Gani Mehmetaj: Jemi dele a shqiponja?

Nuk e kuptonte pështjellimin e krijuar në Kosovë e gjithandej territoreve shqiptare, nuk e dinte as si të sillet ndaj zhvillimeve të reja, të cilat e shkelnin njëra tjetrën si reja- renë, ndërsa Lulia i ndjek e hutuar këto pështjellime, pa e kapur thelbin e problemit. “Jemi në ëndërr apo zgjuar? ...

Gani Mehmetaj: Lulia i shkruan presidentit Obama

Lulia ka rënë në pikë të hallit. Ka mëdyshje të mëdha. Të bëhesh kryeministre, a ta lejosh vendin të gremiset, kjo është çështja. Është e brengosur me gjendjen në shtetin e saj fatkeq. Frikësohet për të ardhmen e vet e të bashkatdhetarëve.“Si po ia mbathin të rinjtë në Perëndim, një ditë ...

Gani Mehmetaj: Heshtja e frikshme e intelektualëve të Kosovës

Pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë dhe në të gjitha qytetet e Kosovës, filloi një agresion i furishëm ushtarak, policor dhe propagandistik i cytur nga Beogradi. Krahas gjendjes së jashtëzakonshme, u përmbys struktura qeverisëse lokale. Goditjen më të madhe e pësoi sistemi arsimor. U ndaluan qindra tituj librash ...

Gani Mehmetaj: Ndërhyrjet ndërkombëtare dhe kompromisi shqiptar

Ndërhyrjet e bashkësisë ndërkombëtare me paketën e Ahtisarit, kompetencat e EULEX-in në luftimin e krimit të organizuar, krahas ndërhyrjeve me pikat e marrëveshjes për veriun e Mitrovicës e trashëgimin bizantine që në mënyrë abuzive cilësohet trashëgimi serbe, vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës. Me këmbënguljen e disa faktorëve ....

Gani Mehmetaj: Tirana e Vlora flakëronin kuq e zi

Nuk e priti të ftohen karriget nga manifestimi në Shkup dhe mësyu magjistralen e kombit drejtë Mëmës Shqipëri, filloi të më rrëfej me një ton patetik-patriotik si asnjëherë më parë. Nga frika që në mëngjes do të bëhej rrëmujë, e do të ngulfatej rruga e kombit, ashtu sikurse i ndodhi në Vlorë dy ditë më vonë, ajo u nis natën vonë nga Prishtina. Pas mesit të natës, për tri ...

Gani Mehmetaj: Lulia në 100-vjetorin e pavarësisë

Lulia u dogj flakë nga zjarri kuq e zi. Shtatë ditë e shtatë net s’reshtej se festuari nga Tivari deri në Prevez dhe nga Shkupi deri në Podgoricë, më tregoi ajo, meqë isha në një udhëtim jashtë vendit dhe s’mora pjesë në këto festime patriotike. Festohej gjithandej, ndërsa ajo nuk vendoste dot nga t’ia mbante: në kryeqytetin e shqiptarëve- Shkupin, ku tundej populli nga ...

Gani Mehmetaj: Kombi “kosovar” sipas modelit të kombit jugosllav!

Pas vitit 1999 një grup mercenarësh filluan të bëjnë zhurmë të madhe për krijimin e kombit të ri, kombit “kosovar”. Model e kishin - kombin jugosllav. Propaganda integraliste e ish-Jugosllavisë arriti të sajojë surrogatin serb të“jugosllavistëve” nga martesat e përziera, nga joshja që u bënte jo serbëve për karrierë politike dhe nga presionet e tjera. Paralelisht  ...

Gani Mehmetaj kundershton shkarkimin

Nuk desha ta bëj publik vendimin e MKRSsë, sepse doja t’i ndiqja procedurat ligjore, mirëpo shpifjet e komunikatës, të shpërndarë nga MKRS më obliguam të jap një sqarim për opinionin, shkruan në reagimin e tij për opinion drejtori i shkarkuar i Kosovafilmit, Gani Mehmetaj.“MKRS, përmes Komisionit Disiplinor, lëshoi një vendim për pushimin tim nga puna. Ky vendim është arbitrar, i mbështetur në shpifje e kurdisje të dy ...

Gani Mehmetaj: Përftimi

-Përftimet të marrin në qafë, të bëjnë të luash mendsh, - përpiqej të na bindte miku im Bardhi, ndërsa piqnim mish në hell e patate në prush, maje mali, një natë gushti të freskët. E shihja me mosbesim, si gjyshen time kur më fliste për fantazmat. Ashtu më dukej e shikonin edhe te tjerët, pa e prishur terezinë, duke vazhduar të shprushnim zjarrin. Lumi poshtë nesh shushurinte mistershëm rrjedhës së vet; qielli i qëndisur më yje si margaritar xixëllues na rrinte sipëri po aq i pabrenga; ndonjë meteor ndriçonte e shuhej me shpejtësi në qiellin e paskajshëm; ne tregonim qyfyre ...

Gani Mehmetaj: Muri i vdekjes

Vetura rrëshqite më shpejtësi magjistrales gati të zbrazët, atë mëngjes qershori. Qiellit të kthjellët, nuk ia zbehte kaltërinë ndonjë cukël resh. Rruga e gjerë, me lakesa deri në majën e malit sikur të joshte në aventurë të papritur. Adrenalina ngrihej me të parë rëniet e frikshme përtej mburojës, ndërsa dora më mbërthehej vetvetiu në ndërruesin e shpejtësive nga e katërta në të pestën, duke shkelur këmbëzën e ndërprerësit të shpejtësive me shikim të përqendruar para ...

Gani Mehmetaj: A i duhet xhandar Ballkanit?

Serbët nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë e deri me 1999 ishin kombi më i përkëdhelur në Ballkan. Nga një Pashallëk i Beogradit, të mbështetur financiarisht, ushtarakisht e politikisht nga Rusia filluan të zgjeroheshin në jug, kryekëput në dëm të territoreve shqiptare. Mënyra e zgjerimit ishte mizore-masakrimi e dëbimi i popullatës shqiptare nga krahina e Toplicës me kryeqytet Nishin e famshëm ...

Gani Mehmetaj: Të shpallën të jashtëligjshëm “nacionalçlirimtarët” si nazistët!

Historia e re shqiptare duhet të përmbyset. Është shkruar mbrapshtë dhe më shumë shpifje. Heroizmat dhe betejat janë imagjinuar për të krijuar kapital pushteti dhe shkas që të ndiqen kundërshtarët politik. Nuk e luftonin “nacionalçlirimtarët” armikun historik e real, por e bënë armikun brenda kombit për t’ia bërë qejfin Serbisë e Rusisë ...

Gani Mehmetaj: Trimat partizanë dhe armiqtë frikacakë

Kur hynë trupat naziste në Jugosllavi, u prinin tre ushtarë me një motoçikletë tre rrotëshe. Nga Maribori i Sllovenisë deri në Gjevgjeli të Maqedonisë nuk hasën asnjë rezistencë. Motoçikleta gjermane me tre ushtarët e Fuhrerit, u end nëpër gjithë Jugosllavinë pa i dal kush në rrugë. Dëshmitarët thonë se e njëjta motoçikletë, madje edhe të njëjtët ushtarë u...

Gani Mehmetaj: Patriotë dhe tradhtarë!

Në historiografinë dhe në politikën shqiptare ende nuk është gjetur kush është patriotë e kush tradhtar. Nëse një grup politikë a ushtarak për njërën palë është patriotë, për tjetrën automatikisht është tradhtarë. Në mendësinë e dy taborëve ende ka mospajtime të ashpra për ata që bashkëpunuan me armikun...

Gani Mehmetaj: Në tokën që kërkon drejtësi!

“Në tokën e gjakut e të mjaltit’ është film i zymtë, i rëndë, i tmerrshëm, gati i papërballueshëm, që të rrëqeth nga kuadri i parë deri të ai i fundit. Rrëfimi dinamik, dendësia e ngjarjeve, zymtësia e atmosferës, egërsia e pashpjegueshme e ushtrisë serbe të paraqitur në ekran, të mbanë pezull. Pas disa dhjetëra minutash hamendesh të rrish në sallë apo ta braktisësh sallën, sepse ky film nuk është për të gjithë, nuk është për ata që nuk e ...

Gani Mehmetaj: Patriotët tagrambledhësit pushtojnë Perëndimin (II)

Kur i përshkuan korridoret e gjata e dhomat e errëta të një azili, Lulinë e kapluan dridhma nëpër trup. Pa aty shqiptarë e romë. Bashkëkombësit e saj paraqiteshin kinse janë romë, duke shpresuar të mos i kthenin në atdhe. Ishin ankuar te zyrtarët vendës për keqtrajtime në vendlindje. Heroina jonë i shihte me dhembshuri e pikëllim. Ia këpusnin shpirtin. Dikur mori rol aktiv, iu bë që nuk mjaftonte dhembshuria e pikëllimi...

Gani Mehmetaj: Fatprera

Plagosja e Cubit, u përfol gjatë. Asnjëri nuk u gjend afër kur u qëllua; askush nuk e pa dorasin. Secili fliste me siguri të pakundërshtueshme për motivin e plagosjes dhe mënyrën se si e mori plumbi. Sipas taborit të parë më të zëshëm atë e qëlluan në qilare grash, por ai theu ikën dhe u plandos rrëzë malit, të mos ia merrnin vesh lapërdharit. Të tjerët bënë be e rrfe se deshën ta vrisnin shkitë e Kollashinit, sepse një kohë të gjatë ia vunë syrin...

Gani Mehmetaj: Patriotët tagrambledhës pushtojnë Perëndimin

–Mezi e bëmë atdheun, duke kërkuar ndihmën e gjithë botës demokratike, e unë ta lë në baltë shtetin e posakrijuar? Kurrë! - më tregonte arsyet pse nuk do ta braktiste vendin kalorësja e arratisur e çështjes kombëtare, që ndiente zhgënjim kur nuk ia tumirnin idenë për bashkim...

Gani Mehmetaj: Luftë akademikësh

Kohëve të fundit sikur është krijuar një klimë tjetër në Kodrën e Trimave. Vetëbesimi e ka rrëmbyer edhe heroinën tonë. Nëpër gazeta lagjja më e madhe në atdhe dhe ...

Gani Mehmetaj: Zhgënjimi me partitë e mëhallëve

Megjithëse jemi në shekullin XXI, ende ndër ne, të bashkëkombësit kontinental e mesdhetar nxjerr krye primitivizmi, krahinorizmi, katundi a fshati, lagja, familja...

Gani Mehmetaj: Ibrahim Rugova - emblema e pavarësisë

Presidenti Ibrahim Rugova ishte figura më emblematike jo vetëm në fazën e shpartallimit të ish-Jugosllavisë mbi rrënojat e së cilës po lindnin disa shtete të reja në Gadishullin Ilirik...

Gani Mehmetaj: Vrasësi

Inspektori i krimeve të rënda, Genci ndiqte më ngulmë gjurmët. I bëhej sikur po i afrohej vrasësit. Ishte një ndjekje e gjatë me ankthe e kthesa të papritura. Brenda...

Gani Mehmetaj: A po shuhet kinematografia në Kosovë?

Kinematografia shqiptare në Kosovë është në agoni. Filmi të ne po vdesë: filmat digjital, studentor dhe amator nuk mund të plotësojnë boshllëkun e filmit të metrazhit...

Gani Mehmetaj: Titistët dhe enveristët

Propaganda jugosllave në gjuhë të kombeve dhe të kombësive, synonte të jepte përshtypjen sikur e gjithë bota mezi prisnin, ose ishin në prag të përqafimit pa asnjë kusht...

Gani Mehmetaj: Intervistë me Presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën (27 nëntor 2002)

Ne duhet t'i afirmojmë të gjitha vlerat qoftë historike, qoftë autoktone, apo të traditës sonë, që i kemi. Për fat të keq ne kemi pasur izolimin 50-vjeçar. Vlerat tona që bota i ka çmuar...

Gani Mehmetaj: “Enveristët” e stisur të Blendi Fevziut

Pas Edi Ramës, në Prishtinë erdhi ylli i medies shqiptare, Blendi Fevziu, për të promovuar librin dhe dokumentarin “Enver Hoxha”. Nuk do të shkruaj për dokumentarin...

Gani Mehmetaj: Përtej

E pata vështirë ta kuptojë atëbotë, e kam vështirë ta pranojë edhe tash. Se si më rrëshqiste i tërë imazhi si drita e hënës në ujin e rrëmbyeshëm. Shpëtova pa dal fiqirit. Dola...

Gani Mehmetaj: Letra e Daut -ogllus

Lulia qe stepur kur pa pllakatin e madh para Katedrales në Prishtinë, ku policët turq ua uronin Kurban bajramin myslimanëve. Ajo priste që policët e Turqisë t’ua uronin shqiptarëve 28 Nëntorin...

Gani Mehmetaj: Serbët kërkonin ndryshimin e librave shkollor!

Ëndrra që pa Lulia mbrëmjen e kaluar e tronditi. Kthetrat e makthi nuk e lëshonin as të nesërmen kur më tregonte, ndërsa fërgëllonte nga çoroditja. Gjumin zakonisht...

Gani Mehmetaj: Nata e fantazmave

Natë e ftohtë, akull. Nga alpet sllovene frynte veriu që të priste fytyrën dhe të fshikullonte trupin nga koka e mbuluar me helmetë deri të këpucët alpine në këmbët e mpira...

Gani Mehmetaj: Skënderbeu përballë Lekës së Madh!

Kur u kthye nga Shkupi, megjithëse nuk i mungonte rrezatimi i entuziazmit, nuk ia pash shkëlqimin e bëftë e farfuritës të syve. Ishte lodhur nga pritja në doganë dhe...

Gani Mehmetaj: “Kosovaristët” e Ahtisarit

E rrëmbyer nga bukuritë shqiptare, Lulia sikur u frymëzua t’i bie kryq e tërthor pjesës tjetër të territoreve etnike. Nuk e bënte këtë shëtitje për ndonjë interes tregtie...

Gani Mehmetaj: Lulia në plazhin e Durrësit

Kur ia ktheu gjinjtë diellit, mprehu veshët të dallonte dialektet, sepse Lulia nuk mund të rrinte qetë si të ishte mumie, donte të rrezitej por edhe të bisedonte me ata që ...

Gani Mehmetaj: Lulia dhe dasmat e verës

“S’ka stinë më të mirë se sa vera. Dielli t’i shkrinë eshtrat, qielli hapet, frutat mbushin vitrinat para dyqaneve deri në gjysmë të trotuarit. Pastaj vinë kurbetçarët me veshje të...

Gani Mehmetaj: Varësia e pashpjegueshme nga Serbia

U desh të bëhet një përleshje e shkurtër në mes të Njësive Speciale të Kosovës dhe bandave të organizuara serbe, ku ra në krye të detyrës një policë yni, për të marr ...

Gani Mehmetaj: Rrofsh Ilirian!

Ulur në karrigen e parë pas shoferit, në autobusin e linjës Zarë-Split, sodisja me kureshtje peizazhin përrallor të detit të kaltër në të mbyllët. Tej detit ishte Italia e ëndrrave tona...

Gani Mehmetaj: Mallkimi

Në Shqipni- thonë burgjet janë plot. Heqin për bukën e gojës. Për një fjalë goje të shkon kryet. - As shkau ma zi nuk di. - Ah, si nuk u kthye pas lufte mbreti Zog...

Gani Mehmetaj: Kapiten Kola

Nga maja e Bjeshkëve të Thata vështroja i përhumbur bardhësinë verbuese të borës dhe qiellin e plumbtë që të ngufaste me peshën...

Gani Mehmetaj: Kosova, gjashtë sfidat e pavarësisë

Kosova do të jetë shteti i 194-të i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me numrin e banorëve...

Gani Mehmetaj: Ish-Kinostudio i ka “fshehur” filmat e Kosovës!

Kosova ka një histori filmi gati 50-vjeçare, që na e tregon Gani Mehmetaj si një valvul...




Kryesore