi, edhe pse qeveria e Durrësit e kishte ndaluar mbajtjen e Konkresit të Lushnjës, edhe pse ky kongres kishte pozicionim anti-italian, nuk u pengua nga trupat italiane.[92] Pretendimet okupuese të trojeve shqiptar nuk pushonin. Sfidë e kohës ishte mbrojtja ushtarake e Shqipërisë së mbetur. Qeveria e Lushnjës kishte emëruar Sylejman Bej Delvinën Kryeministër, Ahmet Zogun[93] ministër të brendshëm. Në anën tjetër ishte nevoja për veprim diplomatik – pranimi në Lidhjen e Kombeve, përpjekjet që shteti shqiptar të njihet mundësisht sa më shumë shtete, pra sfida ishte rikthimi i suverenitetit të shtetit shqiptar.[94] Për këtë ishte emëruar një delegacion diplomatik në krye me Fan Nolin. Këto dy pika të diplomacisë shqiptare ishin të një peshe të madhe dhe ndoshta edhe vendimtare për fatin e shtetit shqiptar.[95] dhe ndoshta mund të thuhet, se për herë të parë diplomacia shqiptare veproi me sens profesional, si instrument për realizimin qëllimeve politike kombëtare përmes angazhimit në diplomacinë ndërkombëtare. Deri në këtë periudhe diplomacia shqiptare ishte e karakterizuat “nga ajo që mund të thuhet diplomaci peticionesh, ose diplomaci e ngurtë” pasoj e së cilës atë e kishte lënë jashtë lojës në diplomacinë ndërkombëtare.[96]

Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e kombeve (17.12.1920)[97] dhe pas rregullimit përfundimtar të çështjes së kufijve nga ana e Konferencës së Ambasadorëve (9.11.1921), u duk se bazat e së drejtës së asaj kohe ndërkombëtare i siguruan Shqipërisë ekzistencën.[98] Themi “u duk” për faktin se nuk zgjati shumë dhe pasoi okupimi i Shqipërisë nga trupat italiane (7.4.1939).[99] Pas dorëheqjes së S. Delvinës (14. 11.1920) u formuar qeveria e re me kryeministrin feudal Iljaz Bej Vrioni, i cili kishte shpallur zgjedhjet e reja parlamentare për vitin 1921. Kabineti i Vrionit kishte nxjerrë një ligj për zgjedhjet qysh në dhjetor 1920. Zgjedhjet ishin një procedurë e ndërlikuar. Ato kishin filluar nga fundi i janarit 1921 e u zvarritur deri në prill.[100] Politika e brendshme shqiptare në fund të vitit 1921 ishte tejet e ngatërruar. Nga Kongresi i Lushnjës, brenda më pak se dy vjetësh, ishin “konsumuar 8“ qeveri.[101] Nga fundi i vitit 1922 Shqipëria ndërmerr hapat e parë për rregullimin e marrëdhënieve të saj me shtetet tjera.[102]

Ndërkohë që në periudhën 1920-1922 grupet e ndryshme politike fisnore përlesheshin për pushtet, vendit i ishin rënduar edhe më problemet e vërteta. Brenda këtyre dy viteve Shqipëria ndërroi shtatë kryetar qeverish.[103] Nga vitet 1920-1928 në politikën e brendshme të Shqipërisë “kemi një periudhë me lëvizje eksperimentale të ndryshme e shpesh kontradiktore”. Ishin kryesisht dy rryma kryesore: rryma liberale për një Shqipëri republikane të modelit perëndimor, e udhëhequr nga krahu i F. Nolit, i cli vlerësohet për rrethanat e saj kohe në Ballkan, si “një ishull paqeje në një det të trazuar”. Vitet 1923 dhe 1924 ishin vendimtare se a do të marrë Shqipëria kursin demokratik apo atë feudal, dhe ishte ende e hapur.[104] Demokracitë nuk mund të lulëzojnë në mjedise rajonale jo demokratike, dhe ajo konservatore për një shtet monarkist, siç dominonte në shtetet e Ballkanit, me protagonistin Ahmet Zogun, i cili përshkohet me dy elementet atë e bënë të jetë më i qëndrueshëm, përvoja e tij dhe veprimet ushtarake si dhe diplomacia që lidhet me aftësinë e tij në balancimin midis Lindjes dhe Perëndimit me çka arriti të ndërtoj një “stabilitet vendit për një periudhë pesëmbëdhjetë vjeçare”.[105] Ahmet Zogu “ishte prototipi, sinteza e të gjitha vetive të mira dhe të liga të njeriut në Shqipërinë e re.”[106]

Këtu e shohim të arsyeshme të shtjellojmë rrethanat e politikës së brendshme të Shqipërisë për ta pasur një fotografi më të kompletuar të ngjarjeve të kohës. Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës, Ahmet Zogut i besohet posti i Ministrisë së Brendshme. Që nga dhjetori i vitit 1922 deri në vitin 1924 ai ia del të ngrihet në postin e kryeministrit.[107] Tensionet mes konservatorëve dhe krahut të udhëhequr nga ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Fan S. Noli, shkon deri në atë shkallë sa shpije deri te një revoltim, që historiografia e quan Revolucioni i Qershorit,[108] në verën e hershme të vitit 1924. Pas rezistencës disa javore të pasuksesshme nga ana e Zogut, ky i fundit detyrohet të ikë në drejtim të Jugosllavisë. Ardhja e krahut të Nolit në pushtet, me gjithë qëllimet e mira për të ngritur një shtet demokratik e të së drejtës, pason një dështim total. Noli vlerësohet[109] se “nuk ishte në lartësinë e detyrës, i mungonte shkathtësia e nevojshme politike për ta trajtuar me oportunitetin e duhur çështjet që kërkonin zgjidhje”. Meqenëse identifikohen mangësitë dhe nevoja për ndryshime, kësaj qeveria nuk i jepet kohë për veprim, sepse Zogu tashmë ishte përgatitur për t`u rikthyer në pushtet me ndihmën jugosllave. [110] Kështu në të njëjtin vit, fundi i dhjetorit 1924, Zogu merr pushtetin në Shqipëri, ndërsa krahu i Nolit ikën fillimisht në Itali e më pastaj për t`u shpërndarë në vende të ndryshme.[111] Ikja jashtë vendit kishte bërë që nga atje të riaktivizohet opozita shqiptare, edhe pse me aktivitete të ngjeshura, nuk ia dalin të rikthehen në pushtet. Mbase edhe rrethanat e përgjithshme në rajon dhe Evropë e kontribuan në mossuksesin e kësaj opozite në diasporë.[112]

Që nga koha e Wiedit Shqipëria zyrtarisht ishte monarki. Megjithë kundërshtimeve të grupit që e përkrahte edhe më tutje ekzistencën e monarkisë me 21 janar 1925 Kuvendi Kombëtar kishte ndërruar Shqipërinë nga monarkia në republikë. Ndërsa me 7 mars ishte nxjerrë kushtetuta sipas modelit të SHBA-ve.[113] Gjitha këto procese Zogu i kishte shfrytëzuar për ta përforcuar pozicioni e vet me çka ai ia del që, që nga posti i kryeministrit ta marrë atë të presidentit për ta emëruar më vonë veten edhe si Mbret i shqiptarëve.

Pozita e shtetit shqiptar mes dy luftërave botërore vlerësohet, me të drejtë, si unik në qëndrimin e tij “as fashist e as komunist”, dhe gjykohet se faktori shqiptar përgjithësisht ka qenë më pozitivi në rajon,[114] nuk u dominua nga doktrina nacional shoviniste që karakterizuan shtetet tjera rajonale me orientim nazist, tek shqiptarët mungoi doktrina racore dhe shteti shqiptar nuk u përfshi në konfliktet dhe luftën racore.[115] Këtu duhet përmendur veprën e shkëlqyeshme, pra pranimit, strehimi dhe mos përndjekja e hebrenjve përderisa ata ndjekëshin nga rajoni dhe Evropa.[116]

Regjimi i Zogut vlerësohet t`i ketë dhënë rëndësi prioritare diplomacisë ekonomike. Kjo shprehet me ngritjen e Bankës Kombëtare Shqiptare punë kjo që ia kishte besuar Italisë. Pas ngritja e Bankës Kombëtare (1925)[117] pasojnë marrëveshjet tjera me Anglinë (10 qershor 1925) “Marrëveshja mbi Tregtinë dhe Lundrimin”, marrëveshja me SHBA-të (21 dhjetor 1925) i njohur si “Traktati i Tregtisë dhe Konsullor”.[118] Ky orientim perëndimor ishte një “tradhti” për Jugosllavinë që ndikoi në kundërvëniet e forta prej diplomacisë së saj duke u përpjekur që t`i bindë vendet perëndimore se Shqipëria është e pa aftë “për krijuar Shtetin dhe ekonomin e saj” andaj kërkonte vënien e saj në protektoratin e tre shteteve fqinje (Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë).[119] Ndonëse kishte ardhur me ndihmën e jugosllavëve në pushtet, Zogu nuk u bë “mik i pakusht i mbretërisë SHS, siç pritej me gjasë në Beograd”.[120] Në këtë periudhë si pikë tensionesh mes Greqisë dhe Jugosllavisë ishte çështja e kufijve.[121] Zogu kishte bërë edhe një marrëveshje ushtarake të fshehtë me Musonlinin (23 e 26 gusht 1925). Parashikohej ndihma e ndërsjellët, në aksionet e përbashkëta armata shqiptare do duhej t`i “nënshtrohej komandës italiane”, kurse në rast ndryshimesh territoriale në Ballkan Italia duhej të angazhohej që Shqipërisë t`i “bashkoheshin viset e banuara me shqiptar”, poashtu Shqipëria obligohej që “të mos lidhë aleanca a marrëveshje tjera ushtarake me asnjë shtet tjetër”.[122] Kemi edhe dy Paktet e njohura mes Shqipërisë dhe Italisë. Pakti i parë, i quajtur si “Pakti i miqësisë dhe sigurisë” (e kufizuar për 5 vite), ishte lidhur me 27.11.1926. Nga ky pakt Zogu merr një garanci italiane për mbajtjen e regjimit të tij, po që ai duhej të pranonte që Shqipëria të bëhej zonë italiane e sigurisë. Ky hap ishte de facto protektorat italian mbi Shqipërinë.[123] Kjo marrëveshje shihej sidomos nga SHS si prishje e ekuilibrit ballkanik, çka edhe ndikoi në acarimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHS. Kundërshtimet jugosllave lidheshin me tezën, se bëhet fjalë për “sulm i sferës së drejtës jugosllave” dhe se marrëveshja ishte një “shkelje e palejueshme e Italisë në Ballkan”.[124] Muaj të tërë, megjithë papërshtatshmërisë së marrëveshjes për strategjitë jugosllave në Ballkan, politika e jashtme jugosllave për Shqipërinë ishte kufizuar vetëm në konferenca për media dhe përpjekjeve për të ndikuar në emigrantët shqiptar jashtë Shqipërisë.[125]

Për ta lidhur Shqipërinë edhe më ngushtë me Italinë, pas disa ngjarjeve dhe bisedimeve që zhvillohen mes dy palëve, më 22. 11. 1927 nënshkruhet pakti i dytë i Tiranës nga ana e ambasadorit italian në Shqipëri Ugo Sola dhe ministrit të jashtëm shqiptar Iljaz Vrioni. Kjo marrëveshje quhej edhe si aleancë e mbrojtjes dhe vlente për 20 vjet. Emigrantët shqiptar kohëzgjatja i kishte brengosur shumë, porse më tepër për tu brengosur ishte për vetë shpirtin e marrëveshjes.[126] Pakti i dytë i Tiranës e kishte plotësuar të parin ne fushën ushtarake – kështu që marrëveshja e fshehtë ushtarake mes Mussolinit dhe Zogut (1925) me Paktin e dytë të Tiranës u bë në fakt me këtë akt publike.[127]

Më 1.9.1928 proklamohet Zogu si “Mbret i Shqitarëvet”. Ky emërim nuk pëlqehej nga Franca, Anglia por edhe Jugosllavia këto anonin për emërimin “Mbret i Shqipërisë”. Me shpalljen e Zogut si mbret, filloi hartimi i kushtetutës së re kështu me 1 dhjetor 1928 Shqipëria bëhet mbretëri e trashëgueshme.[128] “Zogu u mundua fort që vendit të tij akoma shumë oriental t`ia japë një ngjyrë perëndimore, por edhe zhvillonte një kult të theksuar personal... Përkundër fasadës evropiane Zogu mbeti sundimtar oriental që rrekej ta koncentronte të pushtetin në dorën e vet.”[129] Zogu kishte një frikë nga kundërshtarët e tij politik. Kështu “ai rrekej t`i eliminonte kundërshtarët e vet brenda e jashtë vendit. Kjo e fundit nuk i shkoi plotësisht për dore, meqë edhe Italia dhje Jugosllavia financonin edhe më tej emigrantë, për të pasur mjet presioni kundër mbretit shqiptar.”[130] Edhe pse Zogu ishte bërë mbret me ndihmën e Italisë, ai ishte përpjekur ta reduktonte ndikimin italian sepse në vend kishte një disponim anti-italian. Ndërsa për italianët ishte brengosës fakti se Zogu përpiqej të demonstronte mëvetësi, si pasoj italianët zunë t`i japin shtytje projektit të bashkimit doganor për ta lidhë edhe më shumë. Reagimi i Zogut ishte negativ.

Pos ngjarjeve tjera të rëndësishme janë për tu cekur shkurtimisht edhe konferencat ballkanike e para në Athinë (5-12 tetor) e dyta në Stamboll (19 tetor 1931), dhe ajo e Bukureshtit (22-28. tetor 1932). Në këto konferenca u diskutua mundësia e një “Pakti Ballkanik”.[131] Mirëpo si pengesë e ecjes mbarë të mëtimit ishte pos tjerash edhe çështja e pakicave e cila u ngrit nga ana e palës shqiptare, sidomos për shqiptarët në Jugosllavi. Kjo pikë ishte bërë “mollë sherri” mes këtyre dy vendeve. Konferencat nuk kishin pasur sukses që të bëjnë relaksim të marrëdhënieve mes shteteve pjesëmarrëse. Duke marrë parasysh këmbënguljen e palës shqiptare që të vihet në diskutim puna e pakicave, në Athinë më 9.2.1934 firmoset Pakti Ballkanik nga Jugosllavia, Greqia, Turqia dhe Rumania. Shqipëria dhe Bullgaria që kishin ngritur shqetësimet e tyre lidhur me pakicat nuk ftohen fare. Pakti synonte sigurimin e kufijve ekzistues të shteteve të Ballkanit.[132]

Shqipëria ka qenë vazhdimisht në qendër të interesave italiane. Ajo synonte që ta bënte Shqipërinë bazën e saj në Ballkan. [133] Në Mars 1939 Italia kishte marrë garanci nga Gjermania se ajo e konsideronte Adriatikun si sferë ekskluzive italiane.[134] Në anën tjetër qëndrimi i strukturave të brendshme qeveritare shqiptare nuk ishte homogjen ndaj përpjekjeve italiane për nënshtrim politik të Shqipërisë.[135]

Me 7.4.1939 trupat italiane okupojnë Shqipërinë.[136] Zbarkimi i trupave italiane shoqërohet me ndërmarrjen e masave organizative e politike për të siguruar ruajtjen e rendit publik, për t`i ikur anarkisë.[137] Pesë ditë më vonë imponohet “Unioni” me Italinë. Më 12 prill 1939 okupuesit ia kishin arritur të konstituonin një “Asamble Kushtetuese Shqiptare” e cila kishte deklaruar të “rrëzuar” regjimin e mëparshëm. Në fushën politike kompetencat e organizimit italian do të mbështeteshin në bazë të marrëveshjes së 3 qershorit 1939, me të cilën unifikoheshin dhe përqendroheshin veprimet dhe gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare të Italisë dhe Shqipërisë në Ministrinë e Jashtme italiane. Si rrjedhojë e kësaj ishte suprimimi i MPJ të Shqipërisë. Pas suprimimit ndryshuan edhe përfaqësitë e huaja në Shqipëri.[138]Marrëdhëniet e mëhershme shqiptaro-italiane, e sidomos kontratat e 27.11.1926 dhe ajo e 22.11.1927 kishin lehtësuar këtë sukses.[139] Për dallim nga LPB kësaj radhe ishte vetëm Italia e cila e okupoi vet tërë Shqipërinë. Gjatë LDB ishte Italia dhe Jugosllavia ato që caktonin politikën e jashtme shqiptare. Ndërsa Greqia deri në vitin 1971/85 mbajti qëndrimin akuzues ndaj Shqipërisë, për atë se Italia kishte sulmuar Greqinë (28.10.1940) nëpërmjet tokës shqiptare dhe për këtë arsye Shqipërinë e konsideronte si kundërshtare të saj. Por kjo akuzë ishte e pabazë dhe jo bindëse kur kemi parasysh rrethanat në të cilat gjendej Shqipëria. Le të shikojmë në vijim disa aspekte përforcuese që hedhin poshtë akuzën greke.

Pas ultimatumit që i jepet Shqipërisë nga ana e Italisë, e që për Shqipërinë ishte e papranueshme, dhe pas Ikjes së Zogut I, pason okupimi.[140] Të vënë nën ombrellën italiane më 12 prill 1939 në Tiranë ngrihet nga shqiptarët e gatshëm për kooperim me italianët “Asambleja Kushtetuese Shqiptare” me ç `rast ia ofrojnë mbretit italian kurorën e mbretit shqiptar, dhe kjo pranohet me 14. prill 1939.[141] Sipas këndvështrimit italian nënshtrimi me dhunë i Shqipërisë dhe “pranimi” i kurorës së mbretërisë shqiptare nga ana e mbretit italian, shteti shqiptar nuk ishte shuar dhe se ai qëndroi si shtet i pavarur por në një “union” me shtetin italian.[142] Me 6 qershor 1939 Shqipëria bëhet me kushtetutë të re të imponuar nga Italia. Ndërsa dy muaj më herët (16 prill 1939) Italia kishte emëruar një “zëvendësmbret” (mëkëmbësin) post ky që ushtrohej nga i dërguari Jacomoni.[143]

Në aspektin e së drejtës ndërkombëtare konstruksioni i “Personalunionit” Shqipëri-Itali do të thoshte dy shtete me organe të përbashkëta shtetërore, raportet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe rregullimi i çështjeve bëhej edhe më tutje në kudër të marrëveshjeve ndërkombëtare – ndërshtetërore.[144] Zërat ndërkombëtar kundër okupimit nga Italia kanë qenë shumë të ulët, prapëseprapë ata janë dëgjuar. Reagimet mund të ndahen në dy grupime: ata që e justifikuan dhe e mbështetën, dhe në ata që e njohën dhe e pohuan realitetin, por pa gatishmëri për të ndërhyrë. Hezitimi i dënimit më ashpër i aktit italian kishte të bënte edhe me rrethanat e kohës që dominonin politikën evropiane dhe atë ndërkombëtare – ishte fjala për interesat globale. Në anën tjetër Italia punonte që agresionin ta paraqes si një domosdoshmëri për të “shpëtuar popullin shqiptar” dhe mori hapa të shpejtë për të mbuluar veprimet ushtarake dhe për ta instituticionalizuar pushtimin – pra për ta përligjur që të pranohet nga opinioni ndërkombëtar.[145]

Okupimi ishte shtruar edhe në Organizatëne Lidhjes së Kombeve e cila ishte tejet e kufizuar në veprimet e saja mbase edhe për shkak të mosmbështetjes së mjaftueshme nga shtetet dhe fuqitë e kohës. Rasti i Shqipërisë ishte shtruar në LK me kërkesën e përfaqësuesit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë në Paris, Mehmet Abit, më 8 prill 1939 ku kishte kërkuar nga Këshilli i LK që të merrte qëndrim për pavarësinë e vendit. Meqë në Këshillin e LK nuk ishte arritur ndonjë vendim apo qëndrim lidhur me rastin, çështja ishte bartur në Asamblenë e Përgjithshme të LK. Një kërkesë drejtuar LK kishte ardhur edhe nga qeveria e Shqipërisë po ashtu me 8 prill nëpërmjet përfaqësuesit të saj të akredituar në Gjenevë.

Edhe në LK fqinjët dhe fuqitë tjera të Mëdha mbajtën qëndrim indiferent. Ishin vetëm SHBA-të edhe kësaj here që dalluan me qëndrimin e vet. ShBA   gjatë gjithë kohës kishte refuzuar “unionin” dhe lëshoj një notë proteste me 8 prill 1939 ku denohet “forcible and violent invasion of Albania”.[146] Edhe Ahmet Zogu kishte shtruar kërkesën duke protestuar “fuqimisht dhe zyrtarisht” kundër okupimit, dhe duke qenë Shqipëria si anëtare e LK, ai kishte kërkuar që të merren masat për rivendosjen e suverenitetit shqiptar sipas statusit të Lidhjes. Këshilli i kësaj organizate ishte mbledhur për ta diskutuar kërkesën e Shqipërisë më 22 maj 1939 – ky ishte edhe rasti i parë dhe i fundit në Lidhjen e Kombeve që u muarr me çështjen.Udhëheqja e re e vendosur nga okupatori italian më 13 prill 1939 kishte kërkuar largimin e Shqipërisë nga Lidhja e Kombeve. Në mbledhje nuk u vendos asgjë lidhur me kërkesën për ta larguar Shqipërinë. Çështja i bartet për trajtim Asamblesë së Përgjithshëm të Organizatës. Kështu që kërkesa shqiptare nuk mund të diskutohej edhe për shkak të rrethanave të krijuara në Evropë. Kështu Shqipëria do të figuronte deri në vitin 1945 në listat e Lidhjes së Kombeve si shtet i pavarur dhe anëtare e saj. Çështja shqiptare në LK u neglizhua e u la anësh dhe si e tillë nuk u diskutua fare në Alsamblenë e Përgjithshme të LK mbase fitohet ndjenja se të gjithë dëshironin që “pataten e nxehtë” mos ta mbanin në duart e tyre.[147] Një riaktualizim në arenën ndërkombëtare i rastit të Shqipërisë është nënshkrimi i marrëveshjes së 3 qershorit 1939 ku Italia merr mbi vete të përfaqësoj Shqipërinë në politikën e jashtme – pasoj e së cilës ishte shuarja e përfaqësive diplomatike shqiptare. Ky veprim u kundërshtua nga SHBA-të, Turqia dhe Egjipti shtete këto që edhe mëtutje përfaqësive të Shqipërisë, ambasadave iu njihnin statusin diplomatik.[148]

Situata në fjalorin e diplomacisë ndërkombëtare ndryshon pasi edhe shtetet e mëdha Evropiane dhe Rusia kishin hyrë tashmë në luftë me Gjermaninë. Këtu është e rëndësishme të ceken fjalimet e rëndësishme të personaliteteve ndërkombëtare që lidhen poashtu edhe me Shqipërinë, është ai i ministrit për punë të jashtme britanike (18.11. dhe 17.12.1942), deklarata e ministrit për punë të jashtme të SHBA-ve (12.12.1942, 6 prill 1944 me rastin e 5 vjetorit të okupimit të Shqipërisë), si dhe deklarata e ministrisë së jashtme sovjetike e dhjetorit 1942 – të gjitha këto kërkojnë rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë.[149] Sa i përket akuzave greke që përmendëm më lart, vlenë të theksojmë poashtu edhe faktin se, në kohën kur Italia kishte vendosur të sulmonte Greqinë, ushtarë shqiptarë kishin bojkotuar ushtrinë italiane, edhe pse këta të fundit kishin vënë shpresa të mëdha në trupat shqiptare, çka del e gabueshme.[150]

Pas pushtimit italian nuk do të zgjatë shumë kur pakënaqësitë dhe temperaturat antiitaliane fillojnë të rriten. Fillojnë manifestimet dhe demonstratat antifashiste. Qëndrimi i shqiptarëve ndryshon radikalisht sidomos me disfatën italiane kundruall Greqisë dhe sulmit hitlerian kundër Bashkimit Sovjetik.[151] Aktivitetet kundër pushtuesit fitojnë në intensitet kur në vend lindin faktorë të rinjë politik. Ishin dy lëvizjet kryesore që dallohen në këtë periudhë: komunistët dhe ajo e Ballit Kombëtar.[152]

Internacionalja Komuniste i kishte sugjeruar Partisë Komuniste jugosllave, që në shtator 1939, të binte në kontakt me komunistët shqiptar e t`iu ndihmonin në Formimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH). PKJ kishte dërguar në mbledhjen e grupeve komuniste shqiptare (8 nëntor 1941) Miladin-in dhe Dushan-in. Dy emisarët duke kryer punën e “bashkimit” të grupeve komuniste dhe formimin e PKSH siguruan pozita kyçe në parti duke i dhënë pozitën PKSH si degë e PKJ.[153]

Mes komunistëve dhe ballistëve kishte pasë përpjekje për t`i bashkuar forcat kundër armikut të përbashkët.[154] Mirëpo gjatë diskutimeve të koordinimit të punëve pati mospajtime sidomos për shkak të politikës refuzuese të PKSH për pretendimet e Ballit për të punuar në realizimin e Shqipërisë reale. Refuzimi vinte nga frika se kjo do të ndikonte në largimin e bashkëpunimit me lëvizjet nacionalçlirimtare të fqinjëve e sidomos asaj jugosllave. Emisarët e PKJ tashmë kishin filluar të japin “frutat” e ndikimit të tyre.[155] Krijimi i Shtabit të Përgjithshëm të UNçSH-së përbënte një veprim të njëanshëm të PKSH-së që ndikoi në përfundimin unifikimit të forcave kundër okupuesit.[156]

Kapitullimi i Italisë (8.4.1943)[157] i hapi rrugën trupave gjermane drejt Shqipërisë me ç`rast për të parën herë realizohet Megali Idea që nënkuptonte Shqipërinë reale.[158] Ky kapitulli mishte rezultat i goditjeve të vazhdueshme që pat marrë Boshti fashist në të gjitha frontet e LDB-së.[159]

Pushtimi i Shqipërisë nga trupat gjermane kishte pasur shpejt dhe pa fërkime të mëdha. Gjermanët marrin urdhër që shqiptarët t`i trajtojnë “mirë e sjellshëm”. Interesat e gjermane nuk përqendroheshin në Shqipëri. Megjithëkëtë gjermanët ishin të interesuar të ngrishin një administratë shqiptare. Politikanët shqiptarë tregohen tejet të përmbajtur, mbase ata kishin gjykuar se së shpejti në Shqipëri do të hynin trupat angleze. Ndikimi gjerman shprehet “në viset që ishin bashkuar Shqipërisë më 1941. Atje druheshin rënies sërishme nën Jugosllavi...”. Më 14 shtator ishte themeluar një komitet kombëtar që kishte proklamuar pavarësinë e Shqipërisë dhe kishte thirrur një komitet ekzekutiv si qeveri e përkohshme. Më 16 tetor 1943 mbahet një Kuvend Kombëtar prej nga rikthehet kushtetuta e vitit 1928. Më 5 nëntor 1943 formohet qeveria në krye me kosovarin Rexhep Mitrovicën. Programi kryesor i kësaj qeverie ishte “mbrojtja e pavarësisë dhe e kufijve etnik të Shqipërisë”. Përpjekjet që kjo qeveri të njihet nga vendet tjera mbesin të pasuksesshme. Gjatë kohës së pushtimit gjerman kishte edhe dy kryeministra tjerë. Fiqri Dini kishte marrë postin e kryeministrit në korrik 1944, për t`ia dorëzuar, pas dorëheqjes së tij, Biçakut më 7 shtator 1944 që mbetet në detyrë deri në marrjen e pushtetit nga komunistët, përkatësisht deri në largimin e trupave gjermane nga Shqipëria. Me 2 tetor 1944 trupat gjermane marrin urdhërin që të tërhiqen. Më 15 tetor mbyllet edhe ambasada gjermane, e cila deri para hyrjes së trupave kishte qenë si konsullatë. Me largimin e gjermanëve ikin edhe bashkëpunëtorët shqiptar.[160]

Ikja e trupave gjermane i kishte hapur rrugën komunistëve shqiptarë në krye me Enver Hoxhën.[161]

Periudha e dytë

- Faza e patronatit jugosllav (1944-48)

Qeveria e përkohshme e Enver Hoxhës kishte nevojë të konsolidonte pushtetin dhe të bënte përpjekje që të njihej ndërkombëtarisht. Që në janar 1945 Hoxha kishte kërkuar njohje nga qeveria britanike, amerikane dhe asaj sovjetike. Arsyetimi ishte dhënë duke cekur “sakrificat që kishte bërë Fronti popullor në luftën nacionalçlirimtare në anën e aleatëve”. Për britanikët dhe amerikanët gjendja në Shqipëri ishte ende e paqartë. Sovjetikët nuk donin të vepronin fillimisht në krye më vete sepse e konsideronte Shqipërinë si zonë e ndikimit jugosllav. Pa rezultat kishte mbetur edhe ngritja e marrëdhënieve diplomatike me Vatikanin. Kështu që i pari shtet që njohu Shqipërinë ishte Jugosllavia akt ky që pasoi më 29 prill 1945. Pastaj vazhdohet me Poloninë (7 nëntor) dhe Bashkimi Sovjetik (10 nëntor). Ndërsa po të njëjtën ditë me sovjetikët, Britania e Madhe[162] dhe ShBA-së kishin deklaruar se ato ishin të gatshme ta njohin qeverinë e Hoxhës si “administratë” të Shqipërisë me kusht që së shpejti të mbahen zgjedhjet e lira në vend. Edhe pse më 2 dhjetor 1945 kishte pasur zgjedhje në vend, ato nuk kishin kryer sipas mënyrës perëndimore për zgjedhje të lira. Një ngatërresë me britanikët në rastin e luftanijeve britanike (tetor 1946) kishte bërë që raportet mes dy vendeve të tensionohen sa rasti kalon në KS të OKB-së[163] dhe në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Kjo dhe mospagesa e dëmshpërblimit  e shqiptuar nga gjykata e Hagës kishte ndikuar që Britania të marrë qëndrim negativ për rrjedhat tjera kundruall Shqipërisë. Të gjitha këto kanë bërë që të dal vlerësimi, se regjimi i Hoxhës “u detyrua nga zori të mbështetet në BS e sidomos në Jugosllavinë fqinje.

Aleanca me Jugosllavinë u shndërrua në një bashkësi të zorit, në të cilën Shqipërinë e futën fuqitë perëndimore dhe Bashkimi Sovjetik.”[164] Ky është njëri prej vlerësimeve që jepet në literaturë. Ne kemi edhe një këndvështrim tjetër që dallon nga ky i fundit. Britania e madhe kishte kërkuar nga qeveria komuniste e Tiranës dy gjëra: “së pari, që të njihte të drejtën e vijueshmërisë së gjitha marrëveshjeve e traktateve që qeveria e Mbretit Zog kishte pas nënshkruar me qeverinë e Britanisë së Madhe dhe; së dyti, që qeveria e Tiranës të mbante zgjedhje të lira e demokratike për t`i dhënë popullit shqiptar të drejtën e zgjedhjes së formës së qeverisjes së vendit.”[165] Duhet theksuar se në fillim (prill 1945) E. Hoxha në një organizim të hapur publik kishte lavdëruar me fjalë respekti të madh Churchil-in dhe kishte thirr në kujtesë “Rooseveltin e madh”, këto dy figura të mëdha të demokracisë dhe lirisë. Mirëpo kjo simpati dhe respekt nuk zgjati shumë.[166] Mirëpo në fushën e brendshme pas luftës PKSH kishte filluar ndjekjen e kundërshtarëve politik e fetar. Kërkesat e Britanisë udhëheqja komuniste i kishte refuzuar kategorikisht. Partia komuniste shqiptare në zgjedhjet e vitit 1945 bëri një manipulim të stilit stalinist. Shpesh pastruesit e kundërshtarëve bëheshin vetë viktimë e pastrimeve.[167] Megjithë refuzimit vlerësohet se Britania nuk kishte hequr dorë nga Shqipëria. Ajo kishte përdorur metodën hapur për t`iu kundërvu regjimit komunist, rasti i padisë së Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare, dhe me veprime të fshehta lidhen me hartimin e planit sekret të inteligjencës sekrete angleze për rrëzimin e qeverisë së Hoxhës që parashihte

përgatitjet brenda dhe jashtë Shqipërisë për përmbysje me dhunë. Bashkëpjesëmarrëse në këtë plan kishte qenë edhe CIA amerikane. Si i tillë plani kishte funksionuar deri në vitet 1946-47. Mirëpo ky plan kishte dështuar pasi një bashkëpunëtor i shërbimit sekret sovjetik (KGB) kishte njoftuar për planin e përgatitur, ndërsa KGB kishte njoftuar regjimin komunist shqiptar. Me tu marrë njoftimi rrëgjimi kishte marrë gjitha masat për të rezistuar. Dështimi i planit sekret anglo-amerikan bëri që përfundimisht të ngurtësohen marrëdhëniet mes vendeve në fjalë në rangun e pakompromis sidomos nga regjimi komunist.[168]

Kemi vlerësimin se interesi i fuqive të mëdha gjatë gjithë kohës së mes luftërave edhe gjatë LDB Shqipëria ishte si “forgotten conntry” dhe se ajo ishte i vetmi vend i Evropës Juglindore i cili në marrëveshjen Churchill-Stalin (9.10.1944) nuk cekte fare atë, dhe ky “lëshim” gjykohet si “skandaloz”.[169] I lënë në harresë, ose i neglizhuar Ballkani ra si pa u ndier ngadalë nën ndikimin e ideologjisë dhe politikës sovjetike.[170]

Shtrirja e sovjetëve në Ballkan nuk ishte një ambicie e re e rusëve.[171] Faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë nuk u treguan shumë aktiv për orientimin e Shqipërisë gjatë luftës. Ndonëse kishte disa misione angleze dhe amerikane me ndikim sporadik, lokal dhe pa influencë mbarë shqiptare. Në Përgjithësi prania e pjesës demokratike të Aleancës Antifashiste ishte e pakonsiderueshme. As faktori sovjetik nuk ishte aq shumë aktiv për dallim nga ndikimi i komunistëve jugosllavë.[172] Ndikim përballë Shqipëri pati edhe tendenca minimizuese në rolin e kontributit të sajë në luftën antifashiste sidomos nga Greqia dhe Jugollavia. Kjo dëshmohet me rikthimin e dekretit mbretëror të vitit 1940 nga ana e parlamentit grek në vitin 1944 “Mbi caktimin e shteteve armike” me çka vazhdonte të qëndronte konstante Shqipëria. Rikthimi i Ligjit të Luftës rëndoi mjaft negativ marrëdhëniet me Shqipërinë.[173] Ndërsa Jugosllavia kishte interesim në minimizimin e kontributit të Shqipërisë për të siguruar kufijtë e jashtëm të saj, pra të mbante nën Serbi Kosovën, dhe për ta rritur ndikimin e saj e për të dominua si faktorë kryesore në Luftën në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa prapa saj qëndronte BS me përkrahjet e saj. Për paradoks politika dhe diplomacia shqiptare e kohës kishte varur tërë shpresat tek komunistët shqiptar e këta në anën tjetër tek komunistët jugosllav. [174]

Faza e parë pas LDB (1944-1948) në gjuhën e studiuesve perëndimor Shqipëria dhe politika e saj e jashtme është emëruar si: “satelit”, “subsatelit”, “kolonie”, “protektorat”, deprived of any significant iniciative in its foreign and domestic policies”, “Yugoslav tutelage”.[175] Në këtë fazë bëhet fjalë për pretendimin e Jugosllavisë për një konfederatë e shtruar në vitet 1944/45 dhe 1847/48, ku Shqipëria do të bëhej republika e shtatë e saj.[176] Pse kjo nuk ishte realizuar, vlerësohet me arsyetimin e shpërthimit të mosmarrëveshjeve mes Jugosllavisë me Komiformin (Informbyronë Komuniste) dhe duke iu falënderuar Stalinit përkatësisht BS. Prej 1944 deri 1948 politikën shqiptare të jashtme e përshkon kryesisht ajo e politikës rajonale. Kjo politikë rajonale karakterizohet me problemet e trashëguara në raportet me Greqinë dhe Italinë. Mes Shqipërisë dhe Greqisë qëndronte Epiri Verior, akuzat drejtuar Shqipërisë lidhur me pozitën e saj në sulmin e Italisë në LDB dhe ai i luftës civile në Greqi (1944-1949) ku, duhet theksuar, Shqipëria nuk ishte aspak më tepër e involvuar se Jugosllavia dhe Bullgaria. Ne mes Shqipërisë dhe Italisë qëndronte okupimi dhe kërkesa për dëmshpërblim, çështje këto që rregullohen në Konferencën e Parisit (10.2.1947). Këtë fazë e përshkon edhe pengimi i anëtarësimit të Shqipëris në në OKB, dështimi i ngritjes së marrëdhënieve diplomatike me Anglinë dhe SHBA-të.[177]

Politikën e jashtme të shtetit shqiptare deri në vitin 1948 e kishte marrë mbi vete Jugosllavia. Ajo i mbronte interesat shqiptare.[178] Këto interesa Jugosllavia i përfaqëson në Konferencën e Postdamit dhe Parisit (1945) ku kërkohet dëmshpërblimi që duhej përgjigjej Gjermania kundruall Shqipërisë. Interesat shqiptare nga Jugosllavia përfaqësohen edhe në Konferencën e paqes në Paris (29.7.1946-10.2.1947) ku Jugosllavia kishte ulësen e saj dhe i dëgjohej zëri, përderisa Shqipëria kishte mandatin e “dëgjueses”. Për fund duhet cekur poashtu aktin e themelimit të Kominformit (22-27.9.1947) ku PKSH ishte e vetmja që nuk kishte marrë ftesë. Kjo jo ftesë e bën edhe më të besueshëm vlerësimin se Stalini as nuk ishte i informuar e as nuk kishte interesim në Shqipërinë duke e lënë atë në duart e Jugosllavisë.[179] Ndërsa ishte Jugosllavia që njohu e para qeverinë e E. Hoxhës dhe poashtu ishte e para që lidhi marrëdhënie bilaterale me Shqipërinë. Fillimisht ishte ajo e vitit 1946 për të vazhduar me 27 marrëveshjet tjera të llojeve të ndryshme që përfshinin fushën e bashkimit në planin ekonomik, unionin doganor dhe valutor, si dhe në fushat tjera si kulturë, politike e ekonomike. Të gjitha këto marrëveshje nga studiuesit janë vlerësuar si pararendëse, parapërgatitje për të realizuar tendencën jugosllave për realizimin e konfederatës. Mbase edhe ekonomia e jashtme shqiptare bëhej vetëm nëpërmjet Jugosllavisë. Ky afrim nga pala shqiptare dhe ajo jugosllave ishte vlerësuar dallueshëm. Jugosllavët thonin se kishin ndihmuar ekonomin shqiptare, përderisa pala shqiptare mbante pozicionin se jugosllavët kishin shkatërruar ekonomin dhe pasurin shqiptare.[180] S`ka dyshim përkrahja jugosllave kishte qëllimin e futjes së Shqipërisë si republikë e shtatë e saj. Pas ngjarjeve të brendshme në Shqipëri në vitin 1948, ato irritojnë Jugosllavinë dhe BS. Rasti i K. Xoxës[181] dhe procesi i parë kundër “titistëve” janë si pika kthese që nënvizojnë kthesën apo kalimin nga patronati jugosllav në atë të BS. Shqipëria kishte prishë gjitha 27 marrëveshjet me Jugosllavinë dhe kishte kërkuar tërheqjen e gjithë personelit. Interesant është se marrëveshja e parë e vitit 1946 nuk ishte deklaruar si e prishur nga pala shqiptare. Ishte Jugosllavia ajo që kishte prishë këtë marrëveshje në vitin 1949, poashtu edhe prishja përfundimtare edhe e marrëdhënieve diplomatike ishte hap jugosllav (1949-1950).[182]

Në të vërtetë Shqipëria kishte qenë vend i “harruar” nga Stalini. Mirëpo kjo ishte tejkaluar në heshtje nga regjimi i kohës. Përkundrazi diktatori Hoxha kishte shprehur përherë fjalë miradije për Stalinin, se si ai kishte luajtur rol të madh gjatë dhe pas LDB.[183] Përkrahja që i bën BS Shqipërisë lidhet ngushtë edhe me faktin e Luftës së Ftohtë që po merrte formë gjithnjë e më shumë.[184] Ndërsa ekziston vlerësimi se marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave (1948-1985) mund të karakterizohen me sa vijon: normalitet në rangun shtetërorë, armiqësi e papajtueshme në aspektin ideologjiko-politik.[185]

- Koha e Stalinit si fazë e patronatit sovjetik (1948-53)

Faza tjetër e politikës së jashtme shqiptare lidhet plotësisht me emrin e Stalinit. Ndonëse kjo fazë do të zgjasë deri në vdekjen e tij (5.3.1953). Si veçori e theksuar, për dallim nga gjitha shtetet e Bllokut të Lindjes, Shqipëria mbetet i vetmi vend besnik mësimeve të Stalinit. Ngritja e figurës së tij si person kult nga ana e E. Hoxhës është një nga kritikat kryesore që i bëhet diktatorit Hoxha. Ky kult i Stalinit nuk kishte justifikim historik, se udhëheqësi sovjetik në të vërtetë nuk kishte treguar kurrfarë interesimi për Shqipërinë e vogël.[186] Ishin pesë vizitat e Hoxhës tek Stalini që mbahen në kujtesën e tij dhe tregohen masës si “përralla për një njeri të mençur e të e të mirë”.[187] Në këtë fazë vërejmë se rreziku i përzierjes së drejtpërdrejtë në politikën e jashtme dhe të brendshme shqiptare nga ana e patronatit të ri është shumë më i ulët se ai i mëparshmi. Kjo ishte kështu për faktin, se me prishjen e marrëdhënieve mes BS dhe Jugosllavisë si dhe me kalim e Greqisë në Bllokun e Perëndimit, Bashkimi Sovjetik nuk kishte mundësi qasjeje direkte në Shqipëri. Politika rajonale mbetet edhe mëtutje aktuale për Shqipërinë. Jugosllavia bëhet armiku numër një. Kosova[188] vihet përsëri në diskutim. Ndërsa si prioritet kryesorë në politikën e jashtme konsiderohej ajo marrëdhënieve me Stalinin. Kështu që ky pozicionim bëri që të flitet për “from a sub satellite to a satellite”.[189]

Kalimi nën patronatin e ri bëri që tre mijë këshilltarë rusë t`i marrin vendet e atyre jugosllavëve. Në kuadër të politikës së jashtme ndërkombëtare Shqipëria i bashkëngjitet plotësisht BS dhe aleatëve të saj. Kjo do të thotë se ajo pozicionohet në anën e BS në konfliktin mes Anglisë e SHBA-ve për shkak të Luftës së Ftohtë.[190] Interpretimi shqiptar i ideologjisë marksiste e leniniste shihet më së miri në prishjen e marrëdhënieve me jugosllavinë. Shqipëria bëhet rekord në polemikën ideologjike.

Në vitin 1947 një delegacion shqiptarë i kryesuar nga E. Hoxha kishte bërë vizitën e parë në Moskë te shoku Stalin. Ky hap i diplomacisë shqiptare drejt Moskës dhe dokumentet e nënshkruara që kishin për qëllim institucionalizimin e marrëdhënieve Shqipëri-BS u kritikua ashpër nga udhëheqësit jugosllav, sepse “Shqipëria, më parë se të bënte ndonjë marrëveshje me ndonjë vend tjetër, duhej të merrte pëlqimin e Jugosllavisë”.[191] Ndërsa një vit më vonë marrëdhëniet BS-Jugosllavi tensionohen si rezultat nxirret një rezolutë E Byros Informative të PK Evropiane (1948) ku Tito akuzohet rëndë për devijim nga marksizëm-leninizmi. Ky tensionim i kishte mundësuar E. Hoxhës eliminimin thuajse të gjithë kundërshtarëve të tij politik nën akuzën për “spiunazh jugosllav”. Ndërsa vendimet e Kongresit të I të PKSH dhe ndryshimet e synuara nga shteti shqiptar (në fund të vitit 1948) ndikuan në përkeqësimin edhe të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Jugosllavi. Ky proces i tensionimit të marrëdhënieve reflektohet me prishjen konventave të ndryshme nga ana e Shqipërisë dhe prishjes së “Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke” nga ana jugosllave.[192] Në maj 1950 Jugosllavia largon në mënyrë demonstrative trupin e saj diplomatik nga Tirana dhe nëntor 1950 i kërkon Shqipërisë që edhe ajo ta tërheqë përfaqësinë diplomatike shqiptare nga Beogradi.[193] Ndërkohë Shqipëria dhe regjimi komunist tash më kishte filluar afrimin me Rusinë ku pasojnë edhe marrëveshje kredish. Si kriter kryesorë ishte pranimi i rrugës sovjetike të zhvillimit, apo thënë ndryshe, sovjetizimi i plotë i politikës, ekonomisë, jetës sociale dhe politikës së jashtme.[194] Meqë kushtetuta e vitit 1946 ishte kopjim i asaj jugosllave, tani me orientimin nga Moska, ndjehej nevoja e ndyshimit të saj gjithë në frymën sovjetike. Kjo pason në vitin 1950 që të mos pengoj procesin e sovjetizimit të gjitha sferave e segmenteve jetësore në Shqipëri.[195]

Ndërsa ekonomia shqiptare po shkiste e tëra gradualisht në varësi të sistemit ekonomik sovjetik dhe orbitës së tij. Ndërsa marrëdhëniet e Shqipërisë me Evropën e sovjetizuar, marrëdhëniet mes vendeve satelite, ishin shumë të kufizuara dhe kryesisht mbështeteshin në fushën ekonomike dhe tregtare ose kulturore e arsimore. Mbase ky ishte edhe qëllimi i Moskës për ta ruajtur rolin e qendrës në fushën e politikës, asaj ushtarake, të sigurisë dhe politikës së jashtme.[196]

Në fushën e politikës së jashtme rajonale politika shqiptare kundruall vendeve të rajonit, e sidomos fqinjëve të saj, në dhjetëvjetëshin e parë të pas LDB karakterizohet më shumë nga krizat, tensionet e konfliktet sesa nga paqja, stabiliteti dhe bashkëpunimi.[197] Kjo reflektohet sidomos në raport me vendet fqinje Jugosllavi e Greqi. Në politikën e jashtme të viteve të `50 të shekullit 20 Shqipëria kishte adaptuar qëndrimet në përputhje me ato që    mbante BS dhe vendet tjera të Evropës Lindore. Pranimi në OKB ishte ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare që e arrin Shqipëria në dhjetëvjetëshin e parë të mbas LDB, akt ky që i jep një përforcim të mëtutjeshëm regjimit komunist në politikën e brendshme. [198]

Në Bllokun Perëndimor vendet anëtare ishin përqendruar para se gjithash me ringritjen dhe përmirësimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike. Ishte thirrur në jetë Plani Marshal, të cilin Shqipëria e kishte refuzuar (1947),[199] pastaj kishte filluar një proces i afrimit dhe kooperimit mes anëtarëve të Bllokut të Perëndimit, meqë këto vende kishin një autonomi shumë më të madhe veprimi dhe vetëveprimi në krahasim me ato shtete anëtare të Bllokut të Lindjes. Kështu bëhet Marrëveshja e Përgjithshme për Tarifat dhe Tregtinë (GATT) në vitin 1947 për të vazhduar me marrëveshjet dhe projektet tjera të afrimit dhe kooperimi në bazë të vetë dëshirës pa detyrim, si ajo e Organizatës Evropiane për Bashkpunim Ekonomik (1948), ngritja e Këshillit të Evropës (1949), Traktati Evropian i Komuniteteve të Çelikut dhe Qymyrit (1951).[200]

- Faza e tretë lidhet me vdekjen e Stalinit deri në kohën e prishjes së marrëdhënieve me Hrushovin – pra si pjesa e dytë e patronatit sovjetik (1953-1961)

Vdekja e Stalinit në vitin 1953 u pasua me një fazë tranzicioni në udhëheqjen e Moskës. Në pushtet erdhi një figurë e re politike. Ishte Hrushovi personaliteti i cili kishte shmangur mjaft nga ekstremizmi personal i paraardhësit të tij.[201] Karakteristikë e politikës shqiptare përgjithësisht gjatë periudhës 1953-1957 ishte fillimi i dyzimit politik shqiptar, apo thënë ndryshe aplikimi i politikës së dy standardeve. Ishte faza kur po zbehej në arenën e internacionales komuniste fryma staliniste dhe po ngrihej një frymë më liberale me Hrushovin.[202]

Nëse faza e parë nën patronatin sovjetik mund të vlerësohet si rritje e pjesëmarrjes së Shqipërisnë në politikën botërore, atëherë kjo fazë mund të gjykohet si ngritje në kulminacionin e saj.[203] Pati një zgjerim të aktivitetit të Shqipërisë edhe në diplomacinë shumëpalëshe, duke përfshirë këtu iniciativat rajonale ballkanike, organizatat e demokracive lindore, Traktatin e Varshavës si dhe Kombet e Bashkuara.[204] Fjalimi i E. Hoxhës (16.11.1960) në konferencën e 81-të të Partisë Komuniste të Punës në Moskë hynë në historinë e internacionales komuniste. Kuptimi përmbajtësor i fazës 1953-1960/61 qëndron në atë se, Shqipëria gjithnjë e më shumë fillon t`i largohet patronatit të BS, për çka si shkaktar, sipas arsyes së E. Hoxhës është Hrushovin dhe këshilltarët e tij të ngushtë, si dhe me “lëndimet” që i bëhen bindjes shqiptare në aspektin ideologjik – ikja nga fryma staliniste, dhe në aspektin e politikës së jashtme afrimi i BS me Jugosllavinë, sidomos me deklaratën e përbashkët të këtyre dy vendeve (2.6.1955 përkatësisht 20.6.1956).[205] Me këtë hap Hrushovi i hapte rrugë tre prirjeve që po lindnin në vendet komuniste: frymës liberale të mendimit njerëzor, policentrizmit të botës komuniste si dhe gjallërimit të rrugëve të ndryshme të ndërtimit të socializmit.[206] Këtë afrim me armiken “permanente” të Shqipërisë E. Hoxha e kishte vlerësuar si “tradhti”. Sipas të menduarit të politikës së jashtme shqiptare dhe shefit të shtetit Hoxha, secili që lidhë marrëveshje e kooperon me Jugosllavinë është armike e Shqipërisë, dhe secili që bashkëpunon me revizionistin Tito sipas vlerësimit nga Tirana, është vet revizionist.[207] Këtu duhet theksuar se Shefi i partisë në Shqipëri kishte vlerësuar shumë gabimisht dhe se ishte mashtruar rëndë kur ka menduar se politika e jashtme sovjetike për Ballkanin do të ishte në krahun e tij.[208] Fryma më liberale mbas vizitës së Hrushovit në Beograd në Shqipëri u prit me rritje të censurimit dhe kontrollit. E. Hoxha në kujtimet e tij tek “Titistët” dhe “Hrushovianët”[209] vlerëson se ai pati konsideruar vizitën e kreut sovjetik në Beograd dhe takimin me Titon, si “gjunjëzim i Hrushovit para Titos dhe fillim i kursit revizionist të Moskës”.[210]

Kohën mes vdekjes së Stalinit dhe prishjes së marrëdhënieve mes Tiranës dhe Moskës Hoxha e kishte emëruar si “paqe fiktive”. Sipas këtij të fundit ky duhet të ketë parë që në fillim “rrugën e gabueshme” të pasardhësit të tij, mirëpo ai duhet të ketë pritur me shpresën se do të ketë prapëseprapë shpresë për ta ruajtur linjën politike të Stalinit. Andaj kjo duhet të ketë qenë arsyeja kryesore pse Shqipëria bëhet bashkëthemeluese e Paktit të Varshavës.[211] Megjithë kësaj “ftohjeje” pranimi i Shqipërisë në OKB (1955) është rezultat i një “deals” mes BS dhe SHBA-ve, pasi që këto dy vende bllokonin pranimin e vendeve të reja në organizatë – varësisht se nga cili Bllok vinin ato. Shqipëria merr vendin në bashkësinë e shteteve ndërkombëtare si rezultat i kompromisit mes dy blloqeve. Hyrja e Shqipërisë në Paktin e Varshavës ishte i pari i këtij lloji në historinë e Shqipërisë. Pos kësaj ajo ishte pjesëmarrëse në themelim. Kësaj radhe ajo nuk “harrohet” si në rastin Kominformit.[212]

Fillimisht edhe pas ardhjes së Hrushovit Shqipëria ishte e njëzëshme me BS në politikën e jashtme kundruall Bllokut Perëndimor.[213] Si shembull në kryengritjen hungareze (23.10.-4.11.1956) ajo pozicionohet, bashkë me Kinën, pro kursit të ashpër të Hrushovit me ç`rast edhe vet terminologjia ruse ishte përvetësuar nga Shqipëria. Tirana kishte kritikuar ndërhyrjen e vonuar ushtarake.[214] Këtu kemi një dallim të vogël. Hoxha kishte shfrytëzuar rastin që ta akuzonte Titon si bashkëfajtor në kryengritjen hungareze.[215] Edhe pse Hoxhës i ishte bërë një injorim i rëndë nga ana e Krushqovit, pasi që vetëm PKSH nuk ishte ftuar në konsultimet që kishte bërë ai me partitë e Bllokut të Lindjes për t`i pyetur lidhur me përkrahjen e tyre lidhur me intervenimin.[216]

Në politikën rajonale Italia filloi të quhej ndryshe “çizmja në të cilën ishte futur tërësisht këmba amerikane”. Pra shikuar nga ky aspekt marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë ishin mjaft të zbehta. Skepticizmi ishte rritur edhe me hyrjen e Italisë në Paktin e NATO-s.[217] Me fqinjët tokësor kemi një fazë më të qetë kooperuese. Me Greqinë pas gjysmës së dytë të viteve të `50 të shek. 20 sado që kemi një relaksim marrëdhëniesh, edhe kundruall Greqisë pala shqiptare i kishte kushtëzuar marrëdhëniet sepse ajo i ishte afruar SHBA-ve. Ndërsa në anën tjetër lidhja e Shqipërisë me Moskën në sytë e shtetit grek shihej tejet negativ, e sidomos baza ushtarake e Traktatit të Varshavës në territorin e saj.[218] Ndërsa marrëdhëniet me Jugosllavinë në fakt nuk ndryshojnë fare, edhe pse pas vizitës së Hrushovit në Beograd në dukje u normalizuan, ndërsa në thelb kishin mbetur me tensione të pandryshueshme. Këto raporte sa ishin tensionuar edhe më shumë pasi që Tirana kishte shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me trajtimin e Kosovës. Kulmin ky ashpërsim lidhur me Kosovën e kishte arritur në vitet 1956-1960, fazë kjo kur Jugosllavia me marrëveshje me Turqin mijëra shqiptar (“turq”) kishte vendosur “t`i pranoj”në shtetin e saj. Kjo dhe lufta e ashpër ideologjike tensiononte permanent marrëdhëniet jugollavo-shqiptare.[219] Ndërsa SHBA-në Shqipëria e kishte profilizuar si armiken më të madhe që e udhëhiqte imperializmin. Sipas politikës leniniste shqiptare SHBA-ja ishte ajo, së bashku me aleatë, e nëpërmjet fqinjëve të saj (Greqi, Itali, Jugosllavi) në bashkëpunim me mërgatën shqiptare që po organizonin një komplot të “madh” për ta larguar regjimin e Hoxhës. Ishte përhapur sindroma e “armikut të imagjinuar”, sepse sipas dëshmive Amerika nuk kishte pas një interesim të tillë.[220] Në fund të viteve të `60 të shek. 20-të Republika Popullore e Shqipërisë vendos marrëdhënie diplomatike edhe me Suedinë, Danimarkën, Zvicrën dhe Holandën.[221]

Hrushovi pos të tjerash synonte përmbysjen e udhëheqjes kryesisht staliniste në vendet komuniste. Pala shqiptare këtë e kishte kuptuar, andaj ajo fillimisht kishte zgjedhur diplomacinë e heshtjes. Mirëpo, siç e pamë, me kohë fillojnë të dalin në shesh divergjencat mes E. Hoxhës dhe Hrushovit.[222] Kontraditat ndërmjet Shqipërisë dhe BS kishin qenë kryesisht të karakterit ideologjik. Kështu që në marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike në vitet 1957-1959 fillon hapur konflikti ideologjik[223] midis dy partive komuniste për të kaluar në konflikt shtetëror midis dy vendeve.[224] Presioni i Hrushovit ishte rritur mbi udhëheqjen shqiptare dhe kjo lidhej me dy kërkesa: revizionimin e politikës shqiptare përballë Jugollavisë,[225] pra kërkohej ndryshimi i politikës së “armiqësisë” si dhe rehabilitimi i përkrahësve e simpatizantëve të Titos dhe Jugollavisë. Te dy këto kërkesa ishin të papranueshme për E. Hoxhën sepse ai e kuptoi po të pranonte, ditët e pushtetit të tij do të ishin të numëruara.[226]

Thellimi i theksuar i mosmarrëveshjeve shqiptaro-sovjetike pason pas vizitës së Hrushovit që i bën Shqipërisë në vitin 1959. Megjithëse qëndrimet kundërthënëse mes dy palëve ishin të njohura, pala shqiptare ishte përpjekur që kryeudhëheqësit të komunizmit t`i organizoj një pritje sa më të mirë dhe në frymën e vetëpërmbatjes nga kritikat. Mirëpo e gjithë kjo nuk kishte ndihmuar shumë. Hrushovi kishte trajtuar “vëllaun” e vogël me një arrogancë. Pala Shqiptare kishte shpresuar që me mirësjelljen e saj të ndikoj te Hrushovi për përkrahje ekonomike. Por kjo pritje kishte qenë e gabuar. Kjo shprehet më së miri në deklarimin e vet Hrushovit “... për sa i përket nevojave tuaja, dua t`ju them se ne nuk kemi ardhur për të shqyrtuar ato... Ne kemi ardhur të njihemi, të shkëmbejmë mendime...” mbase qëllimi i vizitës kishte qenë që për së afërmi të shikoj pozicionet e mundshme strategjike ushtarake ku “mund të ndërtohet një bazë ideale për nëndetëset...”, dhe dihet se më vonë qeveria shqiptare kishte lejuar bazën ushtarake detare të Pasha Limanit që vlerësohet se kishte qenë më strategjiku  i Traktatit të Varshavës që kishte ngritur pranë Mesdheut.[227]

Si pasoj e ngurtësimit të veprimit diplomatik pason varfërimi në aksionin diplomatik ndërkombëtar që kishte cenuar njëkohësisht interesat e shtetit shqiptar. E. Hoxha ngjante shumë më tepër me Stalinin dhe udhëhiqte si stalinist në politikën e tij të brendshme dhe të jashtme.[228] Në Kongresin e 20-të të PK të BS delegacioni Shqiptarë kishte filluar, pasi që tashmë kishte shpërthyer konflikti sovjetiko-kinez, të anononte drejt polit të ri të komunizmit botëror, pra Kinës.[229] Hoxha nuk pranonte ndryshimin dhe zhvillimin as në teori as në praktikë, ai ishte tipik dogmatik.[230] Dobësitë më të theksuara në politikën e jashtme shqiptare që fillojnë me Mbledhjen e Moskës, ishin përpjekjet e saj për të operuar drejtpërsëdrejti në terrenin e arenës ndërkombëtare, pa përdorur instrumentet, mekanizmat dhe teknikat tjera diplomatike, mbase kjo ishte edhe rezultat i mungesës së përvojës në diplomacinë shumëpalëshe.[231]

Pas mbledhjes së Moskës (1960) marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike fillojnë të nxjerrin vështirësi të mëdha edhe për vetë popullin si pasojë e një politike të pa analizuar mirë nga pala shqiptare. Duke u përballur me rrezikimin e pushtetit E. Hoxha ishte i gatshëm ta flijoj popullin dhe partinë që udhëhiqte, madje pasojat ai i përdori për të argumentuar se, ja se si “armiku” donte ta dëmtonte shtetin dhe popullin.[232] Kongresi i Katërt i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe Kongresi i 20-të i BS kishin definuar në mënyrë të parikthyeshme prishjen përfundimtare të miqësisë midis BS dhe Shqipërisë[233]

Deri në prill 1961 praktikisht prishen gjitha marrëdhëniet ekonomike me BS, largohen këshilltarët dhe deri në maj 1961 ikin edhe ushtarët sovjetik.[234] Ndërsa Hrushov nga ana e tij me rastin e Ditës së Partisë (30.10.1961) i shpall të prishura përfundimisht marrëdhëniet me Shqipërinë dhe kërkon hapur rrëzimin e E. Hoxhës nga pushteti.[235]

Për diplomacinë shqiptare periudha e Luftës së Ftohtë mbas viteve të `60 të shek. 20 është vlerësuar si një nga periudhat më të vështira. Kjo për arsye të prishjes së marrëdhënieve diplomatike me BS, rënia e nivelit të bashkëpunimit me me vendet socialiste satelite të Moskës,[236] ikja nga Traktati i Varshavës,[237] vijimësia e marrëdhënieve të ngrira me shtetet fqinje, hezitimi për bashkëpunim ekonomik e kulturor me Perëndimin do të shkaktonte pasoja të rënda gjeopolitike dhe gjeoekonomike për shtetin shqiptar.[238]

Përkeqësimi i marrëdhënieve sovjetiko-shqiptare ndodhë në një kohë kur BS dhe SHBA-ja ishin ballafaquar fort lidhur me Krizën e Berlinit (1958-1963) dhe Raketave në Kubë (1962). Pra Moska ndodhej e ngarkuar dhe shumë e zënë me marrëdhëniet ndërkombëtare të kalibrit tejet të madh për kohën.[239]

- Faza nën patronatin Kinez (1961-78)

Shqipëria me politikën e jashtme të “kthesave” dhe “fillimeve” të reja ka qenë rast specifik në Bllokun e Lindjes. Rasti i radhës së kalimit nga patronati i BS në atë Kinez përforcon edhe më shumë pikëpamjen, se ky akt  specifik është i lidhu me faktin se Kina në këtë kohë ishte e vetmja kundërshtare e BS.[240] Një dallim nga patronatet e mëhershme është aspekti gjeografik- që për pasojë kishte konsekuenca të dyfishta: rritet autonomia shqiptare, në anën tjetër mundësia për ta përkrahur “partnerin vogël” në rast të shpërthimit të ndonjë krize të brendshme, ishte tejet i vogël[241]

Kontaktet e para shqiptaro-kineze vlerësohet të kenë qenë qysh në vitin 1955 kur Shqipërisë i jepet kredia e parë kineze. Ndërsa kontaktet më serioze fillojnë të marrin formë më intensive pas kryengritjes në Hungari dhe po ashtu në kuadër të Kongresit të VII të Partisë (1958) për të vazhduar deri në vitin 1960. Pas fazës transitore (1961-1963) marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë dhe partneriteti bëhen publike me vizitën e palës kineze më 7-17.1.1964.[242]

Për rritjen e interesit ndaj Kinës dhe komunistëve kinez një rol të madh kishte luajtur Partia Komuniste e BS dhe Stalinit dhe kjo për arsye strategjike të kohës. Ndërsa në Shqipëri fillimisht informacionet për Kinën e Mao Ce Duni-n deri në fillim të viteve    `50 ishin të kufizuara dhe kontradiktore. Flitej për një vijë specifike kineze për ndërtimin e socializmit.[243] Një delegacion nga Shqipëria me në krye E. Hoxhën në vitin 1956 bëri një vizitë në Kinë, pak kohë mbas mbajtjes së Kongresit të 20-të të PKBS. Delegacioni shqiptarx kishte marrë pjesë edhe në Kongresin e 8-të të PK të Kinës. Delegacioni nga Shqipëria ishte treguar i “përmbajtur” sa i përket trajtimit, sidomos të teorisë marksiste-leniniste, që ndryshonte jo vetëm nga ajo si kuptohej nga pala shqiptare por edhe nga teoria sovjetike.[244]

Lëvizja e Shqipërisë drejt Kinës dhe ikja e saj nga poli i komunizmit sovjetik kishte disa shkaqe. Për ta kuptuar këtë lëvizje duhet shikuar aspektin historik ku dihet se Shqipëria ishte ndër të paktat vende të Evropës Lindore që gjatë LDB nuk pati ndihmë konkrete politike e ushtarake sovjetike; në pikëpamjen gjeopolitike ikjen nga Moska e favorizonte distanca gjeografike dhe se politikisht asnjë shtet përreth shtetit shqiptar nuk ishte në strukturat politike e ushtarake të kontrolluara nga Moska; nga aspekti gjeostrategjik pala shqiptare kishte bërë përgatitjet që të siguronte vendin në tre pikëpamje: një lidhje aleance me ndonjë fuqi, vijimësisë komuniste të regjimit dhe moscenimi i bashkëpunimit me vendet socialiste të rajonit.[245] Kjo prishje e marrëdhënieve diplomatike me BS dhe daljen nga Pakti i Varshavës Shqipëria nuk kishte më kurrfarë pengese t`i bëhet krah i Kinës komuniste.

Pas prishjes së marrëdhënieve me BS ekspertët sovjetik u zëvendësuan me ata kinez.[246] Tani kishte filluar të futet fryma kineze në fushate ndryshme në Shqipëri. Në të vërtetë Shqipëria dhe Kina ishin dy vende pa kurrfarë lidhje historike, gjeografike, ekonomike, kulturore, shpirtërore e civilizuese. Pra gjithçka duhej të ndërtohej që nga fillimi. E vetmja pikë e përbashkët, si pikëmbështetje kryesore ishte ideologjia komuniste. Madje edhe kjo pikë shihej me rezerva nga Tirana dhe Pekini.[247] Mirëpo nevoja e kohës kishte detyruar që skepticizmin ta zëvendësonin me besimin, për të kaluar në pragmatizëm. Dhe duke pasur parasysh dallueshmërinë e thellë mes këtyre dy vendeve marrëdhëniet shqiptaro-kineze nuk arritën asnjëherë të ngrihen në nivelin e marrëdhënieve me domin vlerash të përbashkëta.[248] Si platforma kryesore të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kinës ishin dy dokumente kryesore: Deklarata shqiptaro-kineze e vitit 1964 dhe Deklarata Shqiptaro-kineze e vitit 1966.[249]

Republika popullore Kineze dhe Kombet e Bashkuara pak a shumë ishin dy elementet e vetme që lidhnin Shqipërinë me botën e jashtme. Shqipëria theksueshëm ra në sy në arenën ndërkombëtare në vitin 1972 kur ajo në KB kishte shtruar kërkesën dhe kishte filluar iniciativën për pranimin e Kinës në KB. Me udhëzime të përhershme nga KQ i Partisë së Punës që nga mesi i viteve të  ’50 deri në fund të viteve të ‘60 politika e jashtme shqiptare dhe diplomacia e saj ishte vënë në dispozicion dhe punonte për pranimin e Kinës në KB. Kjo përpjekje e diplomacisë shqiptare kurorëzohet kur Asambleja e Përgjithshme e OKB e kishte miratuar me 25. nëntor 1971 rezolutën shqiptare për pranimin e Republikës Popullore të Kinës.[250] Ky pranim ndonëse erdhi si pasoj e shumë faktorëve, Shqipëria kishte dhënë një kontribut të madh në këtë drejtim.[251]

Pas lidhjes me Kinën diplomacia shqiptare në vijat trasha orientohej e ndiqte atë kineze. Duke ndjekur një linjë të tillë diplomacia shqiptare po i shkaktonte probleme vetvetes.[252] Me përparësinë që i dha  marrëdhënieve me Kinën diplomacia shqiptare kishte shpërfillur në thelb gjeopolitikën e vendit dhe kërkesat e gjeoekonomike të vendit.[253]

Në politikën e brendshme kjo fazë lidhet ngushtë edhe me dëmtimin, mbylljen apo ndërrimit të funksionit të 2169 objekteve fetare në qytete e fshatra. Këtu bëhet fjalë gati për të gjitha kishat, xhamit e objektet tjera të kultit.. Kjo ishte “dëshira e rinisë” dhe e “popullit”. Shqipëria shpallet shteti i parë ateist në botë (1967), fenomen ky që e bën Shqipërinë të njohur në Evropë dhe botë. Ajo me këtë akt do të hapë edhe “muzeun ateist”![254] 

Shqipëria fillon të distancohet nga Kina kur kjo e fundit fillon të afrohet me armiken e pa kompromis të regjimit komunist-leninist të Tiranës, Jugosllavinë revizioniste, qëndrimi i të dy palëve ndaj BS, hapja kineze drejt SHBA-së, për qëndrimin e dy palëve ndaj politikës që duhej ndjekur në Ballkan, për çështjet  e sigurisë rajonale, si dhe për rolin dhe influencan e të dy palëve brenda lëvizjes komuniste.[255] Edhe mbivlerësimi i rolit të Rumanisë   në Ballkan   preku palën shqiptare. Largimi i Hrushovit dhe ardhja e Brezhnjevit nga ana e Kinës   u vlerësuar si kthesë në Kremlin dhe u gjykua si mundësi për ndryshimin e marrëdhënieve të ngrira mes dy vendeve. Mbase Kina kishte bërë përpjekje që ta bindë edhe “vëllanë vogël” që të bëj të njëjtën gjë. Për E. Hoxhën një normalizim i marrëdhënieve me BS ishte i papranueshëm sepse ai kishte edhe frikën e dobësimit të vetvetes. Është vërejtur me të drejtë se diplomacia shqiptare në këtë kohë situatën e shikonte bardh e zi. Edhe këtu rishfaqen mangësitë e diplomacisë shqiptare me përdorimin e metodës deklarative e të faktit të kryer, me qëndrimet e ngurtësuara e me marrjen e qëndrimit  të pa negociueshëm. Edhe oportunizmi dhe kompromisi stigmatizoheshin nga politika dhe propaganda shqiptare e kohës si “pjella të politikave borgjeze dhe revizioniste” ndaj si të tilla ishin edhe të papranueshme. Në aspektin e politikës rajonale Kina vlerësonte se ishte e rëndësishme të lidhej një aleancë ushtarake trepalëshe në Ballkan mes Jugosllavisë-Rumanisë-Shqipërisë. Kjo për palën shqiptare ishte e papranueshme, sepse     konsiderohej si “... një orvatje me karakter reaksionar nga ana e udhëheqjes kineze për ta futur Shqipërinë socialiste në kurthin e komploteve luftënxitëse nëpërmjet aleancave ushtarake...”.[256]

Në mesin e viteve të 1970-ta pala shqiptare kishte filluar ta kuptojë se Kina nuk ishte ajo që pati shpresuar dhe se nuk mund të ishte aleate strategjike e Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe vëmendjen politika e jashtme shqiptare e kishte drejtuar edhe nga ngjarjeve tjera evropiane. Si proces i rëndësishëm këtu duhet cekur ai i  Helsinkit. Ky proces kishte nisjen e vet në fillim të viteve ’70 me bisedimet në Vjenë dhe në Helsinki e që përfunuan me Aktin e Final të Helsinkit (1975). Edhe Shqipëria ishte ftuar të merrte pjesë. Por ftesa ishte refuzuar kategorikisht sepse “aty diskutoheshin interesat e klikave kapitaliste”. Ky refuzim lidhej edhe me pushtetin persona të “xhaxhit” dhe ishte rruga për të realizuar vetizolimin. Shqipëria kishte humbur edhe një shans për të dalë nga kokëfortësia e saj e për t`u afruar me Evropën.[257] Marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët e saj në këtë kohë (vitet ‘70), ndonëse kishte mjaft probleme arritën në një ekuilibër të kujdesshëm. E. Hoxha kishte ftuar në gjithë shtetet e Ballkanit dhe të rajonit që të mos bëheshin instrumenta të politikave të Fuqive dhe blloqeve ushtarake e për të punuar për një Ballkan e rajon në paqe e siguri.[258] Me Jugosllavinë fillon një përmirësim i marrëdhënieve. Ndërsa me Greqinë pas një periudhe shumë të gjatë problemesh vitet ‘70 sjellin një përmirësim të relatave dypalëshe kur vendosen edhe marrëdhëniet diplomatike. Ky hap kishte çelur mundësin për marrëveshje në shumë fusha. Ndërsa me Italinë marrëdhëniet dypalëshe ishin përqendruar kryesisht në fushën ekonomike.[259]

Në vitet ‘70 në arenën ndërkombëtare kishte filluar të ndërkombëtarizohej vepra dhe figura e katolikes shqiptare  Nënë Terezës, e cila më vonë do të ngitet si simbol që shprehë shpirtin e kombit shqiptar.Ajo nga regjimi komunist-leninist i Tiranës dhe E. Hoxha ishte sharë me epitetet tipike komuniste.[260]

Pas mbajtjes së plenumeve të dytë (qershor 1977), të tretë (nëntor 1977) dhe atij të katërt të Komitetit Qendror të PPSH në janar 1978 ku ishin analizuar edhe marrëdhëniet me Kinën, edhe pse plenumet kishin qenë të mbyllura, ka të ngjarë që Kina të kishte arritur të siguronte materialin e diskutuar e si pasojë pala kineze me një notë diplomatike të veçantë në korrik të vitit 1978 bëri të njohur ndërprerjen e njëanshme të ndihmave dhe kredive për Shqipërinë. Me këtë akt dolën publikisht mosmarrëveshja shqiptaro-kineze.[261]

Prishja e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve bëri që Tirana ta shikojë Kinën si vend që kishte rënë në shërbim të “imperializmit dhe neokolonializmit”.[262]Hoxha e kishte vlerësuar afrimin kinez me Jugosllavinë si gjunjëzim i maoistëve para Titos, për çka shefi nuk kishte mundur në asnjë mënyrë të pajtohet me këtë akt.[263]

Shqipëria refuzonte idenë e Jugosllavisë për Lëvizjen e të Paangashurave si dhe teorinë kineze të “tre botëve” e cila buronte si nga nevoja për të balancuar ndarjen dypolare të botës me anë të ngritjes së një poli të ri ndërkombëtar.[264] Prishja e Shqipërisë me Kinën e vendosi atë “midis Lindjes dhe Perëndimit, midis së shkuarës dhe të ardhmes pa alternativë zhvillimi të brendshëm dhe pa kurrfarë vizioni në marrëdhëniet e saj ndërkombëtar”.[265]

Shqipëria në fund të viteve të 70-ta kishte marrëdhënie diplomatike me rreth 80 vende të botës.[266]

Periudha e tretë

- Faza e emërtuar si “splendit isolation” (1978-88)

Me prishjen e patronatit kinez fillon në politikëne jashtme shqiptare një fazë e mëvetësisë e cila do të vazhdoj deri në ditët tona.[267] Politika e jashtme shqiptare e viteve të shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta mund të përmblidhet me moton “vetëm kundër të gjithëve”.[268] Dhe sipas kësaj logjike “agjentët e kapitalizmit, revizionizmit dhe imperializmit” kanë ngritur kundër Shqipërisë një “bllokadë ideologjike, ekonomike dhe politike”, pra duke qëndruar si “bastioni” mbrojtës i mësimeve të “vërteta” të marksizëm-leninizmit.[269]Mundësia për të marrë pjesë e për t`u hapur ndaj Perendimit në procesin e Helsinkit nuk u shfrytëzua nga pala shqiptare. Meqë jemi këtu mund të themi dhe konfirmojmë vlerësimin se “E. Hoxha u soll me fatet e Shqipërisë si një padron me pasurin e tij private”.[270] Shqipëria kishte ngritur e fundit në rajon partinë komuniste, e fundit u largua nga doktrina komuniste-leniniste, e fundit në rajon theu këtë ideologji, e fundit me stërngarkime të mëdha kaloi fazën e tranzicionit. Mbase kjo e fundit edhe për shkak se diplomacia shqiptare kishte refuzuar të përvetësonte pikat e Aktit të Helsinkit. Refuzimi i procesit të Helsinkit ishte bërë nga regjimi i E. Hoxhës sepse ishte i tëri kundër doktrinës që e praktikonte Tirana, kundër doktrinës së sigurisë dhe politikave të çarmatimit, si dhe kundër doktrinës ideologjike e kulturore të xhaxhit Enver. Dimenzioni human e i të drejtave të njeriut për regjimin e Tiranës u vlerësua si “fjalë të zbrazura dhe pakuptim” që vinin nga shoqëria kapitaliste e borgjezisë.[271] Regjimi i përbetuar e besnik i komunizmit leninist jo vetëm që refuzoi pranimin e përfshirjes së saj në këtë proces, ky

për t`iu kundërvënë kësaj fryme inicioi dhe nxori kushtetutën ere të vitit 1976 në të cilën u sanksionuan ndalimi i po atyre pikave dhe qëllimeve që ishin pjesë e Aktit të Helsinkit. Kushtetuta e re ndaloi marrjen e kredive, mbrojtja e atdheut u ngrit si “detyrë mbi detyrat”, sanksionoi detyrimin për investime kolosale të padobishme, marksizmi-leninizmi përcaktohet si ideologjia e vetme sunduese në vend. Pra kushtetuta e vitit 1976 ishte porta që mbylli procesin e Helsinkit për Shqipërinë. Nëse për Bllokun e Lindjes Akti i Helsinkit ishte një hapje drejt vlerave të Perëndimit dhe mundësi e përvetësimit gradual të tyre, Kushtetuta e 1976 ishte mbyllje ndaj të gjitha vlerave që kishte krijuar Evropa.[272]

Shqipëria me politikën e saj të izolimit krijon një model të ri, të katërt pas LDB që dallonte nga integrimi në Bllokun e Lindjes, të Perëndimit, apo pjesëmarrjes në    lëvizjen e  shteteve neutrale të lira nga blloqet. Shqipëria bëhet i vetmi vend duke refuzuar gjitha lidhjet me atë, apo këtë grup shtetesh. Fillon një nacionalizëm me frymën e mësimeve leniniste. Vetizolimi tërhoqi vëmendjen e shumë studiuesve të huaj si rast unik. Si datë e fillimit të izolimit vlerësohet 7.7.1978 për të vazhduar deri në shpërthimin e vetëizolimit me pjesëmarrjen e Shqipërisë në konferencën e ministrave të jashtëm në Beograd (24-26.2.1988). Padyshim edhe këtu kemi një fazë kalimtare.[273] “Izolimi paranojak”, siç është emëruar ndryshe nga studiuesit, e bën Shqipërinë edhe njëherë rast specifik të veçantë që dallon shumë nga historia e re e vendeve të Evropës, një vend që me vetëdije është tërhequr në vetvete e që ka ngritur autarkinë ideologjike, ekonomike e politike në mënyrë të krahasueshme me dogmën. Ndërsa principin e splendid isolation e përshkruan më së miri neni i 28 i kushtetutës së Shqipërisë të vitit 1976.[274] Politika e jashtme shqiptare refuzonte “kapitalizmin”, që ishte synonim i perëndimit, dhe “revizionizmin” që përfshinte gjithë lindjen, Jugosllavinë BS dhe “satelitët” e saj e deri në Kinë. Vetëm Shqipëria e ndiente vetën besnike e “mësimit të pastër” të marksizmit-leninizmit-stalinizmit. Dhe kishte marrë mbi vete detyrën historike të mbrojtjes së kësaj “trashëgimie” për ta mbrojtur.[275] Shqipërisë i mbetën të vetmit “miq” lëvizjet për pavarësi në botën e tretë – nga Palestina, Irani e deri në Zimbabve, për çka në politikën praktike e financiare nuk luanin kurrfarë peshe.[276]

Në Bashkimin Sovjetik në vitin 1985, pas disa viteve destabiliteti në lidershipin politik të Kremlinit, kishte ardhur në krye M. Gorbaçovi. Ky ishte i ballafaquar me shumë sfida të natyrave të ndryshme përbrenda BS. Ai ngriti ekipin e njohur të “perestrojkës dhe glasnost”. Perestrojka kishte në përmbajtje programin e ristrukturimit ekonomik dhe politik të BS. Administrata që kishte trashëguar Gorbaçov ishte tejet e mbingarkuar dhe shumë e korruptuar. Këto degjenerime kishin sjellë me kohë humbjen e besimit tek populli. Për të realizuar ristrukturimet e propozuara nga perestrojka dhe glasnost nevojitej dhe kërkohej edhe ndryshimi i autoritetit të liderit të Moskës, pra i pozitës së Gorbaçovit. Procesi i reformave ishte i mundimshëm dhe kërkonte shumë kohë aq sa kundërshtarët e liderit të ri filluan të përfitojnë nga situata e krijuar. Në arenën ndërkombëtare e diplomatike i pari i Moskës ishte përpjekur që të bindë perëndimin e botën në përgjithësi se, BS nuk do të jetë më asnjë lloj rreziku në marrëdhëniet ndërkombëtare, mbase kjo bëhej edhe për qëllimin dhe interesat e nevojën e madhe që kishte për t`u mbështetur në ringritjen ekonomike të vendit. Tashmë kishte filluar filozofia e përfundimit të Luftës së Ftohtë e që po shkonte drejt një rendi të ri.[277]

Ndryshime në vitet ‘80 kishte pasur edhe në Evropën perëndimore. Këto ndyshime lidhen me figurat e njohura që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e integrimeve evropiane, roli e iniciativa e Monesë dhe Shumanit, që u mbështet edhe nga De Gol dhe Adenauer, drejt bashkimit ekonomik evropian.[278] Pastaj pason iniciativa e Gensher-it dhe e Kolombos e njohur si “Akti Evropian” i cili në qershor 1983 u miratua si dokument i emërtuar “Deklarata solemne mbi Bashkimin Evropian”.[279] Ky akt shumë i rëndësishëm në procesin e integrimeve evropiane, që ishte një iniciativë e mbështetur në vullnetin e lirë të shteteve, afirmonte vullnetin politik të shteteve anëtare të Komunitetit Evropian për të përcaktuar strategjinë e ardhshme drejt Bashkimit Evropian. Duke e vazhduar rrugën e De Golit dhe Adenauerit, edhe Miterani francez bashkë me gjermanin Kohl aktualizuan dhe punuan në vazhdimin e projektit drejt Bashkimit Evropian.[280] Edhe në pjesën e Evropës Lindore kishte pas disa lëvizje që lidheshin edhe me ecuritë dhe rrethanat që po zhvilloheshin brenda BS. Kemi një dukuri që lidhej me ndryshimet kushtetuese të shteteve dhe organizimet administrative. Fillon të shfaqet sfidat etnike dhe fetare në gjitha vendet e Evropës Lindore. Kisha Katolike polake kishte filluar tashmë të nxiste popullin polak për demokraci kombëtare e antikomuniste.[281] Si element tjetër në pjesën lindore të Evropës ishte edhe disidenca politike antikomuniste. Përderisa kjo ndihej gati në të gjitha vendet e lindjes, në Shqipëri mungonte një frymë e tillë. Lëvizjen disidente e kishin mbështetur edhe lëvizjet greviste e sindikaliste.[282]

Përderisa në të dy anët e blloqeve kishin filluar procese të kundërta, në Shqipëri u mbajt Kongresi i 8-të i Partisë së Punës të Shqipërisë. Këtu u trajtuan çështjet ndërkombëtare dhe politika e jashtme shqiptare. Kjo fushë vlerësohet të ketë qenë më për zemër për . Hoxhën. Pasioni i tij për zhvillimet ndërkombëtare dhe  politikën e jashtme shqiptare kishte reflektuar e ndikuar në të gjitha skajet e Shqipërisë që pati sjellë edhe pasoja mbase edhe “patologjike politike”. Ishte një strategji e Hoxhës që për t`iu ikur dështimeve brenda vendit, edhe atëherë kur “lopa nuk kishte qumësht”, ai i referohej situatave dhe rrethanave ndërkombëtare dhe zbrazte akuzat drejt rrethimit nga imperializmi e revizionizmi dhe rrezikun që ishte “real” për diktaturën komuniste shqiptare që po i kanosej Shqipërisë. Kjo strategji e spostimit të vëmendjes nga nevojat dhe problemet e vendit në zhvillimet ndërkombëtare kishin arritur aq thellë sa edhe çobani e bujku i Shqipërisë kishte filluar të merret me politikën ndërkombëtare, pra kishte kaluan në një patologji politike që do të linte pasoja të rënda në të ardhmen e politikës shqiptare – dhe kjo do të hynte aq thellë sa “ministri i bujqësisë gjatë vizitave të ndryshme jashtë shtetit do të fliste për politikën e jashtme”.[283]

Në Kongresin e 8-të E. Hoxha kishte marrë në gojë edhe rastin e Kosovës. Ishte koha e zhvillimit të demonstratave shqiptare të 1981-shit që ishin zhvilluar në Prishtinë bashkë me pasojat vijuese. “Xhaxhi” Enver    i kishte dhënë disa përgjigje disa tezave serbe që ishin aktualizuar në ato rrethana lidhur me aspekte të ndryshme të shqiptarëve në Jugosllavi e sidomos atyre në Kosovë. Në këtë Kongres “xhaxhi” kishte përdorë për herë të pare në mënyrën e të hapur të vërtetat historike të shqiptareve. Përse ai e kishte bërë këtë mund të ketë arsye të ndryshme. Ai për herë të parë kishte shpalosur përmbajtjen e bisedës në Beograd me Titon në vitin 1946, ku sipas “xhaxhit”, pasi e kishte pyetur Tito në fund të takimit lidhur me qëndrimin e tij rreth Kosovës, ai duhet të jetë përgjigjur se “mendimi i palës shqiptare është se Kosova dhe viset tjera të banuara nga shqiptarët i përkasin Shqipërisë dhe duhet t`i kthehen asaj”, ndërsa Titoja i ishte përgjigjur se “jam dakord me pikëpamjen tuaj, por tash për tash nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë, sepse serbët nuk do ta kuptojnë”. Ndërsa “xhaxhi” duhet t`i ketë besuar këtij premtimi. Pra diplomacia shqiptare komuniste duket se nuk ka qenë e aftë, mbase ishte edhe amatore, që t`i kuptoj drejtë mesazhet politike që i vinin nga Jugosllavia. Edhe pse ai pozicionohet në përkrahje të shqiptareve të Kosovës, lidhur me demonstratat e `81-shit[284] ai deklaron se Shqipëria nuk kishte kurrfarë rroli ndikues apo nxitës.[285] Ndërsa kërkesën e shqiptarëve për republikë brenda Jugosllavisë e kishte përkrahur, duke u larguar heshturazi nga pozicioni që duhet të ketë pas mbas LDB në takimin me Titon. Ky pozicionim i E. Hoxhës duhet të ketë ndikuar që ai të fitoj “respekt të konsiderueshëm brenda faktorit shqiptar në Ballkan”.[286]

Në fakt vetizolimi kishte filluar ti japë rezultatet e saja që u ndjenë në të gjitha fushat e jetës. E gjendur në një situatë të tillë politika e jashtme shqiptare ishte e detyruar t`i rikthehej me kujdes fqinjëve të tjerë si Greqisë, Italisë dhe Turqisë. Pala shqiptare që nuk kishte fare disponim të mirë përballë hapjes së këtyre shteteve përballë perëndimit dhe organizatave të tij, duke qenë në një situatë emergjente kishte filluar të hyjë detyrueshëm në bashkëpunim me ato. Kështu në vitet `80 hetohet një përmirësim i marrëdhënieve dypalëshe me Greqinë. Fillon një bashkëpunim në fushën ekonomike dhe të kulturës. Miqësia me Greqinë ishte përmbledhur në një libër nga E. Hoxha me titull “Dy Popuj Miq”. Një afrim hetohet edhe drejt Italisë. Tirana duke përdorur kartën se, ajo kishte qëndrim anti-jugosllav ishte përpjekur të ofrohet me Italinë, meqë Hoxha i dinte rivalitetet e mëhershme mes dy vendeve. Fillon hapja për mësimin e gjuhëve të huaja në vend, edhe pse nën një kontroll të rreptë. Përpjekjet për afrim me Italinë ishin shumë të vonuara dhe se strategjia që po përdorte E. Hoxha tashmë që kaherë ishte e tejkaluar. Ndërsa lidhur me marrëdhëniet me BS dhe SHBA-të nuk kishte ndryshuar asgjë. Çelësi që i kishte venë regjimi këtyre dy vendeve me kushtetutën e vitit 1976 ishte ende në fuqi.[287]

- Faza e “Approaching the European Mainstream” nga viti 1988

Politika e vetizolimit, natyrisht, nuk kishte jetë të përhershme. Mbase shtrohej pyetje se kurë do të “shpërthej” izolimi, dhe jo se a do të shpërthej. Fundit të ideologjisë së realsocializmit në Evropën Lindore dhe Juglindore i paraprirë nga Perestrojka në BS që nga viti 1985 nuk ka mundur t`i ikë as Shqipëria si në aspektin ideologjik, politik e ekonomik. Gjendja e vetëshkaktuar e katastrofës  ekonomike në vend luanjti rolin e saj. Në Shqipëri, pas vdekjes së E. Hoxhës (1985), pozitën e tij e kishte marrë Ramiz Alia. Fillimisht në politikën shqiptare asgjë nuk ndryshoi dukshëm.[288] Ardhja e Alisë koincidoi me ardhjen në pushtet të Gorbaçovit në BS. Edhe në politikën e jashtme Aliu kishte zgjedhur rrugën e “xhaxhit” Enver, i qëndroi besnik linjës së tij. Alia në plenumin e 9-të të PPSH (22/23.01.1990) deklaron se BS e kishte fajin për rënien e socializmit dhe se ishte i bindur se ky proces i rënies, të paktën ashtu kishte deklaruar, nuk do ta prekte Shqipërinë dhe se vendi do ta vazhdojë rrugën e saj të trashëguar të leninizëm-stalinizmit. [289] Qëndrimi i R. Alizë lidhej me energjinë që i kushtoi më shumë ruajtjes së ekuilibrave të vegjël që e sollën në pushtet, sesa atyre të mëdha që do të ndryshonin dhe do ta reformonin vendin drejt hapjes dhe Evropës. Sfidat e Alisë lidheshin pos të tjerash edhe me varfërinë në vend, shtypja gjerore, dhe izolimi.[290]

Një hap i rëndësishëm që duhet cekur është afrimin me Gjermaninë perëndimore që kishte pasuar që në kohën e Enverit. Kërkesa për kalim transit nëpër Shqipëri nga ana e Franz J. Shtraus në verën e 1984 ishte shfrytëzuar që ai tërthorazi t`iu bëj me dije palës shqiptare se ishte i interesuar për dobësimin e BS dhe që do të sillte shfaqjen e tendencës për bashkimin e Gjermanisë. Vizita-tranzite e Shtrausit në Shqipëri vlerësohet se nuk ishte e rastit, po lidhej ngushtë me strategjinë e diplomacisë së jashtme të Gjermanisë perëndimore.[291]

Edhe pse Alia në fillim ishte përpjekur të mbajë linjën e pasardhësit të tij, prapë në veprimet e tija, sidomos në fundin e viteve të ’80  është vërejtur një hap i heshtur drejt hapjes, edhe pse ato ishin një rrugëtim ... reformues plot hezitime, kur në vendet e Evropës Lindore tashmë e kishin përfunduar procesin. Këtë e bëjnë të besueshme disa nga vizitat që ai kishte filluar t`i bëj jashtë vendit. Ai më 28.09.1990 kishte marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me ç`rast kishte mbajtur një fjalim dhe ishte takuar me burrështetas të ndryshëm. Këtu veçojmë takimin me presidentin amerikan Bush dhe kryeministren angleze zonjën Theqer. Gjendja e rëndë ekonomike dhe situata tejet katastrofale kishte detyruar udhëheqjen shqiptare që të nxjerr dy dekrete (31.07.1990) me të cilat hapet mundësia e marrjes së kredive jashtë vendit. Një hap tjetër drejt hapjes së Shqipërisë i një rëndësie të madhe ishte paraqitja e kërkesës për tu pranuar në KSZE (paraardhësen e OSBE-së apo e njohur edhe si Helsinki). Ky hap ishte i rëndësishëm sepse pranimi i vendit lidhej ngushtë me pranimin e vlerave të të drejtave të njeriut, lejimi i sistemit pluralist shumëpartiak. Një kërkesë të tillë e kishte bërë në adresën e Tiranës Sekretari i Përgjithshëm i OKBsë de Kuelari me rastin e vizitës që i bën Shqipërisë (11-13.05.1190) – ishte kjo vizita e parë që i bëhet nga Sekretar i OKB-së. Ramiz Alia tashmë kishte filluar “heshturazi” të ikë nga politika e E. Hoxhës dhe kishte marrë hapat edhe drejt afrimit me Bashkësinë Evropiane. Alia vlersohet vetëm në një pikë të rëndësishme se kishte realizuar një kalim paqësor nga diktatura në demokraci, edhe pse me plot hezitime.[292] Me zgjedhjen e lira dhe ngritjen e qeverisë demokratike (1992) fillon dhe arrihet koha e “European Mainstream”.[293]

Nëse deri tani është shtruar teza, se Shqipërinë prej 1912/1914 deri 1978 ishte nën patronate dhe antiteza tjetër, se që nga 1978 deri 1988 ka qëndruar vetizolimi, me kthesë mund të themi se politika e jashtme shqiptare fillon të hyjë në binarët e “normales” duke hyrë në bashkësinë dhe shtëpinë e përbashkët të Evropës. Kthesa në Shqipëri përcillet me disa fenomene tejet shqetësuese ku qytetarët e saj donin të iknin e ta lëshonin vendin me turma masive. Tragjeditë ishin të programuara. Valët e refugjatëve tërheqin vëmendjen e Evropës drejt “vendit të harruar”.[294]

Në aspektin diplomatik Shqipëria lidhë marrëdhënie me armiqtë e “përbetuar” BS (1990), SHBA-të (1991) dhe dorëzohet para Anglisë me të cilën lidh marrëdhëniet pa kushte (1991). Kthesa në Shqipëri koincidon edhe me fillimin e rënies, shkatërrimit të Jugollavisë së Titos dhe fillimit të krizës dhe situatës edhe në Kosovë. Për të parën herë Shqipëria, në kuadër të një konference të KSZE-së për pakicat që po zhvillohej në Gjenevë (qershor 1991), kishte shfrytëzuar rastin që të shprehet lidhur me gjendjen në Kosovë në kuadër të një organizate si kjo që theksuam.. Shqipëria edhe më herët kishte ngritur zërin për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi, si rasti i demonstratave të 1981-ës, mirëpo Shqipëria nuk kishte shfrytëzuar të drejtën e saj që të ngrehë zërin e saj edhe para OKB-së, meqë ajo tashmë ishte anëtare e saj me të drejta e plota.[295]

Në raport me Greqinë vazhdon një stabilizim i marrëdhënieve edhe më i theksuar që tashmë kishte filluar qysh nga faza e vetizolimit. Mbas kthesës edhe Turqia fillon t`i ofrohet Shqipërisë. Ndërsa Italia edhe më tutje mbetet fqinja më e preferuar. Edhe pranimi në OECD si anëtare, shtet në zhvillim, ishte ndihmuar e përkrahur nga Italia e Gjermania. Me shpërthimin e valës së tretë të refugjatëve (gusht 1991), që nga një medium gjerman ishte gjykuar si skenar i planifikuar nga Alia dhe kryeministri Bufi – mënyrë kjo për të nxitë dhënien e ndihmave Shqipërisë, dhe pavarësisht a është kjo e saktë a jo, vala e tretë e refugjatëve kishte ndikuar që Shqipërisë t`i premtohen e t`i jepen ndihma në miliona nga Italia, Gjermania, Bashkësia Evropiane, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore etj.).[296]

Ndryshimet në politikën e brendshme dhe ndërkombëtare në fund të viteve ‘80 shpien në fillimin e viteve të 1990, në ndryshimin e sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, pra siç e pamë, ndikoi edhe në rajonin e Evropës Juglindore. Përveç faktorëve historik dhe politikës së brendshme politikën e jashtme dhe të sigurisë në këtë pjesë të Evropës e përcaktuan edhe këto zhvillime: fundi i Luftës së Ftohtë dhe rënia e rëndësisë strategjike të rajonit, Rënia e Paktit të Varshavës që ishte si pikëmbështetje e rëndësishme për shtetet anëtare të Bllokut të Lindjes, kalimi në sistemin pluralist shumëpartiak, Shkatërrimi i Jugosllavisë, zgjerimi dhe ndërtimi i strukturave evropiane Bashkësia Evropiane- Bashkimi Evropian, OSBE-ja- pra dinamika e integrimeve, duke mos përjashtuar edhe faktor tjerë.[297] Me këto ndryshime bien poshtë edhe shtyllat kryesore të sigurisë dhe politikës së jashtme në Evropën Juglindore. Shqipëria e humbë relevanten gjeostrategjike. Mirëpo kthesa mundësoi që rajoni dhe Shqipëria të ridefinojnë strategjinë e politikës së jashtme.[298]

 

[1] Diplomacia Shqiptare I (2005), II (2003), III (2004).

[2] Aussenpolitik Albaniens, në: Albanien, Klaus –Detlev Grothusen (ed.), Göttingen 1993, fq. 86-157.

[3] Grothusen 1993:95-96.

[4] Grothusen 1993:86-87.

[5] Khs. Grothusen 1993:98.

[6] Bashkurti 2005:14-37.

[7] Bashkurti 2005:39.

[8] Bashkurti 2005:40-41.

[9] Bashkurti 2005:45-46.

[10] Për Skënderbeun më shumë shih: Jens Schmitt 2001; Barletius 1508/1510; Biemmi 1742; Pisko 1849.

[11] Bashkkurti 2005:48-49.

[12] Bashkurti 2005:50.

[13] Cituar nga Bashkurti 2005:52.

[14] Voltaire, Essi sur les Moeurs et l`Esprit des Nations, cit. nga Bashkurti 2005:52.

[15] Bashkurti 2005:54.

[16] Bashkurti 2005:84-92.

[17] Bashkurti 2005:93-97.

[18] Më tepër për këtë shih: Hoxhaj 2006.

[19] Parahistoria e lëvizjes kombëtare shqiptare khs. Vlora 2003:150-174.

[20] Historia, 2001:306.

[21] Khs. Grothusen 1993:98

[22] Bartl 1999:89, po aty: Lufta për emancipim kulturor fq. 97-102; zhvillimet intelektuale në kohën e Rilindjes fq. 135-146.

[23] Iliria Post 2006.

[24] Bashkurti 2005:120-121; Studiuesi Konrad Clewing lidhur me rolin e feve thotë se ato vërtetë nuk kanë luajtur posaqërisht rol të madh, por megjithatë rol kanë luajtur. Clewing 2000:300; khs. Luis 1927:47; Elsie 2004:1. Sipas E. Vlorës „Botkuptimi i shumicës dërrmuese të shqiptarëve në vitet 1900 deri 1906 ka qenë për tu ardhur keq. Askush nuk e ndjente vetën pjesëtar të një populli… pozicionimet sipas përkatësisë fetare. Dhe pikërisht për të luftuar këtë shkombëtarizim që po përparonte vazhdimisht prej një shekulli, u ngrit lëvizja kombëtare shqiptare, Vlora 2003:151-152

[25] Khs. Bartl 1999:91-97.

[26] Bashkurti 2005:145-146.

[27] Bashkurti 2005:150.

[28] Bashkurti 2005:152; Hoxhaj 2006.

[29] Von Kohl 2003:51-53.

[30] Khs. Bartl 1999:89-90.

[31] Mbi problemet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare deri në shpalljen e pavarisë khs. Shtylla 1991:71-78; Bartl 1999:105-116.

[32] Khs. Bartl 1999:126-127.

[33] Bashkurti 2005: 152-171; Gurakuqi 1999: 406-424; Bartl 1999:116-123.

[34] Von Kohl 2003:45.

[35] Grothusen 1993:98.

[36] Grothusen 1993:99; Bashkurti 2005:173-194.

[37] Historia, 2001:307.

[38] Zhvillimet e fillimvitit 1912 para shpalljes së pavarsisë shih Bartl 1999:123-126.

[39] Për vite me radhë Imail beu kishte qenë nëpunës i lartë i administrates turke dhe vali … shih Vlora 2003:309. Reth rolit të I. Qemalit në fundin e Perandorisë Osmane shih De Gres:2005.

[40] Historia, 2001:208. Khs. Vlora 2003:310. Sipas Eqrem bej Vlorës Qeveria e I. Qemalit që nga 4.12.1912 mori në duart e veta fatet e Shqipërisë. Kjo qeveri qëndroi në detyrë deri në 22 janar 1914. Nga kjo ditë deri në ardhjen e Wiedit më 7 mars 1914, funksionet e qeverisë kishte marrë përsipër Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit. ndërsa mbrapa kishte lënë edhe pesë qeveri të vetëshpallura.

[41] Historia, 2001:311

[42] Historia, 2001:313

[43] Për Luftërat Ballkanike khs. Bartl 1999:126-131.

[44] Von Kohl 2003:61-62; Bashkurti 2005:195-210.

[45] Fuqit e kësaj periudhe emroheshin: Anglia, Gjermania, Rusia, Franca, Austria, Hungaria dhe Italia. Njiheshin edhe si Koncerti i Evropës, shih: Armstrong 2001:11.

[46] Khs. Bartl 1999:131-135, po aty fq. 147-170. Në skenë para se të emrohej Wiedi dalin disa kandidat për Fronin të mbështetur nga njëra ose tjetra fuqi khs. Armstrong 2001:12. Khs Vlora 2003:348-403.

[47] Historia, 2001:322

[48] Von Kohl 2003:63; Bashkurti 2005:194.

[49] Bashkurti 2005: 205.

[50] Kishte shumë spekulime rreth formës së qeverisjes që do të adaptohej – autokraci, oligarki apo demokraci. Për të ardhmën e afërt autokracia vlerësohej se premtonte rezultate më të mira. Armstrong 2001:38.

[51] Armstrong 2001:39-40. Sipas sekretarit të Wiedit, Heaton Armstrong, Kabineti i ngritur nga Wied ishte kundërshtuar nga nacionalistët e shumë politikan tjerë duke përdorur argumentet si: se pjesëtarët e saj ishin “të huaj” shqiptar që kurrë më parë nuk kishin jetuar në Shqipëri, disa prej tyre nuk e flisnin madje as gjuhën shqipe, se partia Esatiste Myslimane ishte e përfaqësuar shumë fuqishëm. Vlersohet poashtu se Kabineti i Wiedit nuk kishte popullaritet që nga fillimi. Khs. Armstrong 2001:42.

[52] Bartl 1999:149-150.

[53] Për Haxhi Qamilin dhe kërkesat e kryengritjes së tij shiko edhe mendimet e E. Vlorës në: Vlora 2003:404-428.

[54] Bartl 1999:167

[55] Bartl 1999:168. Khs. Plasari 1993:25-28.

[56] Von Kohl 2003:63. Sekretari i Wiedit e vlerëson atë, se ai ishte njeri tolerant dhe zemërgjër por i dobët dhe nuk mund të vendoste dot kurrë për ndonjë gjë . Kjo zemërgjërsi ishte marrë për dobësi dhe frikë – kurse Marrëveshja Evropiane veproi në mënyrë të turpshme dhe nuk përmbushi asnjë nga detyrat e veta. Shih Armstrong 2001:194.

[57] Bartl 1999:169. Sipas F. Nolit Wied duhet kritikuar vetëm pse “nuk ka qenë në gjendje të bëj mrekullia”.

[58] Bartl 1999:170.

[59] Bartl 1999:171.

[60] Khs Armstrong 2001:195. Sipas sekretarit Armstrong: Austriakët ishin të vetmit miq të vërtetë, Anglia dhe Gjermania ishin tërsisht të painteresuara, ndërsa pjesa tjetër ishte kundër nesh.

[61] Grothusen 1993:99.

[62] Von Kohl 2003:63. Sipas Bartl „LPB për Shqipërinë nuk ishte periudhë e shkatërrimit, por e ndërtimit: trupat e fuqive pushtuese ndërtuan rrugë, ura, kroje, hekurudha. Edhe hulumtimi shkencor i Shqipërisë shkoi përpara – erdhën ekspedita arkeologjike, etnografike e gjeologjike. Në zonën e pushtuar nga austriakët u krye numërimi i parë i popullsisë në histori të Shqipërisë.“ Bartl 1999:171-176.

[63] Grothusen 2005:100.

[64] Von Kohl 2003:64; Bashkurti 2005: 200.

[65] Bartl 1999:177.

[66] Më tepër shih në Vlora 2003:429-449.

[67] Macmillan 2006:21-24.

[68] Macmillan 2006:26.

[69] Macmillan 2006:47.

[70] Macmillan 2006:60.

[71] Macmillan 2006:88.

[72] Macmillan 2006:98

[73] Macmillan 2006:141-143.

[74] Macmillan 2006:148-155.

[75] Macmillan 2006:410-412.

[76] Qëndrim ky i ngjashëm me atë të nacionalsocializmit hitlerian kundruall hebrenjëve. Të ngjashme qëndrime kishte edhe Serbia.

[77] Macmillan 2006:412-416.

[78] Khs. Fischer 2004:21.

[79] Sipas Plasari 1993:29-32: Turhan pashë Përmeti, Kryeministër i qeverisë së Durrësit kishte për anëtarë Ipeshkvin e Leshës Imzot Luigj Bumçin, At Gj Fishten, Mehmet Konicën, Dr. M.Turtullin, M. Frashërin dhe L. Gurakuqin. Prej 13 shkurtit në krye shohim të ndoshet Imzot Bumçi, ndërsa sekretar është bërë At Gjergji. Edhe pse edhe kjo strategji për t`u paraqitur si shtet me elemente të krishtera nuk pati sukses. “...dërgatës shqiptare i mbetej e hapur vetëm një derë: Vatikani”.

[80] Macmillan 2006:417-420

[81] Macmillan 2006:421.

[82] Khs. Fisher 2004:29.

[83] Macmillan 2006:422.

[84] Bartl 1999:177-178.

[85] Macmillan 2006:547-554.

[86] Mbi komunizmin dhe stypjen, krimet e terrorin e shkaktuar nga ky sistem shih: Coutois/Werth/Pannè/Paczkowski/Bartosek/Margolin11999.

[87] Bashkurti 2005:212-228.

[88] Bashkurti 2005:235.

[89] Për çështjen Gjermane më detalisht shih: Macmillan 2006: 192-240, 520-543

[90] Kley 1999: 116-125.

[91] Khs. Vlora 2003:441-442.

[92] Bartl 1999:179; Fischer 2004:29.

[93] Një vlerësim për Zogun: Maloki 1998.

[94] Khs. Bartl 1999:180. Qeveria e Delvinës, sipas Bartl, kishte korrur sukses të madh, për të cilin nuk e kishte mbajtur askush të aftë.

[95] Bashkurti 2005:250.

[96] Bashkurti 2005:250.

[97] Sipas E. Vlorës qeveria e parë e Iljaz Vrionit ka edhe meritën që Shqipëria u pranua anëtare e LK në Gjenevë. Që më 17 nëntor 1920, Lord Robert Cecil (Kryetar i Komisionit) kishte pasur një biesedë paraprake me delegacionin shqiptar (Noli, Cale, Adhamidhi, Mosi) dhe kishte mbetur shumë i entuiazmuar. Vlora 2003:475.

[98] Khs. Bartl 1999:183. Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve nuk lidhej edhe me pranimin e qeverisë shqiptare, por vetëm se sigurohej ekzistenca e shtetit shqiptar.

[99] Grothussen 1993:100.

[100] Bartl 1999:182-185. Bartl pjesëmarrësit në zgjedhje i emron si „grupime politike“ të cilët e quanin vetën „parti politike“. Për Bartl më afër konceptit të partive politike sipas të kuptuarit perëndimor ishin shoqëritë patriotike si: Vllaznia, Lidhja Kombëtare, Besa Shqiptare të cilat në vitin 1921këto dhe gjitha këto shoqëritë tjera ekzistuese kishin themeluar federatën Atdheu, e cila në vitin 1922 shpërbëhet nga qeveria Ypi, për tu ngritur po të njejtin vit me emrim Bashkimi që do të luante një rol gjat revolucionit demokratik, se sa Partia Popullore, Partia Përparimtare nga të cilat ndahet grupi i Nolit me ngritjen e Partisë Demokratike dhe grupit të intelektualëve të pavarur në krye me Iljaz Vrionin.

[101] Bartl 1999:186.

[102] Vlora 2003:487-489.

[103] Fischer 51-52.

[104] Shih Vlora 2003:494-530.

[105] Bashkurti 2005:257-259; Vlora 2003:451, 531-553.

[106] Vlora 2003:451.

[107] Von Kohl 2003:65; Bartl 1999:188.

[108] Khs. Bartl 1999:189-192.

[109] Për gabimet e Nolit khs. Frashëri 2005:67-71.

[110] Frashëri 2005:52-53

[111] Më shumë shih: Frashëri 2005:72-100. Me largimin e figurave politike dhe intelektualëve që kishin qenë të angazhuar në krahun e Nolit nuk kishte përfunduar edhe angazhimi i tyre për atë që po ndodhte në Shqipëri. Në diasporë ata riorganizohen dhe nga jasht luajn rolin e opozitës përballë Zogut. Qeveria e kohës së Zogut ishte angazhuar të jetë në dijeni për aktivitetet e opozitës në diasporë. Kështu MPJSH (1925) kishte kërkuar përpilimin e listave me kundërshtarët politikë. Më 2 mars 1925 vritet Luigj Gurakuqi i cili vlerësohet se kishte qenë figura më e përshtatshme dhe më e besueshme për ta marrë udhëheqjen e opozitës në diasporë. Ali Këlcyra merr për detyrë për të udhëhequr aktivitet e opozitës shqiptare në diasporë. Numri i emigrantëve shqiptarë në Evropë rritej pas çdo revolte të dështuar kundër Zogut. Grupi më i

amdh i tyre „Bashkimi Kombëtar“ dhe „Shoqata e Pavarur e Refugjatëve Shqiptarë“ në Vjenë përfshinte shumë ish ministra e deputet. Për tu cekur është edhe grupi „KONARE“ nën drejtimine Nolit etj. Këto grupe vazhdonin të vepronin mbase atyre ua mundësonte veprimin me mbështjetje financiare Italia dhe Jugosllavia sepse këto dy shtetet kishin qëllim të ruajnë mundësinë për të ndikuar tek ata në rast të ndonjë ndryshimi brenda në Shqipëri. Fischer 2004:133; Frashëri 2005.

[112] Më tepër për këtë shih: Frashëri 2005:1001-126.

[113] Bartl 1999:193.

[114] Bashkurti 2005:292-293.

[115] Bashkurti 2005:294-295.

[116] Ramaj 2006; Sinani 2004.

[117] Khs. Bartl 1999:194.

[118] Bashkurti 2005:300-302.

[119] Bashkurti 2005: 302.

[120] Bartl 1999:194.

[121] Bashkurti 2005:307-311.

[122] Bartl 1999:194

[123] Bartl 1999:194-195.

[124] Rappaport 1928:87.

[125] Rappaport 1928:88.

[126] Rappaport 1928:90.

[127] Bartl 1999:1996.

[128] Bartl 1999:197.

[129] Bartl 1999:198.

[130] Bartl 1999:202; Khs. Frashëri 2005.

[131] Khs. Fischer 2004:234-237.

[132] Bashkurti 2005:319-322.

[133] Dezhgiu 2005:21-23; Jacamoni 2005:12-15.

[134] Dezhgiu 2005:31.

[135] Dezhgiu 2005:49.

[136] Khs. Bartl 1999: 204-207; Dezhgiu 2005:56-76.

[137] Dezhgiu 2005:75.

[138] Dezhgiu 2005:94-98.

[139] Grothusen 1993:100.

[140] Lehner 2001:29; Dezhgiu 2005:64.

[141] Lehner 2001:29.

[142] Dezhgiu 2005:113.

[143] Khs. Jacomoni 2005. Francesco Jacomoni e përfaqësoi Italinë në Shqipëri në periudhën 1926-1943, në fillim si ambasador e më pas si mëkëmbës i mbretit Viktor Emanielit, kur Shqipëria pushtohet nga trupat italiane; Dezhgiu 2005:104 v..

[144] Lehner 2001:19-20.

[145] Dezhgiu 2005:77-86.

[146] Lehner 2001:30.

[147] Për këtë shih edhe në: Dezhgiu 2005:86-93; Fisher 2004:302-304.

[148] Lehner 2001:31.

[149] Lehner 2001:31-32.

[150] Dezhgiu 2005:116-142.

[151] Dezhgiu 2005:168-183.

[152] Dezhgiu 2005:184, 240; Bartl 1999:217, 219.

 

[153] Dezhgiu 2005:188-189. Sipas etnologut dhe politikanit norvegjez, Jan Myrdal, që njihet si simpatizant i Stalinit, Hoxhës dhe Shqipërisë, jep një vlerësim tjetër ku thotë se: Shokët jugosllav nuk janë dërguar në Shqipëri si “jugosllav” por si komunista... dhe se Partia Komuniste Shqiptare është ngritur si seksion e Kominterin dhe jo e nga Tito. Von Kohl 2003:79.

[154] Dezhgiu 2005:229-252.

[155] Dezhgiu 2005:261-326.

[156] Dezhgiu 2005:387-425.

[157] Dezhgiu 2005:168-183, 184, 240.

[158] Grothusen 1993:100-103.

[159] Dezhgiu 2005:425-456.

[160] Bartl 1999:212-215

[161] Bartl 1999:221.

[162] Në Londër mes viteve 1941 dhe 1943 përpunohen disa koncepte lidhur me ardhmërinë e Shqipërisë. Propozimet ishte planifikuar të prezantohen në ndonjë konferencë paqeje, e që ishin me sa vijon: konfederatë me Greqinë e Jugosllavinë, bashkimi i Shqipërisë me Italinë, ndarja e vendit mes Jugosllavisë dhe Greqisë, vendosja nën një fuqi mbrojtëse ku si shembull ishte marrë që Danimarka të merrte këtë rol. Von Kohl 2003:69.

[163] Më tepër për OKB-n shih: Gareis/Varwick 2002; Buergenthal/Doehring/Kokott/Maier 2000; Ginther 2000.

[164] Bartl 1999:222-223.

[165] Bashkurti 2004:625-626.

[166] Reuter-Hendrichs 1987:709.

[167] Bartl 1999:224-225. Për krimet e komunizmit në Shqipëri khs.: Bartl 2006:359-368; Shahu 2000:355-365; Simoni 2000:368-391; Coutois/Werth/Pannè/Paczkowski/Bartosek/Margolin 1999:447-449. Radovani 2004. Mirdita1998.

[168] Bashkurti 2004:627-629.

[169] Grothusen 1993:102.

[170] Bashkurti 2005:338.

[171] Bashkurti 2005:140.

[172] Bashkurti 2005:360.

[173] Bashkurti 2005:363.

[174] Bashkurti 2005:366-267. Khs. Reuter-Hendrichs 1987:710.

[175] Grothusen 1993:103.

[176] Afrimi i Shqipërisë me Jugosllavinë në fakt kjo e fundit filloi të marrë pozitën e Italisë duke lëshuar kredi Shqipërisë. Reuter-Hendrichs 1987:710. Beogradi kishte kopjuar medotën e njëjtë ashtu si bënte BS përballë Jugosllavisë, kjo bënte përballë Shqipërisë. Khs. Bartl 1999:227.

[177] Grothusen 1993:104.

[178] Bartl 1999:223.

[179] Grothusen 1993:105-106.

[180] Grothusen 1993:106.

[181] Xoxe gjykohej si njeri i besueshëm I udhëheqjes partiake komuniste jugosllave. Bartl 1999:224.

[182] Khs. Bartl 1999:228.

[183] Grothusen 1993:107.

[184] Grothusen 1993:109.

[185] Reuter 1987:10.

[186] Bartl 1999:229.

[187] Grothusen 1993:113.

[188] Për rastin e Kosovës dhe historinë e saj khs.:Reuter/Clewing 2000. Malcolm 2001; Mirdita 2006.

[189] Grothusen 1993:114.

[190] Grothusen 1993:115.

[191] Vlerësim i E. Hoxhës cit. nga Bashkurti 2003:177.

[192] Bashkurti 2003:178-179.

[193] Bashkurti 2003:180.

[194] Bashkurti 2003:181.

[195] Bartl 1999:226; Bashkurti 2003:183-189, 190-195.

[196] Bashkurti 2003:197-207.

[197] Bashkurti 2003:209-222.

[198] Bashkurti 2003:223-238.

[199] Bashkurti 2003:219.

[200] Bashkurti 203:223-260.

[201] Bashkurti 2003:271.

[202] Bashkurti 2003:192.

[203] Grothusen 1993:118.

[204] Bashkurti 2002:327.

[205] Grothusen 1993:118.

[206] Bashkurti 2003:272.

[207] Reuter-Hendrichs 1987:713.

[208] Reuter-Hendrichs 1987:712; Bartl 1999:230-232.

[209] Hoxha 1982.

[210] Bashkurti 2003:293.

[211] Reuter-Hendrichs 1987:711.

[212] Grothusen 1993:119.

[213] Bashkurti 2003:299, 301.

[214] Bashkurti 2003:298, 375-377.

[215] Grothusen 1993:119-120.

[216] Grothusen 1993:120.

[217] Bashkurti 2003:302-303.

[218] Bashkurti 2003:304-306.

[219] Bashkurti 2003:307-309.

[220] Bashkurti 2003:333-340.

[221] Bashkurti 2004:209.

[222] Bashkurti 2003:341-347, 400.

[223] Bashkurti 2003:399.

[224] Bashkurti 2003-367-384, 400.

[225] „…Hrushovi e donte pajtimin tonë me ta, sepse nëpëmjet këtij pajtimi kërkonte që ne të hiqnim dorë nga rruga e vendosur marksiste-leniniste…“Hoxha 1982:327.

[226] Bashkurti 2003:400-401, 401.

[227] Bashkurti 2003:413-444.

[228] Bashkurti 2003:409.

[229] Bashkurti 2003:447.

[230] Bashkurti 2003:454-155.

[231] Bashkurti 2003:455.

[232] Bashkurti 2003:458.

[233] Bashkurti 2003:466; Bashkurti 2004:171.

[234] Grothusen 1993:121.

[235] Grothusen 1993:122.

[236] Bashkurti 2004:177-178. Kjo pason me arsyetimin se shtetet  ishin nën presionin e Moskës, pastaj Shqipëria edhe ashtu nuk kishte pasëqenë shumë e lishur me këto vende si dhe Tirana shihej me sy kritikë për shkak të imazhit negative për pozicionimin e saj Stalinist, zhvendosja e strategjisë shqiptare drejt Pekinit dhe së fundi ishte fakti se Shqipëria nuk ishte ndonjë partnere e rëndësishme e zhvilluar ekonomikisht. Po aty 180-181.

[237] Bashkurti 2004:271-282. Vendimi për daljen nga Pakti i Varshavës merret më 13 shtator 1968 nga Kuvendi Popullor i Republikës Popullore të Shqipërisë të nënshkraur në Varshavë më 14 maj 1955.

[238] Bashkurti 2004:38.

[239] Bashkurti 2004:43-63, 161.

[240] Grothusen 1993:123.

[241] Grothusen 1993:126.

[242] Grothusen 1993:131; Bashkurti 2004:221.

[243] Bashkurti 3003:358.

[244] Bashkurti 2003:365; Bashkurti 2004:225.

[245] Bashkurti 2004:150-155.

[246] Reuter-Hendrichs 1987:714.

[247] Bashkurti 2004:39.

[248] Bashkurti 2004:40.

[249] Bashkurti 2004:225.

[250] Reuter-Hendrichs 1987:714; Bashkurti 2004:227.

[251] Bashkurti 2004:367-374.

[252] Bashkurti 2004:234-254.

[253] Bashkurti 2004:358-359.

[254] Von Kohl 2003:87-91.

[255] Reuter-Hendrichs 1987:715; Bashkurti 2004:229, 374-397.

[256] Bashkurti 2004:229-241.

[257] Bashkurti 2004:412-414.

[258] Bashkurti 2004:444-445.

[259] Bashkurti 2004:448-449.

[260] Bashkurti 2004:450.

[261] Bashkurti 2004:471-472.

[262] Reuter-Hendrichs 1987:715.

[263] Reuter-Hendrichs 1987:713.

[264] Bashkurti 2004:484.

[265] Bashkurti 2004:487.

[266] Grothusen 1993:135.

[267] Gothusen 1993:135.

[268] Reuter-Hendrichs 1987:714.

[269] Reuter-Hendrichs 1987:714; Bartl 1999:238.

[270] Bashkurti 2004:145.

[271] Bashkurti 2004:128-129.

[272] Bashkurti 2004:420-422.

[273] Grothusen 1993:136.

[274] Grothusen 1993:137; Reuter-Hendrichs 1987:715.

[275] Grothusen 1993:138.

[276] Grothusen 1993:139.

[277] Bashkurti 2004:511-521.

[278] Këta dhanë kontribut të madh edhe në vendosjen e demokracisë dhe stabilizim. Khs. Kley 1999:142-143.

[279] Më tepër për Bashkimin Evropian në: Isak 2000; Eilmansberger 2000.

[280] Bashkurti 2004:522-532.

[281] Khs. Paczkowski 1999:397429; Paul 2005.

[282] Bashkurti 2004:535-547.

[283] Bashkurti 2004:565-582.

[284] Për vlerësimet e Beogradit për “Shqipërinë e E. Hoxhës” shih: Kaloçi 2006:18-19.

[285] Vlersohet nga shumë studiues sidomos të huaj, por edhe shqiptar, se Shqipëria nuk kishte pretendime territoriale ndaj Jugollavisë dhe i rrepsektonte kufijt aktual. Bartl 1999:240.

[286] Bashkurti 2004:592-603.

[287] Bashkurti 2004:604-620.

[288] Bartl 1999:250.

[289] Grothusen 1993:145.

[290] Bashkurti 2004:655-657.

[291] Bashkurti 2004:630-639.

[292] Bashkurti 2004:658.

[293] Grothusen 1993:146.

[294] Grothusen 1993:147.

[295] Grothusen 1993:147-149.

[296] Grothusen 193:150-153.

[297] Calic 1999:276-277

[298] Calic 1999:278.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora