E premte, 20.09.2019, 11:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Jan Michał Stuchly: Esse kushtuar Poetit dhe të Burgosurit politik Visar Zhitit

E marte, 17.04.2012, 05:40 PM


  TJERËT  PËR  NE

NGA JAN  MICHAL STUCHLY ( POLONI )

E  S  E

- Kushtuar Poetit dhe të Burgosurit politik-

VISAR ZHITIT

3   GJ Y K I M E

GJYKIMI 1

GJYKIMI I FRANZ KAFKËS

Jozef K., një njeri i vetmuar, është akuzuar për diçka, por ai absolutisht nuk di se për çfarë. Procesi i Franz Kafkës paraqet situata të njeriut në botë, ndjenja e tij e të qenit humbur, si një individ në realitetin kërcënues, në botën reale bashkëkohëse, paqet dhe simbolizon pafuqinë dhe plgështinëe njeriut karshi makinerisë anonime të burokracisë. Fati i Jozef K. tregon qartë varësinë totale të individit nga zyrat dhe zyrtarët dhe, bindja e tij e fortë se aktgjykimi në rastin e tij varet në vullnetin e mirë të gjyqtarit dhe jo në të vërtetën.

Makineria burokratike është e kierarkizuar, dhe Jozef K. ballafaqohet vetëm me zyrtarët e një rangu më të ulët, të cilët nuk janë në gjendje t’i shpjegojnë dhe njëkohësisht ia parandalojnë hyrjën tek ata që marrin vendime.Është e pamundur për të provuar pafajësinë e dikujt dhe, është e pamundur për të luftuar me sistemin burokratik. Totalitarizmi e bën qenien njerëzore krejtësisht të varur, duke ndikuar jo vetëm në veprimet e tij, po edhe në mendidmet e tij dhe identitetin. Ky është një sistem i kontrollit të përhershëm, në të cilën një individ është tërësisht i varur nga makineria e aparatit shtetëror.

Situata e Jozef K. përshkruan dhe ilustron pafuqinë e njeriut karshi sitetmit totalitar, i përbërë nga gjykatat sekrete, denoncimet, informatorët, manipulimet, eliminimin e kundërshtarëve, ku ligji vihet vetëm në shërbim të sistemeve te padrejtësive, ku të akuzuarit nuk kanë të drejtë ta mbrojnë vetveten.

Çdokush ështe fajtor n[ këtë sistem, e pamundur që të argumentoj dhe të dëshmoj se, asgjë e keqe nuk ka ndodhur, e justifikueshme është frika e Jozef K.-së me një dënim të padrjtë, derisa dënimi i drejtë është i pamundur.

Sistemi totalitar mund të përshkruhet nga konkluzionet e Jozef K.-se gjatë marrjes në pyetje të parë: ai mendon se prapa arrestimit të tij qëndron ndonjë “organizatë e madhe” – sistemi totalitar një-partiak, në të cilin çdo gjë  është e bazuar në gënjeshtra. Njeriu karshi një sistemi të këtillë ndihet plotësisht i pafuqishëm.

Romani i njohur i Franz Kafkës “Procesi” është një metaforë e fatit të njeriut: që nga lindja jemi të dënuar të vdesim, secili prej nesh vdes dhe, nga ky dënim nuk ka asnjë ankesë.

Gjatë një viti me luftën psikike, Jozef K. pëson një transformim të dukshem, përpjekjet e tij për të kuptuar gjendjen janë të kota, gjë që e bën atë ndihet i pafuqishëm përballë dënimit me vdekje.

Franz Kafka – Gjykimi i një piktor Titorelli

Në qoftë se i pikturon apo i përshkruan njërin pranë tjetrit, të gjithë gjyqtarët në një kanavacë dhe, ju do të msbroni vetveten para se këtë kanavacë , ju do të jini më i suksesshëm në qoftë se ju do të qëndroni para një gjykate të vërtetë.

Franz Kafka  - Procesi Jozef  K. në një katedrale

Si mun d të jetë fajtor përgjithësisht një njeri ?

A nuk jemi vallë të gjithë njerëz si të tjerët

Franz Kafka – Procesi  -narrator

Logjika në të vërtetë është e patundshme, po njeriu që dëshiron të jetojë, ajo nuk mund t’i  shmanget.

Në prag të ditëlindjes së tridhjetë të tij të parë, Jozef K. lë labirintin e qytetit dhe, shkon në hapësirë të hapur, ndjenja e të qenit të bllokuar dhe e tmerrit zhduket, erresira shqetësuese zëvendësohet me dritë, hapësira e mbyllur mbetet e hapur dhe, atëbotë befas goditja e papritur me thikë në zemër diku në një gurore të braktisur, gjatë natës.

Romani i njohur i Franz Kafkës „Procesi” – një fikcion letrar...

ESE PËR POETIN VISAR ZHITIN

Që të shkruash një ese apo skicë letrare për këtë poet bashkëkohës duhet të kesh një guxim apo kurajë të madhe, do të duhet t’i kërkojmë ndjesë vetë Visar Zhitit dhe, të presim pranimin e tij të një falje nga të gjithë për dënimin e tmerrshëm, ndaj, për tërë gamën e së keqes të botës së tanishme që nga fillimi i ekzistencës së saj dhe, pas dëbimit të njerëyve të parë Adamit dhe Evës nga Parajsa, deri në kohet tona, bashkëkohëse.

GJYKIMI 2

GJYKIMI I VISAR ZHITIT NJË E VËRTETË

Visar Zhiti, një mësues  në Kukës, Shqipëri, diplomuar nga një shkollë e lartë pedagogjike në Shkodër. Si një poet ai donte të botojë poezitë e tij në revistat letrare.

Më 1973 ia dorëzoi shtëpisë botuese “Naim Frashëri” vëllimin e tij të parë poetik “Rapsodia e jetës së trëndafilave”. Ishte kjo një kohë kur filluan spastrimet politike pas Plenumit të katërtë  të Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës( i përcaktuair si spastrim të liberalëve).

Dorëshkrimin e vëllimit poetik, Visar Zhiti ia dorëzoi shtëpisë botuese dhe, kjo u bë prova kryesore në çështjen, duke e ndaluar dritën e botimit të librit, duke e atribuar si një libër me të meta ideore dhe, me ndikim nga poezia dekadente, duke e cilësuar si një nxirës të realitetit kundër realizmit socialist.

Visar Zhiti u akuzua si jjë armik i pushtetit në fuqi nga regjimi i atëhershëm i aparatit shtetëror të Shqipërisë, duke e fajësuar për agjitacion antikomunist, duke qenë plotësisht i pambrojtur, i denoncuar edhe përmes kolegëve letrar, te cilët e cilësonin Visar Zhitin si një armik të pushtetit të asokohshëm dhe, më 1979 arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg politik.

Së këtejmi, Visar Zhiti arrestohet më 8 nëntor 1979 në Kukës, ku deri atëherë punoi si mësues shkolle.

Përmes një periudhe prej disa muajve, Visar Zhit qëndroi në burgun hetues dhe, megjithë burgimin, ai vazhdon të shkruajë edhe mëtej poezi.

Pas një gjyqi, në prill të vitit l980(duke bërë një vlerësim objektiv, një gjykim të padrejte), Visar Zhiti u dënua nga gjykata

totalitare e ligjit më 13 vjet burgim.

Në fillim ai u burgos në një burg në Tiranë dhe, pastaj u transportua për në kampet më të vështira të punës në Spaç dhe në Qafë Bari. Visar Zhiti u lirua nga burgu me kusht më 28 janar 1987, po ai u caktua për të punuar nëpër galeritë e minierave të piritit, pastaj punoi fizikisht në fabrikën e tullave në Lushnjë, ku ai mbeti nën mbikqyrjen e rreptë të „Sigurimit” deri në vitin 1990.

Në ferrin e burgut, Visar Zhiti edhe mëtej do të shkruaj poezi në copa letre, gazeta, karta dhe, ajo që është më e rëndësishme, ai gjithashtu shkruanpoezi vetëm në mendimet e tij, në kujtesën e tij, duke besuar në qëndrueshmërinë  e tij se, fati i ankthshëm, i tmerrshëm do të përfundojë gjatë jetës ë tij:

„Në këtë llogore burgu

plot baltë dhe vuajtje

rri dhe pres

sa keq

të jesh luftëtar

pa luftra „

(“Çastet ikin”)

Një diell i dytë do të lind

nga gjaku ynë

me formën e zemrës

(“Dielli i dytë”)

Është e udhës të citojmë një fragment të eseut të poetit, eseistit dhe përkthyesit të njohur shqiptar nga Kosova – Mazllum Saneja, të cilin kritika letrare polake e krahason dhe e quan Norvidi bashkëkohës i Evropës, i cili shkroi një ese të mrekullueshëm për poetin Visar Zhiti “ Poet i një triumfi heroik”.

„... Poetin gjithnjë e kanë shoqëruar besimi në Zot dhe urata, ndonëse në Shqipërine e asokohshme religjioni ka qenë i ndaluar. Visar Zhiti askurrë  nuk e humbi shpresën, se do t’i vijë fundi i regjimit të përgjakshëm, fundi i kalvarit të vuajtjeve të tij, vuajtjeve të tërë popullit shqiptardhe, do të vijë dita kur:

Një diell i dytë do të lind

nga gjaku ynë

me formën e zemrës

( “Dielli i dytë”)

Visar Zhiti – një i krishterë thellësisht besimtar, i udhëhequr gjithmonë në jetën e tij përmes besimit të patundur në Jesu Krishtin, dhe porsi Franz Kafka ai flet për Jesu Krishtin.

Krishti – një humnerë përplot dritë – kushdo që shikon në të ka për të hedhur veten në të.

Visar Zhiti si një i krishterë e vuri jeten e tij dhe fatin në duart e Perëndisë, që e lejuan atë për të mbijetuar ankthin e ferrit nga burgu – shih poezinë e tij:

Kaq bukur këndoi bilbili

te hekurat e frengjisë

sa dhe hekurat m’ u bënë

degë të gjelbra qershie

( “Te hekurat e frengjisë sime” ) 

*    *     *      *        *          *       *        *

Kam njohur në burg priftërinjtë

Që të mos kuptojnë asgjë spiunët

bisedojnë latinisht

Ah, kjo turmë e ashpër këtu,

e paditur

kryqëzon në kryqin e marrëzisë

së vet

si Krishtin

vetveten

Pika gjaku bien mbi bukën

nëpër nenet e Kushtetutës

te vagonat që i shtyn

me krahët tanë

dita e burgosur

Pikëllim të përjetshëm ikonash

kanë fytyrën këtu

Shenjtorë pa mjekra

pa flokë

në ferrin e turmës

Mjegull

gjithë ajo mjegull

si tym temjani

dhe djalli s’ po ikën që s’ po ikën

( “Ikonat e arrestuara” )

Megjithëse iu bë tradhëti publike përmes poetëve të Ballkanit, Visar Zhiti në momentët  më të tmerrshme pas dënimit të padrejtë nga qarqet letrare dhe pas dënimit nga regjimi i Enver Hoxhës do të shkruajë poezinë tronditëse  “Plaga jote në trupin tim si diellth i vogël “ kushtuar poetëve  të Ballkanit:

Poetët e Ballkanit

kaq pranë njëri –tjetrit dhe të copëtuar

si trojet e tyre

Ikin fjalët bashkë me erën

ngecin te kufijtë –

flatrapërgjakura

nëpër telat me gjemba

të kujtesës

Por vjen plaga jote

në trupin tim si diellth i vogël

për të perënduar

Poetët e Ballkanit

kaq pranë njëri – tjetrit

si varret si djepet që shiten

ne pazaret mesjetare

me harqe ylberi të këputura  nga ardhmëria

te kryet . . .

*          *           *            *               *              *

Lindin elegjitë mbi varret tona

dhe s dinë të vdesin

Kaq shumë të ngjashme  mewe nina-nanat

I ushqejmë me jetët nga poshtë dheut ballkanik.

Poeti, eseisti dhe përkthyesi i njohur shqiptar nga Kosova Mazllum Saneja me te drejte shkruan për Visar Zhitin:

„Poetin gjithnjë e kanë shoqëruar shpirtërisht dashuria, dëshmi dhe shfaqje e sëcilës është kultivimi i vlerave të jetës së paçmueshme, që e mban të gjallë në jetë, të mbijetoj, të ekzistojë, të jetojë dhe, të ketë besim në fitore, mbi format e errëat të dhunës. Pikërisht, dashuria i dha forcë, që te vështrojë ballëlart dhe, të ngazëllehet me bukurinë e jetës, edhepse përjetonte netët e gjata të Bartolomeut mes thikash, ndaj dyshemeja e qelisë së burgut, i dukej se ishte e mbushur  me „cicërrima bilbilash”, se gjithnjë besonte se, e nesërmja do të zbardhëllehej e lumtur, se muzgjet e Shqipërise nuk do të duken më të dëshpëruara, se në barin e gjelbër pranë kampit sikur dëgjonte këngën e bilbilit:

Kaq bukur këndoi bilbili

te hekurat e frengjisë sime,

sa dhe hekurat m’u bënë

degë të gjelbra qershie

( “Te hekurat e frengjisë sime”)

Burgu ia rrëmbeu rininë, ngrohtësinë njerëzore dhe, gjënë më të shtrenjtë, më të rëndësishme – femrën, po askurre nuk mundi të ia rrëmbej përfytyrimet dhe ëndërrimet.

Ëndrra – ky motiv aq i shpeshtë në poezinë e Zhitit. Mbase realiteti i errët dhe brutal. që mbretëronte asokohe në Shqipëri, poetit i duket si një ëndërr apo ndoshta ëdnrra si një letargji, ishte formë e mbijetesës karshi rrezikut të pareshtur të vdekjes.Në ëndërr e shihte vetveten të lirë, në ëndëëë takohej me të dashurën, ndjente ngrohtësinë e buzëve dhe të duarve të saj, dhe nuk ndihej i vetmuar fillikat:

Po ti eja në ëndërr mund të vish

sepse hyn nga të duash

Ëndrra është qielli i bardhë

si pylli, si bregu i detit

ëndrra në ëndërr

pyll me dallgë

det me pemë

qiell i duarve të mia

dhe unë ëdnërr jam i tëri

( “Hekurat e burgut”)

Visar Zhiti, megjithëse i privuar nga liria, askurrë nuk e ka ndier vetveten të vetmuar, ngase gjithnjë e shoqëronin personazhet nga mitologjia greke dhe të eposeve homerike. Poeti u rrit dhe u edukuar në traditat e kulturës mesdhetare dhe, bota antike ishte më e afërt pë të se sa bota e errët dhe e zymtë e diktaturës totalitare. Përveç kësaj, mitet, përrallat, ku gjithnjë kthehemi te këto, kur ndihemi keq. Atje e mira gjithnjë ngadhnjen mbi të keqen, edhe sikur t’i nënshtrohej sprovave më të rënda.

Visar Zhiti mbijetoi shpirtërisht dhe fizikisht fal stoicizmit, besimit, shpresës, guximit, dashurisë dhe, më në fund fal poezisë, të cilën e shkroi me gjak, në kujtesën e vet, duke shpëtuar dinjitetin dhe njerëzoren. Po, vitet e burgut u bënë për të një pikë referimi karshi realitetit të ballafaquar. Tashmë poeti gjithnjë do të mbart në vetvete peshën e së kaluarës , ferrin fizik përplot plagë, ankth, frikë, vdekje, rënkime dhe klithma. Dhe, e ka vështirë të lirohet nga këto trauma psikike dhe tortura çnjerëzore, që u nguliten aq thellë në psikikën e tij.Madje, edhe në boten e lirë , ku nuk ka kufij, mure, hekura të burgut: në Romë, Paris, Vjenë, Uashington, se gjithnjë e shoqëron bagazhi i së kaluarës tragjike, e cila përgjithnjë do të mbetet pjesë e jetës së tij të tanishme.

Pas kristalit mbrojtës – zinxhirët

të rrethuar me sytë e botës

i mbajmë robër tani, po a nuk lidhen shekujt

si trupin e sfilitur të Shenjtit ?

(“Shembëlltyrë e Krijuesit”)

Visar Zhiti, është pa mëdyshje njëra prej shembëlltyrave më origjinale në tërë letërsinë shqipe të fundit të shekullit XX. Poezia e tij përfaqëson një kaptinë të re në letrat shqipe, rrymën e

poezisë së”martirologjisë së burgjeve”.

Në poezinë e tij me sukses arriti të kap dhe të përshkruaj përjetimet më të dhembshme dhe heroike, saqë të paktë janë ata poetë , që patën guxim të bëjnë nga këto objekt të krijimtarisë , ta zëvendësojne në fjalë. Ndërkaq, në mesin  e tyre vetëm disa poetë kanë arritur të krijojnë nga kjo lëndë vepra të përmasave të mëdha. Me siguri poezia e Visar Zhitit i përket veprave te këtilla” shkruan ne mes tjerash poeti dhe eseisti njohur Mazllum Saneja.

Në letërsinë shqipe dhe evropiane, jeta dhe vepra  e Visar Zhitit do të mbeten përgjithnjë  si një dokument i rëndësishem i fatit dhe i qëndrimit heroik të humanistit të madh, i cili në mënyrë konsekuente iu kundërvu sistemit totalitar sikur Mahatma Gandhi.

GJYKIMI  3  - NJË GJYKIM I VËRTETË

GJYKIMI I Z. BOLESLAW   M.

Gjykimi i njëdirigjenti të brezit të ri, z. Boleslaw  M. nga Republika Popullore e Polonisë. Z. Boleslaw M., i biri i një avokati, që diplomoi me nderime në Akademinë e Muzikës në Varshavë, me specializim të kryer si dirigjent në vitin 1970, fitoi bursën shkencore nga Ministria e Kulturës e republikes popullore të Polonisë, për të përsosur edhe mëtej mjeshtërinë e tij si një dirigjent, që paralajmëron një karrierë të shkëlqyer, ku ai dërgua në Vjenë, Romë dhe Paris.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, Romë dhe Paris, z. Boleslaw M. , duke e vështruar jeten e njerëzve atje, zë të mbajë letërkëmbim me të shoqen e vet – duke i shkëmbyer vëzhgimet e veta me të, duke jetuar dhe banuar asokohe ne një kohë të sistemit totalitar, në një farë vendi të çuditshëm në qytetin R.... në Republikën Popullore të Polonisë.

Z. Boleslaw M. në letrat private shkruante, se në vendet, me një „ demokraci të vërtetë” jeta është normale, njerëzit janë të kënaqur, të buzëqeshur, dyqanet e mbushura me mallra, prodhime çfarë vetëm mund të përfytyrosh në Republikën  Popullore të Polonisë, kishte shkruar si shembull, se” gjaku i vlon kur sheh qilima të bukur me qime të gjata dhe të leshtë, që të sendërtojë ëndërrimet, të dashurohet në të me gruan e vet të dashur” duke shkruar në komentin e vet se në „Republikën Popullore te Polonisë asgjë nuk mund  të gjesh, veç propagandës zyrtare të suksesit etj”.

Më 16 qërshor 1970  në ditën e kthimit të tij në atdhe dhe familje, y. Boleslaw M. ishte arrestuar akoma duke qene brenda ne aeroplan, i cili po zbriste në qytetin e V., dhe pastaj e burgosën në qytetin e K.

Më vonë, z. Boleslaw M. u akuzua për krimin e  dolus contrerevolutionis, ndaj, një krim i qëllimshëm i veprimtarisë kundër-revolucionare, me qëllim të shkatërrimit të vetmes qeveri sovrane të partisë së punës së bashkuar në RP  të Polonisë. 

Më 27.01.1971, në qytetin e R. u mbajt gjyqi i tij.

Gjyqtari ishte një djalë i ri, një rishtar në këtë profesion. Prokurori ishte zëvendës i prokurorit publik provincial.

Avokati mbrojtës ishte Dekani i Dhomës së Avokatëve, dy prej tyre  ishin anëtarë të Partisë së punës së bashkuar.Gjyqi u mbajt me dyer e të mbyllura – gjyqtari vuri re se në sallën e gjykatës ishin dy burra të pranishëm (agjentë të fshehtë të sigurimit, të cilët nuk kishin lejën  e kryetarit të Gjykatës të ligjeve vendore siç doli më vonë).

Z.Boleslaw M. i pandehuri, u soll në sallën e Gjyqit në pranga, me këpucë pa gjalmë, pas leximit të akuzave nga ana e prokurorit, tha duke shpjeguar se:

Unë nuk pranoj fajin, sepse unë privatisht, në letërkëmbimin tim me të shoqen time të dashur, kam thënë  dhe shkruar vetëm të vërtetën – ndaj nuk kam kryer kurrëfarë veprimesh kundër-revolucionare, për  të shkatërruar qeverinë e RP të Polonisë , dhe kjo është e gjitha.

Z. Boleslaw M.  nuk mendoi(e si njeri i ngritur dhe i formuar do të duhej), se „autoritetet e asokohshme të pushtetit në fuqi” zbuluan tërë letërkëmbimin privat, që vinte nga perëndimi revizionist, i urrejtur, ku ata e lexoninj dhe e cenzuronin dhe, bënin fotokopje, që letrat origjinale që iu dorëzoheshin të arrestuarëve dhe, pastaj akuzonin autorët e letrave  të këtilla të një vepre penale.

Dhe, gjyqi zgjati tërë ditën e gjatë.

Pas mbylljës së procedurës gjyqësore, në fjalën e tij prokurori, të pandehurin  e akuzoi si një kundërvajtës e fajtor të jashtëzakonshëm dhe, kërkoi nga gjykata dënimin me shumë vjet burgimi.

Ndërkaq, avokati mbrojtës në fjalën e tij për mbrojtjen e gjykatës për të fajësuar të pandehurin z. Boleslaw M.  në kryerjën e kundërvajtjes, duke e dënuar me 9 muaj burgim, në kohën kur ai kishte qenë  në arrest para gjykimit, ai nuk përmendi në asnjë rast mundësinë e gjetjës  të pafajësisë së tij.

Pastaj, z. Boleslaw M. i akuzuar, në fjalën e tij të fundit kërkoi lirimin e vet nga aktakuza dhe fjalëen e tij e filloi kësodore:

Duke përfituar nga privilegji i të qenit si një i pandehur, i akuzuar në RP të Polonisë dëshiroj t paraqes credon time:

„Gjaku më vlon  kur jam në botën normale, në Romë, Vjenë, Paris...”

Gjyqtari, duke iu drejtuar të pandehurit: „Ju tashmë keni bërë një deklaratë të plotë, të gjërë, vetëm tregoni se çfarë dënimi i keni kërkuar gjykatës...”.

Z.Boleslaw M. kërkoi lirimin e vet. Organi kolegjial mbi gjykimin zgjati disa orë – si në gjykatën e „Dymbëdhjetë Burrave të Zemëruar” (për shkak të nevojës së shpjeguar të kompleksitetit të së drejtës materiale dhe procedurale penale për gjyqtarët porotë –jo profesional nga gjyqtari) pas të cilit gjykim u miratua dhe u lirua menjëherë nga burgu, z.Boleslaw M.

Pas vendimit të marr në këtë çështje politike nuk shkaktoi një „ shok  dhe mosbesim” të autoritetëve të atëhershme të pushtetit në fuqi te RP të Polonisë – një vendim i pafajësisë në një „rast të caktuar”.

Këshilltarët, Prokurori  - një akuzues publik paraqiti ankesë kundër aktvendimit të këtillë – një ankesë në dëm të të akuzuarit – në nj- gjykatë të shkallës më të lartë(në realitetin e asaj kohe, ishte i qartë vendimi i padrejtë, i pakonceptueshëm, pasi liroi një kundërvajtës të vërtetë, po vendimi i miratuar nga gjykata e shkallës  së parë mbeti në fuqi.

Për gjyqtarët e ardhshëm, prokurorët, avokatët, këshilltarët e mbrojtjes, praktikuesit ligjor në RP të Polonisë, nxënësit e gjykatës – kjo   c a s u s    u bë një pyetje e ekzaminimit gjatë provimeve përfundimtare të tyre – nëse ju pyesni për vendimet e tyre, tëgjithë prej tyre e kanë pandehur si fajtor, duke e dënuar me një burgim prej shumë vitesh.

Dhe z. Boleslaw M. nuk kishte asessi mundësi të vazhdonte karrierën  e tij premtuese si një dirigjent, ndonëse më në fund  ai u lirua.

Me datë 16.06.1995 në qytetin e R. u mbajt ekspozita – vernisazhi i pikturave të autorit „të këtij gjyqtarit të ri – asokohe të gjykimit të z. Boleslaw M.

Gjatë vernisazhit, për një moment te mikrofoni afrohet një njeri dhe me këto fjalë iu drejtua auditorit të pranishëm:”Zonja dhe zotërinj, unë borxh ia kam jetën time autorit të kësaj ekspozite. Në kohën më të vështirë të sistemit komunist totalitar në RP të Polonisë asokohe më liroi nga aktakuza gjyqtari ri , autori i ketij vernisazhi”. Ndërkaq, autori i ekspozitës, piktori i pikturave porsi dikur në të kaluarën Franz Kafka në romanin e tij „Procesi”, në mënyrë metaforike shkroi:

Jeta

më pret provimi i vdekjes

e di

po jam i dënuar edhe të jetoj

duke mos e kuptuar

shikova të ardhmen

pastaj në të kaluarën e gabuar

a thua do të mundem

me siguri

shpresoj

Sa e çuditshme kjo botë

dhe ky ese!

( Përktheu nga polonishtja: Mazllum  Saneja )



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT