Gwyneth Paltrow

E krahasuar shpesh me elegancën e Grace Kelly-t, Gwyneth Paltrow është shfaqur disa herë në listën e Blackwellit për veshjet më të mira dhe në kopertinat e revistave. Gwyneth ka lindur në Los Angelos të Kalifornisë më 28 shtator të vitit 1972. I jati i saj ishte Bruce Paltrow, një regjisor i sukseshëm kurse e ëma është aktorja e nderuar Blythe Danner. Gwyneth vendosi të hynte në rrugën e aktrimit pasi la shkollën për histori arti...

Një e dielë me Manjola Nallbanin

Zakonisht nis të shtunën në mëngjes kur ne gjithmonë nisemi për ndonjë udhëtim. Shumë rrallë qëllon të rrijmë në shtëpi për fundjavë. Vetëm për ca kohë ishim të kushtëzuar që ta ndryshonim disi ritualin tonë të fundjavës, kur vajza jonë Sindi ishte shumë e vogël dhe nuk mund të udhëtonim shumë shpesh. Tani edhe ajo është gati të bashkohet me ne, edhe në udhëtime të gjata...

Paulin Selimi

Paulini lindi në Shkodër në 1947. Në Shkodër ka mbaruar 7 vjeçaren dhe gjimnazin, kurse studimet e larta i ka mbaruar në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Tiranë në 1969. Për vite me rradhë ka punuar si mësues i letërsisë, kurse nga 2002–shi është drejtori i shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova”

Luis Ejlli: Çmimi më tremb për garën e madhe

Pse jo, pas çmimit vjen Eurovizioni, një arsye më shumë për t'u përgatitur siç duhet dhe për të bërë për vete jurinë. Këtë herë ka qëlluar tamam në shenjë. Një këngë më shumë, një gajde, një trupë shoqëruesish me motive labe, një veshje popullore dhe pak atmosferë gjatë debutimit. E ç'duhej më tepër që juria ta përzgjidhte më të mirin...

Ilir Shaqiri

Ilir Shaqiri është një ndër këngëtarët më të njohur në Kosovë dhe në Shqipëri. Për 26 vite me rradhë, zëri i tij ka kumbuar fuqishëm në skenën shqiptare...

Irini Qirjako

“Mjeshtre e madhe”. Ky është titulli më i lartë i firmosur në prill të këtij viti nga presidenti Alfred Mosiu për këngëtaren e madhe, Irini Qirjako.

Antigonea antike rikthen arkeologët

Vlerat historike dhe kulturore që fsheh nëntoka e Antigonesë antike vazhdojnë të zgjojnë interesimin e arkeologëve. Tashmë që kjo pikë arkeologjike ka fituar statusin e “Parkut kombëtar” edhe interesimi i historianëve, arkeologëve, studiuesve dhe vizitorëve të huaj dhe vendas vjen duke u rritur. Gjatë këtij muaji të pranishëm në rrënojat e Antigonesë...

Frederik Ndoci

Historia e një artisti e rrëfyer imtësisht për herë të parë në New York. Tragjedia e gjyshit e gjyshës, që vdesin nga orteku i borës. Adoloshenti 17 – vjeçar Kola (babai i Rrikut), njeriu me zemër të madhe, venit ëndërrat në shkollat e Rusisë për vellezërit e motrat jetim.

100 Filmat më të mirë të shekullit

Revista e mirënjohur “The Time” publikon për herë të parë listën e njëqind filmave më të mirë të të gjitha kohërave. Publikimi i kësaj liste bëhet vetëm pak ditë pas shpalljes nga e njëjta gazetë e njëqind novelave më të mira nga viti 1923 e deri në ditët tona. Klasifikimi i njëqind filmave më të mirë të të gjitha kohërave është realizuar mbi bazën e anketimeve që “The Time” ka bërë te persona të thjeshtë që i përkasin moshave të ndryshme, por edhe mbi gjykimin e kritikëve të mëdhenj të kinematografisë mbarë-botërore...

Si u gjendën negativët në fototekën “Marubi”

Fototeka “Marubi” është një minierë që ka nevojë për gërmime dhe zbulime të reja. Pikërisht në thellësitë e saj janë zbuluar ditëve të fundit 200 negativë filmash të panjohur më parë, të cilët janë realizuar nga Pjetër Marubi në Mal të Zi, midis shekujve 19-20. Sipas drejtoreshës së fototekës...

Hajmalia që i sjell fat Ilir Shaqirit

Ilir Shaqiri, edhe pse ka vite që është përfshirë në ëndrrën italiane, ai mban me vete si hajmali një pjesë të Shqipërisë. Është një copë gur nga kisha e Shën Ndoit, që prindërit ia kanë dhuruar për fat. Një fat i përcaktuar që në fëmijëri, i shoqëruar gjithnjë nga pasioni për kërcimin, duke marrë në konsideratë edhe faktin që të dy prindërit e tij ishin dy balerinë shumë të famshëm në Tiranë...

Kledi Kadiu dhe jeta e tij midis sfidave dhe kërcimit

Ai banonte vetëm pak hapa larg Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Sa herë ndalonte atje për të vështruar posterat dhe manifestet që reklamonin evenimentet e mëdha, lexonte emrat e protagonistëve dhe çdo ditë e më shumë shpresonte të bëhej njëri prej tyre. ..

Bisedë me Qerim Vrionin

Që në fillim të kësaj bisede, z. Vrionin e lutëm që, për lexuesit e gazetës sonë, të ngre dy paralele përnjëherësh, mbi dy vonesa: sa vjet është më e moçme paraqitja e fotografisë në botë, në krahasim me shfaqjen e saj në Shqipëri, e para, dhe, e dyta: pas çfarë kohe fotografia, thënë kushtimisht, fitoi “statusin” si krijim(tari) artistike?

Enkela Bisha: Kënga e popullit është e pavdekshme

Enkela Bisha ka filluar të merret me muzikë që në moshën 5-vjeçare. Ka mbaruar shkollën tetëvjeçare të muzikës, dega e violonçelos, më pas ka vazhduar shkollën e mesme të Muzikës, dega e solokëndimit, kurse më vonë ka regjistruar Akademinë e Arteve. Deri tani ka regjistruar dy albume: i pari me titullin "Luleborë" përbëhet nga tetë këngë të zhanrit të muzikës së lehtë dhe qytetare...

Fadil Hasa

“Nuk do të kthehem në skenë pa ardhur më parë në pushtet Partia Demokratike dhe Sali Berisha”. Kështu tha para se të largohej nga skena tetë vjet më parë, aktori durrsak Fadil Hasa...

Pjetër Gjoka

Pjetër Gjoka nuk është më. Ka shumë vite që televizionet shqiptare nuk japin më sekuenca filmike nga rolet e tij, por, megjithatë, autoriteti i gjeniut të skenës shqiptare ndjehet ende në korridorin e Teatrit Kombëtar, ku fotografia e tij shihej me kureshtje e respekt nga mijëra dashamirës të artit...

Rolling Stones

Grupi Rolling Stones u formua në Britaninë e Madhe në vitin 1961. Ai përbëhej nga gjashtë anëtarë, vokalisti Mick Jagger, kitaristi Jones, kitaristi Richards, pianisti Ian Stewart, bateristi Charlie Watts dhe basisti Dick Taylor...

Lirie Dedvukaj: Përpiqem të eci me kohën

Lirie Dedvukaj-Sinishtaj u lind në Podgoricë më 19 prill 1981. Është rritur në fshatin Sukruq. Në këtë fshat kreu edhe ciklin e ultë të shkollës fillore, kurse ciklin e lartë dhe shkollën e mesme e kreu në Tuz. Është e martuar dhe jeton në Amerikë. Përveç se merret me muzikë, ajo atje studion në Kolegjin amerikan...

Michael Jackson

Deri para një muaji e gjithë skena mediatike rrotullohej rreth tij. Gjatë një periudhe më shumë se 20-vjeçare të gjitha rekordet i përkisnin atij. E mbiquajtën apo e quajti veten mbret i pop-it kjo nuk dihet, por është e sigurt që këtë fron e ka merituar...

Elvis Presley

Mbreti vdiq. Këto ishin fjalët e para që shpallën vdekjen e këngëtarit Elvis Presli ditën e 16 gushtit në radiot amerikane. Me miliona fansa rreth botës edhe sot mbajnë mend detajet e asaj dite. Diku një DJ i përlotur shpalli lajmin, diku tjetër vajzat humbnin ndjenjat dhe një pjesë dëgjonin muzikën e tij në formë nderimi...

Celine Dion

Që kur dëgjoi duartrokitjet pasi këndoi këngën e parë para publikut e dinte se kjo do të ishte thirrja që do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës. E në të vërtetë gjatë karrierës së saj arriti të shesë më shumë se 200 milionë albume dhe hyri në librin e rekordeve gines për shtrirjen e saj vokale. E cilësuar, përveçse si një këngëtare, edhe si mexo soprano, Selin Dion u bë një nga këngëtaret më të famshme kanadeze që çau kufijtë...

Bujar Qamili: Ja pse vendosa të këndoj

Me këngën “Zëra në fund të detit”, një këngë me tekst të Qazim Çelës e Jorgo Papingjit dhe me muzikë të vëllezërve Aliu, me orkestrim të Luan Degestanit, ai është bërë zëri i të gjithë familjarëve që humbën fëmijët apo të afërmit e tyre në tragjedinë e 9 janarit afër Karaburunit...

Soni si biznes

Nese per nje minute nuk do t'i drejtosh asnje fjale, Soni mund te perhumbet krejt. E gjithe ajo gjalleri me te cilen ka qene duke folur deri pak sekonda me pare, i zhduket krejtesisht. I ngul syte ne nje cep te kafenese dhe duket krejtesisht e shperqendruar. Duhet qe t'i terheqesh vemendjen qe ajo te shkunde koken e te fitoje serish gjallerine, te filloje te flase shpejt e shpejt me tonin e sigurte...

Mel Gibson

Mbetet gjithnjë në krye të listës, si një ndër personazhet më tërheqës dhe më të pushtetshëm të skenës së madhe. Të gjithë e kanë parë dhe e adhurojnë si aktor pa e ditur se prapa skenave dhe të gjitha trukeve qëndron përsëri ai, në drejtimin e filmave që thyen ekranin botëror...

Bono

Paul Hewson është i lindur më 10 Maj 1960 në Dublin Irlandë. I ati Bobby ishte punonjës poste dhe i përkiste besimit katolik. E ëma Iris shtëpiake, protestante. Kështu i zhytur thellë përbrenda dyzimit të krishterë lindi Bono që më tej gjer në ditët tona do të ngelet një ikonë roku, rrebelues, poet, këngëautor...

Gazeta e parë e botës

400 vjet më parë u botua në Strasburg gazeta e parë botërore. Dita e saktë nuk dihet, sepse numri i parë është zhdukur. Historianët mendojnë se mund të ketë qenë një ditë korriku e vitit 1605. Më një ekspozitë të madhe që hapet të shtunën...

“Nderi i Republikës” në Austri

Austria atë e ka shpallur “Nderi i Republikës”, ndërsa Sanremo e nderoi me Medaljen e Artë. Piktori shqiptar, Fatmir Velaj, që prej 14 vjetësh jeton në Austri dhe vjen në Shqipëri për t’i dhuruar vendit të tij krijimet që kanë shëtitur të gjithë Evropën e kanë marrë pëlqimin e njerëzve të artit botëror.

Piktorët më të shitur shqiptarë

Cilët janë artistët që kanë realizuar veprat më të shtrenjta? Ja çmimet e tyre Ahmeti, Leka, Oseku e Shima, të preferuarit e ekspozitave. Ekspozitat tashmë jo më vetëm për art por edhe për para. Madje, një pjesë e piktorëve më të njohur duket se gjatë kohëve të fundit ekspozojnë vetëm për të fituar para...

Tempujt e Europës Qendrore

Civilizimi i tyre mund të ketë jetuar vetëm 200 vjet dhe zbulimet e fundit arkeologjike janë kaq të reja saqë kultura e ndërtimit të tempujve ende nuk ka një emër. Ky është edhe zbulimi më i ri arkeologëve në zonën qendrore të Europës, që ka nxjerrë në dritë një ndër qytetërimet më të vjetra të kontinentit të lashtë...

Arkeologjia Shqiptare

Interesi për vlerat arkeologjike të Shqipërisë nis qysh në shek. XIX kur studjues të gjeografisë historike iu kushtuan lokalizimit dhe identifikimit të të dhënave nga burimet antike. Kështu është i pari që viziton Shqipërinë francezi Pouqueville (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grèce, comprenant la description ancienne et moderne de l'Epire, de l'Illyrie grecque etc. Paris 1820-21, v.5) Anglezi Martin Leake...

Rreziku, santuari i Dautes një thesar i varrosur

Një fortifikim nëntokësor i kryer nga ushtria në mesin e viteve '80, godinat ekzistuese, si dhe barbaria e ndërtesave informale e periudhës pluraliste ka dëmtuar në mënyrë të pariparue-shme qendrën më të njohur botë-rore të mble-dhjes së figurinave. "Dëmet e shkaktuara në dekada, të cilat i faturohen jo vetëm viteve '90, por edhe diktaturës, si pasojë e mungesës së vizionit modern të arkeologjisë...

Kastriot Tusha

U lind ne Elbasan me 1963 dhe mesimet fillestare per kanto i mori ne Shkollen e Mesme te Muzikes "Onufri" te Elbasanit. Me pas mesimet per kanto i vazhdoi ne Akademine e Arteve te Bukura ne klasen e Gaqo Cakos...

Dhurata Kasmi

Mësuese në film, mësuese në Tiranë, mësuese edhe në Kanada. Ashtu si dikur, zilja jonë e telefonit e gjen në një orë mësimi. "Nuk mund të flas tani", thotë me zë të ulët e pëshpëritës, Dhurata Kasmi, njëlloj sikur të përsëriste të njëjtin skenar filmi si te "Dora e ngrohtë"...

James Belushi

James Belushi ka lindur ne 15 Qershor 1954 ne Chicago. Jimi eshte lindur nga prinder shqiptar; i jati, Adem, emigroi ne USA kur ishte 16 vjec, ndersa e jema, Anjeza, ka lindur ne USA nga prinder shqiptar.

Melpomeni Çobani

Eshtë 78 vjeç, por ka po atë energji si dikur. Nuk harron që përditë bashkë me kafen e mëngjesit të dalë edhe në kodrat e liqenit, si atëherë kur vraponte dhe ishte sportiste. Melpomeni Çobani, aktorja e njohur e estradës...

Besa Imami

Me flokët e thinjura dhe të gjata, me temperamentin e një gruaje malësore vazhdon të ketë në sytë e saj një shkëlqim të pazakontë. Mbi 50 vjet në skenë nuk e kanë lodhur Besa Imamin...

Violeta Manushi

Edhe këtë radhë u shfaq si një nënë. Nuk ishte plaka Nicë te "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", as Ollga tek "Zonja nga qyteti", por nëna shqiptare që vuan për fëmijën e vet. Energjike si dikur, Violeta Manushi, edhe pse në moshë të thyer...

Gerard Depardieu

Aktori më i paguar në Francë, si pjesë e skenës mbarë botërore dhe asaj hollivudiane

Kritika franceze e konsideron një përbindësh, në kuptimin e mirë të fjalës. Ndërkohë që është quajtur "dhurata e Francës ndaj kinemasë botërore" si dhe "De Niro francez"...

Marie Kraja

Marie Kraja lindi më 24 shtator 1911 në Shkodër dhe vdiq në Tiranë më 21 nëntor 1999. Studimet e larta për kanto i kreu në Konservatorin e Graz-it në Austri, në vitet 1930-1934.

Mentor Xhemali

U lind ne muajin qe bilbilat nisin te kendojne, ne maj te vitit 1925 ne qytetin e bukur te Permetit. Te gjithe e dine se perpara se te nderronte jete, diten e 9 Prillit te vitit 1992, artisti i madh Mentor Xhemali vazhdonte ende te kendonte dhe te regjistronte kenget popullore permetare...




Kryesore